E Enjte, 03.28.2024, 09:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KUJTESË TURKOFOBËVE SHQIPTARË

Nga ESHREF YMERI


E Martë, 04.17.2012, 06:36am (GMT+1)

Lexova me shumë kujdes në internet analizën e zotit Olsi Jazexhi që reagonte kundër turkofobisë që pati shpërthyer në shtypin e Tiranës pas vizitës që bëri para pak ditësh në Turqi Kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha. Mendoj se të gjithë ata që e vunë Kryeministrin e vendit në tehun e kritikës së tyre të paparim, përfaqësojnë taborrin e turkofobisë në publicistikën shqiptare. Sipas këtyre turkofobëve, Shqipërisë iu dashka që të ndjekë po praktikën enveriste, por me kah të kundërt, në strukturimin e politikës së saj të jashtme. Në qoftë se Enver Hoxha, në politikën e vet, Shqipërinë e orientoi tërësisht nga Lindja, sipas këtyre mendjellinjve turkofobë, klasa e sotme politike Shqipërinë duhet ta orientojë tërësisht nga Perëndimi. Në të vërtetë, Shqipëria ka nevojë për hapje edhe nga Perëndimi, edhe nga Lindja. Por turkofobët e publicistikës shqiptare, hapjen e Shqipërisë drejt Perëndimit e shikojnë jo në kuadrin e hapësirës euroatlantike. Ata e shikojnë këtë hapje të reduktuar vetëm brenda hapësirës adriatiko-joniane, ç'ka do të thotë kryesisht në kuadrin e marrëdhënieve me Italinë dhe me Greqinë. Me Italinë Shqipëria marrëdhëniet i ka shumë të mira, aq më tepër kur Italia nuk ka pretendime territoriale ndaj ndonjë "Epiri Perëndimor" në Shqipëri. Po si t'ua bëjmë marrëdhënieve me Greqinë, e cila ka një shekull që ngre pretendime territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut, të cilën na e quan "Epir i Veriut"? Po si shpjegohet që ky taborri i turkofobëve të publicistikës shqiptare s'është bërë i gjallë, qoftë edhe një herë të vetme, për të demaskuar pretendimet e shovinizmit grekokaragjoz ndaj "Epirit të Veriut" dhe për t'i kujtuar këtij shteti hajdut të financave të Bashkimit Evropian se kufijtë e Shqipërisë Etnike shkojnë deri në Artë dhe në Prevezë?

Si shpjegohet që turkofobët e studiove televizive dhe analistët e ftuar aty, këta specialistë për "gjithçka", deri edhe për analizën e "dasmës së mizave" dhe të "mistereve të kozmosit", s'e kanë hapur kurrë gojën dhe s'kanë shkruar as edhe një rresht të vetëm kundër histerisë kombëtare të shovinizmit grekokaragjoz për greqizimin e Shqipërisë së Jugut? Si shpjegohet që këta turkofobë të thekur të publicistikës shqiptare nuk e kanë hapur kurrë gojën dhe nuk kanë shkruar as edhe një rresht të vetëm, kur klasa politike grekokaragjoze, sa herë që zhvillohen fushata zgjedhore në Greqi, fillon e shpalos flamurin e rreckosur të pretendimeve territoriale ndaj vendit tonë, për të fituar sa më shumë vota në radhët e elektoratit grek, siç po vepron tani partia e Antonis Samarasit? Këtyre mendjellinjve turkofobë s'u bën përshtypje ky fakt, që vërteton katërcipërisht se elektorati grek, opinioni publik grek dhe mbarë kombi grek, deri në poret e veta, është ushqyer dhe edukuar nga klasa politike greke me frymën e pretendimeve territoriale ndaj vendit tonë, me frymën e urrejtjes dhe të racizmit ndaj kombit shqiptar. Ato kufomat e atyre 145 emigrantëve shqiptarë, të vrarë në Greqi dhe të përcjella në arkivole drejt Shqipërisë, janë dëshmia më e kulluar e urrejtjes së shovinizmit grekokaragjoz ndaj vendit tonë. Por turkofobët e publicistikës shqiptare kanë heshtur para këtyre krimeve skandaloze të shovinizmit në fjalë. Dhe, për turpin e tyre, kanë heshtur se janë mercenarë të shovinizmit grekokaragjoz.

Së fundi, dëshiroj t'u kujtoj turkofobëve të publicistikës shqiptare se për hapjen e një vendi drejt Lindjes apo Perëndimit, drejt Veriut apo Jugut, rol të pazëvendësueshëm luajnë vetëm interesat ekonomike. Mbi bazën e interesave ekonomike ndërtohet edhe strategjia e politikës së jashtme. Kryeministri Berisha kohët e fundit ka bërë dy lëvizje mjaft të zgjuara.

Së pari, ai bëri një vizitë në Azerbajxhan, e cila kishte si qëllim nxitjen e zbatimit të projektit gjigant të gazsjellësit nga Kaspiku drejt Adriatikut, një vepër madhështore kjo që do të përshkojë edhe vendin tonë dhe që do të na sigurojë shuma të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

Së dyti, vizita që ai bëri në Turqi është me mjaft interes për nxitjen e investimeve të biznesit turk në vendin tonë. Turqia sot është një vend mjaft i zhvilluar ekonomikisht dhe, si anëtare e NATO-s, përfaqëson njërin nga aleatët më besnik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Erdogan dhe mbarë klasa politike turke ndërtuan një të tillë politikë ekonomike, e cila nuk u ndikua nga kriza e rëndë që kapi edhe vende shumë të zhvilluara të mbarë globit.

Me siguri që taborri i turkofobëve të publicistikës shqiptare përfaqëson ndonjë celulë antiamerikane. Se para do kohësh, ambasadori amerikan, zoti Aleksandër Arvizu, jo më kot u shpreh për ekzistencën e celulave antiamerikane në Shqipëri. Ky takëm turkofobësh të kollarisur, të nxitur nga shovinizmi grekokaragjoz, sulmojnë me pallë zhveshur Turqinë, pikërisht aleatin më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita e Kryeministrit Berisha ishte e një rëndësie të veçantë edhe për faktin se në Turqi jeton dhe punon një diasporë e fuqishme shqiptare. Më 15 maj 2000, kur po kthehesha për në Shqipëri me time shoqe me autobusin e linjës Tetovë-Tiranë, u njohëm me një shqiptaro-turk që banonte në Izmir. Quhej Orhan Ademoglu. Ai kishte qenë gjatë disa viteve Sekretar i Shoqatës së Miqësisë Turqi-Shqipëri. Ai na tregoi se në evidencat e Shoqatës, në mbarë Turqinë, figuronin 7 milionë shqiptarë, nga të cilët 2 milionë flisnin në familje një shqipe të pastër. Që turkofobët e publicistikës shqiptare të binden për një fakt të tillë, le të marrin mundimin dhe t'i telefojnë zotit Orhan Ademoglu, në mënyrë që ta dëgjojnë me veshët e tyre shifrën në fjalë. Numri i tij i telefonit është: 0266-3962551.

Ohajo, Sinsinati. 16 prill 2012

ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARTNERITETI KUNDËR KORRUPSIONITNga FRANK SHKRELI (04.16.2012)
EDHE NJË HERË MBI KOLABORACIONIZMINNga RESHAT KRIPA (04.16.2012)
Barometri diplomatikKËRKESË E GABUAR ABSURDE DHE IRACIONALE!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.15.2012)
NË KOSOVË VRITEN ATDHETARËT E PËRFITOJNË PUSHTETARËTNga Mr. sc. NUE OROSHI (04.13.2012)
NDËRROI JETË MAJK UALLES - GAZETAR AMERIKAN ME FAMË BOTËRORENga FRANK SHKRELI (04.11.2012)
Ç'KA QË SHQETËSOHET KJO ZONJA AMBASADORE E GJERMANISË?!Nga ESHREF YMERI (04.10.2012)
ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESËNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.10.2012)
NJË KËRCËNIM I RI NDAJ NATOsNga SHABAN MURATI (04.10.2012)
PSE KOMBET DËSHTOJNËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.09.2012)
TRADITA ANTIKOMBËTARE NË VEPRIMTARINË E AKADEMISË SË SHKENCAVENga ESHREF YMERI (04.07.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]