VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ME BESLIDHJE KASTRIOTIKE DREJT SHQIPËRISË ETNIKE... APO MALLIN E SHKRETË E HANË KUAJT E VERBËRNga Mr. sc. NUE OROSHI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ME BESLIDHJE KASTRIOTIKE DREJT SHQIPËRISË ETNIKE... APO MALLIN E SHKRETË E HANË KUAJT E VERBËR

Nga Mr. sc. NUE OROSHI


E Martë, 03.20.2012, 05:14pm (GMT+1)

Mallin e shkretë e hanë kuajt e verbër. Me këtë thënie filozofike të traditës sonë kombëtare po e filloj një shkrim analitik të gjendjes së përgjithshme që sot paraqitet në trojet etnike shqiptare. Në vend që sot o kurrë ne shqiptarët të lidhemi rreth Beslidhjes Kastriotase, ne jemi më të përçarë se kurrë. Në vend që të gjithë së bashku pa dallim, partie, feje, krahine apo ideje - te lidhemi së bashku për t'i respektuar parimet e shenjta kombëtare, komb e fe, besë e burrni, dhe, për të lufutar në çdo moment që vendin tonë, Arbërinë e Kastriotit ta kthejmë tek ndërgjegjja Kastriotase, një pjesë bukur e madhe e shqiptarëve e bëjnë të kundërtën.

Ata fatkeqësisht janë te zhytur thellë në bërjen e pabesisë, si, në korrupsion, krime të organizuem, antikastriotizem, e çka jo tjetër. Ngjarjet e fundit në trojet e Arbërisë gjithnjë e më tepër po tregon se liburnia shqiptare e ka marrë tatpjetën dhe krerët e politikës shqiptare në vend që të jenë në, krye të saj ata qëndrojnë dikund në bisht të saj, duke e pritur momentin që të hudhen në det, së paku që vetë të shpëtojnë, pa u interesuar fare për pasagjerët apo udhëtarët që gjinden mbrënda saj.Në Iliridën shqiptare, sllavo maqedonasit vrasinë dy të rinjë me të vetmin qëllim, se janë shqiptarë. Rrahin me dhjetëra të tjerë dhe djegin flamurin e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dykrenare, ndërsa udhëheqësi i liburnies shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, bën sikurse këto ngjarje të kishin ndodhur në Kubë, Indi,Bangladesh apo në Australinë e largët.Duke mos e prishur fare muajin e mjaltit Politik, që po e kalon me shovenistët sllavomaqedonë, që s'u nginë asnjëherë me gjak shqiptari. Edhe në Dardaninë Antike, që pas betejës së Kosovës 1389, u emërua me emrin Kosovë, situata nuk është aspak më e mirë. Serbët e karpateve pas suksesit diplomatik të tyre, që arritën t'i fusin në rrugë pa krye udhehqësit e Liburunies Shqiptare në Kosovë që të pranonjë humbjen e shtetësisë së Kosovës, duke pranuar rezolutën 1244, ata marrin hapin tjetër, duke paralajmëruar edhe zgjedhjet në Veri të Kosovës. Zgjedhjet në një shtet të huajin (për ta) por që ata e konsiderojnë si të tyre. Këtë e bëjnë, sepse në veri të Kosovës shqiptarët e kanë lënë vendinë shkret. Dhe, këtë vend, tani të shkret, kanë filluar ta kullosin kuajt e verbër serbë. Dhe, ky vend që u la shkret nga shqiptarët dhe nuk po mbrohet fare nga politika e Kosovës, është një vend i cili ka nëntokën e pasur me minerale të shumta, që nga ato minerale do të nxirren: ari, argjendi, plumbi dhe shumë gjëra të bukura dhe me vlerë të tokës tonë të bekuar, që na i fali i madhi zot, e që ne në tokë, nuk po mundohemi ti mbrojmë fare ato. E mos të flasim për Liqenin e Ujmanit (Gazivodës) i cili me ujë e furnizon gjysmën e më tepër të Kosovës. Në mendje më sillen fjalët e mikut tim atdhetarit e studiuesit Avni Bilalli, i cili në një bisedë me të, më thot:"O Nue Oroshi, nëse politika shqiptare në Kosovë lëshon pe dhe bën koncesione me këtë pjesë të Kosovës, atëherë ne dhe pasardhësit tonë me miljona euro do ta blejmë ujin e krojeve tona të bekuara". Politika shqiptare në Kosovë asesi nuk e muar parasyshë propozimin e mikut të madh të shqiptarëve, kroatit Stipe Mesiq, i cili para disa ditësh e dha një propozim shumë konkret dhe pa politikë.Ai ndër tjera tha, "Shqiptarët duhet të veprojnë me Veriun e Kosovës njejtë siç kishte vepruar Kroacia vite më parë me Kninin". Ky propozim me vend, u la në harrresë, sepse udhehqësit politikë të Liburnies Shqiptare në Kosovë, nuk kanë kohë të mirren me veprime konkrete për Veriun e Kosovës, sepse janë të zënë me tenderin e Hotel Grandit në Prishtinë, se, cili do ta merr Grandin. Apo, me ndonjë tender tjetër në ndonjë pjesë tjetër të Kosovës. Po q'u bë me Malsinë e Madhe, -me Malsinë e Ded Gjon Lulit e Mehmet Shpendit, -me Malsinë e Prenk Calit dhe shumë atdhetarëve të tjerë. Pse heshtin sot Malsorët trima. Apo ndoshta vetëm iu mjaftojnë ti kujtojnë trimëritë e atdhetarëve të përmendur më lartë.

Po vet ç'bëjnë. Ata fatkeqisht janë strukurë në strehën e pasardhësve të Knjaz Nikollës dhe dita ditës janë pranë asimilimit, zhdukjes dhe humbjes së trojeve Arbërore. Po pse edhe sot e asaj dite në Malsinë e viganëve kreshnikë nuk dual asnjë Ded Gjon Lul e Mehmet Shpend? Ku janë sot Tuzi, Kraja e Ulqini; Plava e Gusia. Më kujtohen sot e gjithë ditën fjalët e një miku tim, i cili më tregonte për një politikan nga Malsia, i cili në një kremte të Shqiptarëve në Amerikë dha një intervistë për nj medium shqiptar, me mjaft pompozitet, por, pa kaluar as edhe një orë i hëngri falët e veta, duke e lutur gazetarin që mos ta prezentoi atë që e ka thënë, se, mund t'i dalin telashe me pasardhësit e Knjaz Nikollës.Ah, Malsi e madhe, edhe 100 vjetorin e Kryengritjes së Malsisë ta bënë me himnin e Knjaz Nikollës (me hymnin zyrtar të Malit të Zi), e para këtij hymni fatkeqsisht qëndruan gaditu përveç shumë malsorëve intelektualë, të ardhur anë e kënd trojeve Etnike dhe Diaspora edhe dy historianët nga Instituti i Historisë në Prishtinë, dhe disa të tjerë nga fakultetet e Prishtinës, pa lënë anash studiues të tjerë nga Institutet dhe Fakultetet Shqiptare në Shqipëri. Po, zëri i Kosovës lindore pse ka hasur në vesh të shurdhët. Ata, ka kohë që kërkojnë bashkimin e tyre me Kosovën. Por, kjo kërkesë e tyre ka hasur në vesh të shurdhët, madje politikanët shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri s'e marrin guximi as edhe një vizitë të vetme, që ti bëjnë kësaj toke shqiptare të mbetur jashtë kufijve të Dardanisë. Po me Qamërinë ç'po ndodhë. Ajo sot është loti dhe varri që thërret që nga bregu i tingëllimës ti dalin zot bijtë e vet. Ti dalim zot ne shqiptarët. Ne do ti dalim zot të gjitha trojeve etnike vetëm atëherë kur tek ne shqiptarët te kthehet ndërgjegja Kastriotase. Dhe kjo ndërgjegje duhet të kthehet fillimisht tek shteti ynë amë. Tek kjo pjesë e Shqipërisë Etnike e cila duhet të luaj rolin e Shqiponjës dykrenare, e cila me qëndresën, guximin dhe trimërinë duhet ti mbledhë të gjithë zogjët e saj të cilët ia nxorën me dhunë nga foleja dhe ti bëj bashkë. Edhe në këto momente të vështira që po kalon kombi ynë duhet të dalë një organizim i mirëfilltë gjithëshqiptar me ndërgjegjjen Kastriotase. Është ardhur koha që, sot ose kurrë, shqiptarët ti kthehen vetvetes, t'i kthehen orientimit Evropian dhe Amerikan, jo me fjalë por me vepra, pikërishtë ashtu siç na pat porositë i madhi Hasan Prishtina,"Veprim e jo fjalë/ bashkim e jo përqamje/ Liri pa gjak nuk ka".

Mr. sc. NUE OROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ   (03.20.2012)
"JAVA QË NDRYSHOI BOTËN’’40 VJETORI I VIZITËS SË PRESIDENTIT NIKSON NË KINËNga FRANK SHKRELI  (03.20.2012)
HARRESË EDHE MIDIS VARRESHKam varrosur Kristo KirkënNga AMIK KASORUHO (03.20.2012)
SERBIA TALLET ME STATUSIN E KANDIDATITNga SHABAN MURATI (03.19.2012)
Barometri diplomatikSHQIPTARËT E KOLONIZUAR NUK MBROHEN ME ZERO DIPLOMACI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.18.2012)
Jo Refren i Ri i Një Kënge të Vjetër!POLITIKA SHQIPTARE E KA MBUSHUR KUPËNNga ILIR HYSA (03.17.2012)
KUR DO TA SHFRONËZOJË SHQIPËRIA JANULLATOSINJanullatos, është ORA për t'u kthyer përfare në Greqi!Nga ARTUR VREKAJ (03.16.2012)
Barometri diplomatikJO KRYENGRITJE, POR BASHKIM ME NËNËN SHQIPËRI. KY ËSHTË ILAÇI SHËRUES KUNDËR TERRORIZMIT SLLAVOMAQEDON!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.16.2012)
MIQËSIA ANGLO-AMERIKANE: NJË ALEANCË NË TË CILËN BOTA MUND TË VARË SHPRESAT E VETANga FRANK SHKRELI (03.15.2012)
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëveSHQIPËRIA ÇFARË  PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.15.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]