VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VRITET NJË HEROINË E GAZETARISË BOTËRORENga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

VRITET NJË HEROINË E GAZETARISË BOTËRORE

Nga FRANK SHKRELI


E Premte, 02.24.2012, 10:25am (GMT+1)

Marie Kolvin, gazetarja amerikane e punësuar nga gazeta britanike Sandej Tajms gjatë 20-vjetëve të fundit, u vra dje -- ndërsa forcat siriane vazhduan sulmet intensive kundër qytetit të rrethuar sirian Homs -- së bashku me fotoreporterin francez Remi Ochik. Edhe tre gazetarë të tjerë u plagosën në këtë sulm, që disa media raportojnë se ishte një sulm i qëllimshëm kundër qendrës së përkohëshme të medias në qytetin e rrethuar sirian. Redaktori i gazetës Sandej Tajms, Xhon Uithrou e cilësoi gazetaren Kolvin si "˜'një nga korrespondentët më të mëdhenj ndërkombëtarë të brezit të saj''.

Marie Colvin ka raportuar për më se 20 vjet nga zonat e luftës dhe konflikteve anembanë botës përfshirë edhe luftën në Kosovë, ku ajo u ishte bashkangjitur çetave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të ndjekur nga afër operacionet e luftës së tyre kundër forcave ushtarake serbe dhe ishte një ndër zërat kryesorë që në atë kohë i raportonte botës mizoritë e forcave policore e ushtarake të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare.

Si një prej korrespondentëve më të dalluar ndërkombëtarë, Marie Colvin merrte për detyrë të mbulonte zonat dhe luftërat më të rrezikshme anembanë botës nga Ballkani e deri në Çeçena, në Sri Lanka ku gjatë luftës civile atje humbi një sy, e deri në Lindjen e Mesme, përfshirë luftën në Libi e Irak e kohët e fundit luftën në Siri, që më në fund i mori jetën.

Ajo ishte trimëreshë dhe e guximshme dhe nuk kishte frikë të ballafaqohej me diktatorët më të këqij të botës, në përpjekje për të zbuluar të vërtetën. Në një rast, ajo tha se misioni kryesor i gazetarit është zbulimi i të së vërtetës. "Ëœ'Ne kemi mundësi dhe duhet të ekspozojmë tmerret e luftës dhe veçanërisht barbarizmat kundër civilëve të pafajshëm,'' shtoi ajo.

Një ditë para se të vritej nga forcat siriane, gazetarja Kolvin i tha entit britanik të lajmeve BBC, "˜'Unë pashë sot një foshnje duek dhënë shpirt. Një skenë absolutisht e tmerrshme, një foshnje 2-vjeçare ishte qëlluar nga sulmet. Një shrapnel kishte penetruar trupin e tij të njomë dhe mjeku që u përpoq ta shpëtonte tha se s'mund të bëjë asgjë për ta shpëtuar. Trupi i dridhej deri sa dha shpirt.''

Në korrespondencën e saj të fundit për gazetën Sandej Tajms nga qyteti Homs i rrethuar nga forcat siriane, ajo tha se banorët e qytetit kanë frikë se forcat e presidentit Assad do të masakrojnë popullsinë civile dhe shtoi se banorët iu lutën asaj që t'i raportojë botës mbi ato që po ndodhnin aty dhe t'u ndihmojë atyre duke ndaluar bombardimet. Në korrespondencën e fundit, ajo raporton gjithashtu se: "˜'Niveli i tragjedisë njerëzore në këtë qytet është jashtzakonisht i lartë. Banorët janë të terrorizuar. Pothuaj çdo familje duket se ka pësuar humbje ose plagosje të dashurish të tyre.'' Nga secili prej tyre tha ajo, bëhej pyetja e pa shpresë: "˜'Pse na ka braktisur bota?''

Reagimet ishin të shpejta mbi lajmin e vrasjes së gazetares amerikane Marie Kolvin dhe fotoreporterit francez Remi Oçlik. Zëdhënsi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, tha për median se Shtëpia e Bardhë "˜'është shumë e shqetësuar dhe e pikëlluar'' nga lajmi për vdeekjen e gazetares amerikane dhe kolegut të saj. Pronari i Sandej Tajms Rupert Murdok tha se Marie Kolvin, "˜'ishte e vendosur, që në një mënyrë ose në një tjetër, të raportoheshin aktet dhe veprat mizore të tiranëve por edhe vuajtjet e viktimave të tyre.'' Komisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve duke marrë parasysh faktin se çprej revoltës kundër regjimit Assad në Siri kanë gjetur vdekjen nëntë gazetarë të huaj e vendas, dënoi terrorin kundër gazetarëve, duke thënë se "˜'Vrasjet e gazetarëve vendas dhe ndërkombëtarë pasqyrojnë rreziqet në rritje e sipër me të cilat përballen gazetarët e pavarur në Siri, si edhe çmimin e lartë dhe të papranueshëm që ata detyrohen të paguajnë, shpesh duke humbur jetën. "˜' Ministri i Jashtëm britanik Uilliam Hague tha me këtë rast për BBC se "˜'Maria dhe Remi vdiqen duke u përpjekur të na njoftojnë mbi të vërtetën me të cilën përballen banorët e qytetit Homs. Qeveritë anembanë botës' tha ai, "˜duhet të veprojnë në bazë të kësaj të vërtete dhe të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të ndalur fushatën e shëmtuar të terrorit të regjimit të presidentit Assad në Siri.'' Dhe një zëdhënës i organizatës Reporterët-Pa-Kufi akuzoi Sirinë se po përdor mjetet më të dhunshme për t'u mbyllur gojën gazetarëve të cilët janë dëshmitarë të dhunës qeveritare në atë vend.

Vrasja e gazetares amerikane Marie Kolvin dhe fotoreporterit francez Remi Olçik nga forcat siriane i kujtojnë edhe një herë botës së profesioni i gazetarisë është ndër më të rrezikshmit në botë. Fundin e vitit që kaloi, Komisionerja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut Navi Pillay tha se situata është keqësuar aq shumë sa që është i nevojshëm përpilimi i një strategjie ndërkombëtare për të mbrojtur gazetarët ndërsa janë në krye të detyrës së tyre.

Në raportin e saj, ajo tha se puna e gazetarëve është jetike si në kohë paqeje ashtu edhe në periudha konflikti, duke shtuar se "˜'Ata raportojnë mbi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe qeverisjen e keqe, dhe u japin një zë viktimave dhe të shtypurve', duke shtuar se, "˜shtetet dhe qeveritë e kanë për obligim t'u japin fund sulmeve kundër gazetarëve.''

Me një rast gazetarja amerikane, korrespondente e gazetës londineze Sandej Tajms, Marie Kolvin tha se "˜'Përsa më përket mua, jam e bindur se nga lufta e ardhshme mbi të cilën do të raportoj, respekti dhe nderimi im është jashtzakonisht i madh ndaj trimërisë dhe guximit të civilëve të cilët vuajnë shumë më shumë se unë. Ata janë të detyruar të qëndrojnë atje, por unë kthehem në Londër.'' Ajo po kthehet në Londër, por vetëm pasi humbi jetën duke kryer detyrën e saj të shenjtë të gazetares. Ajo, me raportet dhe korrespondencat e saj, zgjoi ndërgjegjen e botës së qytetëruar duke venë në dukje krimet dhe barbarizmat e regjimit Assad të Sirisë kundër popullit të vet, si edhe krimet dhe abuzimet e tiranëve kundër civilëve të pa-mbrojtur anembanë botës, sidomos grave e fëmijve.

Një humbje e madhe kjo për gazetarinë botërore por edhe për të pa-mbrojturit e të abuzuarit anembanë botës, të cilët me vrasjen e Marie Kolvin kanë humbur një përkrahëse të fortë.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJU JORK TAJMS MBI NEVOJËN E BALLAFAQIMIT ME TË KALUARËN KOMUNISTENga FRANK SHKRELI (02.22.2012)
TRASHËGIMIA KONTROVERSE E 20 SHKURTITNga AFRIM KRASNIQI (02.22.2012)
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.20.2012)
PËRVJETORI I RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVER HOXHËSNga FRANK SHKRELI (02.20.2012)
AMERIKA PRANË KOSOVËS NË 4 VJETORIN E PAVARËSISËNga FRANK SHKRELI (02.17.2012)
MIRËNJOHJE AMERIKËS!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.17.2012)
GREQIA ËSHTË THYER, DHE NUK MUND TË NGJITETNga FELIX SALMON, Reuters (02.16.2012)
FËRKIME AMERIKANO-KINEZE MBI TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (02.16.2012)
JO, SHTETI NUK MUND TË BJERË!Nga PËRPARIM KABO (02.14.2012)
NË TWITTER NUK KA BORËNga REXHEP SHAHU (02.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]