E Premte, 03.29.2024, 11:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SHTETARËT SHQIPTARË KUROHEN NË AMERIKË

Nga ARTUR VREKAJ


E Premte, 03.30.2012, 06:35am (GMT+1)

Shqiptarët si komb kanë fat me Amerikën. Ndaj edhe e kanë ëndërr! Ëndërr e kanë Amerikën se mbi 105 vjet më parë Amerika ua njohu kombësinë, ua njohu flamurin kombëtar kur autoritetet e New England lejuan ngritjen e flamurit kombëtar më 1907 edhe pse shqiptarët e Shqipërisë ishin të pushtuar nën administrimin e Perandorisë Turke!

Takimi i liderit shpirtëror të shqiptarëve të Amerikës dhe të Shqipërisë Fan Nolit me presidentin Amerikan Woodrow Willson ditën e pavarësisë së Amerikës më 4 korrik 1918 është edhe sot takimi i vetëm lapidar për fatin e Shqipërisë si tërësi tokësore, si Republikë, shtet i Pavarur që ishte mbërthyer nga thonjtë e fqinjëve që ende sot lëngojnë rrugëve të Europës bekuar nga Rusia për të copëtuar sa e si të munden trojet shqiptare në Ballkan.

Përjashtuar Pandeli Majkon dhe Atifete Jahjagen në këta 20 vjet demokraci për Shqipërinë dhe 4 vjet sovranitet për Kosovën asnjë lider tjetër shqiptar nuk është mirëpritur me të gjitha nderet amerikane!

Qeveria amerikane përkrah njerëzit me rrënjë në popull dhe me vizion, që janë të përkushtuar për demokraci dhe jo ata që zbatojnë shkollën e vjetër komuniste për të ngrënë në sy të ditës veprimin dhe mendimin e shoqërisë civile apo që nderojnë klanin apo ushqejnë nepotizmin duke e bërë shtetin shqiptar vegël fisesh!

Pse nuk janë të mirëpritur shtetarët shqiptarë në Amerikë?

Sepse ata nuk japin shenja ndryshimi ne reforma demokratike, ne mentalitetin drejtues, ne rritjen e mireqenies, ne respektimin e institucioneve demokratike apo edhe deri ne pranimin a mosfelliqjen e rezultateve zgjedhore. Ata nuk kane kurajo te pranojne se dhe gabojne kur qeverisin. Dhe nuk dine te japin doreheqje edhe kur e baltosin fare Shqiperine me piramida financiare, kur ja bllokojne frymen medias, kur shperthen toka 15 kilometra larg Tiranes, kur mbushin blloqe dore per zhvatje te pasurise kombetare dhe dalin te lare me drejtesine e kapur per kembesh apo edhe kur vriten njerez ne mes te Tiranes!

Ku gabuan dhe ende gabojne shtetaret shqiptare!

Se pari, vuajne nga semundja e perjetesise!

Flene e zgjohen me endrra se i do populli dhe e kane merak ke te piketojne per President, per Kryeminister a Kryetar te Kuvendit pastaj edhe kur zgjidhen deputete me skemat e Dushkut, edhe kur i vjedhin votat ne sy edhe te Amerikes edhe te Europes, edhe kur e sperdredhin ligjin sipas midese se tyre per te mos humbur pushtetin e shesin fitoren si plebishitare siç e shiste dhe diktatori per 50 vjet! Shihni kryepleqte e partive politike (Berisha, Gjinushi, Xhuveli, Mediu, Milo, Ceka, Laço, Spahiu etj qe kane privatizuar partite si baballare teqesh me funksione edhe ne nomenklaturen komuniste. Po ajo shije per pushtet, per veshje, per parada, per takime protokollare te bujshme dhe po ato parrulla ne fushata!

Se dyti, vuajne nga semundja e kontrollit te pushteteve ne nje dore te vetme!

Kane dashur dhe e kane praktikuar kontrollin mbi partine dhe shtetin.

Si te djathtet dhe te majtet kane gabuar ketu po kryesisht me dore te forte kane qene Berisha dhe Meta dhe deri diku Nano. Berisha President kontrolloi partine si dhe qeverine. Rama bashkine dhe partine. Berisha kryeminister kontrollon institucionet e (pa) varura por nuk kontrollon dot Presidentin! Meta kryeminister zbatoi te njejten praktike me dore te hekurt kur vuri te gjithe skraparllinjte ne pozita fitimprurese dhe e ktheu partine ne agjenci financiare ne pushtetin vendor dhe qendror per hir te integrimit te Shqiperise!

Se treti, vuajne nga nepotizmi!

Shqiperine shtet po e ha ne keta 20 vjet demokraci familjet udheheqese apo fiset partiake! Pse? Se eshte frike te vesh ne pozita kyce nje qe s'ka lidhje gjaku me kreun e partise, qeverise, parlamentit, gjykatave, prokurorise etj. Bejini nje studim pozicioneve kyce dhe do te ndertoni nje merimange me lidhje fisnore! Keshtu dhe Partia e Punes kishte 54 kusherinj te Vlore - Gjirokastres ne Tirane, byroiste, shtetare, anetare te Komitetit Qendror apo dhe Sigurimit te Shtetit!

Se katerti, nuk shohin me larg se pragu i partise tyre!

E perdorin popullin shqiptar dhe Shqiperine per partine per te patur sa me shume militante ne rreshtat e tyre qe te mbushin sheshet e fushatave! Betohen per Shqiperine por nuk jane aq te devotshem edhe pse e kane sot Europen dhe Ameriken aty ne Kuvend, ne Qeveri, ne Institucionet e (pa) Varura po se fundi edhe Amerika edhe Europa po pi kafe me ta sipas tradites se lashte shqiptare per te qare hallin e ardhmerise se Tyre dhe jo te shqiptareve! Vetem ne Shqiperi degjon partia Ime, qeveria Ime!

Se pesti, kane frike nga ndryshimi demokratik kur nuk jane ata qe inicojne ndryshimin!

Si te majtet dhe te djathtet jane kokolepsur me veten e tyre me dysh e me tresh pse nuk i bien gozhdes ne nje pike. Makuteria e pushtetit ua ka veshur syte te besojne se partite e baballareve edhe kalben, edhe qelbezohen nga llumi 20 vjecar a 70 vjecar! Kur popullit i vjen ne maje te hundes se nuk ka drite jeshile per brezin e ri , per ardhmerine e tij; se pronen nuk e ka marre ende i zoti, se nuk ka drejtesi, se korrupsioni eshte praktike pune ne hierarkine shteterore atehere edhe vegjelia, shqiptaret qe enderruan demokraci te vertete dalin menjane dhe perkrahin ato rryma qe u japin me shume shprese. Dhe ndryshimi do ndodhe ne Shqiperi duan apo s'duan partite bija te dala nga partia Meme! Dhe do kete çmimin e vet! Po te jete pro aspirates dhe aksionit per nje qeverisje te paster!

Se gjashti, bejne politike provinciale.

Nuk dine t'i pleqerojne punet e Shqiperise te gjithe se bashku qeveritare, opozitare dhe institutocionaliste! Ben secili me koke te vet, sipas zakonit te krahines nga ka ardhur ne Tirane!Aq sa e lodhen Europen restoranteve dhe Ameriken kafeneve!

Keto jane disa nga shenjat e semundjes se madhe te keqberjes se politikes shqiptare. Klasa shqiptare ka mbetur per te saten here ne vjeshte per te kaluar provimin e Integrimit ne Europe! Dhe meqe populli shqiptar i ka nja nje million e ca Europes kurbetllinj nuk e ha me sapunin per djathe se keta potikane jane te shendetshem!

Ndaj duke pare katranllekun qe kane gatuar politikanet shqiptare po rendin Amerikes me mbles te rekomanduar edhe nga ambasada e Amerikes ne Tirane per te rregulluar biografine e tyre me Uashingtonin, per te dale para shqiptareve me zedhenesa, me Tv e gazeta, me facebook e me twiter e te therrasin:

Hej, Shqiperi! Mua kryetarin e bashkise maratoniste, te partise se Re me ngjyrat e flamurit kombetar, te partise opozitare, te partise roze qe shkau qendres se djathte, a te partise ne pushtet me do Amerika! Nuk ka kure me te mire se nje vizite ne Amerike! Te tere po turren per tu kuruar ketu ne Uashington! Dhe vdesin te shtrengojne doren me titullaret e Departamentit te Shtetit! Po kur kthejne ne Shqiperi populli i quan lypsare qe shtiren per hall te tyre dhe jo per hall te Shqiperise! Mire qe ka dhe Amerike se ndryshe kush do ta besonte popullin shqiptar qe keta shtetare ua bene jeten me te veshtire dhe integrimin ne Europe nje gangrene disadekadshe!

Po Shqiperia s'eshte me ajo e para 20 vjeteve! Koha eshte ne favor te shqiptareve jo per te ricikluar maturat e vjetra te klases politike shqiptare sepse kurimi i tyre eshte me i shtrenjte se integrimi i Shqiperise ne familjen Europiane. Kjo ardhje si ne kohe gripi tregon se po u shkundet toka nen kembe ne Tirane.

Sikur te ndodhe vertet qe populli shqiptar te nxjerre ne krye me te miret, te panjollosurit me parane e pasurine kombetare per te integruar me dinjitet Shqiperine ne Europe apo dhe per t'u pritur pse jo nga Presidenti amerikan se jane burra bese! Mbase kjo ndodh nejhere ne 100 vjet per shqiptaret!

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA BENEDIKTI TAKON FIDEL KASTRONNga FRANK SHKRELI (03.29.2012)
100 VJET PAVARËSI TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN. PO PAVARËSIA E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE???...Nga AT NIKOLLË MARKU (03.28.2012)
SHQIPËRIA TË BËJË 17 SHKURTIN FESTË ZYRTARENga SHABAN MURATI (03.27.2012)
AMNEZIA E MEDIAS SONË SOCIALENga NANCY SCOLA, Reuters (03.25.2012)
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.24.2012)
VIZITAT E ZYRTARËVE SHQIPTARË NË UASHINGTONNga FRANK SHKRELI (03.22.2012)
ME BESLIDHJE KASTRIOTIKE DREJT SHQIPËRISË ETNIKE... APO MALLIN E SHKRETË E HANË KUAJT E VERBËRNga Mr. sc. NUE OROSHI (03.20.2012)
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ   (03.20.2012)
"JAVA QË NDRYSHOI BOTËN’’40 VJETORI I VIZITËS SË PRESIDENTIT NIKSON NË KINËNga FRANK SHKRELI  (03.20.2012)
HARRESË EDHE MIDIS VARRESHKam varrosur Kristo KirkënNga AMIK KASORUHO (03.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]