VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REZOLUTA 1244 NUK I TAKON SERBISËNga SHABAN MURATI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

REZOLUTA 1244 NUK I TAKON SERBISË

Nga SHABAN MURATI


E Hënë, 02.27.2012, 06:31pm (GMT+1)

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për modalitetet e pjesëmarrjes së saj në konferencat rajonale, i ka krijuar me pa të drejtë një hapësirë të pamerituar publike çështjes së rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, të 10 qershorit 1999. Për këtë po përpiqet sidomos Serbia, e cila kërkon të mbulojë para opinionit të saj të brendshëm pranimin "hap pas hapi" të realitetit të ri të shtetit të pavarur të Kosovës. Por, me ose pa ndërgjegje, po ndihmojnë në këtë drejtim edhe disa segmente të politikës dhe të medias në Kosovë, të cilët po i japin rezolutës 1244 një profil dhe një efekt, të cilat ajo nuk i ka pasur as në ditën e miratimit të saj 13 vjet më parë.

Referimi në të përgojuarën fusnotë i rezolutës 1244 nuk është dhe as nuk duhet marrë si një referim tek ndonjë e drejtë e Serbisë mbi Kosovën. Rezoluta 1244 e KS të OKB për Kosovën, nuk i takon Serbisë dhe as ka të bëjë me Serbinë, në planin ligjor dhe të së drejtës ndërkombëtare. Kushdo që ka dëshirë ta lexojë apo ta rilexojë rezolutën 1244 e ka të lehtë të konstatojë se rezoluta nuk e përmend në asnjë nen dhe në asnjë rresht Serbinë, dhe as i referohet ndonjë të drejtë të Serbisë mbi Kosovën. Rezoluta i referohet "RFJ" dhe përkatësisë së sovranitetit të RFJ mbi Kosovën, ku dhe Kosova ishte pjesë e atij shteti federal, siç ishin Serbia dhe Mali i Zi.

Serbia ka spekuluar, dhe spekulon edhe sot e kësaj dite se neni i rezolutës që i referohet RFJ i takon asaj dhe shpall pronësinë e saj mbi një dokument ndërkombëtar për të cilin as ka marrë pjesë e as e ka pyetur njeri, kur u hartua me 1999, dhe natyrisht do ta pyesin akoma me pak ose aspak tani, kur ajo rezolutë i përket një kohe dhe faze të tejkaluar.

Rezoluta është produkt dhe vendim i Këshillit të Sigurimit të OKB, dhe e drejta e zëvendësimit të rezolutës, të formulimeve, dhe të terminologjisë së saj, i takon vetëm Këshillit të Sigurimit. Cilido që kupton sado pak nga jurisprudenca, e di se një dokument autentik legal është i vlefshëm vetëm në formën, që është hartuar dhe miratuar në momentin e dhënë historik, dhe duhet i njëjti forum, që të ndërmarrë në mënyrë unanime ndonjë ndryshim objekti, përkatësie, por qoftë edhe të një presjeje. Kështu që Serbia nuk mund të pretendojë dhe as t`i japë vetes të drejtën se i takon asaj referenca "RFJ" e rezolutës. Ndryshimin nga RFJ mund ta bënte vetëm Këshilli i Sigurimit dhe ai, këtë ëndërr të Serbisë, as e ka bërë dhe as mund ta bëjë më për një dokument, i cili e ka mbaruar vlefshmërinë e tij.

Serbia e bazon pretendimin e saj në faktin që në shtator të vitit 2002 qeveria e Malit të Zi dhe qeveria e Serbisë kanë nënshkruar një marrëveshje të fshehtë, sipas së cilës Mali i Zi i njeh Serbisë të drejtën e trashëgimisë së rezolutës 1244. Pavarësisht se Mali i Zi jepte një të drejtë dhe një kompetencë, që nuk i kishte, dhe Serbia merrte një të drejtë dhe një kompetencë, që nuk i takonte, e vërteta juridike është se as Mali i Zi dhe as Serbia nuk e kishin të drejtën që të përcaktonin dhe të transferonin rezolutën 1244. Këtë mund ta bënte vetëm Këshilli i Sigurimit i OKB me një rezolutë të re. Aq me tepër, që në vitin 2002, Serbia dhe Mali i Zi ishin i njëjti shtet dhe është absurde që një pjesë e një shteti merr të drejtën, që t`i japë pjesës tjetër të po atij shteti, përkatësinë mbi një rezolutë ndërkombëtare, që i takon tjetër kujt. Rezoluta 1244 ishte produkt dhe pronë e forumit më të lartë të organizatës më të madhe ndërkombëtare, dhe si i tillë është dokument i KS të OKB, dhe as i Serbisë, as i Malit të Zi, dhe as i Kosovës, dhe as i të triave bashkë.

Në përpjekjen e Serbisë për monopolizimin e rezolutës 1244 ka ndihmuar edhe një hezitim i faktorit diplomatik shqiptar, qoftë i Shqipërisë, qoftë i Kosovës, për të ballafaquar çështjen e përmbajtjes së kësaj rezolute gjatë gjithë fazës së bisedimeve ndërkombëtare për statusin e Kosovës, të cilat janë zhvilluar në vitet 2005-2007, nën kujdesin e OKB. Nuk dihet se për çfarë motivesh, mosnjohje, moskompetencë, apo të tjera, qoftë Shqipëria, qoftë Kosova, kanë manifestuar një ndrojtje nga rezoluta1244, dhe nuk kanë ngulmuar në tryezat dhe forumet ndërkombëtare për thelbin e vërtetë të rezolutës 1244. Nuk është kuptuar sa duhet, as në Tiranë dhe as në Prishtinë, se rezoluta 1244, me gjithë referencën për RFJ, ishte dokumenti që do tu hapte rrugën zhvillimeve të rëndësishme për Kosovën. Sepse ajo rezolutë konsakron në nenet e saj hapjen e procesit politik për Kosovën, pra për statusin e ri të saj, si dhe konsultimin popullor për statusin.

Në librin tim "Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës", botuar më 2007, unë i referohem se gjatë një takimi në MPJ të Shqipërisë, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ish-përfaqësues i lartë i politikës së jashtme të BE, Havier Solana, e cilësoi rezolutën 1244 si "ambigue", sepse përveç referencës për RFJ, ka brenda edhe referencën për marrëveshjen e Rambujesë, në të cilën kërkohet referendumi në Kosovë. Është kjo përmbajtje ambigue, që e pruri Rusinë në pikën që në vitin 2005 në platformën e Grupit të Kontaktit për Kosovën, të pranonte edhe pikën se duhet pyetur populli i Kosovës në lidhje me statusin. Rusia e dinte se çfarë do të vendoste populli i Kosovës, por edhe pranimi i saj në atë kohë bazohej në rezolutën 1224 dhe nuk mund të kishte kundërshtimin e Serbisë. Heshtja e Tiranës dhe e Prishtinës për përmbajtjen reale të rezolutës 1244, ka bërë që Serbia t`i mëshojë vetëm pamjes "pro RFJ" të kësaj rezolute, në të gjitha takimet dhe forumet ndërkombëtare, por sidomos në vendet e Azisë, Afrikës dhe të Amerikës Latine, të cilat nuk kanë as kohë dhe as vëmendje të merren se ç`do të thotë Kosovë apo Ballkan.

Në fakt, thelbi real i rezolutës 1244 ka qenë e tillë, që krijoi premisat ndërkombëtare të një konsensusi të gjithë fuqive të mëdha se statusi i Kosovës nuk mund të ishte më siç kishte qenë para vitit 1999 dhe se Kosova nuk duhej të bashkohej as me një shtet tjetër dhe as me një pjesë të një shteti tjetër, që donte të thonte se nuk duhej të bashkohej as me Shqipërinë dhe as me Serbinë. Dhe këtë kusht e ka firmosur edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në atë kohë. Ndaj nuk është e rastit që sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, në një intervistë të saj me 25 shkurt për marrëveshjen Kosovë-Serbi, theksoi: "Rezoluta 1244 e KS të OKB në fakt i shtroi rrugën pavarësisë së Kosovës, derisa kërkonte largimin e forcave serbe të sigurisë". Diplomati i shquar austriak, Albert Rohan, që ka qenë zëvendësdrejtues i bisedimeve ndërkombëtare të OKB për statusin e Kosovës, deklaronte më 22 shkurt se "rezoluta 1244 është një dokument historik dhe e përmendja e çdo rezolute të vjetër, që nuk ka më fuqi është e anashkaluar, veçanërisht kur balancohet me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës". Ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, e përmbyllte qëndrimin amerikan duke deklaruar në "Zërin e Amerikës" se "rezoluta 1244 është e vdekur".

Natyrisht, çdo diplomat dhe diplomaci i kupton arsyet e përpjekjeve të sforcuara të Beogradit për të fryrë rëndësinë e përmendjes së rezolutës 1244 në fusnotën e marrëveshjes me Kosovën. Diplomacisë së Beogradit i duhet njohur merita se shpesh herë ka ditur ta shesë diçka, që nuk e ka, ose që e ka humbur. Për të, kjo është e domosdoshme në mjedisin politik serb ku partitë politike qoftë me orientim prorus, qoftë me orientim proeuropian e kanë ushqyer opinionin publik me lugë të zbrazët se Kosova nuk është humbur akoma dhe mund të rimerret. Por, është e paqartë pse në disa qarqe shqiptare lëshohen në të njëjtin nivel dhe paraqitet si e gjallë rezoluta e vdekur.

Këto segmente të politikës apo të mjediseve shqiptare, që mendojnë se fitojnë pika politike apo patriotike me tupanat e rezolutës 1244, do të ishte mirë të merrnin pak shembull nga ecuria e Maqedonisë. Sepse në Maqedoni, as qeveritë dhe as partitë apo forcat në opozitë nuk kundërshtuan asnjëherë që Maqedonia, gjatë 20 vjetëve të merrte pjesë në forumet dhe në takimet ndërkombëtare me një emër, që ata nuk e duan dhe nuk e pranojnë, pra me akronimin FYROM. Dhe nuk duhet harruar se Maqedoninë e njohin me emrin e saj kushtetues të pesë shtetet anëtare të përhershme të KS të OKB, dhe mbi 120 shtete anëtare të OKB. Vështirë të ketë njeri sot, që të mos jetë i bindur se Maqedonia ka përfituar më shumë për interesat e saj shtetërore dhe kombëtare nga pjesëmarrja në forumet dhe takimet ndërkombëtare me emrin, që nuk e do se sa të kishte bërë patrioten e folklorit, dhe të kishte munguar.
Është e gabuar të nisesh nga parimi infantil se derisa e lavdëron Beogradi, duhet të jetë e keqe për ne. Kjo nuk i takon më diplomanisë. Çështja e interesave të kombit shqiptar ka nevojë për diplomaci dhe sidomos për ata shtete miq, të cilët ia bënë të mundur pavarësinë, edhe Shqipërisë me 1912, edhe Kosovës më 2008.

SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UDHËKRYQET SHQIPTARE NË MES PERËNDIMIT DHE LINDJES APO BASHKIMI KOMBËTAR SI RRUGË E VETME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISËNga Mr. sc. NUE OROSHI (02.27.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKOPOZITA VERSUS FUSNOTËS SË IMPONUAR SERBENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (02.26.2012)
VRITET NJË HEROINË E GAZETARISË BOTËRORENga FRANK SHKRELI (02.24.2012)
NJU JORK TAJMS MBI NEVOJËN E BALLAFAQIMIT ME TË KALUARËN KOMUNISTENga FRANK SHKRELI (02.22.2012)
TRASHËGIMIA KONTROVERSE E 20 SHKURTITNga AFRIM KRASNIQI (02.22.2012)
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.20.2012)
PËRVJETORI I RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVER HOXHËSNga FRANK SHKRELI (02.20.2012)
AMERIKA PRANË KOSOVËS NË 4 VJETORIN E PAVARËSISËNga FRANK SHKRELI (02.17.2012)
MIRËNJOHJE AMERIKËS!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.17.2012)
GREQIA ËSHTË THYER, DHE NUK MUND TË NGJITETNga FELIX SALMON, Reuters (02.16.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]