VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KAPITALI NUK PËRCAKTON VETËDIJEN NACIONALE

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Mërkurë, 04.25.2012, 06:07am (GMT1)

*** Nuk është vetëdije as vlerë kombëtare, as humane, as ligjore e as demokratike, kur kasta e "trabantëve" të sotëm e detyron dhe e kushtezon klasën akademike shqiptare të punojë dhe të rrogëtojë për të, pa asnjë shpërblim. Kjo nuk është kurrfarë vetëdije kombëtare as vetëdije demokratike, humane evro-perëndimore (as socialiste e as kapitaliste), por shfrytëzim i egër, manipulim, poshtërim, degradim etik, profesional, kombëtar, demokratik dhe human -shkelje e të gjitha të drejtave elementare dhe lirive të njeriut, qëështë në kundërshtim pikësëpari me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut (dhjetor 1948), të miratuar nga Organizata e Kobeve të Bashkuara.

Këso "vetëdije kombëtare" dhe "demokratike", nuk mund të gjesh as në sistemin kapitalist, as në sistemin socialist në botë, (përpos në hapësirat shqiptare, ku sundon interesi tregtar individual dhe grupor, jovetëdija kombëtare, as humane, as demokratike, as ligjore), sepse në të dy sistemet, me ligj dhe me kushtetutë puna shpërblehet sipas vlerësimit. Mirëpo, ky kriter vleror nuk vlen për shfrytëzuesit e sotëm "demokratë" dhe "patriotë" shqiptarë, të cilët qe 20 vjet në mënyrë të pamëshirshme, antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike i shfrztëzojnë dhe i përvetësojnë shërbimet, punën dhe vlerat e klasës së intelektualëve shqiptarë,duke mos i shpërblyer me asnjë CENT dhe me asnjë QINDARK£.

Kjo lloj skllavërie në emër të demokracisë së rreme dhe të kombëtarizmit të shpërfytyruar, e imponuar nga injorantët dhe nga antivlerat e kohës së sotme, është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj dhe me kushtetutë, por fajin kryesor e kanë nënshtruesit dhe vasalët intelektualë, duke përfshirë edhe autorin e kësaj eseje, pavarësisht nga shkalla e arsimimit të tyre (të mesëm, të lartë, universitar dhe pasuniversitar).

Derisa të dëmtuarit dhe të shfrytëzuarit ta heshtin dhe ta përqafojnë këtë dukuri të shemtuar antihumane, antiligjore, antidemokratike dhe anticivilizuese, aq edhe do të ketë jetëgjatësi shfrytëzimi i egër dhe barbarik i tyre nga ana e bashibozukëve punëdhënës së kohës konsumatore. Pa marrë parasysh dëmtimet e derisotme nën maskën e demokracisë dhe të patriotizmit, që pa dyshim se, janë në funksion të ushtrimit të strategjisë së frikësimit dhe të shfrytëzimit të elites intelektuale shqiptare, prerazi, duhet të përtrolliset amoraliteti dhe sadizmii injorancës se "vakti e ha kashtën". Përkundrazi, "kashta" e tyre, qe 20 vjetpo i djeg dhe po i gllabëron të gjitha vlerat e elites intelektuale shqiptare,me qëllim që pjesëtarët e saj, t'i shkallmojë, t'i varësojë dhe t'i shndërrojë në lypësarë dhe në skamnorë të shoqërisë konsumatore për qëllime dhe për interesa tregtare fitimprurëse të "tregut të lirë" të injorantëve dhe të mafiozëve të kohës, që nuk po e ha "kashtën", por"kashta" po i ha kryesisht vegjëlinë e varfëruar dhe të papunë, si dhe klasën intelektuale shqiptare.

Askush (qoftë nga elita politike ose shkencore shqiptare) nuk e gëzon atë të drejtë që për qëllime dhe për interesatë ndryshme (individuale, grupore, partiake, ideologjike, nepotiste dhe religjioze) karrieriste, tregtare, ekonomike dhe lukrative monopoliste, të spekulojë me konceptin e vetëdijes kombëtare si në interpretimin e kuptimit të ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë të nocionit të saj, se kinëse ajo "është produkt i vetëdijes së kapitalit".

Jemi dëshmitarë se që nga dekada e fundme e shekullit XX dhe nga dekada e parë e shekullit XXI, zhvillimi i ngjarjeve politike në dimensione ndërkombëtare ishte dhe, gjithnjë po bëhet më i ndërlikuar dhe më dinamik. Si rrjedhim, njeriu edhe nuk është në gjendje t'i ndjekë në vijimësi, e lëre më që të thellohet në nxjerrjen e gjykimeve të vlefshme, të dobishme dhe të drejta lidhur me pozitën, rolin dhe perspektivën e tij në shoqërinë e sotme konsumatore me vizion dhe me kontura të integrimit dhe të globalizmit ndërkombëtar.

Si pasojë e moskuptimit, e konfuzionit dhe e dilemave të shumta lidhur me këto dy koncepte të brishta, sot, shumica dërrmuese e njerëzve është përqëndruar me theks të posaçëm në përmbushjen e nevojave materiale, duke i konsideruar ato si një nga idealet më të larta dhe "më të shenjta" të ekzistencës dhe të së ardhmës së tyre; duke i mitoligjizuar, ideologjizuar dhe fetishizuar deri në stadin më të lartë të reales shoqërore, duke qenë të bindur se vetëm sistemi i unifomitetit të tillë me përmbajtje konsumatore atyre iu garanton prosperitet dhe dobi materiale të pakufijshme.

Së këndjemi, duke mbajtur parasysh faktin se natyra e njeriut karakterizohet nga ambivalenca e tij, shoqëria atë edhe mund ta indoktrinojë dhe ta përpunojë sipas interesave dhe nevojave ambivalente dhe polivalente të saj konsumatore,duke e shndërruar atë në "robot", që verbërisht t'i kryejë të gjitha kërkesat dhe urdhërat e parashtruara ditore, kuptohet të interesit dhe të pazarit ditor, javor, ose mujor etj. Në këtë rast, njeriu i painformuar lidhur me trendet e zhvillimit dhe të konsumimit të teknologjisë së informimit, të komunikimit dhe të vlerave ekonomike e tregtare, është i detyruar dhe, njëherazi i gatshëm që të "abstenojë", duke e braktisur edhe idealin, edhe vetëdijen kombëtare, si dhe të gjitha kërkesat, vlerat dhe virtytet e tjera fisnike njerëzore. Në kushte dhe në rrethana të këtilla, njeriu është vetëm një produkt i shoqërisë konsumatore, e jo kurrfarë pjesëmarrësi i mirëfilltë dhe i barabartë në kuadrine saj. Fatkeqësisht, ky është një fakt i hidhur, por objektiv që dëshmon se njerëzimi ka hyrë në etapën e luftës për ekzistencën e zhveshur edhe në fillimshekullin XXI. Sot njeriu nuk është i rrezikuar vetëm nga procesi i automatizimit teknologjik në stadin më të lartë të zhvillimit të tij, por edhe nga shumë forca të tjera të errëta regresive, të cilat në forma të ndryshme të predikimit të mbrojtjes së vlerave elementare të njerëzimit (liria, demokracia,rendi, drejtësia, siguria, begatia, paqja, mirëqenia ), po tentojnë që nejriun si kryevlerë e të gjitha vlerave të tjera të shoqërisë, ta njëjtësojnë dhe ta tjetërsojnë në artikull të thjeshtë konsumi, të "finalizuar" vetëm për shijen e ofertës dhe të kërkesës së "shit-blerjes", të këmbimit dhe të shumëzimit enorm të vlerave monopolizuese profitabile të "tregut të lirë" dhe të "iniciativës së lirë" private, gjë që kjo favorizon dhe stimulon kryesisht dhe, gjithanshmërisht vetëm pronën private të individit dhe të individëve a grupeve të caktuara, që nuk ka kurrfarë elementi ndërlidhës me lindjen dhe me ngritjen e vetëdijes nacionale as në kuptimin e së veçantes, as në atë të së përgjithshmes.

Pavarësisht nga mitologjizimi dhe fetishizimi i interesit dhe i kërkesësimperative të absolutizimit liberal antirealist modern, që kapitalin ta trajtojë si bazamentin kryesor të përcaktimit të vetëdijes nacionale, shkencërisht ky koncept është i gabueshëm dhe i paqëndrueshëm, sepse nuk përputhet me bazën e dialektikës shkencore të realizmit historik, sociologjik, psikologjik, politik dhe filozofik të formimit, të rujatjes dhe të ngritjes së vetëdijes nacionale, mbase në thelb, krijimi, këmbimi, mbrojtja, shumëfishimi ivlerave dhe i mbivlerave të kapitalit prodhon vetëm "vetëdijen tregtare" e jokursesi "vetëdijen kombëtare". Këtë konkluzion tonin e mbështet edhe ky konstatim i bazueshëm shkencor i profesorit të Harvardit, dr.Stanley Hoffmann,i cili pohon se " Specializimi dhe integrimi i firmave bën të mundur shtimin epasurisë, mirëpo, logjika e kapitalizmit të pastër nuk e favorizon drejtësinë sociale" (FA, July/August, 2002,p.107-108). Gjithashtu, në favor të këtij vlerësimi është edhe ky konkluzion aksiomatik i prof.dr. Patrick C. Hogan: " Në shoqërinë kapitaliste të gjitha vlerat janë të prirura t'i nënshtrohen vlerës së tregut". (Shih:"The Politics of Interpretation,1990,f.199).

Së këndejmi del krejtësisht e qartë se vetëdija nacionale nuk është prodhim origjinal, as "prodhim licencues" i kapitalit privat, as i titullarëve të tij të dikurshëm atë sotshëm privatistë. Përkundrazi, dialektika e materializmit historik shkencor ka provuar se kapitali nuk e përcakton "vetëdijen nacionale", por vetëm vetëdijen e vlerës dhe të interesit egoist tregtar qoftë individual, qoftë grupor ose kolektiv.

Po ashtu, vetëdija nacionale nuk mund të konsiderohet si "produkt i lëndës së parë" i pronës private a kapitalit, as i kapitalizimit ngase historikisht rrënjët i ka në revolucionin popullor, i cili i ka dhuruar popullit vetëdijen si komb, si qenie historike dhe si bashkësi e njësuar.

Pikërisht nga ky koncept revolucionar hisoriko-shoqëror është krijuar edhe nacionalizmi, i cili ka mishëruar ndjenjën e dashurisë dhe të ndërgjegjës së lartë të formimit të kombit, të gjuhës dhe të atdheut.Pra, është gabim logjik, politik dhe kombëtar, që të operohet me teza dhe koncepte spekuluese (për hir të kyçjes në ndonjë parti, në ndonjë lëvizje apo për hir të ngjitjes në ndonjë pozitë karrieriste politike, ekonomike, tregtare, diplomatike shtetërore, siç diktojnë rrthanat dhe kushtet e sotme të "tregut tëlirë" privat qoftë me karakter provincial, rajonal apo në kuptim më të gjerë)se vetëdija nacionale shprehimisht është "fryt" i kapitalit apo i kapitalizmit.

Në këtë vështrim, edhe historia e derisotme e vetëdijes nacionale shqiptare, gjithashtu përjashton konceptin spekulues politiko-filozofik dhe propagandistik kapitalist se kjo është krijuar, zhvilluar, trashëguar dhe ruajtur ndër breza në saje të "pronës private". Përkundrazi, as vetëdija nacionale shqiptare nuk është kurrfarë krijese e lindur nga prona a kapitali privat, por është fryt i koherencës së revolucioneve dhe të luftrave kombëtare shqiptare që nga periudha e hershme e ilirizmit e deri më sot.

Duke qenë se kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike shekuj me radhë po ballafaqohen me teza, me koncepte dhe me përkufizime të falsifikuara dhe të sofistikuara nga armiqtë e tyre bizantinë-sllavë dhe të sulltanizmit të Perandorisë Osmane famëkeqe se identiteti nacional, shtetëror dhe terriorial i qenies shqiptare në Ballkan "është i diskutueshëm" (ndër të tjera, edhe për shkak të "vonesës së zgjimit të vetëdijes kombëtare shqiptare" në krahasim me popujt e tjerë të Ballkanit!?), atëherë, domosdoshmërisht, parapëlqehet, që të paktën edhe ne vetë të mos luajmë në këtë "letër" vetëmohuese, të rrezkishme dhe shkatërrimtare për ekzistencën dhe për identitetin tonë gjithëkombëtar shqiptar.

Se vetëdija nacionale shqiptare nuk është "frut" i kapitalit, këtë (ndër qindra shembuj të tjerë të historisë së vetëdijes së identitetit kombëtar shqiptar) e provon edhe shembulli konkret i krijimit të vetëdijes kombëtare të tribunit popullor shqiptar, Adem Demaçi, i cili që nga mosha e fëmijërisë dhe e rinisë (si nxënës dhe student) së tij, u edukua, u arsimua, u frymëzua dhe u aktivizua në lëvizjen gjithëkombëtare shqiptare për ribashkimin e Shqipërisë Etnike, jo si pasojë e indoktrinimit, e shfrytëzimit apo e ruajtjes së ndonjë privilegji apasurie private(kapitali), të trashëguar nga brezat e tij të mëparshëm, por si shkak i mishërimit të vetëdijes së lartë kombëtare, të fituar nga edukata dhe arsimimi kombëtar i familjes dhe i rrethit të caktuar të shoqërisë shqiptare, e cila tradicionalisht ishte e pajisur dhe e ngritur me ndjenjen e vetëdijes së lartë kombëtare shqiptare.

M'u pse Adem Demaçi (Mandela i Evropës) së bashku me bashkidealistët dhe me bashkërevolucionarët e tij, që nga mosha e mitur ishte i etur dhe i brumosur me ndjenjën e vetëdijes kombëtare,( e jo me lakminë për të pasur sa më shumë "dinarë", sa më shumë "lekë", sa më shumë firma, sa më shumë pallate, sa më shumë kapitale, sa më shumë latifonde, sa më shumë "kolltuqe të buta" për pushtet dhe karrierë..., ashtu siç po veprohet sot në mjediset e shoqërisë shqiptare anembanë Shqipërisë Etnike), edhe vuajti burgun 30-vjeçar në kazamatet famëkeqe tiranike të Jugosllavisë-Serbisë së Madhe.

Ndryshe, (ashtu, siç po spekulohet sot me të madhe me përkufizimin e "vetëdijes kombëtare" shqiptare dhe të ribashkimit të Shqipërisë Etnike) po të kishte deklaruar dhe dëshmuar praktikisht në atë kohë të regjimit shtypës tiranik të Jugosllavisë se "vetëdija kombëtare është e ndikuar nga kapitali", sigurisht se heroi ynë i gjallë kombëtar shqiptar, Adem Demaçi, as bashkëveprimtarët e tij nuk do të burgoseshin, nuk do të torturoheshin, nuk do të arrestoheshin, nuk dotë persekutoheshin dhe, fundja, nuk do të vriteshin..., por do tëshpërbleheshin në forma të ndryshme, sikurse paditësit, policët, spiunët dhegjykatësit e tyre, që ushtronin dhunë dhe terror mbi ta, vetëm pse ishin tëprirur dhe të pajisur me vetëdijen kombëtare shqiptare dhe të ShqipërisëEtnike, që nuk kishte kurrfarë lidhjeje familiarizuese me vetëdijen tregtare, por me ndjenjën e lartë patriotike, kombëtare dhe atdhetare shqiptare, në funksion të çlirimit antikolonial sllav, të lirisë, të pavarësisë dhe të bashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqopërisë Etnike.

Së fundi, duke mbajtur parasysh faktin se vetëdija kombëtare nuk është ndonjëartikull apo mall tjetër konsumi, që mund prodhohet, të ekspozohet, të importohet, të shitet apo të blehet nëpër tregje të vjetra apo të reja private, atëherë as liderët politikë, kombëtarë dhe shtetërorë shqiptarë (me gjithë prirjet e tyre, që konceptin e vetëdijes kombëtare ta ngatërrojnë dhe ta mjegullojnë me vetëdijen tregtare të kapitalit dhe përfituesve të tij privatë) nuk e gëzojnë atë të drejtë, as privilegj të kohës, që në forma të ndryshme të interpretimit të gabuar të proceseve reformiste, demokratike dhe patriotike, të manipulojnë me ndërrimin dhe me falsfikimin e tezave dhe të koncepteve të teorisë dhe të filozofisë radikale utopiste pas së cilës fshihen qëllimet dhe motivet ideologjike, politike, ekonomike dhe tregtare të focavesunduese, të cilat në vazhdimësi riprodhojnë fuqinë dhe privilegjet e tyre si"trashëgimi të patundshme" në kurriz të vetëdijes kombëtare shqiptare, duke e reduktuar dhe konsideruar atë vetëm si refleks të pronës private dhe t ëkapitalizmit.

Në këtë kontekst, do të ishte mashtrim, iluzion dhe utopi e shkretë që shumica dërrmuese e njerëzimit (sidomos vendet dhe popujt e varfër të pazhvilluar dhenë zhvillim), të ëndërrojnë dhe të shpresojnë se i vetmi shpëtim i tyre i gjithëmbarshëm, do të jetë eksperimenti i "pronës private", ashtu, siç ishteutopi dhe iluzion i mjerë të shpresohej se "socializmi ishte i vetmi projkesioni shpëtimit të botës së shtypur, të kolonizuar, të pazhvilluar dhe të uritur".Historikisht, koncepti i parë është i paqëndrueshëm, kurse koncepti i dytë udëshmua i parealizueshëm. Këtë e provon edhe paradigma e gjysmës së kombitshqiptar të kolonizuar dhe e gjysmës së Shqipërisë Etnike në Ballkan, qëngeli e pazgjidhur edhe në sisteminsocialist, edhe në atë kapitalist (1912-2012).

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.