E Hënë, 12.16.2019, 05:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MËSIMET E TRAGJEDISË GREKE

Nga AJET NURO, Monteal, Kanada


E Martë, 04.03.2012, 09:03am (GMT+1)

Kriza ekonomike që ka mbërthyer Greqinë dhe që sot pagëzuar me togfjalëshin ndoshta më të përgojuar « kriza greke » është kthyer në një tragjedi për grekët, një tragjedi moderne për vendin që lindi tragjeditë e famëshme eskiliane dhe që aq shumë kanë ndikuar në kulturën botërore. Por, kriza e sotme greke ka edhe atë pasigurinë dhe nervozitetin që i transmeton pjesës tjetër të botës duke bërë ngritjen apo rënien e vlerave të aksioneve në bursa por ajo ka edhe një ndikim të drejtë për drejtë në thellimin e krizës në vende të tjera të ekspozuara nga probleme ekonomike të ngjashme me problemet ekonomike greke. Kam parasysh këtu Italinë, Sanjën dhe Portugalinë për të përmendur disa prej tyre.

Do të desha të jap nja dy konsiderata për krizën greke, parë me syrin e një njeriu që i njeh parimet e ekonomisë. Sidoqoftë kjo nuk përbënë ndonjë studim por thjesht konsiderata që dalin nga kriza ekonomike greke.

Ideja për të shkruajtur diçka për krizën greke më erdhi kur para disa ditësh, po bisedoja me një koleg dhe ai më tha se grekët janë dembela se ata flinin gjithë ditën se… dhe të gjitha këto ia kishte thënë një shok i tij i cili paskësh udhëtuar në Greqi…

E di se edhe shumë shqiptarë kanë dëshirë t’a thjeshtëzojnë çështjen greke por edhe nga konsiderata nacionaliste janë gati të na mbushin mendjen se tragjedia greke u shkaktua nga vetë grekët që janë dembela, që grekët janë mashtrues, se ata nuk paguajnë taksa se ata nuk … se ata… Tek e fundit ndoshta edhe këto vlerësime për grekët mund të kenë diçka të vërtetë brenda tyre por nuk është e gjitha. Madje, ka nga ata që marksizmi u vlon ende në deje dhe e gjejnë shpjegimin tek udhëheqja e Demokracisë së Re që ishte në pushtet në momentin e daljes në dritë të krizës dhe pikërisht gjejnë atë fajtore si parti e djathtë…Përsëri, edhe këtu, e vërteta është e pjesëshme pasi as Demokracia e Re nuk mund të dal e palagur. Por, kriza greke nuk ka filluar me mandatin neo-demokrat…

Për të kuptuar krizën greke duhet parë udhëtimi i saj nga një vend i varfër që vuante për bukë në fundin e Luftës së Dytë në një vend të mrekullueshëm që nuk i mungonte asgjë në fillim të viteve ’80. Le të kujtojmë se Greqia iu bashkua Komunitetit Europian në vitin 1981 vetëm 10 vite para se Shqipëria të hidhte poshtë regjimin komunist dhe të shpërthente në të njëjtën kohë edhe kufijtë, e mes tyre edhe atë me fqinjin e vetë të jugut, Greqinë. Dhe, le të kujtojmë se në këtë moment sheteti i vetëm ballkanik i Komunitetit Europian lundronte në luks. Në këtë luks ndikonin ndihmat e shumta të Komunitetit Europian që tentonte t’a ngrinte anëtarin e vetë ballkanik në nivelin e shteteve të tjera europiane. Po, a ishte Greqia në nivelin e vendeve të tilla si Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, dhe vende të tjera që ishin anëtare të Komunitetit Europian të at’hershëm? Jo vetëm kaq. Greqia, si edhe shumë vende të tjera evropiane u ndikua nga idetë socialiste sipas së cilave shteti nërhynte në mbajtjen në këmbë të programeve sociale si shëndetësisë falas, të arsimit, të komunikacionit, të pesioneve dhe një numër i shumtë shërbimesh ku shteti ishte padron. I udhëhequr prej vitesh prej PASOK-ut, programme të tilla duhet t’i zbatonte edhe Demokracia e Re që në fakt nuk duhet të pajtohej me një pjesë të programeve sidomo atyre që i kushtonin shumë arkës së shtetit. Por, në një shtet demokratik, programet sociale shnërrohen në institucione të fuqishme të cilët është e vështirë t’ua ndyshosh statusin. Shto këtu që Greqia ka një lëvizje sindikale të madhe që nuk pranon të negocioj ulje të rrogave apo avantazheve të tjera të siguruara nga vitet e « arta » të bollëkut. Absurditeti i sindikatave greke është shprehur në këto kohë të rënda krize kur sindikatat duket sikur nuk e kuptojnë se shteti grek nuk ka më para. Nga ana tjetër, pas viteve ’40 të shekullit të kaluar, shumë qeveri e mes tyre ajo greke, janë frymëzuar nga teoritë ekonomike kejneziane që krahas instrumentave financiare (rritja dhe ulja e përqindjes së interesit, shtimi ose pakësimi i sasisë së parasë në qarkullim) i nxisin qeveritë të shpenzojnë në kohë krizash dhe këtë para parashikojnë t’a rekuperojnë në kohë prosperiteti ekonomik. Por, paratë që duhen shpenzuar në kohë krizash merren hua nga tregu financiar dhe ky borxh vjen duke u thelluar e thelluar dhe vitet e prosperitetit ekonomik kurr nuk kanë mundur të vendosin një ekuilibër mes shpenzimeve dhe parave që hyjnë në arkën e shtetit. Për të kuptuar situatën duhet kuptuar se shteti është si individi që shpenzon më shumë nga sa ka të ardhura. I vetmi ndryshim mes individit dhe shtetit është se shteti ka një status të veçantë dhe institucionet financiare u kanë dhënë parà shteteve pasi fuqia e shtetit dhe mundësia e kthimit të borxheve qëndron tek aftësia e shtetit për të taksuar dhe kështu për të kthyer borxhet. Dhe kjo gjer në ditën e daljes në dritë të problemit grek. Dhe, nëse institucionet financiare blejnë dhe shesin bono thesari qeveritare duke u thënë clientëve « blini bono të qeverisë pasi ato janë të garantuara nga qeveria », tash e tutje duhet shtuar se ato (bonot e thesarit) janë të garantuara nga një qeveri nëse ajo nuk është greke…

Të ndihmuar nga Komuniteti Europian (Bashkimi Europian), nga Amerika dhe duke marr para hua ku për të përmbushur politikat sociale e ku për të realizuar premtimet elektoraliste, Greqia jetoi në luks të paparë, një luks që nuk i takonte dhe ku paraja ishte e lehtë për t’u përvetësuar dhe shpenzuar. Pikërisht, ky është problemi më i madh dhe nga i cili duhet nxjerrim mësim.

Në kohë fushatash, si pozita që tenton të mbaj pushtetin edhe opozita që tenton t’a marr pushtetin premtojnë programme, premtojnë ngritje pensionesh, premtojnë të favorizojnë një grup (normalisht atë grup që me votën e tij do të mund t’i mbaj apo sjell në pushtet) dhe kjo pavarësisht nga krahu politik. Nëse e majta është e dënuar të përdorë paratë e të gjithëve për të realizuart programme sociale që i ka për zemër, fatkeqësisht edhe e djathta bie viktimë e kësaj loje. Dy aktorë të së djathtës konservatore, ia dolën të kondërshtojnë këtë tendencë që është bërë një barrë për brezat që vijnë: Ronald Reagan dhe Margaret Theçer. Gjithë filozofia e Reganit mund të përmblidhet në thënien lapidar: Në këtë krizë që po jetojmë, shteti nuk është zgjidhja, ai është problemi. Të njëjtën taktikë ndoqi edhe kryeministria e hekurt Theçer. Sidoqoftë, për t’iu përgjigjur angazhimeve të Luftës së ftohtë, as Reagan nuk i shpëtoi tendencës së investimeve shtetërore si ai i programit të « Luftës së yjeve » që kishte të bënte me garën e armatimit duke ndikuar në thellimin e borxhit të shtetit amerikan.

Do të duket absurde por politikani më i mirë do të ishte ai që do t’ua bënte të qartë zgjedhësve se për të arritur një ekulibër buxhetor duhet bërë sakrifica, se edhe shteti ka kufijët e vetë të dobësisë dhe se nuk është i gjithëfuqishëm siç mund të mendohet dhe se politikanët nëse premtojnë ndonjë program, parat i marrin pikërisht nga xhepat e atyre që i votojnë me shumicë dhe nga ata që nuk i votojnë por që ngelen pakicë. Por ngaqë asnjë politikan nuk zgjidhet nëse premton sakrifica, loja vazhdon e vazhdon …

Një zgjidhje tjetër mund të jetë përcaktimi me ligj i hapsirës që i duhet lënë klasës politike për të krijuar borxh qeveritar. Nëse klasa politike nuk e respekton një detyrim të till janë po këto ligje që duhet të veprojnë. Dhe këtu bëhet fjalë për politikë të përgjegjëshme. Nëse jam një ndjekës i ideve konservatore, kjo për faktin e dhënies së lirisë individuale dhe përgjegjësimit të individit dhe uljes së peshës së qeverisë në jetën ekonomike dhe sociale të një vendi. Kur shteti mundohet t’i bëjë të gjitha askush nuk fiton. Përveçse rritet korrupsioni dhe keqqeverisja…

Së fundi, duke mos pretenduar se zbuloj gjithë arsyet e zhytjes së Greqisë në një krizë të paparë ekonomike, duke kompromentuar vetë ekzistencën e saj, dua të nxjerr edhe një element tjetër tipik greko-ballkanik atë të mashtrimit kolektiv. Një nga problemet e shtetit grek është mos deklarimi i të ardhurave apo mashtrimi me shifrat e të ardhurave për të evituar pagimin e taksave shtetit. Të gjithë (ose pothuajse…) në Greqi kanë mashtruar rreth të ardhurave. Kështu duket qesharake tek sot grekët zbulojnë se një mjek ka deklaruar se fitonte një rrogë prej 6 mijë eurosh, ndërkohë që në fakt ai fitonte të paktën 200 mijë euro. Por, e keqa është se ky problem ishte masiv dhe të gjithë mashtronin duke e qenë të ndërgjegjshëm se nuk mashtronin dikë të njohur por shtetin diçka të padukshme e mbinjerëzore. Prandaj edhe sot, grekët nuk mund t’a kuptojnë sesi shteti merr një formë tjetër, atë të kërkuesit të parasë që duhet t’a kishte kërkuar me kohë. Dhe në një situatë fajësie kolektive askush nuk merr përgjegjësi për çka ndodhur dhe po ndodh. Dhe dalin ca politikanë që vullnetarisht pranojnë mos të paguhen për punën e tyre si presidenti i republikës, kryeministri etj etj. Sidoqoftë, veprimi i tyre duhet përshëndetur ndonëse shumë pak e shumë vonë për t’a shpëtuar Greqinë…

Grekët dembel që flenë gjer në drekë ?! Edhe mundet por, nuk besoj se përqindja e dembelëve në Greqi është më e lartë se ajo e dembelëve në shtete të tjera. Grekët mashtrues?! Mundet, por edhe këtu nuk besoj se ata tejkalojnë përqindjen e qytetarëve të shteteve të tjera që krijojnë kushte të njëjta për mashtruesit…Një gjë është e sigurt, grekët kanë qenë njerëz të qejfit por që tash ai qejf po u del nga hundët. Nëse të tjerët mësojnë nga kriza greke, të paktën në morinë e të këqiave që ajo përmbanë do të themi se pati edhe një të mirë … për të tjerët.

Ajet Nuro

Montreal, Kanada

anuro@albemigrant.com

AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRADITA E SERVILIZMIT TË DIPLOMACISË SHQIPTARE NDAJ SHOVINIZMIT GREKOKARAGJOZNga ESHREF YMERI (04.03.2012)
FJALIM ME RASTIN E 101-VJETORIT TË KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE 3/31/12LE TA MARRIN VESH EVROPA DHE BALLKANI SE NUK LUHET MË ME FATIN E SHQIPTARITNga FRANK SHKRELI (04.02.2012)
PARTIA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS DUHET TË RINGJALLET POLITIKISHT, E POPULLI SHQIPTAR NË KOSOVË SHPIRTËRISHTNga Mr. sc. NUE OROSHI (04.02.2012)
Barometri diplomatikBASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, OSE NËN MBROJTJEN E PËRHERSHME AMERIKANENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.01.2012)
ÇAMËRINË E NJEH EDHE SHTETI GREKNga SHPËTIM IDRIZI (03.31.2012)
SHTETARËT SHQIPTARË KUROHEN NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ (03.30.2012)
PAPA BENEDIKTI TAKON FIDEL KASTRONNga FRANK SHKRELI (03.29.2012)
100 VJET PAVARËSI TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN. PO PAVARËSIA E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE???...Nga AT NIKOLLË MARKU (03.28.2012)
SHQIPËRIA TË BËJË 17 SHKURTIN FESTË ZYRTARENga SHABAN MURATI (03.27.2012)
AMNEZIA E MEDIAS SONË SOCIALENga NANCY SCOLA, Reuters (03.25.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]