VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DOSJET E KOMUNIZMIT DHE YLBERI I DEMOKRACISE SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ 

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 07:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

DOSJET E KOMUNIZMIT DHE YLBERI I DEMOKRACISE SHQIPTARE

Nga ARTUR VREKAJ 


E Mërkurë, 03.07.2012, 04:54pm (GMT+1)

Shqipëria është para dilemës të hapë dosjet e komunizmit apo jo.

Është një dilemë e madhe për ata që janë të përfshirë me ish-Sigurimin e shtetit komunist dhe janë akoma aktivë në politikën shqiptare. Është një dëm i madh për demokracinë shqiptare heshtja e tipit monist për moshapjen e tyre.

Të majtët shqiptarë kuptohet që vijnë nga ish partia mëmë dhe nuk e bënë një gjë të tillë pse mund të humbisnin më shumë tarafllëk në partinë e tyre, në elektoratin e tyre, por edhe pala tjetër, e qendrës së djathtë, që është në pushtet, ka individë dhe me pozitë udhëheqëse ku fati i tyre është i lidhur me enigmën e dosjeve që veç ata e dinë, pra dhe mund të sakrifikonin pushtete individuale.

Te majtet qe hiqen me popullore, me inteligjente perse nuk e moren persiper te hapnin dosjet qe kur moren pushtetin aforfe me 1997 deri me 2005? Kush ua pati fajin? Ata e kishin mazhorancen dhe i dinin me mire se kundershtaret se kush ishte i perlyer me komunizmin sepse ishin po ata qe nderruan vetem xhaketat me pak emra te rinj dhe i hyne punes per te konsoliduar partine e tyre nje vazhdimesi e partise komuniste. Edhe satelitet e tyre (majtas) ishin po me tituj ne regjimin komunist, ne ekzekutivin apo ne hierarkine partiake apo te organizatave te masave.

Se fundi, po shihet qartazi se klasa poltike ia ka nxjerre bojen vetes para Amerikes, Europes dhe vete popullit shqiptar ka filluar nje revansh ne distance. Ekzekutivi sulmon Presidencen dhe anasjelltas po edhe ka dialogje te egra midis pozites dhe opozites dhe shqiptaret jane ne siklet se nuk e dine se kur do perfundoje ky dyluftim qe u piu jeten edhe tani ne demokraci.

Presidenti Bamir Topi nenvizon se eshte per hapjen e dosjeve dhe te jeni te sigurt se me hapjen e dosjeve shqiptaret do te shohin çudira edhe tek ata qe merren me politike.

Ndersa, ish-shefi i SHIK Klosi, deklaron nje lajm bombe se oficeret i raportonin se... nuk gjendeshin me dhe ato qe kane mbetur jane dosje qe nuk besoj se do te çudisin politiken shqiptare!

Edhe mund te jete e vertete se jane zhdukur dosjet se ne Shqiperi mund kjo dhe edhe mund te kete ndodhur. Por nuk mund te mos te kete asnje gjurme te atyre qe kane urdheruar vjedhjen apo djegien e tyre. Nese se ka ndodhur vertet asgjesimi i tyre ne keta 22 vjet demokraci dhe "te interesuarit" per kete pune te qeruar ne dite me diell apo urdheruesit meqe aty ne Shqiperi i bien daulles per shtet te se drejtes mund te gjenden kollaj sepse njerezit qe jane "kujdesur" per dosjet jane gjalle ose perfundimisht dhe kjo çeshtje do perfundoje si transparenca e skemave piramidale, vjedhja e floririt ne Kerrabe apo traumat me Gerdecin e 21 Janarin.

Dhe kjo merret me mend kur ne Shqiperi segmente te majta rreshqiten drejt qendres se djathte jo per hir te integrimit te Shqiperise ne BE siç thane, por per hir te pasurimit ne vazhdimesi te klanit te tyre qe i ngjan nje sh.p.k- je moderne.

Shihet ashiqare qe klasa shqiptare ende nuk i largon dot hijet e komunizmit. Jane mes tyre, jane miqte, klanistet, grupet e interesave, babaxhanet qe mbajne ekulibrin e qarqeve, e pjeseve te shtetit e politikes feudale shqiptare.

Te djathet e qendres jane ne pushtet fale perçarjes se paskrupullt te se majtes me 2005 dhe edhe kur ishin me mazhorance te plote 1992-1996 dhe e kishin hekurin te nxehte per te hapur dosjet e komunizmit edhe pse e shane, e nxine, e perlyen dite e nate (u besua se ia bene varrin) por ne realitet nuk e varrosen perfare. Kjo s'ndodhi sepse dhe ndryshimi shoqeror nga nje rend ne tjetrin do kohen e vet. Edhe me shume ne Shqiperi si nje vend qe rronte ne kuti! Shoqeria e dale nga komunizmi me 1991 edhe pse ne demokraci dhe votoi me shumice per qendren e djathte ne mars 1992 ende e kishte koken majtas.

Mos te harrojme se ne Shqiperi pleksjet e medha fisnore, krushqite e vjetra dhe te reja, lidhjet e medha klanore keto 22 vite e kane bere me te veshtire dorezimin kollaj te pushtetit ashtu siç enderrohet ne Shqiperi - me demokraci, me dorezim te kulluar si te thuash shqiptarçe me nder! Nga klasa politike nuk shihet politika si nje lloj sherbimi ndaj popullit, kombit, demokracise dhe sovranitetit. Jo! Shihet si nje mundesi perjetesimi e fuqizimi me çdo gje, me çdo mjet ne sherbim te pasurise se klanit, grupit, fisit dhe familjes! Po te hapeshin dosjet me 1992 shumekush nga politikanet e sotem do dilte nga loja!

Ndaj dhe udheheqesit shqiptare ne keta 22 vjet kurre nuk e kane patur kurajon te drejtojne me "DUAR te PASTRA", Te hapnin dosjet e komunizmit. Te pastronin vetveten, te pastronin klasen politike shqiptare dhe po te ndodhte kjo Shqiperia do ishte me kohe edhe para Serbise ne BE! Syhapur para Europes, popullit dhe kombit shqiptar.

Te dyja palet e klases politike vijne nga e njejta shkolle komuniste perjashtuar disa nga qendra e djathte apo dhe ata si "99-cat" qe u shkojne pas.

Ne Shqiperi ndryshimi per nje demokraci perfekte pranohet menjehere nga populli por nuk pranohet kollaj ndryshimi nga klasa politike qe ben lojen e pokerit. Pra, klasa politike ka ne dore fatin e lojes, te shtetit dhe secila pale e saj e do per vete ndaj ben bllofe sa here qe ka interes per te.

Nese mediat flasin apo shkruajne se nje ish titullar, nje shtetar pak rendesi ka se kujt pale i perket thote diçka qe ka lidhje jo vetem me fatin e dosjeve (po te jete e vertete se jane zhdukur) por me fatin e demokracise shqiptare ne veçanti dhe Kreu i tanishem i Sherbimit Kombetar hesht, (nuk jep nje sqarim qe te pakten te thote qe dosjet jane), do te thote qe shqiptaret udhehiqen si te zene ne kurth edhe sot nga praktika komuniste ne drejtim te partive ne pushtet dhe ne opozite. Se te dy palet e politikes padyshim kane lidhje direkte apo dhe indirekte (nga familja) me diktaturen.

Dhe edhe nese firmoset me ligj per t'i hapur dosjet e komunizmit eshte frike se s'kane per te nxjerre gje ne shesh sepse jo vetem te majtet jane "specialiste", siç thoshte Arbnori, por edhe te qendres se djathte jane bere "specialiste" duke mbajtur pushtetin me therrime pushteti apo dore te lire per privatizimin e ekonomise e pasurise kombetare!

Por nje gje eshte e qarte se ata politikane apo shtetare qe jane te lidhur me fatin e dosjeve nuk fshihen dot, se aty ne Shqiperi jane gjalle te perndjekurit politike, po jane gjalle edhe tere ata punonjes te ish-Sigurimit (qe nuk jane sot pjese e politikes apo shtetit ) te cilet kane dijeni se kush ka qene me dosje.

Klasa politike shqiptare nga e kuqe qe ishte me 1990 per fat te keq sot eshte ne mazhorance roze, pak blu e hapur dhe vende-vende majtas e djathtas e kuqe! Ky eshte edhe ylberi i demokracise shqiptare i piste nga mjegulla komuniste.

Nese ligji i dosjeve i perpiluar nga te dy palet cenon kushtetutshmerine e institucioneve kushtetuese shqiptare per te cilin dhe faktori nderkombetar sugjeroi te mos votohej ne parlament me 2009, atehere perse ky ligj nuk u ripunua perseri qe ta ndihmonte demokracine e pastronte njehere e mire klasen politike nga njollat ne biografine e saj? Edhe tentimi i komisioneve Mezini e Bezhani duket krejt i kote sa per sy e faqe qe po bejme namin po çrrenjosim komunizmin. Po si t'ia bejme hallit per vete thote klasa politike shqiptare? T'u hapim rrugen atyre qe jane pa dosje? Po kontributi yne ne demokraci te perbaltet? Te dorezohemi kur ne i kemi ne dore edhe gurin pushtetin, edhe arren dosjet!

Ndaj dhe dosjet zor te happen se shpejti ne Tirane.

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUTINI FITON - RUSIA HUMBNga FRANK SHKRELI (03.06.2012)
RTK KA MBETUR MEDIUM I MENDËSISË KOMUNISTE - PSE?!Nga Mr. Sc. NUE OROSHI (03.05.2012)
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.05.2012)
Barometri diplomatikDREJTËSIA NË "BISHT TË SORRËS"!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.04.2012)
PESHA E DHEMBJES SË NJË SHKRIMTARINga ESHREF YMERI (03.04.2012)
AT STATH MELANI - FIGURË KOMBËTARE QË MERITON TITULLIN "NDERI I KOMBIT"Nga ARTUR VREKAJ (03.03.2012)
KEN BIBERAJ SHPALL KANDIDATURËN PËR KËSHILLIN BASHKIAK TË QYTETIT TË NJU JORKUTNga FRANK SHKRELI (03.01.2012)
MARRËDHËNIET AMERIKANO-EVROPIANE(Në prag të takimit të NATO-s në Çikago në Maj)Nga FRANK SHKRELI (02.29.2012)
Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.28.2012)
REZOLUTA 1244 NUK I TAKON SERBISËNga SHABAN MURATI (02.27.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]