VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UDHËKRYQET SHQIPTARE NË MES PERËNDIMIT DHE LINDJES APO BASHKIMI KOMBËTAR SI RRUGË E VETME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISËNga Mr. sc. NUE OROSHI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 10:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

UDHËKRYQET SHQIPTARE NË MES PERËNDIMIT DHE LINDJES APO BASHKIMI KOMBËTAR SI RRUGË E VETME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË

Nga Mr. sc. NUE OROSHI


E Hënë, 02.27.2012, 10:38am (GMT+1)


Historia shqiptare përgjithësishtë gjatë shumë shekujve të saj ka njoftë shumë kryqëzime, por ndër më të fortat që janë përplasur njëra me tjetrën kanë qenë kryqëzimi i udhëkryqeve shqiptare në mes të Perëndimitë dhe Lindjes, apo kërkimi i rrugëve në dy kahje paralele, që mjerisht kanë lënë shumë gjurmë të pashlyera në historinë tonë kombëtare, e sidomos në betonimin dogmatik lindor apo siç quhet ndryshe, dogma pansllavistoaziatike. Është për t'u theksuar se shpeshherë dogmat pansllaviste si dhe ato aziatike janë bashkuar njëra me tjetrën, dhe e kanë luftuar orientimin Perëndimor të shqiptarëve gjatë gjithë historisë tonë. Madje, këto dogma politike lindore shpeshherë e kanë ndërruar vetëm emrin, por asnjëherë pa e ndryshuar përmbajtjen dhe orientimin politik, e që në thelb gjithmonë ka qenë antikombëtar dhe antiperëndimor.


Sepse, orientimi perëndimor ka kuptuar në të kaluarën dhe kupton edhe sot orientimin kombëtar shqiptar drejt vlerave të qytetërimit Evropian; këtij qytetërimi që i takojmë edhe historikisht, fizikisht dhe moralisht, por edhe shpirtërisht. Natyrisht, se gjatë kryqëzimit të këtyre dy rrymave apo taborreve politike ndërshqiptare fatkeqësisht gjatë historisë, pati edhe përplasje dhe shumë ngatërresa ndërshqiptare, e që na lanë me shekuj mbrapa, dhe vazhdojnë edhe më tutje të na pengojnë në rrugën drejtë integrimeve Evropiane si një komb i vetëm dhe i bashkuar. Kur e thashë, ecja e dy rrugëve paralele të rrymave politike shqiptare, e kam parasyshë faktin, se shpeshherë gjatë historisë udhëheqësit politikë shqiptarë nuk ishin në një rrugë të përbashkët kombëtare, pra, rrugën perëndimore, por një pjesë e tyre orientimin politik e shihnin drejt lindes. Për ta nuk lindte dielli shqiptar në perëndim por dikund në lindjen e largët, prandaj edhe ishte bërë moto e disa rrymimeve antikombëtare që të luftonin me moton "Duam babën e jo Shkabën", që do të thotë, e duamë baba Sulltanin e jo Shqiponjën dykrenare. Por, mjerisht ky dualizëm politik apo kryqëzime ideshë lindore dhe perëndimore vazhdoi edhe mëpas, e sidomos në kohën kur në trojet etnike shqiptare gjeti vend dhe u ulë këmbëkryq ideologjia pansllaviste me emrin, komunizëm. Edhepse komunizmi ka rënë si sistem shtetëror, në trojet etnike shqiptare fatkeqësisht ai ka mbetë i ngulitur fortë në mendje dhe në shpirtin e disa politikanëve tanë, gjë e cila veç po vërehet në bëmat dhe veprimet e tyre. Këtu e kam fjalën për trinominë bastard dhe tani edhe tradhtar Hashim Thaqin, Behxhet Pacollin dhe Edita Tahirin. Derisa i pari bukur gjatë ka luajtur dhe përfituar politikisht nga përmendja e gjakut të dëshmorëve, që tani, pasiqë iu hoq pëlhura po shihet qartë se asnjëherë, por edhe tani, s'ka të bëj më heronjët dhe dëshmorët e kombit shqiptar. Porë, vetëm ka përfituar duke keqpërdorur emrin e tyre vend e pavend, dhe duke e lënë pjesën dërmuese të këtyre familjeve të dëshmorëve në mjerim të skajshëm. Sa i përket Behxhet Pacollit, dihet qartë se ky është i deleguar i politikës Ruse në Kosovë. I cili dërgohet me mision të posaqëm nga politika ruso-serbe për arabizimin e Kosovës dhe ftohjen e Evropës dhe Amerikës nga Kosova, duke e quajtur si një vend të ekstremit islamik, ku në të ardhmen duhet të ketë kujdes Amerika dhe Evropa nga prodhimi i Arid Ukajve dhe vehabistëve tjerë me mjekrra, që po e shkretojnë dita ditës Kosovën e larë me gjak shekuj me radhë. Ky vendim antikombëtar u nënshkrua nga Edita Tahiri, për te cilën dua ti them edhe pak fjalë: Kjo politikane kontarverze ështe e mbesa e Shani Qamilit, i njohur në Prizren si Shania i UDBËS, apo Shani Dajaku, krahu i Djathtë i Kriminelit Aleksandër Rankoviqit, i cili në vitin 1956 ka bërë torturime dhe vrasje ta paimagjinueshme në Kosovë. Krahu i Djathtë i këtij krimineli në Prizren ishte Shani Qamili, axha i Edita Tahirit, politikanës kontraverse, e cila u ngrit politikisht në mënyrë shumë misterioze përmes bashkëpunëtorit të sigurimit serb Shaban Shalësë i cili vritet gjatë luftës në rrethana ende të pasqaruara.

Paralele Historike në mes të Hashim Thaqit dhe Esat Pash Toptanit

Tani, me pranimin e Rezolutës 1244 që e bëri Qeveria e Hashim Thaqit, përmes përfaqësueses së vet Edita Tahirit, një politikane megallomane dhe shumë kontraverze, i ka dhënë vulen e zezë kësaj qeverie për shekuj me radhë, dhe e ka vendosur Hashim Thaqin, Behxhet Pacollin dhe Edita Tahirin në rolin që ka pasur pikërisht Esat Pash Toptani një shekull më parë. Esat Pash Toptani i dorëzoi Shkodrën Serbo-malazezezëve, ndërsa qeveria Thaqi ia dorzoi tërë Kosovën Serbisë. Simbas të dhënave historike, dorëzimi i Shkodrës u bë 23 Prill 1913. Autori i parathënjes së librit "Rrethimi i Shkodrës" të G.Berrit, nënkolonel Shefqet Vangjeli shkruan: "Ai nuk ishte dorëzim nga thyerja e armëve por dorëzim para urisë së Rrethimit. Kështu do ti thoshte Princi malazez Danil, Esat Pash Toptanit, teksa ky i fundit e nënshkruante aktin e dorëzimit të qytetit të Shkodrës. Lufta për Shkodrën apo Rrethimi i Shkodrës, u zhvillua prej 8 tetor 1912 e deri me 23 Prill 1913. Derisa Esat Pash Toptani është hyrë në Histori si person i cili tradhtoi çështjen kombëtare duke ia dorëzuar politikës serbo malazeze qytetin e Shkodrës, për ca të holla që kishte marrë në kundërvlerë të këti dorëzimi. Hashim Thaqi me marrëveshjen e bërë me 24 Shkurt 2012, do të hyjë në histori si politikan i cili për çështje karrieriste dhe disa çështje të vetat personale, nënshkroi vendimin e turpshëm që Kosova në diplomacinë botërore dhe Evropiane të prezantohet si pjesë integrale e Serbisë, përmes Rezolutës 1244. Me këtë marrëveshje iu mundësohet 2000 forcave serbe që të hyjnë në Kosovë, e sidomos në Veriun e Kosovës. Pra, që tani, nëse jo e tërë Kosova, Veriu i Kosovës është i humbur nëse nuk reagohet shumë shpejt nga populli shqiptar kudo që është, përmes protestave dhe formave tjera të veprimitë kombëtar. Madje, në këtë prizëm duhet parë edhe politikën ndërmjetësuse në prapaskenë të Turqisë dhe vizitat që bëri kohë më parë Edita Tahiri në Turqi. Madje është shumë interesant të theksohetë se, sikurse Esat Pash Toptani që ishte në krah të politikës turke dhe serbe, tanimë edhe Hashim Thaqi është bërë i njejtë me Esat Pash Toptanin, sepse përveç koncesioneve që ka bërë në dëm të Kosovës dhe në të mirë të Serbisë, ai ka bërë edhe shumë koncensione edhe në favor të politikës turke në Kosovë, sepse 80 % të pasurisë së Kosovës ia ka dhënë firmave turke, duke marrë si shpërblim disa Aspra të Judës për shkëmbiminin e pasurisë së Kosovës firmave turke. Kur jemi tek politika turke ndaj shqiptarëve, dihet historikisht, se ajo gjithmonë ka qenë e dëmshme për shqiptarët sepse edhe sot e asaj dite nuk është shfuqizuar marrëveshja Turko-Jugosllave për dëbimin e shqiptarëve nga trojet Etnike Shqiptare, dhe për kët dëbim që iu bënë shqiptarëve ish qeveria jugosllave për një shqiptar e merrte një mushkë; pra, aq vlerë i kanë dhënë turqit shqiptarëve, në marrëveshje më partnerët e vet politikë sllavët.

Masat e shpejta që duhet të ndërmerr Parlamenti i Kosovës

Të zgjedhurit e popullit të Kosovës në këtë rast nuk duhet të rrinë durakryq dhe të mirren me deklarata boshe, qoftë deputetët nga radhët e pozitës qoftë edhe ata nga radhët e opozitës. Parlamentit të Kosovës tani i kanë mbetur dy rrugë te veprimit, madje që të realizohen në mënyrën më të përshpejtuar.

1.Njëra ndër rrugët që duhet të bëj Parlamenti i Kosovës është shfuqizimi i marrëveshjes të bërë në mënyrë private nga ana e Qeverisë së Kosovës; që Kosova të prezantohet me Rezoluten 1244, që e parasheh qartë Kosovën pjesë të Serbisë, ndërprerjen e bisedimeve, shkarkimin e kësaj Qeverie, emërimi i një Qeverie teknike apo të përkohshme, si dhe caktimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

2.Të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës ta nxjerrin një Rezolutë të re, ku do të shpallet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, me kufijtë e plotë të Kosovës duke përfshirë edhe Veriun e Mitrovicës. Madje për këtë qështje duhet të bëhet një koordinim i shpejtë në mes të Parlamentit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Nëse Deputetët e Parlamentit të Kosovës qendrojnë duarkryq dhe bëjnë sehir duke mos marr asnjë veprim për të ndryshuar këtë situatë të re politike në Kosovë atëherë edhe ata do të hyjnë në historinë e re shqiptare me damkën e tradhëtisë kombëtare sikurse që kanë hyrë tani Esat Pash Toptani, Fadil Hoxha, Ali Shukria, Sinan Hasani, Rrahman Morina, Hashim Thaqi, Behxhet Pacolli, Hajredin Kuqi, Edita Tahiri, Mimoza Kusari Lila, Bujar Bukoshi,dhe shumë të tjerë. Nëse Parlamenti i Kosovës nuk i kryen njërën nga këto dy rrugë atëherë mbetet revolta gjithëpopullore anë e kënd Kosovës.

Diçka rreth antievropianizmit dhe antiamerikanizmit

Qeveria Thaqi II e shpiki parullën proletare se, kush është kundër që Kosova të integrohet në Serbi, janë anti amerikanë dhe anti evropianë. Pra, më këtë të gjithë shqiptarët atdhetarë po na dilkan anti amerikanë dhe anti evropianë. Kjo parullë e Qeverisë proletare të Hashim Thaqit bëhet me të vetmin shkak, për ta ulur tensionin gjithëpopullor shqiptar në Kosovë. Gjë që tani është e pamundshme.Pikërishtë kjo Qeveri, është Qeveri të cilën nuk e don dhe nuk e pranon Evropa. Nga 27 Kërkesa që ka bërë Qeveria e Hashim Thaqit dhe Behxhet Pacollit për t'u takuar me kryeministrat e shteteve të Bashkimit Evropian, që të gjitha njëzëri iu kanë refuzuar për shkak se Qeveritë e shteteve Evropiane nuk kanë dëshirë të takohen me politikanë të cilët janë në krye të kriminalitetit, korrupsionit, prostitucionit dhe shumë gjërave tjera negative që e kanë prurë Kosovën buzë greminës. Athua edhe ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Soren Jessen-Petersen mund të konsiderohet anti evropian! I cili si një mik i madh i shqiptarëve duke shfaqur shqetësimin e tij rreth dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike, do të thotë, se ky dialog tani është kthyer thuajse në një rifillim të bisedimeve për statusin e Kosovës, i cili, thekson ai, është përcaktuar dhe nuk ka pse të rihapet. "Tani, pothuajse nga një derë e pasme po diskutohet përsëri për statusin dhe Kosova është vënë nën një presion të madh, mesa kuptoi unë, që të pranojë që për të marrë pjesë ata duhet të identifikohen si Kosovë dhe pastaj kjo të shoqërohet me një asterisk dhe një referencë për rezolutën dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë", thotë Petersen në një intervistë për Zërin e Amerikës."Nuk e kuptoj se, pse duhet Kosova ta bëjë këtë kompromis. 22 vende të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës; 87 vende në gjithë botën e kanë bërë një gjë të tillë dhe vetëm 5 vende të BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duket se po përcaktojnë se çfarë do të bëhet. Dhe mendoj se kjo është shqetësuese", thotë Petersen.Ai shton se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i rëndësishëm, ashtu si edhe pjesëmarrja e Kosovës në aktivitete ndërkombëtare, por "duhet ta pyesim veten se çfarë çmimi i duhet të paguajë dhe unë mendoj se po paguan një çmim shumë të lartë". Pra, miku i madh i shqiptarëve Soren Petersen thotë, se Kosova po paguan një qmim të lartë. Edhe sa i përket antiamerikanizmit, shihet qartë se anti amerikanët më të mëdhenjë shqiptarë janë pikërisht të vendosur në Qeverinë Thaqi II. Aty këmbëkyrq në këtë Qeveri është Behxhet Pacolli anti amerikani më i madh, dhe pro rusi me i madh shqiptar. Aty është edhe grupi i politikanëve vehabistë të kryesuar nga Ferid Agani e Memli Krasniqi, e që janë të dytë Ministra në Qeverinë Thaqi II. Aty ke edhe grupin pro serb që kryesohet nga Sllobodan Petroviq, e që është Zavenskrymenistër, dhe atë pro turk që kryesohet nga Mahir Jakgjillar. Kemi edhe grupin titistorankoviqist të udhehequr nga Edita Tahiri, Mimoza Kusari-Lila, Hajredin Kuqi e Bujar Bukoshi.

Kurse në krye të kësaj Qeverie qëndron një stalinist i pakthyheshëm, me emrin Hashim Thaqi. Komplet Qeveri e orientimit lindor, dhe e mendësisë komunsite.Një Qeveri me një orientim anti amerikan dhe anti evropian.

Shqipëria nuk duhet të rrijë duarkryq por duhet të reagojë

Edhe shteti amë i yni, Shqipëria, nuk duhet t'ju duartrokis këtyre qështjeve negative që po ndodhin në Kosovë, por sikurse Parlamenti, po gjithashtu edhe Qeveria dhe Presidenti i Shqipërisë duhet të hyjnë në valle. Parlamenti i Shqipërisë dhe pikërisht z.Jozefina Topalli, duhet ta bëj një koordinim të përbashkët me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, dhe bashkarishtë të gjithë deputetët e Shqipërisë dhe të Kosovës ta mbajnë një seancë të përbashkët Parlamentare në Prizren, Tiranë apo Prishtinë, dhe në këtë seancë në mënyre solemne të bëhet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, dhe kjo séancë e dy Parlamenteve të mbahet menjëherë, pasiqë Parlamenti i Kosovës ta ket shpallë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe në mënyrë simbolike të hiqet kufiri shqiptar-shqiptar që ndanë vëllain nga vëllanë, motrën nga motra e prindërit nga fëmijët. Me këtë veprim deputëtët shqiptarë nga të dy shtetet do të hyjnë në histori si deputet të cilët kanë bërë një akt patriotik dhe të domosdoshëm në këtë 100 vjetor të gjysmës së shtetit shqiptar. Madje, assesi nuk me del nga mendja një mendim i një intelektuali të ri shqiptar, i cili tha, se në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar duhet të hapet kutia e pandorës dhe t'ju kthehen të gjitha pjesët e ndara Shqipërisë, të cilat vajtuan, gjëmuan e lotuan për 100 vjet me radhë.

Ernest Koliqi

Kanga e Kapidan Markut

Lum për Ty qi na fale, o Zot i lumi!

se natë asht ba dh'askend nuk po e merr gjumi:
as shqipen ke foleja per nën maje,

as jehonën e shqet' qi dridhet n'vaje,

as gjetht e ahit n'pyll ku prehet era,

as gurrën qi s'kndon ma si nder net tjera,

as nder kulla të vndueme maje currash

ku zdritin unat rrudha t'vranta burrash,

fytyra t'zbeta grash me sy të rimun

ke djepat ku vjen fisi t'u pertrimun.

Mbi djepa qi pertrijn nder mote fisin

nanat me lot nji emen përshperisin.

Vrik prej maleve derdhet kah jallija

nji kumt i zi dhe preket n'palc Shqipnija,

e veton qielli me ndeshtrasha t'zeza,

ngrehen n'prigjim dhe t'deknit nder vorreza

kah paq nuk po e kanë eshtnat n'nat' vorrit,

hapet prej Veleçikut n'cep t'Tomorrit,

kthen prej Tomorrit n'cep t'Veleçikut

ai kumt e loti rrjedh idhun çerpikut

tue pikllue njajzi dashamir e shemër:

Nanës Shqipni nji pikë i ra mu n'zemër!

Thot' kumti se rraz malit buz' nji prronit

dekun u rrzue Kapidan Marku i Gjonit.

Si u ngjau dikur fatosave t'Omerit

mbi mbejtin shfryen anmiqt pezmin e vnerit

neper qytet ku lshon hije Rozafati

n'pluhun t'udhve tu' e ngref' rreshqan për s'gjati.

Vrret e gazmohet turma me keçana

lum se po shfren per s'dekni n'Kapedana,

por pa pritmas men brima edhe pran zhurma

e pihet shtang para kufomes turma

kah vizlon mbi ball t't'deknit nji dell drite,

shej jetik n'Kapidana prej Mirdite.

E i duket, prisi i rrzuem, çudis anmike

i madh si div plot hijeshi fisnike.

Vajton granija e po ban gjam burrnimi

po e ama zemrën ndryn n'nji dry heshtimi,

pik loti ajo nuk derdh qi mbet shkret votra

edhe vajin ndalon n'vllazën e n'motra:

- S'e qajm na Markun, le t'a qaj Shqipnija,

pse rrezja e fundme ai kje qi lshoi lirija

Kapidanat robnin veç druen per s'gjalli,

lumnojn kur desin t'lir me 'i plumb ke balli,

lumnojn kur fiken porsi yjt e dritës

n'lamin e nderit kah i prijn Mirditës,

nji grusht Mirdit' qi don t'i kndohet kanga

se zbret në vorr për mos m'u lidh' me pranga.

U mbyllen kishat neper viset t'ona

e n'qiell per mort ma nuk vajton kumbona,

veç dridhet neper lugina jehu i malit:

- Heu, ti Shqipni, ku rritej pika e djalit,

ku sot mjerohen nipat e Kastrijotit,

mos u deshpro se shpesh n'vallen e motit

u ngushtove e dermishe e u perlinde,

si nji myster gjallsije botën binde,

se prap ke djelm si Marku i Kapidanit

qi dishmojn me gjak t'vet t'u rzue shulanit

se ndoshta t'vegjel jemi e desim unit

por duem lirin e nderin e Kanunit.

Bri votrave n'Mirditën thepa thepa

shka pershperisin nanat permbi djepa?

Fjalën e fundit qi me za t'thekun

la Kapidani para se me dekun:

- Ju shtegtar', kushdo qofshi, qi kerkoni

rrugat e botës, Plakut t'em m'i thoni,

per n'm'a takofshi kund nder dhena t'hueja:

Vul' gjaku u vuna porosive t'ueja:

dathë ase mbathë e ngran' pa ngranë un ngjitas

t'mirën e t'keqen dava me Mirditas,

vuejta me ta, dhe vdiqa kur erdh dita

e Derën e Kanunit s'ta korita.

Heshtet atdheu kaplue nën tmerr e droje.

Por nesër prap lahuta do t'tinglloje,

ke mrizet e lejthive hije - leta

prap do t'vijoj' bariu jonet e veta,

vashave t'ona do t'i hiqet futa,

lirisht kah qielli do t'naltohet luta:

- Lum për Ty, Zot i lum, qi na dhae jetën,

neper Ty mjerime e gzime vijnë e tretën:

ban Ti qi gjaku i derdhun, sot e prore

flamurin t'on' t'a kuqi n'ngjyr' gazmore

dhe neper troje t'lira t'ksaj Shqipnije

nji popull i vllaznuem t'i struket n'hije.

Mr. sc. NUE OROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAROMETRI DIPLOMATIKOPOZITA VERSUS FUSNOTËS SË IMPONUAR SERBENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (02.26.2012)
VRITET NJË HEROINË E GAZETARISË BOTËRORENga FRANK SHKRELI (02.24.2012)
NJU JORK TAJMS MBI NEVOJËN E BALLAFAQIMIT ME TË KALUARËN KOMUNISTENga FRANK SHKRELI (02.22.2012)
TRASHËGIMIA KONTROVERSE E 20 SHKURTITNga AFRIM KRASNIQI (02.22.2012)
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.20.2012)
PËRVJETORI I RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVER HOXHËSNga FRANK SHKRELI (02.20.2012)
AMERIKA PRANË KOSOVËS NË 4 VJETORIN E PAVARËSISËNga FRANK SHKRELI (02.17.2012)
MIRËNJOHJE AMERIKËS!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.17.2012)
GREQIA ËSHTË THYER, DHE NUK MUND TË NGJITETNga FELIX SALMON, Reuters (02.16.2012)
FËRKIME AMERIKANO-KINEZE MBI TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (02.16.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]