VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AT STATH MELANI - FIGURË KOMBËTARE QË MERITON TITULLIN "NDERI I KOMBIT"

Nga ARTUR VREKAJ


E Shtunë, 03.03.2012, 04:13pm (GMT1)

Të nderuar drejtues të Federatës Panshqiptare VATRA, në kuadër të 100-vjetorit të Vatrës dhe teë Pavarësisë së Shqipeërisë si dhe në vitin e 95-të të rënies heroike të At Stath Melanit si përmetar dhe mërgimtar që ndjehem me fat që mërgova në tokën ku hodhi farën e shqiptarisë ajo gjeneratë e atdhetarëve me zë të kombit tonë, ju drejtohem t'i bashkohemi nismës bashkë me Bashkinë Përmet për t'i propozuar Presidentit të Shqipërisë zotit Bamir Topi të nderojë me titullin e lartë " Nderi i Kombit" një nga figurat e shquara të shqiptarisë At Stath Melanin që si anëtar i kësaj organizate punoi me moton "Për Shqipërinë dhe shqiptarinë".

Lypset te pershpejtojme per te fituar ne kohe ose edhe duke bashkerenduar me Bashkine e Permetit.

Ne tashme e dime jeten dhe vepren e At Stath Melanit si vatran dhe shqiptar i palodhur per çeshtjen kombetare.

Une dua te sjell shkurt jeten dhe vepren e At Stath Melanit nga Melan i Permetit nga nje fshat qe mori emrin e fisit te tij ardhur nga Golerani, fshat te cilin greket e dogjen dhe e rrafshuan qe njerezit te mos ktheheshin me.

At Stath Melani eshte atdhetari dhe patrioti i spikatur i Levizjes per Identitet Kombetar shqiptar, Liri dhe Pavaresi per Shqiperine edhe nder ne shqiptaret qe merguam Amerikes ne shekullin e dyte te shqiptareve te merguar ne Boten e Re.

Bashke me Nolin, Konicen, Luarasin,Gramenon, Kirken, Dakon e shume te tjere ai u be nje nga sherbetoret, organizatoret dhe propagandistet e shqiptarise ne Amerike kur Shqiperise dhe Gjuhes Shqipe u kanosej copetimi dhe crrenjezimi.

Shqiptari Stath Melani qendroi ne krah te Nolit per te hedhur themelet e kishes shqiptare ne Amerike.

Ai e kendoi zotin ne shqip ne Amerike, ne Worcester ,Massachusetts si prift i mbrujtur me një atdhedashuri të zjarrtë kur lufta e kishes greke kunder kishes shqiptare ishte evidente njelloj si dhe vrasjet dhe masakrimi ideologjik i shqiptareve ne Jug te Shqiperise e ne Cameri nga greket.

At Stath Melani qe i pari prift që meshoi shqip në kishat e Përmetit. U shqua veçanërisht si propagandist për një Shqipëri të bashkuar, për unitetin e popullit shqiptar dhe tërësinë tokësore të tij. Mbajti lidhje të vazhdueshme me patriotët shqiptarë e shtëpia e tij u bë strehë e luftëtarëve të lirisë.

Ai luftoi me pushke ne dore me ceten e tij ne Jug te Shqiperise kunder shovinisteve greke qe donin te ndanin krahina te Shqiperise ne dobi te tyre.

At Stath Melani deklaronte kur la Ameriken se " sot duhet te punojme per Shqiperine, sot eshte dita te vdesim per te."

Banda shqiptare e Josif Suropullos e paguar nga qarqe greke e vrau pabesisht me 24 dhjetor 1917 ndersa kthehej nga Permeti ne Melan por vrasja e At Stath Melanit e ngriti dhe me shume zemeraten e popullsise shqiptare te Jugut te Shqiperise dhe te Camerise duke e ngritur me lart ndergjegjen kombetare per shpetimin e GJuhes Shqipe dhe te teresise tokesore te Shqiperise.

Ja si shkruante Mihal Grameno me 1907 per te:

Ç'mund t'i kujtojmë më parë plakut Stath Melani: trimëritë, vuajtjet, apo theroritë që ka bërë për atdhenë?

Kur dridhej bota nga Sulltan Hamiti e nuk guxonin të shfaqnin kombësinë, At Stathi ishte nga të pakët që përpiqeshin për të drejtat kombëtare.

At Stathi nuk ndiqej vetëm nga Turqia, por edhe nga Patrikana, me gjithë këto asgjësendi nuk e tmerronte!

Qëndroi dhe lëftoi për të drejtat e Shqipërisë!

Ndaj eshte ne nderin tone dhe te kombit tone per te cilin luftoi e enderroi At Stath Melani qe ne kete vit jubilar te 100-te te Pavaresise se Shqiperise ti propozojme Presidentit te Republikes se Shqiperise, zotit Bamir Topi per ta nderuar me titullin e larte "Nderi i Kombit".

ARTUR VREKAJ, WORCESTER (USTER) MA - SHBA

ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.