VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TRADITA E SERVILIZMIT TË DIPLOMACISË SHQIPTARE NDAJ SHOVINIZMIT GREKOKARAGJOZ

Nga ESHREF YMERI


E Martë, 04.03.2012, 08:19am (GMT1)

Nga faqja e internetit me titull: "Kreshnik Spahiu: Klasa politike është mbledhur rreth "grekut" Dule", që zoti Feliks Taho e kishte botuar më 01 prill 2012, u njoha edhe me këtë informacion:

"Aleanca Kuq e Zi ka organizuar në Kavajë një manifestim përkujtimor për Dëshmorin e Kombit, Indrit Cara. Kreu i kësaj partie, Kreshnik Spahiu, e ka etiketuar si tradhtare të interesave të vendit klasën sunduese aktuale të grumbulluar rreth kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, pa guxuar të përballet me Kavajën.

Sipas kreut të AK-së, në këtë ditë përkujtimore ata janë mbledhur "tek greku Vangjel Dule, pasi pikërisht pas kaq viteve mashtrime ata nuk guxuan që të vijnë në Kavajë. "Janë mbledhur rreth Dules si tradhtarë të kombit. Në mëngjes shpalosin flamurin shqiptar, në mbrëmje atë grek. Tradhtarët të largohen nga klasa politike", vijoi Spahiu duke deklaruar se Aleanca Kuqezi është e vetmja alternativë për kombin".

Pozicionimi kundër shovinizmit grekokaragjoz i AK-së duket se po ua ngroh shpirtin gjithë shqiptarëvë me vetëdije kombëtare. Mes shumë arsyeve të daljes në skenë të AK-së, është edhe kundëvënia e saj ndaj një qëndrimi prej një servileje të pështirë të klasës politike shqiptare ndaj shovinizmit grekokaragjoz fill pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Në këtë aspekt, mbarë klasa politike shqiptare, në pushtet apo në opozitë, ka ndjekur traditën e diplomacisë enverhoxhiane në qëndrimin prej një servileje të thekur të shovinizmit grekokaragjoz. Kjo klasë politike, kriminelin Enver Hoxha vazhdon ta vlerësojë ende si "Hero të Popullit", kurse kriminelin tjetër, Ramiz Alinë, e ruajti me kimet në vitet e pluralizmit, paçka se pikërisht ai, në vitin 1988, kishte dhënë urdhër për dënimin me varje në litar të poetit Havzi Nela dhe lënien e kufomës së tij të varur për tri ditë e tri netë në mes të Kukësit, me qëllim që të mbillte terror psikologjik në radhët e mbarë popullit shqiptar, me të vetmin synim që ky të mos guxonte të ngrinte krye kundër diktaturës komuniste.

Pikërisht kjo klasë politike ndërtoi të tilla marrëdhënie poshtëruese me shovinizmin grekokaragjoz, të cilat janë të papërsëritshme në krejt rruzullin tokësor, kur është fjala pë dy vende fqinje. Në këtë aspekt, kjo klasë politike, siç u theksua edhe më lart, ka ruajtur me besnikëri traditën e servilizmit diplomatik enverhoxhian ndaj shovinizmit grekokaragjoz.

Në veprën shkencore "Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949" (Shtëpia Botuese "GEER". Tiranë, 2002), Prof.dr. Beqir Meta ka hedhur mjaft dritë mbi traditën e këtij servilizmi me të vërtetë skandaloz. Interes të veçantë paraqert kreu III, që bën fjalë për përpjekjet e diplomacisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë. Autori na zbulon një faqe që mund ta quash me të vërtetë të turpshme në historinë e diplomacisë shqiptare, e cila, me servilizmin e saj të pështirë, ka njollosur dinjitetin tonë kombëtarë me hapat që ka ndërmarrë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin shovinist grek. Janë 49 aksione të pastra diplomatike të qeverisë shqiptare, të fiksuara në periudhën mes viteve 1954 - 6 maj 1971, kur ajo s'la gur pa lëvizur për ta zbutur qeverinë greke që kjo të pranonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë.

Si shpjegohet ky poshtërim që i ka bërë vetvetes diplomacia shqiptare? Si shpjegohet që Enver Hoxha këmbëngulte aq shumë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, të cilat na përfaqësuakëshin një "çështje që u interesonte më shumë shqiptarëve", siç shkruhej në një shënim të tij mbi një propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të datës 8 dhjetor 1970 (f.230). Mos vallë ai e kishte ngritur ndonjëherë zërin pas vitit 1949 në mbrojtje të çështjes çame dhe të minoritetit shqiptar në Greqi (i cili është disafish më i madh se minoriteti grek në Shqipëri), që kështu lexuesi të bindet që shqiptarëve me të vërtetë u paska interesuar më shumë vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, në mënyrë që të jenë të pranishëm në Athinë me ambasadën e tyre? Aspak! Atëherë çfarë e ka shtyrë Enver Hoxhën të mbante një qëndrim kaq servil ndaj diplomacisë shoviniste të një shteti armik për vdekje, siç ka qënë, është dhe do të vazhdojë të mbetet shteti shovinist grek? Qëllimi kryesor i Enver Hoxhës, me siguri, ka qenë ruajtja dhe forcimi i pushtetit personal, i cili e çoi në braktisjen e interesave kombëtare, madje në tradhti kombëtare. Nuk ishte aspak e nevojshme që diplomacia shqiptare të hiqej zvarrë para shtetit shovinist grek për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Nga analizat e prof.Metës lexuesi e kupton fare qartë që Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, para se të kërkonin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, duhej të shtronin tri kërkesa kryesore para saj. E para: të abrogohet ligji i luftës me Shqipërinë. E dyta: të njihet tërësia territoriale e Shqipërisë dhe të respektohen kufijtë ekzistues. E treta: popullsia e dëbuar çame të kthehet në trojet e veta stërgjyshore dhe të njihet minoriteti shqiptar në Greqi.

Pikërisht këto tri kërkesa duhej të përbënin tri shtyllat kryesore, ku duhej të mbështetej Enver Hoxha dhe diplomacia e tij në hapat që ndërmerreshin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Çdo shqiptar i thjeshtë, me vetëdije kombëtare, çdo nacionalist shqiptar e ndien veten të fyer në dinjitetin e tij kombëtar kur në faqet e këtij vëllimi njihet me qëndrimet arrogante, përbuzëse, shpërfillëse të shtetit shovinist grek ndaj kërkesave pa bosht kombëtar që ka bërë diplomacia shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka pranuar të vendosë as marrëdhënie tregtare me vendin tonë, siç bëhej e ditur në një informacion të Behar Shtyllës të vitit 1959, pas një takimi që kishte pasur me të ngarkuarin me punë të Bashkimit Sovjetik në Tiranë, Novikovin (f.151-152).

Këto qëndrime arrogante të diplomacisë shoviniste greke kanë shërbyer si mjet i përhershëm presioni ndaj diplomacisë shqiptare, me qëllim që kësaj të fundit t'i zhvateshin sa më shumë lëshime në interes të shovinizmit grekokaragjoz. Dhe këto lëshime, në fund të fundit, diplomacia greke arriti t'ia zhvaste me shumë sukses diplomacisë shqiptare, në dëm të interesave tona kombëtare. Madje këto lëshime, siç vëren prof.Meta, "ishin shumë të mëdha. Mosinsistimi për njohjen e vlefshmërisë së kufijve shqiptaro-grekë nga Greqia, kalimi në heshtje i konservimit të ligjit të luftës dhe injorimi i spastrimit etnik të Çamërisë gjatë procesit të diskutimeve dhe në deklaratën përfundimtare ishin koncensione të mëdha, të cilat Tirana i bëri me shpresën se vendosja e marrëdhënieve diplomatike do ta ulte tensionin. Në të vërtetë, tensioni u ul, por nuk u eleminua. Rreziqet dhe kërcënimet ndaj Shqipërisë mbeteshin në trajtë latente. Por kjo s'do të thotë se ato tani ishin më të vogla e më të zbehta. Ndërkohë u hodh edhe një hap tjetër drejt varrosjes së problemit çam. Pala greke, me siguri, ishte e kënaqur se ajo nuk u tërhoq prej pozitave të saj të mëparshme dhe, njëkohësisht, po konstatonte se presioni i saj 30-vjeçar kishte dhënë disa rezultate. Së pari, kishte shuar vullnetin e qeverisë shqiptare për të rihapur problemin e spastrimit etnik të Çamërisë. Së dyti, kishte arritur ta zbuste dhe ta thyente këmbënguljen e mëparshme të qeverisë shqiptare për të mos pranuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, në qoftë se kjo nuk do të deklaronte qartë, më parë, se i njihte kufijtë me Shqipërinë si të përhershëm dhe në qoftë se nuk deklaronte se e quante të paqenë ligjin absurd të gjendjes së luftës" (f.233-234).

Shumë shpejt diplomacia shoviniste greke do ta tregonte fytyrën e vërtetë në qëndrimin ndaj diplomacisë shqiptare pa taban kombëtar. Më 5 maj 1971, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Palamas, vuri në dijeni ambasadorin amerikan në Athinë, Taska (Tasca) se "çështja e "Epirit të Veriut" do të lihej "të flinte", të paktën për momentin" (f.234). Po ky Palamasi, në Konferencën e shtypit që dha më 8 maj 1971, po për çështjen e "Epirit të Veriut" deklaroi se "situata ekzistuese, në fund të fundit, nuk ka ndryshuar në lidhje me pozitat greke. I vetmi ndryshim është se mungesa është zëvendësuar nga prezenca, indiferenca nga interesimi dhe qetësia nga dialogu" (po aty). Ai madje "kishte dhënë garanci se pozita fondamentale e Greqisë kundrejt "Epirit të Veriut" nuk kishte ndryshuar në asnjë mënyrë" (f.235). Kurse drejtori për çështjet ballkanike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Papajoanu, u tha amerikanëve se "Greqia kishte interes të hapte konsullatat e saj në Shqipërinë e Jugut për shkak të ekzistencës së minoritetit grek atje. Por ai e përjashtoi mundësinë që Shqipëria të hapte ndonjë konsullatë në Greqi, sepse, sipas tij, në këtë vend nuk ekzistonte ndonjë minoritet shqiptar" (f.234-235).

Por faktet zbulojnë lakuriq qëndrimin mashtrues të diplomatit grek ndaj diplomatëve amerikanë lidhur me minoritetin shqiptar në Greqi. Kishte kaluar më shumë se një vit pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, kur ambasadori ynë në Greqi, "bëri një vizitë në Çamëri më 5-9 qershor 1972, i shoqëruar nga zëvendësministri për Epirin, Petro Koceli. Gjatë vizitës ai konstatoi se në zona të caktuara, si në ato të Sulit, afër Janinës, Prevezës, Igumenicës, Pargës, Filatit dhe më pak në atë të Artës, kishte mbetur një numër i konsiderueshëm banorësh me origjinë shqiptare, të cilët jetonin kryesisht në fshatra. Me gjithë këtë prezencë të dukshme të shqiptarëve, vetëm dy prej zyrtarëve grekë e përmendën ekzistencën e popullsisë shqiptare në këtë zonë. Prefekti i Igumenicës i tha ambasadorit shqiptar se në këtë rajon kishte shumë njerëz që flisnin shqip dhe që kishin të afërm në Shqipëri. Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë së Igumenicës, i cili ishte me origjinë shqiptare dhe fliste shqip, pohoi se ende këtu kishte fshatra të tjerë që flasin shqip. Ndërsa mjeku me origjinë shqiptare nga Grapshi i Gjirokastrës, Thoma Luçi, kishte pohuar se në Prefekturën e Prevezës, ose midis saj dhe Igumenicës, kishte 40 fshatra që flisnin shqip. Gjatë vitit 1973 funksionarë të tjerë të ambasadës shqiptare bënë vizita në Igumenicë, ku konstatuan ekzistencën e disa fshatrave të krishterë që flisnin shqip. Ata vizituan fshatin Kastro me 1 800 banorë, i cili njihej si "Tirana e Greqisë", për arsye se të gjithë fshatarët flisnin shqip dhe dëgjonin Radi-Tiranën. Mirëpo, përveç këtyre vizitave, nga qeveria dhe nga diplomacia shqiptare nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër në drejtim të problemit të madh të spastrimit etnik të Çamërisë dhe të ruajtjes së identitetit shqiptar të asaj pjese të popullsisë shqiptare që kishte mbetur në Greqi" (f.252-253).

Por qeveria dhe diplomacia shqiptare nuk mund të ndërmerrnin ndonjë veprim tjetër se ato kishin rënë në bark para diplomacisë shoviniste greke, se ato e kishin zhveshur veten nga dinjiteti kombëtar!

Po diplomacia shoviniste greke a ndërmori vallë ndofarë hapash konkretë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë? Nga materialet burimore që ka shfrytëzuar autori, lexuesi mëson për herë të parë se vetëm në tre raste ajo ka ndërmarrë ca nisma të vakta: në mars të vitit 1966, në maj të po atij viti dhe në shtator të vitit 1968. Madje që në nismën e parë ambasadori grek në Bukuresht, në takimin që kërkoi me ambasadorin tonë atje, theksoi që "çështjen e "Vorio Epirit", të cilin shqiptarët e quanin Shqipëria Jugore, të mos e përmendim fare" (f.203). Diplomacia shoviniste greke pikërisht të tilla gracka i ka ngritur diplomacisë sonë, në të cilat kjo e fundit ka rënë me lehtësi, duke mos u udhëhequr nga parimi bazë i mbrojtjes së interesave mbarëkombëtare. Duke pasur parasysh qëndrimin e pandryshueshëm armiqësor të shtetit shovinist grek ndaj shtetit shqiptar që prej vitit 1944 e deri në mars të vitit 1966, nuk e di se sa dinjitoze mund të vlerësohet deklarata e Enver Hoxhës, i cili, pasi u njoh me nismën e parë të diplomacisë greke, në takimin me ambasadorin kinez Shy Gjien Guo, më 4 prill 1966, tha: "Ata (grekët - E.Y.) për 22 vjet me radhë donin të na kafshonin dorën, tani kërkojnë të na e puthin" (f.203). Gjatë gjithë kësaj kohe (1949 - 4 prill 1966) shënoheshin 83 aksione të diplomacisë greke dhe të shtetit shovinist grek për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, pa llogaritur këtu provokacionet e rënda në kufi, të cilat vetëm brenda 10 vjetëve (1944-1953) arrinin në 2183 raste (shih tabelën në f.62 të këtij vëllimi). Ndërkohë, vetëm prej vitit 1954 e deri më 4 prill 1966 qeveria shqiptare pati ndërmarrë 46 aksione diplomatike për vendosjen e marrëdhënieve me Greqinë. Atëherë, për ç'arsye Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, gjatë 22 vjetëve, patën këmbëngulur aq shumë për t'ia afruar dorën nepërkës greke, kur kjo kërkonte veç ta kafshonte? Për ç'arsye Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare mbanin një qëndrim kaq të përulur, kaq servil ndaj shtetit shovinist grek, kur dihet që nuk udhëhiqeshin aspak nga mbrojtja e interesave tona kombëtare, të cilat, në rastin konkret, lidheshin me çështjen çame dhe me minoritetin shqiptar në Greqi? Arsyeja e një qëndrimi të tillë fshihej në pikësynimin e klikës prosllavokomuniste të Tiranës, e cila, siç e vë në dukje prof.Meta, kërkonte qetësi në kufijtë tanë jugorë vetëm e vetëm që të forconte pushtetin personal të Enver Hoxhës!

Po a nuk do të kishte qenë shumë më bukur sikur Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, fill pas çlirimit të vendit, të kërkonin të vendosnin menjëherë marrëdhënie diplomatike me "mangustën" turke, e cila do t'i kishte kursyer shtetit shqiptar shumë energji të harxhuara kot me Greqinë dhe do të kishte shërbyer si një ilaç tepër i godiur kundër kafshimeve të nepërkës greke? Marrëdhëniet diplomatike me Turqinë u vendosën me shumë vonesë, në vitin 1958, ndërkohë që vetëm gjatë dy vjetëve - 1954-1956 - shënoheshin 11 aksione diplomatike të qeverisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë! Megjithëse Turqia ishte anëtare e Paktit Ballkanik, të themeluar më 9 gusht të vitit 1954 mes Greqisë, Jugosllavisë dhe Turqisë, kjo e fundit "mbante qëndrim dhe kishte synime krejtësisht të tjera ndaj Shqipërisë. Ajo ishte kundërshtare e pretendimeve tokësore greke në kurriz të Shqipërisë, mbështeste integritetin e saj territorial dhe përpiqej për ta tërhequr shtetin shqiptar në anën e Perëndimit dhe në Paktin Ballkanik" (f.83).

Enver Hoxha, që jargavitej pas komunizmit rus në interes të ruajtjes së kolltukut personal, nuk donte ta kuptonte se kush ishte dashamirësi i vërtetë i Shqipërisë dhe i mbarë kombit shqiptar. I tillë në Ballkan ishte dhe mbetet shteti turk, aq më tepër që atje kishte një komunitet të madh shqiptar.

[Më 15 maj 2000, kur po kthehesha për në Shqipëri me autobusin e linjës Tetovë-Tiranë, u njoha me një shqiptaro-turk që banonte në Izmir. Ai kishte qenë gjatë disa vjetëve sekretar i Shoqatës së Miqësisë Turqi-Shqipëri. Ai më tregoi se në evidencat e Shoqatës në mbarë Turqinë figuronin 7 milionë shqiptarë, nga të cilët 2 milionë flisnin në familje një shqipe të pastër].

Por qeveria shqiptare Paktin Ballkanik e vlerësonte si të tillë, "që drejtohej kundër Bashkimit Sovjetik, "Demokracive popullor", veçanërisht kundër Republikës Popullore të Shqipërisë e Bullgarisë dhe si një pjesë të pandarë të Paktit "agresiv" të Atlantikut Verior. Sigurisht që kjo ishte pikëpamja e Kremlinit" (f.102).

Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Greqin përfitoi tërësisht diplomacia shoviniste greke, shteti shovinist grek, shtypi shovinist grek, lobi shovinist grek në SHBA dhe kisha shoviniste greke, të cilët frytet e veprimtarisë së tyre antishqiptare do t'i vilnin më vonë, pas vitit 1990, me vendosjen e sistemit neokomunist demokratiko-socialist. Faktet e përfitimeve të shtetit shovinist grek dhe të të gjitha strukturave ndihmëse të lartpërmendura në kurriz të vendit tone, prof.Meta i ndriçon fare mirë në faqet e këtij vëllimi, kur thekson se nismat e vakta greke për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike nuk ishin aspak të favorshme për ne sepse "Greqia nuk njihte vlefshmërinë e kufijve me Shqipërinë, nuk hiqte ligjin e luftës dhe kishte mbyllur diskutimin e problemit çam, të cilin dukej qartë se edhe qeveria shqiptare ia kishte lënë historisë. Këto avantazhe u siguronin grekëve kushte më të favorshme se në vitin 1949 që, në të ardhmen, kur ata ta shihnin të volitshme, të rigjallëronin përsëri pretendimin mbi ekzistencën e gjendjes së luftës dhe... të parashtronin përsëri kërkesën dhe të vazhdonin përpjekjet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut dhe organizimin e një konference ndërkombëtare për këtë qëllim, pa pasur shqetësimin se do të ishin të detyruar të përballeshin me problemin çam, i cili, që prej vitit 1948, nuk ishte përmendur më nga qeveria shqiptare" (f.228)

Duke hequr dorë nga mbrojtja e interesave mbarëkombëtare me lënien në harresë të tragjedisë çame dhe të spastrimit etnik të Çamërisë, qeveria shqiptare e kishte katandisur veten në një pozicion të mjerë në qëndrimin ndaj diplomacisë greke dhe kishte bërë të mundur që qeveria greke të "kishte fituar një avantazh të madh, që në të ardhmen ta rriste presionin ndaj Shqipërisë, duke përdorur kartën e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri Ajo (qeveria greke - E.Y.) dëshironte t'i zgjeronte kufijtë gjeografikë dhe standartet politike të tij përtej kufijve realë e të pranueshëm nga normat ndërkombëtare, me synimin që të rriste influencën e vet në Shqipërinë e Jugut. Me spastrimin etnik të Çamërisë ishte krijuar një disbalancë politike në dëm të shqiptarëve, e cila do të ndikonte në rritjen e presionit grek dhe do të pakësonte mundësinë e shanset për marrëdhënie të balancuara, korrekte, për mirëkuptimin dhe besimin reciprok të të dy vendeve" (f.228-229).

Shqetësimet dhe parashikimet e Prof. Metës dolën me të vërtetë profetike. Provokimet e drejtpërdrejta të shtetit shovinist grek për acarimin e situatës në Himarë me rastin e zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2003 vërtetuan më së miri se neotradhtarët në pushtet të interesave tona kombëtare janë trashëgimtarë të tradhtisë kombëtare të klikës veteranokomuniste shqiptare: shteti shovinist grek synoi haptas t'i zgjeronte me të vërtetë kufijtë gjeografikë të minoritetit grek në Shqipëri, duke kërkuar që edhe Himara të shpallet zonë minoriteti. Prandaj nuk ka asgjë për t'u çuditur që, sot, shovinizmi grekokaragjoz, mes himariotëve, ka arritur të peshkojë edhe elementë të shitur, tradhtarë, si puna e Kolilës, e Bollanos dhe e përkrahësit të këtij të fundi, lakeut Dule, të cilët, duke i detyruar t'u bien borive në të katër anët, i vuri në lëvizje për "përgatitjen" e memorandumit shtatëpikësh, drejtuar parlamentit grek për greqizimin e Shqipërisë, përndryshe parlamenti shovinist grek do të vinte veton kur të vinte koha për të diskutuar çështjen e firmosjes së MSA-së dhe të pranimit të Shqipërisë në NATO. Duke pasur parasysh krejt politikën tradicionalisht armiqësore të shtetit shovinist grek ndaj kombit shqiptar, kemi plotësisht të drejtë të mendojmë se memorandumi shtatëpikësh, në fshehtësi të plotë, duhet të jetë përgatitur fillimisht në kancelaritë e kryeministrit Karamanlis dhe në skutat e mykura të kishës shoviniste greke, para se t'i dërgohej për firmë tradhtarit Bollano dhe për informin lakeut Dule. Ja, ky është rezultati i gjëmave që i përgatiti çështjes sonë kombëtare tradhëtia veterane, enverhoxhane, e komunistëve shqiptarë me lëshimet që i bëri shovinizmit grekokaragjoz para se të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike me shtetin shovinist grek, tradhti kjo, që i çeli udhën sulmit frontal, në të gjitha fushat, të greko-ortodoksisë kundër vendit tonë dhe që, sipas fjalëve të arta të zotit Abdi Baleta, do të duhet të përballohet me një kosto shumë të lartë!

ESHREF YMERI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.