VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Barometri diplomatik

SHQIPTARËT E KOLONIZUAR NUK MBROHEN ME ZERO DIPLOMACI!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Djelë, 03.18.2012, 09:39am (GMT1)

*** Të drejtat dhe liritë e shqiptarëvejashtë kufijve të Shqipërisë londineze (1913), mund të respektohen dhe të mbrohen vetëm në qoftë se zbatohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Preambula dhe Neni 8, Pika 1). Ndryshe, me procedure të shkurtër, duhet tëndryshohet ajo Kushtetutë, në mënyrë që të mos gënjehen dhe të mos mashtrohennë vijimësi shqiptarët, të cilët që ngaviti 1912, ende jetojnë si robër dhe si plaçkë e sundimit të egër kolonial të shteteve fqinje (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia).

-Ata që e shkelin Kushtetutën e Republikës sëShqipërisë, nuk e kanë vendin në Qeveri as në Parlament e as në Presidencë, por jashtë tyre.

*** Edmonda Haxhonasto dhe Nikolla Popovski të një mendjeje"diplomatike" : " Incidentet nuk ndikojnë në raportet Shqipëri Maqedoni".(Shih: www.lajmpress.com/16/03/2012).

-Jo,jo, o Z. Haxhinasto, vrasja dhe terrorizimi i shqiptarëve, si dhe djegja edisahreshme e flamurit shqiptar në Maqedoni nga harangat paramilitare epolicore sllavomaqedone (nga individë agrupe), nuk janë "incidente" të rastësishme, por akte tëshëmtuara barbarike të qëllimshme dhe anticivilizuese antievropiane, të kryerambi bazën nacionale dhe fetare kundër shqiptarëve, pas së cilave qëndronpolitika plakë dhe e re raciste dheshoviniste sllavo-maqedone e urrejtjes,e diskriminimit dhe e spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e tyreindigjene, rrënjët e së cilës datojnë që nga zhvillimi i luftërave ballkanike (1912-1913), e, edhe sot, në dekadën edytë të shekullit XXI(2012).

Ndoshta, sipas "syzave diellore" të politikanëve dhe diplomatëve shqiptarë të kallëpit tëHaxhi Nastos nga Tirana, një politikë e tillë sllavomaqedone antishqiptare (që në thelb ka luftën shekullore të pushtimit të territorit shqiptar,vrasjen, terrorizimin, arrestimet, heqjene së drejtës së lirisë, burgosjen dhedënimin me nga dhjetra vite burg të rëndë të shqiptarëve) ka vetëm përmbajtjetë "incidenteve të izoluara" siçishte rasti i Gostivarit, dhe i 15nxënësve të tjerë shqiptarë, të sulmuar në autobusin e linjës 58 nga 20 fallangistë të maskuar maqedonë, si dhedjegja e flamurit shqiptarë nga një "organizatë e krishterë" terroriste?!

Mirëpo, pavarësisht nga një konstatim i tillë igabuar antidiplomatik i i dy kryediplomatëve të theksuar Popovski Haxhinasto,kjo nuk është e vërtetë, sepse edhe rastet e fundit të egërsimit të individëve dhe të grupeve të maqedonëve ndajshqiptarëve, sui generis kishin karakter të akteve terroriste, të cilat janë tëdënueshme sipas të gjitha marrëveshjeve, protokolleve dhe rezolutavendërkombëtare.

Jo "incidente", por akte terroriste me"fener"!

Pse ministri i Jashtëm i Maqedonisë, NikollaPopovski, vrasjen e dy të rinjve shqiptarë në Gosdtivar nga një policsllavomaqedon, si dhe rrahjen dhelëndimet e 15 nxënësve shqiptarë në një autobus në Shkup, si dhe djegjen eflmaurit shqiptar nga një "Oganizatë ekrishterë", i ka cilësuar si "incididente" (që do të thotë si ngjarje të rastit), është në interesin e shpëtimit të"lëkurës" së politikës dhe të diplomacisë së Maqedonisë përpara opinionitpublik vendor dhe, në veëçanti të atij evropian dhe ndërkombëtar, në mënyrë qëtë mos marrë ndonjë "karton të kuq" nga BE-ja, nga NATO-ja dhe nga Amerika, sepse Maqedonia endeëndërron se një ditë, do bëhet anëtare e BE-së dhe e NATO-s. Mirëpo, një ëndërre këtillë, kurrë nuk do t'i plotësohej shtetit maqedon derisa shqiptarëve nëMaqedoni ua mohon të drejtën e identitetit kombëtar dhe tëdrejtën e vetëvendosjes së brendshme ( minimumin e kërkesës legjitime dhe tëdrejtë të shqiptarëve), që të jenë të barabartë me maqedonët.

Mirëpo, si në aspektin njerëzor, human, kombëtar, politik dhe diplomatik, është e çuditshme dhe naivese si ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto është pajtuar mehomologun e tij, Nikolla Popovski, që aktet kriminale dhe terroriste të fundit të harangavesllavomaqedone kundër shqiptarëve, t'i kualifikojë si " incidente"?!

Kjo është " diploamcia preventive"? Jo, kjoështë zero diplomacia e haxhinastove, ecila njësoj, sikurse diplomacia maqedonesynon, që një ditë të shkretë, të bëhet anëtare e BE-së, në kurriz të sakrifikimittë drejtave legjitime, kombëtare, territoriale dhe historike të shqiptarëvebrenda kufijve natyrorë të Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, fatkeqësisht si diplomacia e Shkupit,ashtu edhe ajo Tiranës, nuk do t'ia arrijnë kurrë një objektivi të tillë tëpërbashkët (që sa më parë të aderojnë në BE) në kurriz të shqiptarëve tëterrorizuar dhe të kolonizuar nga ana e pushtetit aktual sllavomaqedon.

Duke njohur standardet dhe kriteret procedurale të BE-së së pranimit të anëtarëve të rinj, nuk ma thotë mendja se,me një bagazh të këtillë kolonial ndërshtetëror, BE-ja, do t'ua hapë dyertShqipërisë dhe Maqedonisë, pavarësisht " nga të njëjtat synime euroatlantike", që i ushqejnë këto dy vendeballkanike, siç janë kryediplomatët, Edmond Haxhinasto dhe Nikolla Popovski nëtakimin e tyre të përbashkët në Shkup. më 16 mars 2012.

Duke qenë se sipas Haxhinastos dhe NikollaPopovskit "Shqipëria dhe Maqedonia kanë të njëjtat synime euroatlanike",atëherë, për të realizuar këtë aspiratë integruese evropiane, Shkupi dhe Tirana, para së gjithash, duhet takenë të njëjtin objektiv dhe preokupim ligjor, kushtetues dhe demokratik,që të paktën (minimum), shqiptarëve nëMaqedoni, t'ua njohin të drejtën e vetëvendosjes së brendshme, që do tëthotë, me ligj dhe me kushtetutë, shqiptarët, të jenë element kombformues dheshtetformues, ashtu sikurse maqedonët.

Vetëm kjo alternativë e ligjshme, edrejtë, realiste, demokratike dhepaqësore, është rruga më e shkurtër dhe më racionale, që Maqedonisë dhe Shqipërisë ua hap dyert e BashkimitEvropian (BE).

Ndryshe me "inicidente" të tilla vrastare dheplagosëse të shqiptarëve nga ana e bandave terroristëve sllavomaqedonë,Maqedonia vetëvetiu, do t'ia shkurtojë të drejtën e integrimit të saj nëstrukturat evroatlantike (BE dhe NATO), pavarësisht se e ka edhe ndihmën ediplomacisë së Tiranës zyrtare të Edmond Haxhinastos, ashtu siç pohoi homologui tij, Nikolla Popovski.

-Të mira janë drekat dhe darkat diplomatikezyrtare (në kurriz të mohimit tëdrejtave të shqiptarëve) mes Tiranës dheShkupit, por të hidhura dhe të mjerueshme-"kafshatë që s'kapërdihet..." ZERO,ZERO, është rezultati i tyre, kur është fjala për statusin e pazgjidhurkolonial të shqiptarëve, jo vetëm nëMaqedoni, por edhe në Greqi, në Serbi dhe në Mal të Zi (1912-2012).

Mirepo, derisa shqiptaret te terrorizohen dhete vriten si "qenet ne rrush" nga regjimet e shteteve kolonialiste dheimperialiste fqinje sllave (1912-2012), pa dhene llogari askush per lirine,ekzistencen dhe jetet e tyre, politikanetdhe diplomatet europiane te Tiranes,zyrtare nuk kane te drejte te mburren ne sy te botes, se qe njezet vite (1992-2012) "kanekontribuar shume" per zgjidhjen estatusit kolonial te shqiptareve jashte kufijve te Shqiperise londineze (1913). Perkundrazi, si rrjedhim i zero politikes dhe i diplomacisesë tyre (1992-2012), parashtrimi, shqyrtimi, rinderkombetarizimi dhe zgjidhjae ceshtjes kombetare shqiptare dhe e Shqiperise Etnike ne Ballkan, ka ngelur jovetem "limbo", por edhe "molle e ndaluar", ashtu sikurse ketu e 100 vjet mepare, ne "meshiren" dhe ne "listen e deshirave" te "koncerteve", te koncepteve dhe te interesave te vjetra dhe te reja strategjike te ruajtjes se EKUILIBRIT dhe te REALPOLITIKES se marredhenieve te fuqive te medha evropiane.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.