VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË KOSOVË VRITEN ATDHETARËT E PËRFITOJNË PUSHTETARËTNga Mr. sc. NUE OROSHI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NË KOSOVË VRITEN ATDHETARËT E PËRFITOJNË PUSHTETARËT

Nga Mr. sc. NUE OROSHI


E Premte, 04.13.2012, 09:15am (GMT+1)

 

Se shteti i Kosovës është ra buzë greminës dëshmon edhe akti i turpërisë së dy policëve të Kosovës, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, të cilët u morën peng nga xhandarmëria e një shteti kriminel serb, udhëheqësit e të cilit e kanë ndërruar vetëm pamjen përmes një kamufllimi sipërfaqësor, por që në palcë gjen gjak, dhe mendje gjithmonë e kanë krimin, vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve dhe debimin nga trojet tona etnike shqiptare. Dhe, kur e kam parë këtë pamje të trishtë të policëve të Kosovës, të cilët ishin të lidhur këmbë e duar e të shtrirë përdhe, fotografia e të cilëve mori dhenë, dhe policët ishin fotografuar, e që në pamje dukëshin sikur sikur po ngrënin pasuritë mbisipërfaqësore qe ka toka. E kjo është më tepër se turpërsi, është çnjerëzim; na është çkombëtarizim, tmerr e përbuzje.

Madje, ata të dy kishin qenë edhe të armatosur! Ky kindnapim i shtetit të Kosovës (sepse policia simbolizon shtetin, dhe janë ruajtës të rendit) bëhet nga bashkëbiseduesit e Edita Tahirit dhe Hashim Thaçit. Të cilët kanë harruar se edhe gjatë luftës së Dytë botërore serbët nuk i kanë ndërruar kapelat por vetëm simbolin e çetnikëve; e kanë ndërruarë më atë të partizanëve me yllin e kuq komunist. Por, nëse ata u penguan, që me simbolin e çetnikëve të hynin në tokat shqiptare, e, që mbroheshin nga Lidhja e Dytë e Prizrenit e udhëhequr nga Rexhep Mitrovica, Musa Shehu, Kol Margjini, Xhafer Deva, Bedri Pejani dhe shumë atdhetarë të tjerë, atyre çetnikëve me yllin e kuq partizan por me kapelat e çetnikëve ua kishin hapur rrugën komunistët shqipfolës për të masakruar shqiptarë në Kosovë. Mjerisht, historia po na përsëritet sërish, pasë rreth shtatë dekadash, por me aktorë përafërsisht të njejtë.

-Nga familja të njëjtë por vetëm është bërë ndërrimi i gjeneratave. Dhe, tani viktima e radhës ishte atdhetari Selver Haradinaj, shqiptari i cili edhepse e dinte se e kishte jetën në rrezik ai nuk e lëshoi banesën e ti, te Tre Rrokaqiejt, sepse Selveri ishte i bindur se këta Tre Rrokaqej janë rrokaqiej shqiptarë. Madje duhet thënë qartë, se Serbia asnjëherë edhe prej vitit 1999 nuk e ka ndaluar luftën kundër shqiptarëve në Kosovë. Për këtë flet edhe fakti i dëbimit nga Veriu i Kosovës të mijëra shqiptarëve dhe tani përgaditet që t"˜i dëbojë edhe rreth katërmijë shqiptarët e funditë të mbetur në këto lagje dhe fshatra, siç janë:Tre Rrokqiejt, Kroi i Vitakut, Lagjja e Doktorrve, Lagjja e Boshnjakëve, Vidimriqi, Vinarci, Vinarci i Epërm, Qabra, Gushafci e Suhodolli.

Këto pjesë janë plotesisht të banuara me shqiptarë, por që po terrorizohen të shpërngulen. Prandaj vrasja e atdhetarit Selver Haradinaj dhe plagosja në trup e shpirtë e tërë Familjes së tij nuk ishte rastësi, sepse kjo vrasje ndodhi pikërisht për të futur frikën dhe panikun tek banorët tjerë të mbetur shqiptarë, të cilët janë mbetur nën mëshirën e zotit dhe të vetvetës, duke jetuar në shtypje dhe terror tani e trembëdhjetë vjetë më radhë. Ndërsa ministri i brëndshëm i Kosovës dërgon te Tre Rrokaqiejt dy policë, dhe vendosi një pikë policore ku qëndroi vetëm pes minuta!

Kjo është turp.Ministria e punëve të brëndshme aty duhet të dërgoi komplet potencialin policor, forcatë elite te policisë. Pasiqë Qeveria e Kosovës nuk siguron kurrfarë sigurie për qytetarët e saj, e vetmja mundësi që atyre iu ka mbetur është mbrojtja e pragut të shtëpisë. Madje edhe një deklaratë e lëshuar para disa ditësh e kryetarit të Mitrovicës, Avni Kastrati, që qytetarët të vetëmbrohen është një mënquri dhe maturi politike e këtij Kryetari të Mitrovicës, i cili e ka kuptuar që Qeveria e Kosovës tallet më qytetarët e saj. Kësaj thirrje të Avni Kastratit filluan t'ju përgjigjen qytetarët e veriut të Mitrovicës, në mënyrë, që ata edhe nëse vriten të vriten në luftë kundër forcave terroriste serbe e jo në gjumë, e të dëmtohen më familje tërësishtë.

Në bazë të lajmeve që jep Top Chanel ai thotë, se banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës nuk duanë të shfaqen përpara kamerës, se, është frika e konfiskimit të armëve nga policia e Kosovës. Kjo në fakt është denoncuar në takimin që përfaqësuesit e lagjeve veriore patën një ditë më parë me kryetarin Kastrati. E gjithë kjo situatë vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së Selver Haradinajt në shtëpinë e tij. Në mungesë të rrugëdaljes dhe mesazheve që u përçohen, shqiptarët kanë hartuar strategjitë e tyre të veprimit kundër institucioneve të Serbisë në këtë pjesë. Këtyre qytetarëve të veriut të Kosovës duhet t'ju dalin në ndihmë të gjithë shqiptarët e Kosovës të cilët jetojnë në Kosovë por edhe ata të cilët jetojnë në diasporë. Ndihma duhet të jetë e gjithanshme por edhe logjistike. Ndërsa policia e Kosovës duhet ta kuptojë njëherë e mire, se i ka vetëm dy rrugë: t'i mbrojë qytetarët apo nëse nuk është në gjendje që t'i mbrojë ata siç u tregua deri me tani, mos të tenton që ti qarmatosi dhe të vriten në gjumin e thellë pranë familjes së vet, siç ishte vrarë Silver Haradinaj.

Pra, derisa në Mitrovicë qëndrohet për jetë a vdekje, kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaçi vazhdon vizitat dhe luksin e tij në Amerikë. Me siguri është duke marrë mall, sepse kjo është vizita e fundit e tij në cilësinë e kryeministrit të Kosovës. Ndërkohë që Parlamenti i Kosovës bllokohet dhe nuk e marrin guximin deputetët të mbajnë seancë të jashtzakonshme për Mitrovicën, të gjitha këto ngjarje të përshpejtuara në Kosovë me lidhin ngushtë me titullin e kësaj teme, që, në Kosovë vriten atdhetarët e fitojnë pushtetarët, apo, punon fatkeqi e han barkdreqi.

Mr. sc. NUE OROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDËRROI JETË MAJK UALLES - GAZETAR AMERIKAN ME FAMË BOTËRORENga FRANK SHKRELI (04.11.2012)
Ç'KA QË SHQETËSOHET KJO ZONJA AMBASADORE E GJERMANISË?!Nga ESHREF YMERI (04.10.2012)
ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESËNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.10.2012)
NJË KËRCËNIM I RI NDAJ NATOsNga SHABAN MURATI (04.10.2012)
PSE KOMBET DËSHTOJNËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.09.2012)
TRADITA ANTIKOMBËTARE NË VEPRIMTARINË E AKADEMISË SË SHKENCAVENga ESHREF YMERI (04.07.2012)
Barometri diplomatikSË PARI, KUFIJTË NDËRSHTETËRORË, PASTAJ MENAXHIMI INTEGRUES I TYRE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.06.2012)
PËR RIVENDOSJEN E PREMTIMIT DHE TË FRYMËS SË 28 NËNTORIT 1912Nga FRANK SHKRELI (04.06.2012)
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.05.2012)
JO THJESHT TERMA!Nga Dr. PËRPARIM KABO (04.04.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]