VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BAROMETRI DIPLOMATIKOPOZITA VERSUS FUSNOTËS SË IMPONUAR SERBENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 09:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BAROMETRI DIPLOMATIK

OPOZITA VERSUS FUSNOTËS SË IMPONUAR SERBE

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Djelë, 02.26.2012, 08:08am (GMT+1)

*** Nëse e kërkon nevoja, unë jam i gatshëm të japë jetën për Amerikën në çdo kohë dhe, në çdo vend të botës, sepse ajo shpëtoi mbi dy milionë shqiptarë nga terrori dhe gjenocidi shtetëror i regjimit fashistoid të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit. Amerika shpëtoi Kosovën shqiptare, që të mos shndërrohej dhe të mos murosej një varrezë masive dymilionëshe. M'u për këtë arsye, dhe, për shkak se UÇK-ja dhe populli i Kosovës nuk kanë luftuar për autonomi nën Serbi, por për shtet të lirë, të pavarur dhe sovran nga Serbia kolonialiste, unë, asnjë marrëveshje, që propozon dhe imponon Serbia në dëm të kontestimit dhe të mohimit të Republikës së Kosovës, kurrë nuk do ta pranoja, sepse për çlirimin antikolonial dhe për pavarësimin e saj shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë, kanë derdhur lumenj gjaku dhe kanë sakrifikuar qindra, mijëra e milionë viktima në njerëz (1912-1999), vetëm për të dalë nga kthetrat e përgjakshme të sundimit kolonial njëqindvjeçar të Serbisë kolonialiste dhe hegjemoniste.

*** Duke qenë se Amerika është shtet demokratik dhe i së drejtës, e drejta shprehjes së mendimit dhe e fjalës së lirë ndryshe, është e garantuar me Bill of Rights dhe me Kushtetutën në fuqi. Kështu që, nëse ndodh, që dikush, ta kritikojë qoftë presidentin apo përfaqësuesit e tjerë të shtetit të Amerikës, nuk ka ndodhur që kritikuesi të mirret në pyetje për të dhënë ndonjë llogari apo të shpallet dhe të denoncohet para opinionit publik si "ANTIAMERIKAN". Kjo nuk ka ndodhur as nuk po ndodh në Amerikë. Kjo është ALFA dhe OMEGA e sistemit dhe e vlerave demokratike të Amerikës.

*** Ndaj edhe Kosova, nëse është shtet demorkatik dhe i mirëfilltë, nuk mund të jetë kurrfarë përjashtimi nga Amerika. Kështu që, patjetër, të drejtën e kritikës duhet ta garantojë me ligj dhe me Kushtetutë, krejt në mënyrë demokratike. Askush nuk mund të jetë i paprekur, apo i amnistuar nga kritika kosntruktive, e bërë kundër të metave dhe gabimeve politike qoftë në pozitë apo opozitë.

Opozita nuk është imune ndaj kritikës, por nuk mund të cilësohet si "antiamerikane dhe antievropiane!!!

- Jo, në asnjë mënyrë OPOZITA nuk është kundër Amerikës as kundër Evropës, por vetëm kundër gabimeve politike të kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili, në asnjë aspekt nuk duhet të kuptohet dhe të trajtohet si sinonim politik i Amerikës as i Evropës apo si i amnistuar nga kritika e OPOZITËS.

Prandaj edhe Zoti i lartnderuar ambasador Chritopher Dell, duhet ta mbaj parasysh faktin se as kryeministri i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi nuk mund të jetë imun dhe i paprekshëm nga kritika e OPOZITËS, as nga kritika e opinionit publik në Kosovë, sepse edhe ai është pjesë e pandashme e shoqërisë pluraliste demokratike të Kosovës, pavarësisht nga pozita e tij, që mban në nomenklaturën hiearkike të qeverisë së Kosovës.

- Të kritikosh me bazë objektive me fakte dhe me argumente të qëndrueshme gabimet politike të kryeministrit të qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi apo ta hudhësh poshtë Rezolutën 1244 (si fusnotë të përfaqësimit të Kosovës në tubimet rajonale, e cila mohon pavarësinë e Kosovës) , assesi nuk do të thotë se je "antiamerikan apo antievropian", ashtu siç janë shprehur autorët e kësaj teze naive dhe të gabueshme! Këtë fakt duhet ta mbajnë parasysh aleatët dhe miqtë tanë amerikanë dhe evropianë.

Një konstatim i tillë është një naivitet politik dhe diplomatik sui generis, që nuk ka lidhje as me demokraci, as me kulturë politike, as me parime, as me standarde, as me norma dhe me vlera humane dhe civilizuese amerikane dhe evropiane. Këtë duhet ta dinë etiketuesit dhe korrupsionistët antidemokratë, antiamerikanë dhe antievropianë.

Nuk është opozita kundër Amerikës as kundër Evropës, por vetëm kundër gabimeve eventuale të pozitës në pushtet, pavarësisht se cilët janë titullarët e saj legjitimë dhe legalë.

Një kritikë e tillë e opozitës politike në Kosovë, drejtuar në adresën e kryeministrit të qeverisë Hashim Thaçi, në asnjë kuptim nuk mund të kualifikohet si "disponim politik" a kurs negativ dhe armiqësor kundër Amerikës dhe Evropës Perëndimore, pavarësisht nga dëshira dhe nga qëllimet e disa eksponentëve të qeverisë së koalicionit të Kosovës, që në këtë formë bizare dhe hiporkite të luftojnë kundërshtarët politikë të opozitës shqiptare në Kosovë.

Ta kritikosh Rezolutën 1244 të KS të OKB-së si të papranueshme për përfaqësimin e Kosovës në konferencat rajonale dhe ndërkombëtare (së cilës i kalauar afati i zbatimit ligjor më 17 shkurt 2008), nuk është antiamerikanizëm, antievropianizëm, as antidemokratizëm, por është obligim politik, kombëtar, ndërkombëtar, shtetëror, ligjor, kushtetues dhe demokratik jo vetëm i qeverisë, i parlamentit dhe i Presidentit të Kosovës, por i çdo qytetari të Republiksë së Kosovës.

Kundër Kosovës, kundër Amerikës dhe kundër Evropës Perëndimore, janë të gjithë ata që po shtiren si patriotë, si demokratë, si amerikanë dhe si evropianë, që po e shkelin votën e lirë të popullit, po e nëpërkëmbin mirëbesimin, bashkëpunimin, mbështetjen dhe miqësinë e Amerikës dhe të BE-së; ata që po e shkelin shtetin e së drejtës, të drejtat dhe liritë e njeriut, ligjet dhe Kushtetutën; ata që po e keqpërdorin pozitën në pushtetin shtetëror për të përfituar vetë, klanet dhe partitë e tyre politike; ata që po i keqpërdorin ndihmat ekonomike, financiare, tregtare etj. amerikane dhe evropiane; ata që e "ringjallën" Rezolutën 1244 kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që t'i fshehin të metat, krimin dhe korrupsionin e organizuar, dobësitë dhe gabimet e tyre politike etj. Ata janë mashtruesit, manipuluesit, dezertorët dhe armiqtë e Kosovës, të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore, jo OPOZITA politike shqiptare e Kosovës (Vetëvendosja, LDK-ja dhe AAK-ja), si korrektor i domosdoshëm legjitim, ligjor, kushtetues dhe demokratik.

Të gjithë ata shqiptarë (analistë, ekspertë, liderë politikë të opozitës etj.), që e kanë kritikuar Rezolutn 1244 (si fusnotë të përfaqësimit të Kosovës në takimet rajonale dhe ndërkombëtare), nuk janë "kundër Amerikës, as kundër Evropës", ashtu siç janë shpehur kryeministri Hashim Thaçi dhe mbështetësit e tij (një akuzë e tillë është skandal, absurd dhe nonsens politik, diplomatik dhe propagandistik, që në fokus ka konfrontimin dhe izolimin e oponentëve politikë-OPOZITËS nga Amerika dhe nga Evropa), por vetëm kundër riaktualizimit dhe zbatimit të saj ngase i ka skaduar "afati i përdorimit" ligjor në Kosovë, që nga data 17 shkurt e vitit 2008, kur Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran, të cilin më pas e njohu Amerika dhe BE-ja (22 vende-anëtare të saj).

Në këtë kontekst, nuk ka kurrfarë keqkuptimi , as përkeqësimi në relacionin e marrëdhënieve dhe të raporteve të opozitës politike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian (BE), por vetëm me absurditetin e Rezolutës 1244, e cila është e papranueshme për Republikën e Kosovës (17.02.2008).

"Urime njohja e pavarësisë" nga Serbia sipas Rezolutës 1244!?

Sipas kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi: ""Me marrëveshjen e re që do të arrihet sot në Bruksel, Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ajo po e pranon Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, kurse Rezoluta 1244 ka qenë e vdekur dhe mbetet e vdekur".(www.botasot.info/23/02/2012).

- Dhashtë Zoti, e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi iu plotësoftë ajo dëshirë, që Serbia, sa më parë, ta ketë njohur Republikën e Kosovës (por jo sipas Rezolutës 1244 të KS të KB-së, e cila e mohon pavarësinë e Republikës së Kosovës, dhe, jo, sipas Kushtetutës së Serbisë, ku thuhet se "Kosova është pjesë integrale e territorit të Serbisë").

Mirëpo, ajo që Hashim Thaçi i ka deklaruar "Gazetës Express" (23.02.2012), hëpërhë, nuk është e vërtetë, sepse si presidenti i Serbisë Boris Tadiq, ashtu edhe emisari i tij Borislav Stefanoviq në bisedimet me Edita Tahirin në Bruksel, më 22 dhe më 23, deklaroi se Serbia nuk pranon kurrfarë fusnote me përmbajtje të Deklaratës së pavarësisë së Kosovës, por vetëm Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së (ashtu edhe siç ndodhi miratimi i saj nga përfaqësuesit e "dialogut teknik" në Bruksel, më 24 shkurt 2012), i cili nuk është kurrfarë dokumenti juridik ndërkombëtar, i detyrueshëm për Serbinë as për vendet anëtare të OKB-së e as kurrfarë garancie, as rekomandimi juridik ndërkombëtar për njohjen e pavarësisë nga ana e Këshillit të Sigurimit, as nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta 1244 e përjashton Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Duke qenë se sipas pohimit të Hashim Thaçit, Rezoluta 1244 "qenka e vdekur", atëherë pse " tifozët" e saj po kërkojnë që atë ta "zhvarrosin" sërish? Në dobi të kujt është ajo? Në dobi të Republikës së pavarur të Kosovës, JO, por VETËM në dobi të Serbisë ( e cila ia dha "vizën" Serbisë, që statusi i saj kandidatit për në BE të miratohet në fund të shkurtit apo në fillim të marsit 2012), të Rusisë dhe të Kinës, të cilën e shfrytëzojnë si instrument juridko-politik dhe diplomatik të ushtrimit të trysnisë për të bllokuar dhe për të mos njohur subjektivitetin juridik ndërkombëtar të Kosovës nga ana e Kombeve të Bashkuara.

-Pse dhe si u bë e mudnur që "brenda nate" "Rezoluta e vdekur" e Hashim Thaçit u përqafua nga Robert Cooper (mediator i dialogut teknik midis Beogradit dhe Prishtinës), nga Edita Tahiri (kreyenegociatore e palës shqiptare), nga Hashim Thaçi (kryeministër), nga Atifete Jahjaga (presidente e Kosovës), si dhe nga Serbia: Boris Tadiqi (president) dhe Borislav Stefanoviq (kryenegociator i palës serbe), në takimin e "dialogut teknik" të Brukselit më 24 shkurt 2012?!

Së fundi, OPOZITA (LV, LDK dhe AAK) veproi drejt që e kundërshtoi politikën e gabuar të kryeminisrit Hashim Thaçi dhe të zv.kryeministres Edita Tahiri, tandem shtetëror ky, i cili ka "meritën kryesore" për ringjalljen e Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës Kosova, do të përfaqësohet në forumet dhe në konferencat rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, jo si shtet i pavarur dhe sovran, por nën fusnotën e uniformës civile të UNMIK-ut, ashtu si e ka propozuar dhe imponuar vetë Serbia, e ndihmuar nga partnerët e saj evro-ndërkombëtarë.

Kjo është arsyeja, pse OPOZITA e ka hudhur poshtë modelin e fusnotës së përfaqësimit të Kosovës në takimet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, sepse REZOLUTA1244 de fakto dhe de jure e mohon pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Pra, për këtë kritikë të qëndureshme, që pikësëpari është në përputhje me Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (17.02.2008) dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), akte shtetërore këto të mbështetura dhe të njohura nga SHBA-të dhe nga Bashkimi Evropian, OPOZITA (Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe AAK) nuk mund të quhet "ANTIAMERIKANE dhe ANTIEVROPIANE", sepse është e drejtë e saj, dhe e ka për detyrë, që të kritikojë dukuritë negative dhe problemet e shfaqura, që rezultojnë nga politika e gabuar e POZITËS në pushtet.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VRITET NJË HEROINË E GAZETARISË BOTËRORENga FRANK SHKRELI (02.24.2012)
NJU JORK TAJMS MBI NEVOJËN E BALLAFAQIMIT ME TË KALUARËN KOMUNISTENga FRANK SHKRELI (02.22.2012)
TRASHËGIMIA KONTROVERSE E 20 SHKURTITNga AFRIM KRASNIQI (02.22.2012)
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.20.2012)
PËRVJETORI I RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVER HOXHËSNga FRANK SHKRELI (02.20.2012)
AMERIKA PRANË KOSOVËS NË 4 VJETORIN E PAVARËSISËNga FRANK SHKRELI (02.17.2012)
MIRËNJOHJE AMERIKËS!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.17.2012)
GREQIA ËSHTË THYER, DHE NUK MUND TË NGJITETNga FELIX SALMON, Reuters (02.16.2012)
FËRKIME AMERIKANO-KINEZE MBI TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (02.16.2012)
JO, SHTETI NUK MUND TË BJERË!Nga PËRPARIM KABO (02.14.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]