E Hënë, 01.20.2020, 04:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PREMTIMI I KLASËS SË MESME URBANE TË RUSISË

Nga KONDOLIZA RAJS, ish sekretare e shtetit e SHBA, "Washington Post"


E Shtunë, 03.10.2012, 02:18pm (GMT+1)

Zgjedhja e presidentit të mëhershëm e të ardhshëm të Federatës Ruse, Vladimir Putin, të shtyn të dëshpërohesh se zgjimi i shkurtër dhe frymëzues politik në Rusi gjatë vitit të kaluar ishte asgjë prej gjëje. Ai ka sheshuar rrugën e tij - duke e zëvendësuar aleatin Medvedev dhe duke rimarrë Kremlinin për të konsoliduar autoritarizmin dhe amullinë politike.

Por kjo fitore e mund të jetë e fundit për Putinin dhe përfundimtarja për Putinizmin. E ardhmja shënon sjelljen e një klase të mesme ruse në rritje, e cila është e integruar në botë dhe e largësuar nga politika e korruptuar e Kremlinit.

Herën e parë unë shkova në Bashkimin Sovjetik në vitin 1979 si studente e diplomuar. U preka menjëherë nga mënyra si ecnin qytetarët sovjetikë - duke këqyrur në këmbët e tyre. Kjo ishte një popullsi e frikësuar dhe përulur, shumë prej të cilëve mbanin mend drejtpërdrejt shtypjen dhe dhunën e stalinizmit. Represioni hedh një hije të gjatë historike.

Kur Putin mori detyrën, ai rivendosi pushtetin arbitrar të shtetit - duke shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit; duke i emëruar qeveritarët në vend që votuesit t'i zgjedhin ata; duke mbyllur televizionin e pavarur. Disa gazetarë që sfiduan autoritetet - të tillë si Anna Politkovskaja - e paguan me çmimin përfundimtar pse bënë kështu.

Nuk ishte tjetër veçse një shtypje e stilit sovjetik - si nga brutaliteti i saj dhe nga ndikimi i saj në popullsinë e përgjithshme. Pak tani i kujtojnë ato ditë të errëta. Për më tepër, ndërkohë që televizioni u bë zëdhënës i Kremlinit, Interneti lulëzoi si një vend ku zërat alternative u dëgjuan.

Në një takim me sipërmarrësit e rinj gjatë një vizite në Moskë, si sekretare e shtetit në vitin 2007, kam shprehur shqetësimin në lidhje me mungesën e mediave të pavarura. Një djalë i ri më ndaloi, duke më thënë: "Kush shikon televizor? Ne jemi të gjithë në Internet."

Ai mund të ketë shtuar se të gjithë ata kishin punuar jashtë Rusisë - në firmat e ligjit global, këshilldhënies dhe kontabilitetit. Më shumë se gjysma e tyre kishin studiuar jashtë vendit në shkollat ​​prestigjioze të biznesit në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.


Këta të rinj janë një përqindje relativisht e vogël e popullsisë së Rusisë. Por po të shikosh në Moskë, Shën Petersburg apo edhe Vladivostok: Atje është një klasë e mesme urbane në shpërthim që kanë në pronësi apartamentet e tyre, i furnizojë ato në Ikea dhe i çojnë fëmijët e tyre në McDonald. Ata, gjithashtu, janë mësuar me jetë normale dhe kanë pritshmëri të ndryshme për të ardhmen.

Putin ka mbështetur legjitimitetin e tij në prosperitetin dhe në rendin, por nuk dukej të kuptonte se një popull i begatë do të kërkojë edhe respekt. Në deklarimin se ai do të jetë president përsëri dhe pastaj në përfshirjen e tij në mashtrim të zgjedhjeve gjatë votimit parlamentar të dhjetorit, ai fyeu popullin rus. Shumë prej tyre janë ngopur me një sistem politik që nganjëherë sillet më shumë si një sindikatë e burimeve natyrore se si një qeveri kombëtare.


Nuk është ende e qartë nëse ndryshimi do të jetë revolucionare apo evolucionar. Nëse kanë aftësinë që të lexojnë mësimet e vitit të kaluar dhe të bëjnë reforma madje modeste, ata mund t'i japin popullit të vet një dhuratë të madhe, një të tillë që nuk njeh precedent në historinë ruse: ndryshimin paqësor. Nëse ata nuk e bëjnë, konflikti është i pashmangshëm. Dhe përvoja e Rusisë me revolucion nuk është e mirë.

Shumë varet se kush kontribuon në etjen për ndryshim. Teksa protestat e përditshme veniten, puna e vështirë e organizimit politik duhet të fillojë. Në këtë drejtim, forcat liberale, apo të "djathta," (si ato janë të njohura) duhet t'ia adresojnë popullit rus shqetësimet konkrete ekonomike dhe sociale. Shpesh lëvizjet janë mbledhur rreth një personaliteti të fortë me lidhje minimale ndaj aspiratave të popullsisë. Këtë herë edhe liberalët kanë një bazë të gatshme në klasën e mesme në rritje dhe pararojën e tij rinore. Ato nuk mund ta humbasin këtë mundësi.

Përndryshe, bartësit e standardeve të ndryshimit mund të jenë nacionalistët radikalë, madje edhe bajatkomunistët të cilët mund edhe trokasin lehtë në pakënaqësinë në rritje, por ta zëvendësojnë atë me ksenofobisë dhe, në fund të fundit, me një refuzim të parimeve demokratike.

A kemi ndonjë ndikim në rezultatin? Disi, edhe pse jo shumë. Sigurisht, ne duhet të flasim edhe më fort për respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Pa dyshim, çmime më të ulëta të naftës do t'ia grabitin Kremlinit paratë kollajshme që furnizon korrupsioni, pasurimet personale dhe autoritarizmi. Ky është edhe një argument bindës për zhvillimin e burimeve të mëdha të energjisë në Amerikën e Veriut.


Një Rusi që zhvillon plotësisht kapitalin njerëzor, jo vetëm burimet e saj në terren, ka potencialin për të dhënë një kontribut real për një botë më të begatë. Medvedev një herë më tha, "Rusia ka inxhinierët më të shkëlqyer të software dhe matematikanët se çdo vend në botë." Unë e mbajta gjuhën time dhe nuk u përgjigja, "Po, por ata janë duke punuar në Palo Alto dhe Tel Aviv." Nëse gjejnë punë në Moskë dhe angazhohen për të ardhmen e saj, këta rusë mund të bëjnë një ndryshim. Ne mund të kultivojmë lidhje në sektorët publikë dhe privatë me këta njerëz. Diversifikimi i ekonomisë mund të ndihmohet nga anëtarësimi rus në Organizatën Botërore të Tregtisë, e cila duhet të mbështetet.

Për shekuj me radhë statusi i fuqisë së madhe i Rusisë është mbështetur kryesisht në fuqinë ushtarake, burimet natyrore, kërcënimin e fqinjëve të saj dhe dyshimin ndaj botës së jashtme. Politika e jashtme amerikane - "rivendos" ose jo - nuk e ka ndryshuar këtë realitet, sepse themeli i saj ka qenë karakteri i politikës së brendshme të Rusisë. Sa freskuese do të ishte në qoftë se pushteti i Kremlinit do të ishte i bazuar në krijimtarinë e popullit të tij, një ide jo aq e panatyrshme për një komb që ka prodhuar arritjet e jashtëzakonshme në artet dhe shkencat bazë në të gjithë historinë e saj të trazuar.

Një brez i ri i rusëve e ka shprehur me zë të lartë insistimin e tij në lidhje me ata që do të qeverisin - ndoshta edhe duke kërkuar që ata të japin pëlqimin për t'u qeverisur. Ne kemi një interes në suksesin e tyre dhe një detyrim për t'i ndihmuar ata që ta arrijnë atë./Skënder Buçpapaj

--

The promise of Russia’s urban middle class

By Condoleezza Rice, Friday, March 9, 1:27 AM

The election of the once and future president of the Russian Federation, Vladimir Putin, tempts one to despair that the brief and inspiring political awakening in Russia over the past year was for naught. He has gotten his way — replacing his protege Dmitry Medvedev and reclaiming the Kremlin to solidify authoritarianism and political stagnation.

But this victory may be both Putin’s last and the final one for Putinism. The future turns on the behavior of a rising Russian middle class that is integrated into the world and alienated by the Kremlin’s corrupt politics.

I first went to the Soviet Union in 1979 as a graduate student. I was immediately struck by how Soviet citizens walked along — looking at their feet. This was a frightened and cowed population, many of whom remembered firsthand the oppression and violence of Stalinism. Repression casts a long historical shadow.

When Putin took office, he reestablished the arbitrary power of the state — destroying the independence of the judiciary; appointing governors rather than voters electing them; and all but closing down independent television. Several journalists who challenged the authorities — such as Anna Politkovskayapaid the ultimate price for doing so.

But Soviet-style repression it wasn’t — neither in its brutality nor its reach into the general population. Few now remember those darker days. Moreover, while television became the Kremlin’s mouthpiece, the Internet flourished as a place where alternative voices were heard.

At a meeting with young entrepreneurs during a visit to Moscow as secretary of state in 2007, I voiced concern about the absence of independent media. One young man stopped me, saying, "Who watches television? We’re all on the Internet."

He might have added that all of them had worked outside Russia — in global law, consulting and accounting firms. More than half of them had studied abroad in prestigious business schools in Europe and the United States.

These young people are a relatively small percentage of Russia’s population. But look around Moscow, St. Petersburg or even Vladivostok: There is a burgeoning urban middle class who own their apartments, furnish them at Ikea and spoil their children at McDonald’s. They, too, have become accustomed to normal lives and have different expectations for the future.

Putin has staked his legitimacy on prosperity and order, but he seemed not to understand that a prosperous population would demand respect, too. In declaring that he would be president again and then engaging in election fraud during the December parliamentary voting, he insulted the Russian people. Many are fed up with a political system that sometimes behaves more like a natural resources syndicate than a national government.

It is not yet clear whether change will be revolutionary or evolutionary. If the powers that be read the lessons of the past year and make even modest reforms, they might give their people a great gift, one that knows no antecedent in Russian history: peaceful change. If they do not, conflict is inevitable. And Russia’s experience with revolution is not pretty.

Much depends on who capitalizes on the thirst for change. As daily protests wane, the hard work of political organizing must begin. In this regard, the liberal, or "right," forces (as they are known) need to address the Russian people’s concrete economic and social concerns. Too often movements have rallied around a strong personality with minimal connection to the population’s aspirations. This time the liberals have a ready-made constituency in the rising middle class and its youthful vanguard. They cannot waste this opportunity.

A Russia that fully develops its human capital, not just its resources in the ground, has the potential to make a real contribution to a more prosperous world. Medvedev once told me, "Russia has more excellent software engineers and mathematicians than any place in the world." I held my tongue and didn’t answer, "Yes, but they are working in Palo Alto and Tel Aviv." If they find work in Moscow and commit to its future, these Russians can make a difference. We can cultivate ties in the public and private sectors with these people. Diversification of the economy can also be assisted by Russian accession to the World Trade Organization, which should be supported.

Otherwise, the standard-bearers of change could be radical nationalists, even warmed-over communists who might well tap into the growing dissatisfaction but replace it with xenophobia and, ultimately, a rejection of democratic principles.

Do we have any influence in the outcome? Some, though not much. Certainly, we should speak even louder for respect for human rights and the rule of law. Undoubtedly, lower oil prices would rob the Kremlin of the easy money that fuels corruption, personal fortunes and authoritarianism. This is yet another compelling argument for developing North America’s significant sources of energy.

A Russia that fully develops its human capital, not just its resources in the ground, has the potential to make a real contribution to a more prosperous world. Medvedev once told me, "Russia has more excellent software engineers and mathematicians than any place in the world." I held my tongue and didn’t answer, "Yes, but they are working in Palo Alto and Tel Aviv." If they find work in Moscow and commit to its future, these Russians can make a difference. We can cultivate ties in the public and private sectors with these people. Diversification of the economy can also be assisted by Russian accession to the World Trade Organization, which should be supported.

For centuries Russia’s great-power status has largely rested on military might, natural resources, intimidation of its neighbors and suspicion of the outside world. U.S. foreign policy — "reset" or not — has not changed that reality because its foundation has been the character of Russia’s internal politics. How refreshing it would be if the Kremlin’s power were based on the creativity of its people — a not-so-farfetched idea for a nation that has produced extraordinary achievements in the arts and basic sciences throughout its troubled history.

A new generation of Russians has loudly voiced its insistence on respect from those who would govern — perhaps even demanding that they consent to be governed. We have a stake in their success and an obligation to help them achieve it.

Përktheu Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇINNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.08.2012)
Barometri diplomatikBASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, OSE NËN MBROJTJEN E PËRHERSHME TË SHBA-veNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.08.2012)
DOSJET E KOMUNIZMIT DHE YLBERI I DEMOKRACISE SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ  (03.07.2012)
PUTINI FITON - RUSIA HUMBNga FRANK SHKRELI (03.06.2012)
RTK KA MBETUR MEDIUM I MENDËSISË KOMUNISTE - PSE?!Nga Mr. Sc. NUE OROSHI (03.05.2012)
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.05.2012)
Barometri diplomatikDREJTËSIA NË "BISHT TË SORRËS"!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.04.2012)
PESHA E DHEMBJES SË NJË SHKRIMTARINga ESHREF YMERI (03.04.2012)
AT STATH MELANI - FIGURË KOMBËTARE QË MERITON TITULLIN "NDERI I KOMBIT"Nga ARTUR VREKAJ (03.03.2012)
KEN BIBERAJ SHPALL KANDIDATURËN PËR KËSHILLIN BASHKIAK TË QYTETIT TË NJU JORKUTNga FRANK SHKRELI (03.01.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]