VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TRASHËGIMIA KONTROVERSE E 20 SHKURTITNga AFRIM KRASNIQI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 01:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

TRASHËGIMIA KONTROVERSE E 20 SHKURTIT

Nga AFRIM KRASNIQI


E Mërkurë, 02.22.2012, 01:02pm (GMT+1)


Data 20 shkurt ka zënë tashmë vend në kujtesën tonë publike. Gjatë ditëve të 18-20 shkurtit 1991 studentët e Universitetit hynë në grevë urie në shenjë proteste ekstreme ndaj bashkëjetesës midis pluralizmit e diktatorit, për ndarje finale e përfundimtare nga simbolet dhe trashëgimia negative e komunizmit. Me studentët u bashkuan shumica qytetare në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër e Gjirokastër, dhe kudo u rrëzuan shtatoret e diktatorit. Para 20 shkurtit zyrtarisht Shqipëria ishte në demokraci pluraliste, por de facto pak gjëra kishin ndryshuar. Regjimi nxori një ligj për mbrojtjen e shtatoreve të diktatorit, opozita në shkëmbim të shtyrjes së zgjedhjeve e pranoi ofertën dhe bashkëpunimin e regjimit në ikje. Me pak ndryshim midis tyre, dy palët u ndodhën në një anë, studentët në anën tjetër. Bilanci dihet. Diktatori ra, regjimi provokoi përplasje civile, palët me konsensus mbyllën universitetet dhe zgjedhjet u kontrolluan nga PPSH, duke shtyrë jo vetëm kalendarikisht, një vit rotacionin e sistemit politik.

8 dhjetori rrëzoi partinë shtet dhe frikën, 20 shkurti e jetësoi pluralizmin politik dhe riktheu lirinë qytetare, të humbur rreth 4.5 dekada më parë. Për këto arsye simbolika e 20 shkurtit është e jashtëzakonshme. Sa më madhështore të jetë një datë, aq më shumë politika dhe publiku, sidomos politika e publiku shqiptar, janë të pritur të përfitojnë prej madhështisë. Kështu ka ndodhur me 8 dhjetorin, kështu vijon të ndodhë edhe me 20 shkurtin. Gjithkush ka të drejtë të reflektojë, është ata që ishin me studentët, edhe ata kundër tyre.

Sot shumëkush e kujton 20 shkurtin jo me sytë e mendjen e atyre ditëve, por me sytë e mendjen e sotme. Dhe diferenca është e madhe. Të lexosh median apo të hapësh ekranet televizive sot të krijohet përshtypja se të gjithë, 3.2 milion shqiptarë e bënë grevën e urisë dhe rrëzuan bustin e Hoxhës. Edhe ata që ishin në qeveri, edhe ata që i shërbyen regjimit, edhe ata që ishin në paradhomat e regjimit, edhe ata që krijuan e drejtuan "Vullnetarët e Enverit", edhe ata që pas grevës na arrestuan dhe na mbyllën në birucat e degëve të punëve të brendshme, edhe ata që teorizuan prindërit tanë për "tradhtinë e fëmijëve", edhe ata që për shkak të moshës natyrore ishin diku midis kopshtit, fillores apo gjimnazit. Të gjithë duan të jenë aty. Dhe le të jenë. Koha e bën seleksionimin dhe nxjerr të vërtetat. E kaluara dhe e vërteta nuk blihen me pushtet dhe as para, me historinë të paguar dhe as me një armatë servilësh që i shërbejnë çdo sistemi.

20 shkurti meriton nderim. Secili pjesëmarrës i asaj greve është krenar për atë që bëri, megjithëse historia e tregua mosmirënjohëse gati edhe cinike. Diktatori ra por mentalitetet, sjelljet dhe modelet e tij politike mbetën; vetëm sa u shpërndanë në dhjetëra parti e shoqata, në institucione e media. Diktatori u tërhoq zvarrë, por imituesit e tij kanë 20 vjet që mbajnë peng jetën politike, partitë, vendimmarrjen, votat e vullnetet qytetare, biznesin dhe kanalet e komunikimit publik. Produkti i tyre konkret është një Shqipëri e fundit në OSBE, në KE, në NATO dhe siç duket, e fundit në BE; e fundit në standardet demokratike dhe shumë larg ëndrrës studentore të viteve 1990-91.

Shqipëria politike e vitit 2012 ka sot dhjetëra deputetë e ministra vendimmarrës, ish-nënshkrues të nismës për luftë civile të njohur si "Vullnetarët e Enverit", por nuk ka asnjë ish të përndjekur direkt politik; ka qindra zyrtarë të lartë që kanë frikë nga e kaluara e tyre, por nuk ka hapur as dosjet dhe as arkivat, dhe me ndihmën e këtyre grupeve po humb kujtesën dhe memorien historike. Shqipëria e sotme me këtë ushqim që ka gatuar në 21 vjet, e ka të pamundur atë që sot bëri Gjermania, - konsensusin politik për një kryetar shteti disident dhe antikomunist, intelektual qytetar dhe krenar për të shkuarën e tij. Ndaj 20 shkurti rrëzoi shtatoren, frikën, simbolet komuniste, - copat e të cilave nuk u hodhën në koshin e historisë, por fatkeqësisht u shpërndanë midis nesh dhe akoma sot vijojnë të mbajnë peng shtetin, shoqërinë, të sotmen dhe me to edhe të ardhmen e Shqipërisë.

AFRIM KRASNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.20.2012)
PËRVJETORI I RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVER HOXHËSNga FRANK SHKRELI (02.20.2012)
AMERIKA PRANË KOSOVËS NË 4 VJETORIN E PAVARËSISËNga FRANK SHKRELI (02.17.2012)
MIRËNJOHJE AMERIKËS!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.17.2012)
GREQIA ËSHTË THYER, DHE NUK MUND TË NGJITETNga FELIX SALMON, Reuters (02.16.2012)
FËRKIME AMERIKANO-KINEZE MBI TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (02.16.2012)
JO, SHTETI NUK MUND TË BJERË!Nga PËRPARIM KABO (02.14.2012)
NË TWITTER NUK KA BORËNga REXHEP SHAHU (02.13.2012)
RUSIA DHE E KALUARA E SAJ KOMUNISTE''ISHTE SHUMË KOHË MË PARË, DHE SIDOQOFTË ASGJË NUK KA NDODHUR''Nga FRANK SHKRELI (02.13.2012)
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORENga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]