E Martë, 11.12.2019, 06:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
INTERVISTË E FRANK SHKRELIT DHËNË GAZETËS TELEGRAF NË PRAG TË 100 VJETORIT TË THEMELIMIT TË VATRËS
E Enjte, 04.26.2012, 02:46pm (GMT+1)

        Jemi 2 ditë para festës me të madhe në 100 vjet të shoqatës VATRA , dy fjalë ju lutemi për atmosferën?

Frank Shkreli --Është e vështirë të vlerësohet atmosfera në pritje të festimeve të 100-vjetorit të Vatrës, pasi komuniteti shqiptaro-amerikan është i përhapur anë e mbanë Nju Jorku dhe shteteve për rreth. Por mund të them se ka një entuziazëm jashtzakonisht të madh nga njerëzit me të cilët unë jam në konkakt. Po reklamohet nga media lokale dhe nga qendrat fetare dhe civile të shqiptarëve të Amerikës. Përveç pjesëtarë të komunitetit shqiptar të Nju Jorkut me rrethe, pritet të vinë vatranë dhe miqë e dashamirë të Vatrës nga qendra të tjera të Amerikës, si Bostoni, Detroiti, Florida, Çikago e qytetete të tjera amerikane. Për Konferencën me rastin e 100-Vjetorit të Themelimit të Vatrës që do të mbahet këtë të Shtunë është marrë në angazhim një sallë me kapacitet prej 250-300 pjesëmarrësish në njërin prej hoteleve më të njohura të Nju Jorkut. Në darkën madhështore që do të shtrohet ditën e nesërme, të Dielën, priten 800-deri në 1000 vetë, të ftuar dhe të ardhur nga qytete të ndryshme të SHBA si edhe nga të gjitha trojet tona në Ballkan. Shumë vatranë janë angazhuar vullnetarisht, duke lënë punën, për të ndihmuar me përgatitjet dhe për të dalur në aeroport për të ndeshur miqët që kanë filluar të vijnë nga të gjitha anët e botës, e të cilët nuk kanë të afërm në Nju Jork. Ekziston pra një frymë e atmosferë familjare e botës shqiptare, ku të ri e të vjetër, nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora do të bashkohen të festojnë 100-vjetorin e një organizate, që ndoshta para 20-vjetësh as emërin nuk ia kishin dëgjuar, por që në historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, nga Amerika e largët, ka luajtur një rol vendimtar në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në promovimin e kulturës dhe trditave tona këtu në Shtetet e Bashkuara.

 

100 vjetori i VATRES do të bashkojë Pjesmarja personalitetet më të larta të politikës nga Shqipëria ,Kosova ,Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora. Është ky nji sinjal i bashkimit kombëtar që kërkon VATRA prej nji shekulli ?

Frank Shkreli -- E vërtetë se do ketë personalitete të larta politike e kulturore nga e gjithë bota shqiptare, përfshirë edhe përfaqsues nga Arbërëshët e Italisë. Themeluesit e saj, e patën pagëzuar Vatrën si një organizatë mbarë shqiptare. Misjoni i saj ishte dhe është mbrojtja e interesave mbarë-kombëtare. Ashtu ishte në fillim të shekullit të 20-tët kur po luhej me fatin e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve, ashtu ishte gjatë gjithë periudhës së luftës së ftohët kur Vatra dhe përfaqsuesit e saj mbronin të drejtat e shqiptarëve duke informuar publikun amerikan mbi ato që po ndodhnin në Shqipërinë komuniste si dhe për fatin e shqiptarëve në Ballkan, e deri në kohët moderne ku i gjithë komuniteti shqiptaro-amerikan, përfshirë edhe Vatrën, u angazhua në mbrojtje të Kosovës, për çlirimin e saj nga Serbia dhe më në fund për përpjekjet për të shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe për të siguruar sa më shumë njohje ndërkombëtare. Roli i Vatrës dhe i komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi, për sensibilizimin e publikut amerikan mbi vuajtjet e shqiptarëve dhe padrejtësitë ndaj tyre si edhe për ndërkombëtarizimin e çeshtjes shqiptare --është njohur publikisht nga personalitetet më të larta të politikës amerikane por edhe nga udhëheqsit shqiptarë.

Në përgjigje të pyetjes tuaj, besoj se nuk do të mund të evitohet ose të mohohet fakti -- se këto dy ditë festimesh për 100-vjetorin e Vatrës në Nju Jork -- do të marrin një veshtirm të lartë simbolik mbarë-kombëtar. Të pakën për dy ditë, këjo do të jetë një gjë shumë pozitive, një reflektim për një organizatë dhe për themeluesit e saj, Fan Noli, Faik Konica dhe të tjerë, të cilët megjith kundërshtimet e hapëta dhe ndryshimet në pikëpamjet politike midis tyre, ishin të bashkuar rreth Vatrës, me një qëllim të vetëm -- të mbronin të drejtat dhe intersat mbarë-kombëtare të shqiptarëve.

          Mund të zbulojmë paraprakisht se kush ka konfirmuar pjesëmarjen nga personalitetet e politikës dhe diplomacisë Amerikane ?

Frank Shkreli-- Në të vërtetë vërtetimet për pjesëmarrje janë duke ardhur çdo minutë. Vatra ka ftuar me dyzina personalitetesh të jetës politike dhe kulturore në Amerikë dhe nga trojet tona në Ballkan. Është vështirë të bëhet një listë tani për tani, pasi disa janë të ftuar në seminar e disa në darkën e madhe e të tjerë në të dy këto evenimente. Siç thatë edhe ju më lartë përsonalitete të larta dhe përfaqsues janë ftuar nga trojet tona në Ballkan si edhe shumë miqë amerikanë të shqiptarëve. Priten nga Kosova Presidentja Jahjaga dhe përfaqsues të qeverisë së Prishtinës. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen zyrtarë të Stejt Departmentit që merren me punët shqiptare si dhe një numër miqësh nga Kongresi amerikan. Siç dihet, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ambasadori amerikan në Tiranë Alexander Arvizu do të marrin pjesë në Konferencën Akademike të Shtunën ku edhe do të mbajnë fjalimet e rastit. Gjithashtu, ndër të tjerë, edhe Nën-Kryeministrja e Maqedonisë, Zonja Teuta Arifi do të mbajë gjithashtu një fjalim me këtë rast.

Për të venë në dukje harmoninë dhe ekumenizmin fetar të shqiptarëve, në seminar për një lutje të përbashkët do të marrin pjesë, Shkëlqesia e tij, i Përndershmi Nikon Peshkop i Bostonit, Nju Inglëndit dhe i Arqipeshkvisë Shqiptare; Zoti Gazmend Aga, Nën-Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë; I përndershmi Imzot Dod Gjergji, Ipeshkëv i Kishës Katolike në Kosovë; I nderuari Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashijve; I nderuari Papas Antonio Bellushi, delegat i Episkopit Arbëresh të Ungrës në Itali, dhe shumë figura të kulturës, artit dhe të muzikës.

A pritet ndonji mesazh apo apel për të gjithe Shqiptarët kudo në botë për 100 vjetorin e Pavarësisë?

Frank Shkreli-- Mesazhi, në mendimin tim, është se ky përvjetor që përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me të vërtetë është një festim i veprimtarisë historike të Vatrës dhe është një kujtim dhe falenderim për punën dhe verpimtarinë e themeluesve kësaj organizate pan-shqiptare: Fan Nolit, Faik Konicës, Sotir Pecit, Petro N. Luarasit e qindra të tjerëve gjatë 100-vjetëve të shkuara. Por një mesazh tjetër, të pakën në mendjen time dhe që pres ta theksoj aty këtu gjatë seminarit, e që duhet të dalë nga ky përvjetor është se historia e Vatrës, po, është një histori mbrojtjeje e të drejtave të shqiptarëve dhe e promovimit të kulturës shqiptare në Amerikë, por mbi të gjitha është edhe një histori pasqyrimi të marrëdhënjeve shqiptaro-amerikane, i atyre marrëdhënjeve midis dy kombeve mike që u kultivuan nga themeluesit e Vatrës në fillim të shekullit të kaluar --e të cilat u ndërprenë brutalisht për pothuaj 50-vjetë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Nuk duhet harruar se baza e këtyre marrëdhënjeve që sot janë në nivelin më të lartë, u vendos 100-vjetë më parë nga miqësia e Fan Nolit me Woodrow Wilsonin, nga miqësitë e shumëta të Faik Konicës me Washingtonin zyrtar të kohës së tij e deri tek ditët e sotëme ku shqiptaro-amerikanët janë ndër grupet me influencë në Washington, ku promovojnë interesat shqiqptare. Nuk është një koincidencë që në seminarin e Vatrës të Shtunën do të flasin Kryeministri i Shqipërisë dhe Ambasadori amerikan në Shqipëri. Mesazhi është ose duhet të jetë i qartë se marrëdhënjet amerikano-shqiptaro janë të pazëvëndsueshme për interesat e kombit shqiptar.

Një mesazh tjetër, do të thosha unë, aq me rëndësi është edhe simbolizmi i të bashkuarit për të festuar këtë 100-vjetor, duke lënë mënjanë ndasitë dhe përçarjet politike. Se me gjithë ndryshimet politike e të tjera, si komb kemi gjëra që na bashkojnë ose që të pakën duhet të na bashkojnë. Përvjetori i 100- i shpalljes së Pavarësisë dhe 100-vjetori i themelimit të Vatrës janë ndër ato ngjarje historike që duhet të shërbejnë si mundësi për të zhdukur ndasitë dhe paragjykimet që mund të ekzistojnë ndaj njëri tjetrit, si rrjedhim i rrethanave fatmjera historike. Le të jetë ky një tubim për të bashkuar ‘gjakun e shprishur’ e të shpërndarë.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KAPITALI NUK PËRCAKTON VETËDIJEN NACIONALENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.25.2012)
TELASHE NGA NJË NDËRTIM I PALIGJSHËM BALLKANIKNga SHABAN MURATI (04.24.2012)
KEQ E MË KEQ E GJITHANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.23.2012)
IBRAHIM KODRËS MË 1973 NË TIRANË I THANË NUK KEMI BURGJENga VISAR ZHITI (04.22.2012)
VETËVRASJA EKONOMIKE E EVROPËSNga PAUL KRUGMAN, New York Times (04.17.2012)
KUJTESË TURKOFOBËVE SHQIPTARËNga ESHREF YMERI (04.17.2012)
PARTNERITETI KUNDËR KORRUPSIONITNga FRANK SHKRELI (04.16.2012)
EDHE NJË HERË MBI KOLABORACIONIZMINNga RESHAT KRIPA (04.16.2012)
Barometri diplomatikKËRKESË E GABUAR ABSURDE DHE IRACIONALE!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.15.2012)
NË KOSOVË VRITEN ATDHETARËT E PËRFITOJNË PUSHTETARËTNga Mr. sc. NUE OROSHI (04.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]