VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR DO TA SHFRONËZOJË SHQIPËRIA JANULLATOSIN

Janullatos, është ORA për t'u kthyer përfare në Greqi!

Nga ARTUR VREKAJ


E Premte, 03.16.2012, 01:04pm (GMT1)


Gati 100 vjet Pavarësi për Shqipërinë. Plot 20 vjet me Janullatosin si shërbëtor të përbetuar të Megalidhesë! Fronëzimi i Janullatosit me 2 gusht 1992 në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare ishte një thikë në zemër për Shqipërinë dhe shqiptarinë! 20 vjet më parë besimtarët thërrisnin me fuqinë e shpirtit të tyre në ceremoninë e fronëzimit të tij emrat e Fan Nolit dhe Papa Kristo Negovanit si dhe tundnin Tiranën me këngën patriotike "Për mëmëdhenë".

Janullatos dhe të gjithë sahanlëpirësit e Athinës të lindur në Shqipëri, shqiptarë dhe shqiptaro-grekë apo dhe minoritarë grekë që krekosen Tiranës me kollare sa në Kuvendin Popullor të Tiranës sa në strofkën e Janullatos, sa në Omonia e në partitë e tyre që janë segmente të politikës së Athinës kanë për perëndi Janullatosin dhe bashkë me të në këto njëzet vjet na helmuan Shqipërinë e Jugut me eshtra e varreza greke në Këlcyrë e Bularat!

Na shkulen eshtrat e te pareve tane a prinderve shqiptare dhe i shiten per eshtra greke ne Kosine te Permetit. Perdhosen varrezat e Boboshtices e u ngriten ne kor ne mes te Korçes!

Na e bene Himaren e fshatrat perreth gjer te poshte ne Sarande si zone greqishtfolese!

Na perdhosen djepin e kultures ne mes te nates atje ne mes te Permetit karshi Rilindasit embleme te Identitetit Kombetar Naim Frasheri!

Ajo qe eshte me e keqja, Janullatos nuk e kupton dot se Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Dhe Janullatosi do ta luftoje me ç'te mundet! Dhe po e ben kete ne Shqiperi edhe kur e bekon klasa politike shqiptare e Tiranes nen masken se besimet fetare ne Shqiperi kane nje bashkejetese perfekte per hir te miresise qe kane shqiptaret me njeri-tjetrin e qe eshte per t'u marre shembull ne gjithe boten e trazuar.

Janullatos, është ORA për t'u kthyer përfare në Greqi!

Shqip, eshte ora e shfronezimit tend, se Shqiperia nuk ka mbetur rrugeve te na predikosh greqizimin e Shqiperise se Jugut! Shqiptaret besimtare le te ngrihen si asnjehere e te bojkotojne sherbesat e Janullatosit si dhe te kerkojne qe ne krye te Kishes Ortodokse shqiptare te jete nje prift me kombesi shqiptare. Shqiperia e para 100 vjeteve e fliste ne shqip gjuhen e zotit! Kurse sot jane me mijera besimtare ortodokse qe kane ne gjak shqiptarine dhe ne krye eshte greku Janullatos.?! Ky peshqesh vjen ere qelbi prej Athine me bekimin e Tiranes zyrtare.

A e dini se Kisha Ortodokse shqiptare e Fan Nolit ne Amerike lindi si perdhune e mosvarrimit te nje djaloshi shqiptar ne kishen greke te Worcester, Massachusetts? Po keta greke ne Amerike dhe ne Greqi bene c'eshte e mundur te rrezonin kishen e Nolit ne Amerike, te helmonin e thernin a vrisnin ne mes te dites nje nga nje prifterinjet shqiptare qe predikonin ne Shqiperine e Jugut dhe ne Çameri. Kete veprimtari antishqiptare te paster fare, 80 vjet me pas ,me nje strategji te holle e te dokumentuar me marreveshje shteterore greko-shqiptare nga me famekeqet ne historine e diplomacise ndershteterore po e frymezon e organizon Janullatosi. Janullatos nuk eshte i perjetshem por varret e grekeve i nguli aty ne Shqiperi qe greket e Athines te vijne me vrap e te nderojne ushtaret e tyre qe luftuan italianin ne toke te huaj per ta! Por qe greket e Athina do ta shesin se bijte e tyre luftonin per Epirin e Veriut, per token ame!

Po historia e Rilindasve tane pse duhet perdhosur deri ne kete fare feje sa te na behet gjaku uje kur ne e kemi idhull te shqiptarise Rilindjen Kombetare. Qe nga Amerika erdhen vullnetaret me komandant Aqif Permetin dhe shembulli tjeter çeta e komanduar nga vete At Stath Melani qe luftuan me arme ne dore per te mos lejuar copetimin e Shqiperise se Jugut!

Shqiptaret, arvanitasit historikisht dhane jeten per pavaresine Greqise dhe Greqia moderne i perndoqi si hije dhe i shkombetarizoi me ligj 300 komunitete arvanitase.

Shqiperia ka qene e varfer, e dobet nga fuqia ushtarake por kurre nuk fjeti gjume per Identitetin Kombetar shqiptar as edhe per teresine tokesore te saj. Perse duhet ti themi: Amin! dores se zeze te Janullatos dhe Athines qe e ka prioritet varesine e Shqiperise nga ajo?

Tirana zyrtare s'duhet ta firmoste marreveshjen e Athines per ngritje e varrezave greke ne toke shqiptare! Ashtu sic u firmos Kuvendi Popullor duhet ta rishikoje me ligj qe te c'varrose varrezat e greke ne Shqiperi ashtu sic Italia erdhi e mblodhi eshtrat e ushtareve te saj. Ky eshte sherbim ndaj Shqiperise Republike dhe shtetit te pacenuar shqiptar!

Janullatos dhe Athina kane blere me ca euro te qelbura Fronin e Kishes Ortodokse Shqiptare te Tiranes per tju kundervene per here te Dyte Rilindjes Kombetare shqiptare atyre patrioteve qe nuk fjeten gjume gjer sa e bene Shqiperine te Pavarur.

Me kete klase politike qe ka Shqiperia Janullatosi e hedh vallen si te doje kunder interesave kombetare shqiptare dhe Identitetit Kombetar shqiptar.

Nuk ka asnje arsye pse t'ja marrim per ters kur Janullatos nuk kisheron prifterinjte shqiptare si At Stath Melani apo te tjere qe c'kisheroi para dhe pas vrasjes vete dora e kishes greke 100 vjet me pare. E çuditshme! Prape duhet ti lutemi nje greku kete radhe ne zemer te Shqiperise te na kisheroje atdhetaret e Shqiperise sepse i c'kisheroi, vrau, persekutoi vete kisha greke, kisha qe po i sherben me devotshmeri Janullatos. Ndaj Kisha Ortodokse Shqiptare gjer sa te kete Janullatos ne krye eshte dege e Kishes Ortodokse Greke! Pra ia heq legjitimitetin, sepse ne shqiptaret s'mund ta adoptojme kombesine e Kolonelit Janullatos nga greke ne shqiptare!

A ka mbetur ndergjegje kombetare nder shtetaret e Tiranes qe ende shtrengojne doren e Janullatos!

A e mendoni se ne tribune apo ne takime protokollare per festimin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise do te ulet prane udheheqesve shqiptare edhe hiresia e tij Janullatos helmi i shqiptarise per 20 vjet!

Janullatos eshte Kali i Trojes dhe po e perdor punen e zotit per te mbetur si nje nga heronjte e Greqise moderne per te vene ne jete Megalidhene!

Shqiptare mos flini, Janullatosi nuk fle! Prandaj ngrihuni me cdo menyre, percilleni sa me pare sepse edhe Kisha Ortodokse duhet te flase shqip me qellim qe kete 100 - vjetor te Pavaresise se Shqiperise ta gezojme si shqiptare me fene tone te perbashket Shqiptarine te cilen nuk e honeps dot Anastas Janullatos.

Kur Janullatos e thote hapur se nuk e kupton shqiptarine atehere perse ne e mbajme peshqeshin e Athines akoma edhe pas 20 vjetesh?

Grekofobia eshte e pakurueshme gjer sa Janullatosi ha buken e shqiptareve dhe punon kunder shqiptareve!

ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.