VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikJO KRYENGRITJE, POR BASHKIM ME NËNËN SHQIPËRI. KY ËSHTË ILAÇI SHËRUES KUNDËR TERRORIZMIT SLLAVOMAQEDON!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Barometri diplomatik

JO KRYENGRITJE, POR BASHKIM ME NËNËN SHQIPËRI. KY ËSHTË ILAÇI SHËRUES KUNDËR TERRORIZMIT SLLAVOMAQEDON!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Premte, 03.16.2012, 08:07am (GMT+1)

*** Vrasja e dy të rinjve të pafajshëm shqiptarë në Gostivar, më 28 shkurt 2012; "rrahja brutale me shufra hekuri dhe druri e 15 nxënësve shqiptarë nga ana e njëzet terroristëve të maskuar sllavomaqedonë në autobusin me numër 58 të linjës Shkup-Seta Petkë, me ç'rast kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe në kokë, duke përfunduar në spitalin e qytetit..." (www.botasot.info, 7 mars 2012), si dhe djegia e flamurit shqiptar nga një e ashtuqujatur "Organizatë e krishterë" , janë akte të rënda terroriste, që po i përjetojnë shqiptarët në kurrizin e tyre jo vetëm në IRJM, por kudo që ndodhen ata si brenda, ashtu e dhe jashtë Shqipërisë Etnike.

Ndaj, shqiptarët si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike, me të drejtë kanë reagaur, duke i dënuar si të shëmtuara dhe të paprnaueshme aktet e tilla terroriste të sllavomaqedonëve. Gjithashtu, aktet e tilla terroriste anitnjerëzore dhe anticivilizuese , i kanë denoncuar edhe faktorët relevantë të bashksëisë ndërkombëtare (SHBA-ja dhe BE-ja), duke i apsotrofuar qarqet politike zyrtare të qeverisë së Maqedonisë, që të "mos i politizojnë ato".

Mirëpo, fatkeqësisht demonstrimi i akteve të tilla terroriste sllavomaqedone kundër shqiptarëve, në prapavijë ka motivet e thella dhe të errëta politike, raciste, etnike, fetare dhe nacionale, të njohura që nga përfundimi i lufrërave ballaknike (1912-1913)-Lufta e sllavomaqedonëve për copëtimin dhe për zotërimin ilegal të territorit të Shqipërisë Etnike. Kjo strategji, kjo urrejtje raciste dhe kjo armiqësi e sllavomaqedonëve ndaj shqiptarëve, është e pranishme edhe sot nën maskën e mbrojtjes dhe të mbijetesës së Republikës së Maqedonisë Jugosllave, në saje të Marrëveshjes së Ohrit (2001).

Jo terrorizëm, jo vrasje të shqiptarëve, por secili në shtëpinë e vet!

Kohëve të fundit, jo pa arsye po flitet dhe po shkruhet se për shkak të përshkallëzimit të aparteidit dhe terrorizmit sllavomaqedon mbi shqiptarët e pafajshëm, ka ardhur koha që të mendohet për organizimin e një kryengritjeje gjithëshqiptare, me qëllim që të luftohen të gjitha format e terrorizmit sllavomaqedon ndaj shqiptarëve të pafajshëm, të cilët, pa të drejtë janë përjashtuar nga Kushtetuta e IRJM-së si komb shtetformues, edhe pse për nga numri i tyre, shpehur në përqindjen statistikore, janë më shumë se "kombi" sllavomaqedon, edhe pse që nga viti 1945, e, edhe sot, më 2012, pushteti sllavomaqedon ka falsifikuar statistikat zyrtare të shqiptarëve në IRJM, si dhe ka bërë spastrim etnik të shqiptarëve, siç është Manastiri dhe qytetet e vdebnaimet e tjera, të populluara me shqiptarë.

Gjithashtu, pushteti aparteid sllavomaqedon, i cili sot, kinëse si "shtet demokratik" (duke terrorizuar dhe vrarë shqiptarë të pafajshëm vetëm se janë shqiptarë) po synon aderimin në NATO dhe në BE, afro një milion shqiptarëve të shpërngulur nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe të botës, nuk ua njeh shtetësinë sllavomaqedone, e as të drejtën e riatdheshimit të tyre në shtëpitë dhe në trojet e tyre etnike.

Mirëpo, nëse pushteti shtetëror i sotëm sllavomaqedon, i mbështetur nga disa politikanë satrapë shqiptarë, vazhdon politikën dhe praktikën e deritashgme të poshtërimit të shqiptarëve si qenie njerëzore dhe si komb, diskriminimin, aparteidin, brugosjen, torturat çnjerëzore, dënimet drakonike, terrorizmin, vrasjet, mohimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve, duhet të llogarit se durimit të shqiptarëve, tanimë i ka ardhur fundi. Shqiptarët nuk do të tolerojnë më që të rrahën, të torturohen, të terrorizohen, të vriten, të dënohen me nga 100 vjet burg vetëm se janë shqiptarë dhe, vetëm pse kërkojnë realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre, që të jenë të lirë dhe të barabartë me ligj, me kushtetut, si dhe me të gjitha marrëbeshjat dhe konventat ndërkombëtare, ashtu sikurse sllavomaqedonët, as më shumë, as më pak. Ndryshe, IRJM-ja e Titos dhe e titistëve të sotëm sllaboamedonë dhe shqiptarë, numëron ditët përpara një shthurjeje totale, ku shqiptarët, nuk do të pranojnë më kurrë që territorin dhe shtëpitë e tyre autoktone t'i ndajnë dhe t'i shrytëzojnë së bashku me kolonistët dhe terroristët vrastarë sllavomaqedonë, por do të jenë Zot në shtëpinë e tyre, të bashkuar me Kosovën dhe me Shqipërinë.

Ndërkombëtarisht, të sankcionohet terrorizmi sllavomaqedon!

-Ashtu sikur në çdo vend dhe, në çdo skaj të botës, edhe në Ballkan, duhet të luftohet dhe të dënohet çdo formë e ushtrimit të terrorit dhe të terrorizmit qoftë individuale, grupore, qoftë e organizuar dhe e institucionalizuar nga vetë shtetet sllavo-ballkanike, të cilat, këtu e 100 vjet më parë, janë dëshmuar si prodhuesit dhe zbatuesit më të mëdhenj të industrisë më të madhe dhe me rentabile të terrorizmit, të gjenocidit dhe të kolonializmit sllav mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike.

Si rrjedhim i një politike dhe praktike të tillë antihumane, antiligjore dhe anticivilizuese, e dënueshme në mbarë botën, por jo edhe në Ballkan për Serbinë e Madhe, për Greqinë, për Malin e Zi dhe për IRJM-në, amalgamë serbosllave kjo, e cila me ndihmën e fuqive të mëdha të dikurshme të Evropës (1878- 1912-1945-1999) ia arriti që ta copëtojë, kolonizojë dhe ta aneksojë më se gjysmën (mbi 50%) e territorit dhe të kombit të Shqipërisë Etnike.

Në këtë kontekst historiko-politik, duhet kërkuar motivet dhe shkaqet pse shqiptarët, edhe sot, në tokat dhe në shtëpitë e tyre, janë të kolonizuar, të copëtuar, të diskriminuar, të terrorizuar, pse vriten si "qenët endacakë" nga kolonizatorët e dikurshëm dhe të sotshëm sllavo-ballkanikë, e askush nuk dënohet dhe nuk jep llogari ligjore për krimet e tilla terroriste dhe ataviste?!

Pse shqiptarët, edhe sot (2012), në erën e integrimeve evropiane dhe të globalizmit, janë të detyruar, që të jetojnë nën "saçin e skuqur" të sundimit të huaj të egër kolonialist dhe hegjemonsit sllavoballkanik, ndonëse ndodhen në trojet e tyre etnike, të pushtuara nga sllavo-ballkanikët fqinjë (1878, 1912, 1913, 1914, 1915, 1918, 1945, 1990)?!

Pse nuk vlejnë të njëjtat standarde, kritere dhe parime të së drejtës everopiane dhe të asaj ndërkombëtare, që edhe shqiptarët të gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes, të jetojnë të lirë, të pavarur, të integruar në një shtet të përbashkët kombëtar, ashtu sikurse popujt e tjerë të Ballkanit?!

Pse, edhe pas Marrëveshjes së Ohrit (2001) po diskriminohen dhe po vriten shqiptarët në IRJM?!

Toleranca e terrorizmit dhe e gjenocidit sllav mbi shqiptarët, shpie në vrasjen e shqiptarëve dhe të destabilizimit të Ballkanit.

Këtë, kohëve të fundit, e provoi edhe vampirizimi i terrorizmit sllavomaqedon në Gostivar, në Shkup, në Tetovë, ku bandat paramilitare dhe terroriste të maskuara dhe të pamaskuara, vranë disa shqiptarë, plagosën, torturuan dhe rrahën 15 nxënës shqiptarë, si dhe dogjën flamurin shqiptar në qendër të Shkupit.

Të gjitha këto janë akte të patolerushme terrosite të sllavomaqedonëve, pavarësisht se kush i ka organizuar, mbështetur dhe kryer ato me prapavijë politike të urrjetjes nacionale, që të rrahen, të plagosen dhe të vriten shqiptarët.

Sipas www.preshevajone.com, të datës 28 shkurt 2012: "Vrasja e Besnik Shehapit (26) dhe e Imran Memetit (30) nga polici sllavomaqedonas, Jakim Trifunovski (ish-pjesëtar i forcave speciale "tigrat" dhe, tani pjesëtar i policisë kufitare të MPB-së) në një parking në rrugën "Kej Vardari" në afërsi të sallonit të mobiljeve "Montenegro" në Gostivar, më 28 shkurt 2012" , është akt terrorist, i motivuar mbi bazën e urrejtjes nacionale ngase Besniku dhe Imrani ishin shqiptarë, të cilët nuk kishin bërë kurrfarë vepre penale, që të vriteshin nga polici i egërsuar Joakim Trifunovski.

Ja, kjo "ishte mbrojtja" e drejtësisë, e rendit dhe e sigurisë publike sllavomaqedone nga ana e policit shovinist Joakim Trifunovskit, i cili shkrehu plumbat vdekjeprurës mbi Besnik Shehapin dhe Imran Memetin, se gjoja ata kishin parkuar gabimisht veturën e tyre në parkingun e theksuar. Po, edhe sikur të kishte qenë e vërtetë ajo, polici sllavomaqedon nuk ka pasur kurrfarë të dejte ligjore, që të vriste dy shqiptarë (Besnikun dhe Imranin).

Mirëpo, çfarë të bëjmë, kur shqiptarët në IRJM diskriminohen mbi çdo bazë (njerëzore, nacionale, politike, ligjore, kushtetuese, shtetërore... etj.), keqtrajtohen, torturohen, plagosen dhe vriten si "qenët në rrush" si thotë populli, e askush nuk përgjigjet për veprat e tilla kriminale dhe terroriste penale, që janë në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Mirëpo, në rastin konkret, respektimi i tyre dhe zbatimi i këtyre instrumeneve juridike ndërkombëtare vlen vetëm për sllavomaqedonët, jo edhe për shqiptarët e terrorizuar dhe të kolonizuar nga sllavomaqedonët, edhe pse janë në shtëpitë dhe në territorin e tyre autokton të Shqipërisë Etnike.

Pse shqiptarët në Maqedoni kanë pranuar një kompromis politik në dëm të së drejtës së tyre të vetëvendosjes, që të jetojnë në një shtet të përbashkët multietnik dhe pluralist me sllavomaqedonët, (duke pranuar që të mos e prishin ngrehinën artificiale shtetërore të Maqedonisë jugosllave të Titos, por që edhe në këtë shekull të jetojnë si vasalë dhe të huaj brenda mureve të hekurta të saj), të dalë nga Marrëveshja e Ohrit ( 13/08/2001), kjo nuk nënkupton se qeveria sllamaqedone dhe sllavomaqedonët kanë të drejtë që shqiptarët t'i diskriminojnë, t'i terrorizojnë, t'ua mohojnë liritë dhe të drejtat kombëtare, si dhe t'ua heqin të drejtën e jetës, vetëm se janë shqiptarë.

Së këndejmi, duhet të vëmë në dukje faktin se, mbrojtja dhe shpëtimi i ngrehinës artificilae multietnike dhe pluraliste i IRJM-së, sajuar nga titistët, kardelistët, rankoviqët, cërvenkovskit etj., edhe sot, janë në funksion të pasurimit dhe të sundimit karrierist të disa qarqeve të caktuara politike sllavomaqedone dhe shqiptare, jo koekzistenca paqësore, pajtimi, barazia, liria, drejtësia, demokracia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik i ndërsjellë sllavomaqen shqiptar.

Ky është qëllimi dhe imperativi kryesor i pushtetit sllavomaqedon shqiptar, që me çdo kusht ta ruajnë të paprekur ngrehinën e theksuar titiste, sepse kjo, në esencë është forma më oportune për mohimin e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve në Maqedoni. Kjo formë terrorizuese ua ka lidhur këmbë e duar shqiptarëve, që edhe në erën e integrimeve dhe demokracisë evroperëndimore, të jenë të detyruar të bashkëjetojnë me armiqtë terroristë sllavomaqedonë, të cilët shqiptarët i konsiderojnë dhe i trajtojnë si "element të huaj", edhe pse ata jetojnë në truallin e vet të Shqipërisë Etnike.

-Fajin kryesor, pse sot shqiptarët zyrtarisht "janë pakicë", jashtë Kushtetutës së IRJM-së, të pabarabratë mbi bazën kombëtare dhe shtetërore; pse u mohohet e drejta e vetëvendosjes; pse grupet e ndryshme terroriste sllavomaqedone po ushtrojnë terror dhe, pse po i rrahin, torturojnë, burgosin, dënojnë dhe, pse po i vrasin shqiptarët e pafajshëm, e kanë politikanët e dobët shqiptarë, të cilët janë "barrikaduar" në institucionet dhe në organet e ndryshme të qeverisë dhe të kuvendit të IRJM-së (1990-2012), të cilët të verbuar nga interesat e tyre egosite, grupore, klanore dhe partiake, të luftës së tyre karrieriste për pushtet dhe për pasurim sa më të madh, kanë braktisur interesin e përgjithshëm nacional dhe shtetëror të shqiptarëve.

Kjo është një nga shkaqet kryesore, pse sot shqiptarët në IRJM vriten, rrahen dhe, janë të nënshtruar, të diskriminuar dhe të terroizuar në të gjitha format e ekzistencës së tyre nga ana shtetit kolonial sllavomaqedon, sepse JANË TË PAMBROJTUR.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIQËSIA ANGLO-AMERIKANE: NJË ALEANCË NË TË CILËN BOTA MUND TË VARË SHPRESAT E VETANga FRANK SHKRELI (03.15.2012)
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëveSHQIPËRIA ÇFARË  PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.15.2012)
URIME NDËRKOMBËTARE ME RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI* (03.12.2012)
PREMTIMI I KLASËS SË MESME URBANE TË RUSISËNga KONDOLIZA RAJS, ish sekretare e shtetit e SHBA, "Washington Post" (03.10.2012)
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇINNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.08.2012)
Barometri diplomatikBASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, OSE NËN MBROJTJEN E PËRHERSHME TË SHBA-veNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.08.2012)
DOSJET E KOMUNIZMIT DHE YLBERI I DEMOKRACISE SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ  (03.07.2012)
PUTINI FITON - RUSIA HUMBNga FRANK SHKRELI (03.06.2012)
RTK KA MBETUR MEDIUM I MENDËSISË KOMUNISTE - PSE?!Nga Mr. Sc. NUE OROSHI (03.05.2012)
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]