VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikKËRKESË E GABUAR ABSURDE DHE IRACIONALE!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 11:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Barometri diplomatik

KËRKESË E GABUAR ABSURDE DHE IRACIONALE!!!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Djelë, 04.15.2012, 08:59am (GMT+1)

**** Siguria dhe mbrojtja e Maqedonisë, nuk mund të bëhet nga jashtë, por nga brenda nga vetë qeveria (institucionet dhe organet e saj përkatëse), të paktën, duke iu njohur shqiptarëve kërkesën minimale-të drejtën e vetëvendosjes së brendshme, që do të thoë se edhe ata të jenë element kombformues të shtetit ekzistues të Maqedonisë. Federalizim, nëse jo, spas së drejtës së vetëvendosjes së jashtme-shkëputje imediate nga Maqedonia artificiale ish-jugosllave titoiste dhe kardeliste (1945-2012).

*** "Një grup intelektualësh shqiptarë, përmes një letre drejtuar Sekretares Amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, kërkojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në samitin e Chicagos. Ata u bëjnë thirrje autoriteteve në Uashington të ndërrmarin diçka në këtë drejtim, pasi në të kundërtën Maqedonisë i kanoset rreziku nga destabilizimi i gjendjes së sigurisë."(www.botasot.info/12/04/2012).

Cfarë apeli urgjent është ky, drejtuar Sekretares së Depatramentit Shtetëror Amerikan, z. së nderuar Hillary Clinton se gjoja qenka në rrezik të madh "destabilizimi i gjendjes së sigurisë në Maqedoni"?!

Në Maqedoni nuk ka kurrfarë rreziku për destabilizimin e sistemit të sigurisë së saj, por ka terrorizëm individual, grupor dhe shtetëror, vrasje, plagosje dhe burgosje të shqiptarëve të pafajshëm nga harangat e ndryshme sekrete policore dhe paramilitare, të diktuara dhe të mbështetura nga qarqet politike shtetërore. Ky është problemi kyc alarmant që kërkon zgjidhje imediate në shkallë kombëtare dhe ndërkomëtare, jo kurrfarë shthurjeje e sistemit të sigurisë dhe të mbrojtjes së Maqedonisë.

Derisa Maqedonia t'i shtypë shqiptarët mbi bazën nacionale, politike dhe kushtetuese, as NATO-JA, as BE-ja, nuk do të duhej t"ia hapnin dyert e pranimit të saj në strukturat e tyre, sepse më pas shqiptarët si pakicë, do i "binin kavallit", ashtu sikurse deri tash, do të jetonin nën sundimin e egër kolonial dhe nekolonial të Maqedonisë, si minoritet i përbuzur dhe i përjashtuar nga Kushtetuta e Maqedonisë pa jetësimin e së drejtës së vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme. Pra, pas hyrjes në NATO dhe në BE të Maqedonisë, statusi politik dhe kombëtar i shqiptarëve, do të konsiderohej i përmbyllur si minoritet, ashtu sic është sanksionuar pa të drejtë në Kushtetutën ekzistuese antikombëtare shqiptare të Republikës së Maqedonisë. Ky do të ishte "interesi" i shqiptarëve -" caren prej bishti"!!! Me të hyrë Maqedonia në NATO, do të përfitonin dhe do të forcoheshin në cdo aspekt vetëm Maqedonia dhe sllavomaqedonët, jo shqiptarët si minoritet, assesi ngase do të jenë të detyrar që të koekzistojnë me sllavomaqedonët si partneëe dhe, si popuj jo te barabartë me Kushtetutën dhe me ligjet e tjera ndërkombëtare.

Nuk ka asnjë dyshim se kërkesa e këtij grupi të intelektualëve shqiptarë, është dashur t'i drejtohet Hillari Klinton, por jo për shpëtimin e sistemit aparteid dhe diskriminues të Maqedonisë ndaj shqiptarëve, por për ndryshimin e Kushtetutës ekzistuese të Republikës së Maqedonisë (e cila është guri dhe eshka e përndezjes ndërtenkine) , në mënyrë që, edhe shqiptarët të jenë të barbartë me sllavomaqedonët si element kombformues i atij farë shteti artificial maqedon.

Kërkesa është dashur të bëhet në emër të respektimit të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve të shtypur nga sistmei represiv shtetëror sllavomaqedon, duke kërkuar njohjen e së drejtes së veëvendosjes së tyre, e jo në emër të shpëtimit dhe të mbrojtjes së Maqedonisë, sepse ajo është mjaft e siguruar dhe e mbrojtur, por shqiptaret nuk kanë liri, dejtësi, siguri, barazi, janë të pambrojtur, të diskriminuar dhe të terrorizuar nga institucionet dhe nga organet e saj shteterore.

Derisa të ketë këso grupe intelektualësh shqiptgarë që e mbrojnë Maqedoninë shtypëse, shqiptaët do të jenë të zhveshur nga të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre në Maqedoni. Një kërkesëe e tillë e tyre për shpëtimin e Maqedonisë, drejtuar Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, do të duhej ta bënin vetë intelektualët sllavomaqedonë, jo kurrfarë grupi i intelektualëve shqiptarë , të cilët së bashku me popullin e tyre janë viktimë e shumëfishë e shtetit represiv dhe antidemorkatik maqedon.

Derisa shqiptarët të terrorizohen dhe të trajtohen si minoritet, jo si komb i barabartë me atë sllavomaqedon, sigruria dhe rendi shtetëror vazhdimisht do të jenë të brishtë, jo për fajin e shqiptarëve, por për shkak të diskriminimit dhe të mohimit të drejtave dhe lirive të tyre elementare, politike dhe kombëtare e shtetërore. Për këtë gjendje mban përgjegjësinë qeveria sllavomaqedone, jo vetëm bandat dhe grupet sllavomaqedone, të nxitura, të indoktrinuara, të mbështetura dhe të ndërsyera në forma të ndryshme urrjetëse dhe armiqësore kundër shqiptarëve etnikë autoktonë në truallin dhe në shtëpitë e tyre.

Derisa shqiptarëve u mohohet e drejta e vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme, asnjë politikan shqiptarë, nuk do të duhej të participonte në strukturat dhe në institucionet e ndrhyshme të shtetit të Maqedonisë.

Derisa me qindra dhe me mijëra të dënuar politikë shqiptarë m\për skak të bindjeve të tyre politike dhe të mbrojtjes së identiteti kombëtar shqiptarë mbahen dhe troturohen nëpër burgjet famëkeqe sllavomaqedone si në shekullin e mesjetës dhe të fashizmit hitlerian dhe millosheviqian, politikanët, diplomatët, ambasadorët, kuvendarët, gjyqëtarët... etj. shqiptarë, nuk do të duhej të ishin asnjë pjesë e qeverisë dhe e parlamentit të Maqedonisë.

Sa më sipër, edhe ushtruesit e kërkesës së spërtheksuar, nuk do të duhej të kërkonin kurrfarë ndihme nga jashtë, në mënyrë që të përshpejtohej procesi dhe procedura e hyrjes se Maqedonisë në NATO, sepse kjo do të ishte vetëm në interesin e sllavomaqedonëve dhe të Maqedonisë, jo të shqiptarëve si qytetarë të rendit të dytë dhe të përjashtuar nga Kushtetuta oktrouese e Republikës së Maqedonisë.

Pa zgjidhjen e statusit politik, kombëtar, juridik kushtetues dhe ndërkombëtar të shqiptarëve në Maqedoni, asnjë grup i intelektalëve shqiptarë, nuk e ka atë drejtë morale e as ligjore, që të kërkojë nga Amerika dhe nga BE-ja përshpejtimin e procedurës së aderimit të Maqedonisë në Paktin e NATO-s, sepse ajo Maqedoni si e tillë, është burgu i pafund i shqiptarëve.

Nuk është detyrë e as cështje e liderëve politikë dhe e grupeve të intelektualëve shqiptarë që të kërkojnë anëtarësimin sa më të shpejt të Maqedonsië në NATO, apo në BE, sepse shqiptarët që nga viti 1945, e, edhe sot më 2012, në të jetojnë të shypur, të terroizuar dhe, pa kurrfarë të drejtash e lirish kombëtare, politike, ekonomike, demorkatike etj. Pra, jetojnë si "gjarpëri nën gurë", si "qiraxhinj" dhe ardhacakë të huaj, edhe pse historkisht dhe ligjërisht janë në shtëpinë dhe, në tokën e stërgjyshëve, të gjhyshërve dhe të etërve të tyre të Shqipërisë Etnike.

Si politianët e mjerë shqiptarë në pushtet, ashtu edhe grupet, partitë organizatat politike dhe jopolitke shqiptare, duhet të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë ndihmë nga Amerika, nga BE-ja dhe nga NATO-ja, që Maqedonia, të mos pranohet as në NATO e as në BE përderisa të mos zgjidhet statusi politik dhe kombëtar i shqiptarëve në Maqedoni.

Ndryshe, nëse sa më parë të jetë e mundur, nuk vjen në shprehje federalizimi i Maqedonisë mes shqiptarëve dhe sllavomaqedonëve, shiptarët në Maqedoni, që tash, duhet të kërkojnë nga Amerika, nga NATO-ja dhe nga BE-ja, që të bashkohen me Kosovën dhe me Shqipërinë. Kjo do të ishte zgjidhja racionale afatgjatë e konfliktit më se gjysmëshekullor ndërmjet shqiptarëve dhe sllavomaqedonëve.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KOSOVË VRITEN ATDHETARËT E PËRFITOJNË PUSHTETARËTNga Mr. sc. NUE OROSHI (04.13.2012)
NDËRROI JETË MAJK UALLES - GAZETAR AMERIKAN ME FAMË BOTËRORENga FRANK SHKRELI (04.11.2012)
Ç'KA QË SHQETËSOHET KJO ZONJA AMBASADORE E GJERMANISË?!Nga ESHREF YMERI (04.10.2012)
ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESËNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.10.2012)
NJË KËRCËNIM I RI NDAJ NATOsNga SHABAN MURATI (04.10.2012)
PSE KOMBET DËSHTOJNËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.09.2012)
TRADITA ANTIKOMBËTARE NË VEPRIMTARINË E AKADEMISË SË SHKENCAVENga ESHREF YMERI (04.07.2012)
Barometri diplomatikSË PARI, KUFIJTË NDËRSHTETËRORË, PASTAJ MENAXHIMI INTEGRUES I TYRE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.06.2012)
PËR RIVENDOSJEN E PREMTIMIT DHE TË FRYMËS SË 28 NËNTORIT 1912Nga FRANK SHKRELI (04.06.2012)
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]