E Martë, 03.19.2024, 11:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ  


E Martë, 03.20.2012, 10:09am (GMT+1)

Përpara disa ditësh vdiq John Demjanjuk, në moshën 92 vjeçare, i dënuar si kriminel nazist, paçka se nuk e pranoi asnjëherë fajin duke thënë se ishte vetë një viktimë eNazizmit.

John Demjanjuk lindi e u rrit në një fshat të Ukrainës në një kohë kur vendi tronditej nga kriza e urisë dhe spastrimet e Stalinit. Me fillimin e Luftës të dytë Botërore atë e mobilizojnë me trupat e Ushtrisë të Kuqe, ku plagoset dhe pasi e kthejnë përsëri në front kapet peng nga forcat gjermane, të cilat pastaj e detyrojnë që të punojë në kampin e shfarosjes Sobibor, si një "Roje burgu" "” rangu më i ulët i atyre të burgosurve që pranonin të bashkëpunonin me trupat SS, por mjaftueshëm për ta dënuar dhe etiketuar si kriminel nazist.

Me mbarimin e Luftëstë Dytë Botërore John Demjanjuk emigron në SHBA, merr shtetësinë amerikane dhe ndërton atje jetën deri kur, më 1983, e zbulojnë si "kriminel lufte", kohë prej nga filloi një gjyq që zgjati 30 vjet dhe nuk rezulton të ketë mbaruar ende -ku John Demjanjuk gjykohet në tri kontinente, në SHBA, Izrael dhe Europë dhe në maj të 2011 dënohet nga gjykata e Mynihut në Bavierë me 5 vite burg pas 18 muaj gjykimi e 90 seancash. Në Mynih ai u dërgua në një shtëpi pleqsh muajt e fundit si i sëmurë terminal, ku edhe vdiq më 17 mars, duke mos e pranuar asnjë herë fajin. Në gjyqin kundër John Demjanjuk nuk pati asnjë dëshmitar që të vërtetonte se ai kishte qenë roje në kampin e shfarosjes. E vetmja provë ishtenjë kartë identiteti SS për të cilën John Demjanjuk insistonte se ishte një fallsifikim sovjetik i KGB-së.

Yehuda Bauer, një historiani Holokasutit nga Jeruzalemi tha se "Rasti i John Demjanjuk ilustron parimin se, edhe kur është fjala për një kriminel nazist të rrangut më të ulët, ai duhet të gjendet dhe të dënohet. Rëndësia nuk është tek dënimi apotek koha që duhet të mbahet në burg një person i tillë, e rëndësishme është që krimi të vijë në vemendjen e opinionit publik." Ndërsa Dieter Graumann,presidenti i Këshillit Qendror të Hebrejve në Gjermani me vdekjen e JohnDemjanjuk shtoi se "Një vdekje është tragjike, por në rastin konkret duhet thënë se ishte e rëndësishme gjykimi dhe dënimi i tij, sepse drejtësia nuk e njeh statusin e kufizimit të dënimit për shkak të moshës dhe mosha e madhe nuk e mbronte dot John Demjanjuk nga dënimi. Kjo nuk ishte hakmarrje por drejtësi," shtoi ai.

John Demjanjuk vdiq i vetëm larg familjes dhe fëmijëve të cilët jetojnë si shtetas amerikanë në Clevelend të SHBA. Ai i shpëtoi dënimit me vdekje në Izrael, sepse u konfondua me një tjetër kriminel që kishte kryer masakra në kampin famëkeq të Treblinkës.Atij iu hoq dy herë shtetësia Amerikane dhe u dëbua nga Amerika dhe rasti i John Demjanjuk u komentua edhe nga drejtësia e SHBA, si një reflektim i vendosmërisë së qeverisë amerikane për t'i sjellë kriminelët e luftës përpara drejtësisë, pa marrë parasysh se Demnjanjuk asnjëherë nuk e pranoi se kishte qenë "Roje burgu" në kampin e shfarosjes Sobibor. Të vetmin "faj" që pranoi ishte se kishte gënjyer kur kishte thënë se kishte lindur në Sobibor të Polonisë në vend të fshatit të tij në Ukrainë, nga frika se e kthenin mbrapsht.

E solla shembullin e John Demjanjuk, si një rast i trishtë, për të hedhur një paralele me nomenklaturën e shtetit komunist shqiptar që kreu genocid për 50 vite rresht, ndërkohë që edhe sot e kësaj dite për atë periudhë të zezë të historisë nuk ekziston asnjë fajtor, asnjë gjyq dhe asnjë gjykim apo dënim.

Rasti i John Demjanjuk dëshmon se si Gjermania distancohet nga e shkuara kriminale, ndërsa në Shqipëri e shkuara diktatoriale gjatë këtyre 20 viteve tranzicion është krejtësisht temë tabu, dhe Shqipëria rezulton një vend ku nuk ka ndodhur dekomunistizimi si proces i kapërcimit të trashëgimisë kriminale përmes dënimit të krimeve dhe pastrimit të aparatit shtetëror. Dekomunistizimi është i ngjashëm me denazifikimin, i cili iu kërkua Gjermanisë me detyrim prej Perëndimit, ndryshe nga dekomunistizimi i cili është penguar nga pseudoelitat e periudhës totalitariste në Shqipëri, ku krimet as nuk dënohen dhe as nuk zbardhen dhe ku ish eksponentët e diktaturës edhe sot e kësaj dite kanë pushtuar pika kyçe të administratës politike.

E djathta akuzon të majtën se është bërë strehë e vijimësisë së ish nomenklaturës përmes bijve dhe nipave, ndërsa e djathta vetë është bërë strehë e njerëzve me dosje dhe ishzyrtarëve të lartë të regjimit komunist.

Dhe pikërisht këtu qëndron shkaku i vërtetë se përse Shqipëria është vendi me një tranzicion kaq të mundimshëm, kur vendet e ish bllokut lindor tashmë kanë kohë që janë anëtare të BE-së dhe NATO-s.

Dënimi dhe zbardhja e krimeve të diktaturës komuniste është kthyer e rikthyer këta njëzet vjet me dhjetëra herë në qendër të debateve të qarqeve politike dhe opinionit publik,por pengesë kryesore në fakt është bërë vetë politika e cila ka probleme me të shkuarën e saj, duke mbajtur peng të ardhmen e shqiptarëve.

Jemi i vetmi vend në Europën Lindore që kemi rehabilituar pas 1997 ish eksponentët e diktaturës pas gjyqeve qesharake për kafe, ndërsa janë mbyllur sytë përpara krimeve kundër njerëzimit, genocidit dhe shfarosjeve pa gjyq të kundërshtarëve politikë dhe persekutimit të familjeve të tyre, të ekzekutuara për gjysmë shekulli nga regjimi komunist.

Jemi i vetmi vend ku njerëzit me dosje kanë 20 vjet që janë në majat e pushtetit politik e mediave,dhe klasa politike bën veshin shurdh ndaj të gjitha kërkesave e orientimeve që vijnë nga Perëndimi për të hedhur dritë mbi periudhën më të egër atë të terrorit komunist.

Jemi i vetmi vend ku edhe sot e pas njëzet vjetësh pjesa më e madhe e shtresës së të përndjekurve politikë, viktimat më tragjike të diktaturës, kanë shkuar në atë botë pa u dëmshpërblyer as moralisht dhe as materialisht dhe në administratën shtetërore, në parlamentin e Shqipërisë e në qeveri ushtrojnë aktivitetin eksponentë me hipoteka prej sistemit totalitarist.

Jemi i vetmi vend ku nuk kemi ligj që i dënon krimet e diktaturës komuniste, ku nuk kemi ligj që i merr në mbrojtje, ua jep pafajësinë, i rehabiliton viktimat e regjimit totalitarist.

Jemi i vetmi vend ku nuk kemi ligj që të kërkojë pastërtinë e figurës së zyrtarit publik, ku Ligji i Lustracionit u përgatit në mënyrë selektive, si mënyrë për hakmarrje por jo për të vënë drejtësinë në vend..

Jemi i vetmi vend në Europën Juglindore ku drejtësia nuk ekziston, ku fajtori nuk ndëshkohet, duke rrezikuar kështu sistemin dhe themelet e shtetit të së drejtës, ku historia e periudhës totalitariste nuk zbardhet, ku nuk ekziston asnjë muzeum i diktaturës, asnjë datë zyrtare, asnjë monumet që flet për tragjedinë kombëtare, ku data e rrëzimit të diktaturës kujtohet vetëm nga një parti, ku elitë ka mbetur ajo që gjatë diktaturës ka qenë superstruktura e regjimit, që vazhdon t'i mbajë të pushtuara vendet kyçe dhe më e keqja është se ka mbetur po aq dogmatike dhe persekutuese sa ka qenë në kohën e diktaturës, sepse korifejtë e kulturës shqiptare vazhdojnë të torturohen, të rivriten e të mbahen të burgosur në burgjet e ndërgjegjes së ndyrë të politikës, sepse janë të mbuluar nga heshtja dhe indiferenca që merr kontekst kriminal.

Jo më kot një ish historian i regjimit komunist, kunat i njërit prej xhelatëve kryesorë të diktaturës, Arben Puto, në moshën 88 vjeçare ka dalë me një libër ku i rietiketon si tradhtarë e kuislingë Konicën, Fishtën e Koliqin, ashtu si veproi për gjysmë shekulli terrori komunist. Jo më kot, gjatë njëzet vjet tranzicion nuk është bërë as përpjekja më e vogël për të rishkruar historinë nën dritën e fakteve apo për të rehabilituar personalitetet e artit dhe kulturës, të vrarë apo ekskomunikuar gjatë diktaturës, përkundrazi i kanë ridënuar përmes indiferencës dhe heshtjes. Me heshtje mbulohen dhe veprimtarët antikomunistë jashtë atdheut. Me luftë politike dhe me presion të të gjitha ngjyrave shpërblehen intelektualët e angazhuar që nuk e pranojnë këtë farsë politike, ku gjithçka ka mbetetur në mëshirën e fatit, me destinacion harresën kolektive.

Gjithçka ka mbetur në mëshirën e fatit. Jo më kot e përjashtuan nga politika Pjetër Arbnorin, i cili për nga vuajtjet që kishte hequr e tejkalonte Nelson Mandelën dhe duhet të ishte Nobelist i Paqes. Politika bëri gjithçka që t'i fshehë krimet. Pjesa më e madhe e viktimave nuk jetojnë më. Viktimat e terrorit komunist u përdorën nga politika vetëm për farsa elektorale, sepse politika vetë u komprometua duke vendosur në krye të drejtësisë njerëz të inkriminuar, siç është rasti i Fehmi Abdiut dhe sot të gjitha palët pranojnë se nuk ekziston drejtësia por nuk e pyesin kurrë veten se përse nuk egziston kultura e ndëshkimit të fajit.

Denoncimi i krimeve të komunizmit është bërë në mënyrë spontane nga viktimat vetë, apo familjarët e tyre me sakrifica të panumurta, siç është rasti i priftit françeskan Zef Pllumbi me librin e tij "Rrnoj për me tregue" dhe jo nga shteti. Dhe ata intelektualë që kanë ndërmarrë nisma në favor të dënimit të krimeve janë ekskomunikuar nga njerëzit e ish diktaturës që kanë njëzet vjet në rradhët e të djathtës.

Për qëndrimin mohues që ka mbajtur klasa jonë politike ndaj asaj tragjedie kombëtare që ka ndodhur në Shqipëri për pesëdhjetë vjet, meriton që të largohet nga politika, sepse, pa u vënë drejtësia në vend, në Shqipëri nuk mund të vendoset shteti i së drejtës.

E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të mbetet në duart e politikanëve të komprometuar gjatë periudhës së diktaturës. Shqipëria duhet të distancohet nga e djeshmja diktatoriale përmes dënimit dhe zbardhjes së krimeve, hapjes së dosjeve dhe largimit nga politika të emrave të konsumuar.

Rasti i John Demjanjukut është shembulli i asaj që do të duhej të kishte ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre njëzet viteve tranzicion, ku në fakt Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha kanë mbizotëruar skenën mediatike si shprehje e pushtetit të tyre të nëndheshëm ndaj politikës.

Nuk flitet për hakmarrje, flitet për drejtësi, e cila duhet të vihet në vend, aq më tepër kur sot Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, që e bën jo vetëm të jetë një vend i privilegjuar, por edhe të jetë i obliguar për të përmbushur detyrime e plotësuar standarte.

Nuk mund të ketë harresë, nuk ka harresë të krimeve, nuk harrohet terrori i diktaturës për gjysmë shekulli. Ka kujtesë, sepse vetëm duke kujtuar, ne nuk do të lejojmë që të ripërsëritet historia, sepse duke kujtuar viktimat e diktaturës, duke kujtuar se si një populli i gjithë u kthye në një viktimë të një grushti njerëzish, ne do të njohim vlerat e vërteta të demokracisë, që bën të funksionojë meritokracia dhe kërkon si domosdoshmëri njerëzit më të përkushtuar dhe me integritet të pastër.

Këtu nuk është fjala për interesat e njërës palë, këtu bëhet fjalë për interesat kombëtare të të gjithë shqiptarëve, që brezat e ardhshëm të kenë një shtet i cili u garanton atyre një jetë të qetë e të sigurt, sipas standardeve të sistemit demokratik.

Prandaj klasa politike e ka për obligim të vendosë drejtësinë dhe asnjë shqiptar nuk duhet të ketë frikë nga drejtësia.

Nuk do të ketë më harresë, harrim për hir të një pakice të komprometuar, por do të ketë bashkërendim pluralist dhe bipartizanizëm për të vendosur pikat mbi "i". Ne shqiptarët nuk kemi asnjë arsye që të mbetemi robër të krimeve të kryera nga nomenklatura e kuqe, as peng i politikanëve me ndërgjegjë këllirë, të cilët shkaktuan drama kombëtare për interesa vetjake edhe gjatë këtyre njëzet viteve tranzicion.

Tani është koha e rizgjimit kombëtar. Vetëm duke qenë bashkë. Asnjëri prej nesh nuk është i tepërt. Ku mund të amnistohen vetëm ata që hedhin dritë dhe i bashkohen lëvizjes për rizgjimin kombëtar, që nis duke dënuar dhe zbardhur krimet, duke rehabilituar viktimat përmes shtetit të së drejtës dhe duke e kthyer në prioritet të prioriteteve integritetin e zyrtarit të lartë të administratës publike, përmes Ligjit të Lustracionit, jo si mjet të politikës për të larë hesapet, por si metodologji për të sjellë në krye të institucioneve shqiptarët më të mirë. Ligji i Lustracionit ndëshkon personat përgjegjës dhe assesi viktimat. Viktima janë edhe ata që nën torturë u detyruan të bashkëpunojnë, porse e vërteta duhet të zbulohet lakuriq. Jo si instrument plagosës, sepse boll jemi të plagosur, por si mjet shërues, rehabilitues. Sepse si thotë Buda as hëna, as dielli dhe as evërteta nuk mund të fshihen, apo si thotë i madhi Vaclav Havel se "E vërteta dhe dashuria duhet të triumfojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjet''. Ky është objektiv strategjik kombëtar i shqiptarëve, që ne gazetarëve na vendos të parëve përpara përgjegjësisë.

©

Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve

SHQIPËRIA ÇFARË  PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm

20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm

Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT

- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"JAVA QË NDRYSHOI BOTËN’’40 VJETORI I VIZITËS SË PRESIDENTIT NIKSON NË KINËNga FRANK SHKRELI  (03.20.2012)
HARRESË EDHE MIDIS VARRESHKam varrosur Kristo KirkënNga AMIK KASORUHO (03.20.2012)
SERBIA TALLET ME STATUSIN E KANDIDATITNga SHABAN MURATI (03.19.2012)
Barometri diplomatikSHQIPTARËT E KOLONIZUAR NUK MBROHEN ME ZERO DIPLOMACI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.18.2012)
Jo Refren i Ri i Një Kënge të Vjetër!POLITIKA SHQIPTARE E KA MBUSHUR KUPËNNga ILIR HYSA (03.17.2012)
KUR DO TA SHFRONËZOJË SHQIPËRIA JANULLATOSINJanullatos, është ORA për t'u kthyer përfare në Greqi!Nga ARTUR VREKAJ (03.16.2012)
Barometri diplomatikJO KRYENGRITJE, POR BASHKIM ME NËNËN SHQIPËRI. KY ËSHTË ILAÇI SHËRUES KUNDËR TERRORIZMIT SLLAVOMAQEDON!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.16.2012)
MIQËSIA ANGLO-AMERIKANE: NJË ALEANCË NË TË CILËN BOTA MUND TË VARË SHPRESAT E VETANga FRANK SHKRELI (03.15.2012)
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëveSHQIPËRIA ÇFARË  PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.15.2012)
URIME NDËRKOMBËTARE ME RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI* (03.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]