VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LUFTA E BOSNJËS, MËSIM PËR KONFLIKTIN E SIRISË

Nga RICHARD COHEN, Washington Post


E Martë, 04.03.2012, 02:49pm (GMT1)

 

03.04.2012

WP: Lufta e Bosnjës, mësim për konfliktin e Sirisë

" Washington Post "

??

Po i afrohemi një përvjetori melankolik. Më 5 prill të vitit 1992, Suada Dilberoviq dhe Olga Suçiq u qëlluan për vdekje. Ato po merrnin pjesë në një tubim paqësor në Sarajevë, kur snajperët serbë hapën zjarr. Dy gratë ishin të parat nga më shumë se 100 mijë njerëzit që do të vriteshin në vitet e ardhshme. Lufta e Bosnjës kishte filluar.

Por, po ashtu është një përvjetor nga i cili mund të nxirren mësime. Shumë nga ajo që e ka karakterizuar luftën e Bosnjës, duke përfshirë barbarizmin e shëmtuar, po ndodhin në Siri. Sërish, po shohim një thertore sektare. Sërish, po ballafaqohemi me kujtime udhëtimesh të njerëzve, feve, sekteve, fiseve e klaneve.

Sërish, po paralajmërohemi për sfidat frikësuese të topografisë- shkretëtirës siriane, maleve siriane, qyteteve siriane. Sërish, po na thuhet se armatosja e opozitës mund të rrisë numrin e vrasjeve.

Të gjitha këto argumente janë bërë edhe për Bosnjën. Libri "Fantazmat e Ballkanit" është botuar në vitin 1993. Ka qenë një libër i mirë, i lexuar nga Bill Klintoni, në atë kohë, president. Autori Robert Kaplan i hoqi shtresë pas shtrese nacionalizmat dhe fetë - e gadishullit ballkanik të banuar nga grupet e ndryshme etnike, që njiheshin vetëm nga koleksionistët e pullave postare.

Ishte një përzierje religjioze - katolikë, ortodoksë, myslimanë dhe hebrenj që jetonin në një harmoni frikësuese.

Kaplan e portretizoi këtë si një vend të thellë ekzotik, misterioz, të grindjeve gjakatare dhe politikës së pakuptueshme. Mesazhi i librit ishte i pagabueshëm: Qëndroni jashtë.

Klinton e bëri. Mendoj se kishte të drejtë. Unë e kam vizituar rajonin. Ishte një vend frikësues me urrejtje të furishme dhe terren të vështirë-malor. Një dru i rrëzuar mund ta ndalonte një regjiment. Moti - i ftohtë dhe me borë në lartësitë mbidetare, i ngrohtë dhe me mjegull në lugina- mund të pengonte bombardimin.

Kam menduar se Bosnja nuk kishte vend për ndërhyrjen e Amerikës apo NATO-s.

Klinton, përfundimisht, ndryshoi kursin dhe NATO bombardoi. Dhe, funksionoi: vrasjet u ndaluan.

Tash, "Miqtë e Sirisë" po vijnë dalëngadalë në përfundimin se duhet bërë më shumë për t'iu ndihmuar kryengritësve. Ky koalicion i krijuar për shkak se Kina dhe Rusia penguan çfarëdo lloj veprimi të OKB-së, tash thotë se do t'i ofrojë opozitës siriane fonde dhe pajisje komunikimi.

Ky është një hap - hap i vogël, që ndodh në drejtimin e duhur, por aktualisht armët nuk do të dërgohen.

Edhe më tej, kjo zvarritje drejt ndërhyrjes, i jep qeverisë siriane shansin e minutës së fundit për armëpushim. Edhe ky, ka qenë precedent i Bosnjës - shumë premtime, pak realizime.

Kryengritja sirianë, në të vërtetë aktualisht, është një luftë civile. Më shumë se 9 mijë njerëz janë vrarë, shumë nga ta civilë.

Për presidentin Bashar al-Asad, nuk ka kthim prapa. Ai kurrë nuk do të pajtohej me ndonjë plan për dorëzimin e pushtetit, sepse kjo do të nënkuptonte vdekjen e tij. (Ai megjithatë mund të ikë nga vendi, dhe Perëndimi të përmbahet nga ndjekja e tij për krime lufte). Bastet vetëm sa do rriten. Dhe, më shumë vrasje do të ndodhin.

Miqtë e Sirisë brengosen. Në takimin e tyre në Stamboll, sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, vërejti se Asadi nuk e ka përmbushur premtimin në marrëveshje me Ananin, për t'i ndalur luftimet.

"Bota duhet ta gjykojë Asadin nga ajo çka bën dhe jo nga ajo çka thotë", tha Klinton.

Po, në të vërtetë. Dhe, ajo që ai bën është vrasja e bashkëkombësve të tij sirianë.

Hillari Klinton është personi i fundit në botë, të cilit duhet kujtuar mësimet nga Bosnja. Ajo ishte aty në Shtëpinë e Bardhë, kur burri i saj autorizoi bombardimet për t'i dhënë fund luftës. Ajo po dëgjon argumentet e njëjta kundër armatosjes së kryengritësve, kundër bombardimit të trupave qeveritare siriane. Ajo, po ashtu, po dëgjon kujdesin e tepruar të njëjtë - paralajmërimet e ekspertëve për shiitët, sunitët dhe alavitët dhe se si ende askush nuk e di se kush udhëheq opozitën.

Është një rrëmujë. Dhe, gjithnjë do të jetë. U takon Shteteve të Bashkuara që të themelojë një lidership.

Duhet art për këtë, dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, di si ta bëjë. Po ashtu, është një lëvizje e pashmangshme në këto lufta dhe Bosnja e ka treguar rrugën. Lufta siriane do të përkeqësohet. Shumë njerëz do të vriten, dhe përfundimisht, SHBA-ja duhet t'ia tregojë Turqisë dhe Arabisë Saudite mënyrën se si bëhen këto gjëra.

Ura ku Dilberoviq dhe Olga Suçiq ishin vrarë, ka marrë emrin e tyre. Ndoshta do të ketë ndonjë ceremoni. Miqtë e Sirisë duhet të marrin pjesë. Nga atje mund të nxjerrin mësime.

 

 

 

 

Bosnian war offers lessons for Syria's conflict

By Richard Cohen, Tuesday, April 3, 1:26 AM

We are coming up on a melancholy anniversary. On April 5, 1992, Suada Dilberovic and Olga Sucic were shot and killed. They were attending a peace rally in Sarajevo when Serbian snipers opened fire. The two women were the first of more than 100,000 people killed over the next few years. The Bosnian war had begun.

This is also an instructive anniversary. Much of what characterized the Bosnian war, including hideous barbarity, is now occurring in Syria. Once again, we are seeing sectarian butchery. Once again, we are confronted with a travelogue of peoples, religions, sects, tribes and clans. Once again, we are being warned of the daunting challenges of topography "” the Syrian desert, the Syrian mountains, the Syrian cities. Once again we are being told that arming the opposition would exacerbate the killing.

All these arguments were made about Bosnia. The book "Balkan Ghosts" had been published in 1993. It was a good book, read by Bill Clinton, then the president. Author Robert Kaplan peeled back layer upon layer of nationalities and religions "” a Balkan peninsula peopled by ethnic groups known only to stamp collectors. It was a religious mosh pit "” Roman Catholics, Orthodox Catholics, Muslims and Jews living in harmonious anxiety. Kaplan portrayed it as a mysterious, deeply exotic place of blood feuds and incomprehensible politics. The book's message was unmistakable: Stay out.

Clinton did. I thought he was right. I had visited the region. It was an intimidating place of furious hatreds and difficult terrain "” mountainous and forested. A felled tree could stop a regiment. The weather "” cold and snowy at higher elevations, warm and foggy in the valleys "” could obstruct bombing. I thought Bosnia was no place for America or NATO to intervene. I was wrong. Clinton ultimately reversed course and NATO bombed. It worked; the killing ended.

Now the "Friends of Syria" are slowly coming to the conclusion that more has to be done to help the insurgents. This loose coalition, created because Russia and China stymied any United Nations action, now says it is going to provide the Syrian opposition with funds and communications equipment. This is a step "” a small step, as it happens "” in the right direction, but for the moment arms will not be shipped. Still, this creep toward intervention has to account for the Syrian government's last-minute offer of a cease-fire. This, too, has a Bosnian precedent "” promise much, do little.

The Syrian insurrection is now, really, a civil war. More than 9,000 people have been killed, most of them civilians. For Syrian President Bashar al-Assad, there is no turning back. He will never agree to any plan in which he surrenders power because that would mean his death. (He might, however, flee the country, and so the West should restrain the impulse to indict him on war crimes.) The ante will only be upped. Much more killing is on the way.

The Friends of Syria fret. At their meeting Sunday in Istanbul, Secretary of State Hillary Clinton noted that Assad has not, as almost no one expected, lived up to his agreement with Kofi Annan to end the fighting. "The world must judge Assad by what he does, not by what he says," Clinton said. Yes, indeed. And what he does is kill his fellow Syrians. What others do is virtually nothing.

Hillary Clinton is the last person in the world who needs to be reminded of the lessons of Bosnia. She was in the White House when her husband reversed himself and authorized the bombing that ended the war. She is hearing the same arguments against arming the rebels, against bombing Syrian troop positions or government ministries. She is hearing, too, the same cautions "” the admonitions of experts who will tell you of Shiites and Sunnis and Alawites and how no one even knows who leads the opposition.

It is a mess. But it is always a mess. It is up to the United States to help establish a leadership. There is an art to these things, and the State Department knows how to do it. There is also an inevitable progression to such wars, and Bosnia shows the way. The Syrian war will worsen. Many more people will be killed and, finally, the United States will have to show Turkey and Saudi Arabia how these things are done.

The bridge where Suada Dilberovic and Olga Sucic were killed is now named for them. Maybe there will be a ceremony. The Friends of Syria ought to attend. There are lessons to be learned there.

cohenr@washpost.com

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.