E Premte, 11.28.2014, 11:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KRONIKË NGA SEMINARI NË NJU JORK ME RASTIN E 100 VJETORIT TË VATRËS

Nga FRANK SHKRELI*  


E Premte, 05.04.2012, 03:58pm (GMT+1)

Fund javën e kaluar, siç dihet u festua në Nju Jork 100-Vjetori i themelimit të organizatës pan-shqiptare Vatra, me ç’rast këjo organizatë mbajti një seminar historik për të shënuar këtë përvjetor, i cili përbën një ngjarje me rëndësi jo vetëm për vet organizatën Vatra dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe për historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, pasi veprimtaria dhe historia e Vatrës është e lidhur ngushtë me fatet e kombit gjatë 100-vjetëve të kaluar.

Gjatë festimeve prej dy ditësh, qindëra pjesëmarrës në seminar dhe pothuaj 1000- veta në darkën madhështore si edhe e mbarë bota shqiptare nepërmjet medias u njohën më mirë me kontributin dhe veprimtarinë patriotike 100-vjeçare të Vatrës dhe të vatranëve. Në seminar ishin të ftuar dijetarë e gjurmues me kompetencë dhe përvojë shkencore. Ishin ato dy ditë reflektimi ndaj historisë tonë dhe të rolit që ka luajtur VATRA në themelimin dhe në njohjen e Shqipërisë si shtet sovran e i pavarur.

Ishte ky gjithashtu një rast për të shprehur nderimet dhe mirënjohjet tona para-ardhësve tanë, të cilët patën vizionin, trimërinë dhe guximin që në momentin e duhur të bashkoheshin rreth Vatrës dhe të vepronin në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Fillimisht, Sotir Peci e Nino Luarasi dhe pak më vonë gjenitë e kombit, Imzot Fan Noli dhe Faik Konica, e qindra e qindra të tjerë gjatë dekadave, antarë dhe udhëheqës të Vatrës – përfshirë edhe eksponentët kryesorë të Vatrës sot, veprimtaria e të cilëve ‘jehon lartë në qiellët e patriotizmit shqiptar’.

Para se të fillonte konferenca shkencore, përfaqsuesë fetarë nga të gjitha trojet bënë lutjet duke falenderuar të Madhin Zot për Vatrën, për rolin dhe misjonin e saj, për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar. Gjatë historisë, klerikët e besimeve tona kanë qenë gjithëherë të bashkuar rreth fatit të kombit, andaj edhe me këtë rast përfaqësues të komuniteteve fetare, u bashkuan rreth Vatrës së Nolit e të Konicës -- së bashku për t’i drejtuar Perëndisë lutjet tona për mirëvajtjen e këtyre festimeve dhe për të falenderuar të Madhin Zotin për 100-vjetë të Vatrës dhe 100-vjetë pavarësi të Shqipërisë, por edhe që ky vit gëzimi të jetë edhe vit integrimi – duke falenderuar Zotin gjithashtu edhe për pavarësinë e Kosovës, si edhe për lirinë dhe dinjitetin që gëzojnë sot shqiptarët në të gjitha trojet e tyre, përfshirë edhe lirinë e fesë. Pasi fjalimet e tyre -- si edhe të përsonaliteteteve të larta si Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Nën-kryeministrja e Maqedonisë, Z. Teuta Arifi, përfaqsuesi i qeverisë së Kosovës, Ministri për Diasporë, Z. Makolli dhe Princi Leka -- janë mbuluar nga media për publikun mbarë shqiptar, më poshtë po ju sjellë një kronikë të shkurtë të temave e subjekteve mbi të cilat folën akademikë dhe ekspertë që Vatra i kishte ftuar të flisnin në 100-vjetorin e themelimit të saj.

E ndjejë si për detyrë që t’i paraqesë publikut më të gjërë se cilët ishin referuesit, secili eskpert në fushën e tij, që iu përgjigjën thirrjes së Vatrës që të jepnin kontributin e tyre në shënimin e këtij përvjetori. Ata vinin nga të gjitha trevat tona, përfaqsues nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia, Mali i Zi e madje edhe nga Arbëreshët e Italisë, dhe natyrisht edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pari në rendin e ditës ishte Nikolla Pano, Profesor Emeritus i historisë në Universitetin Western Illionois me temën, ‘’Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, Vatra dhe Shqipëria, 1912-1924’’. Profesori Pano foli mbi faktorët kryesorë që kontribuan drejtë krijimit dhe daljes në shesh të komunitetit shqiptaro-amerikan si një qendër me rëndësi e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, duke theksuar rolin që ky komunitet ka luajtur nën udhëheqjen e Vatrës në përpjekjet për të ruajtur dhe mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë, sidomos gjatë viteve 1913-1920. Profesori Pano e përfundoi referatin e tij me një shqyrtim të shkurtër të zhvillimeve që çuan në një pakësim të influencës së Vatrës dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shqipëri, posaçërisht gjatë 1920-ave.

Historiani Prof. Dr. Beqir Meta, Drejtor i Institutit të Historisë dhe Nën drejtor i Qëndrës së Studimeve Albanologjike, fatkeqsisht për arsye familjare nuk mundi të vinte në Nju Jork, por kishte dërguar referatin me titul, "Vatra dhe Shteti 100-vjeçarë Shqiptar’’ . Kumtesa e Profesor Metës kishte si objekt ndihmesën që ka dhënë Vatra në themelimin, procesin e afirmimit dhe konsolodimit të shtetit kombëtar shqiptar gjatë historisë 100-vjeçare të tij.

Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës dhe idh-Drejtor i Shërbimit Shqip të këtij enti iu drejtua të pranishëmve me temën, "Zëri i Amerikës dhe Rënia e Komunizmit në Shqipëri’’. Doktor Biberaj, i lauruar me gradën e Doktorit të Shkencave Politike në Universitetin e njohur Columbia, tha se Zëri i Amerikës është përpjekur të ndihmojë shiqptarët të mbajnë gjallë shpresën, të ruajnë shpirtin e pavarur dhe të arrijnë aspiratat demokratike. Shërbimi shqip i Zërit të Amerikës ka luajtur një rol të jashtzakonshëm, veçanërisht në fund të 80-ave dhe në fillim të 90-ave, kur Kosova hyri në njërën prej periudhave më dramatike të historisë së saj, ndërsa Shqipëria në rrugën e vështirë të kalimit nga njëri prej regjimeve më shtypëse në një sistem shumë partiak dhe demokraci funksionuese. Dr. Biberaj shtoi duke thënë se kujdesin për Shqipërinë dhe për shqiptarët, qeveria amerikane e ka treguar nepërmjet ekzistencës së programeve në gjuhën shqip të Zërit të Amerikës. Zoti Biberaj tha se ky kujdes i qeverisë amerikane për aspiratat e kombit shqiptar për demokraci dhe begati, është i njëjtë me kujdesin dhe angazhimin që Amerika ka treguar gjithmonë kur ka qenë nevoja edhe për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Dr. Biberaj nenvijoi se Zëri i Amerikës ka ndihmuar, por shëmbja e komunizmit në Shqipëri u shemb sepse isht nje sistem i kalbur.

Shkrimtari i njohur Naum Prifti, autor enciklopedik i afër njëqind titujve, paraqiti referatin i cili titullohej: ‘’Epitafet e Fan Nolit te Don Kishoti – Zbulim që pasqyron krijimet origjinale të Nolit’’, duke venë në dukjej Nolin si përkthyes të veprave të mëdha botërore dhe si përshtatës i saktë i këtyre veprave kulturës dhe rrethanave të posçme shqiptare.

Të gjithë pjesëmarrësit e ndienë veten të privilegjuar dhe të nderuar me praninë e Papas Antonio Bellushi, përfaqsues i Arbëreshëve të Italisë. I përndershmi Bellushi, I cili është një emër i njohur miri nga diaspora shqiptare dhe më gjërë përfaqësoi Episkopin arbëresh të Ungrës në Kalabri. Ai foli me entuziazëm dhe emocione për rolin e ‘’Arbëreshëve të Kalabrisë dhe të Vatrës për Pavarësinë e Memëdheut.’’

Z. Mal Berisha, punonjës me status ndërkombëtar për Kombet e Bashkuara në Kosovë dhezyrtar I lartë në Ministrinë e jashtme të Shqipërisë, sot I ngarkuar me punë në ambasadën shqiptare në Londër u parqit me referatinË ‘’Çarlës Telford Erikson, Delegat i Vatrës në Konferencën e Paqës në parios, 1919 dhe në atë të Kombeve të Bashkuara në San Frabncisko, në vitin 1945.

Studjuesi dhe aktivisti i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe ish-gazetar i Zërit të Amerikës, Z. Idriz Lamaj, autor i më se 20 librave, kontributi I të cilit njihet, sidomos në fushën e publicistikës, foli duke parqitur dokumente të dorës së parë, mbi temën: ‘’Vatra dhe pretendimet Greke ndaj Shqipërisë në Fund të Luftës së Dytë Botërore.’’

Zoti Anton Çefa një ndër themeluesit e gazetës me vlera demokratike "Shkodra", e para gazetë lokale demokratike në Shqipëri, dhe anëtar i këshillit botues të saj s dhe anëtar i këshillit botues të revistës "Rrezja e jonë dhe në vitet 1994-2006 , ish editor i gazetës "Dielli" dhe botues i një numëri librash e kishte titulluar referatin e tij ‘’Vatra, Noli, Konica dhe Uilsoni’’, duke cituar Nolin dhe Konicën se Uilsoni bëri më tepër se çdo njeri për indipendencën e Shqipërisë (Noli) se gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Uilsonit një monument të pavdekur (Konica).

Zoti Dalip Greca, në vazhdim është editor i gazetës Dielli, dhe i cili për dhjetë vjetë ishte editor i gazetës Illyria në Nju Jork si dhe kryeredaktor i gazetës Republika në Shqipëri më heret paraqiti referatin mbi ‘’Gazetën Dielli si Misionare e Shqiptarizmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’’. Zoti Greca foli mbi misjonin kombëtar të gazetës Dielli, përfshirë programin kombëtar që Dielli parashtroi para shqiptarëve më 15 shkurt 1909, si edhe mbi rolin në ringjalljen kombëtare dhe ndikimin e tij nëndërgjegjsëimin e shqipotarëve të Amerikës për detyrat që kishin ndaj Kombit. Editori i Diellit Greca, foli ndër të tjera, edhe për kontributin e Nolit dhe të Konicës në këthimin e Diellit në një tribunë kombëtare dhe avokate të interesave të Shqipërisë në Amerikë dhe në Evropë.

Zoti Ilir Ikonomi, i cili ka punuar si gazetar në Tiranë dhe në vazhdim është redaktor në Shërbimin Shqip me një karrjerë të gjatë në Zërin e Amerikës, është autor i librit ‘’Faik Konica – Jeta në Uashington’’, botuar kohët e fundit në Tiranë – foli për temën "Vatra dhe Njohja e Shqipërisë nga Amerika’’. Zoti Ikonomi, në kumtesën e tij tha se pas Luftës së pare Botërore, qeveria amerikane ngurronte ta njhte de jure shtetin shqiptar, pasi ajo dëshironte prova të mjaftueshme se ky shtet kishte një qeveri të aftë dhe një ekzistencë të qendrueshme. Vatra, e cila përshkruhej si "një qeveri shqiptare jashtë Shqipërisë’’ tha Z. Ikonomi, luajti rolin domethënës për të bindur zyrtarët amerikanë për ta njohur Shqipërinë, gjë bënë më 28 korrik 1922.

Z. Bejtullah Destani, diplomat në ambasadën e Kosovës në Londër, ka redaktuar një mori botimesh dhe Qendra e Studimeve Shqiptare që ai kryeson ka botuar një numër të konsiderueshëm librash mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, përfshirë edhe librin ‘’Faik bej Konica’’ nga autori anglez Wadham Peacock. Zoti Destani paraqiti referatin me temën "Vatra në raportimet e Departmentit të Inteligjencës Politike në kuadër të Foreign Office, 1918-1919’’ të Britanisë së Madhe.

Zoti Sevdai Kastrati nga Karaqeva e Epërme e Dardanës, i cili ka punuar si profesor i letërsisë së vjetër shqipe dhe i letërsisë së Rilindjes Kombëtare në Universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës, ka përgatitur për botim librin, "Bibliografia e Diellit" 1909-2007, dhe ka bërë gati për botim veprat e plota të Faik Konicës dhe të Fan Nolit, kishte përgatitur për këtë seminar referatin me titull, ‘’Faik Konica dhe Shqipëria Evropiane’’

Seminarin e përshëndeti edhe Prof. Dr. Agron Reka, Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe paraqiti Profesor Fehari Ramadanin nga i njëjti universitet. Profesor Ramadani, dekan i Fakultetit Fillozofik në këtë universitet mbajti kumtesën me titull ‘’Bashkpunimi i Faik Konicës me Austro-Hungarinë për interesat kombëtare.’’ Profesor Ramadani tha se ndonëse Faik Konica është akuzuar nga disa historianë shqiptarë si zëdhënës i politikës austro-hungareze në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, në fakt ai nuk bëri asgjë në kundërshtim me interesat kombëtare. E vërteta është, shtoi professor Ramadani, se Faik Konica arrijti të harmonizonte në mënyrë efikase interesat e Perandorisë Austro-Hungareze në Adriatik me interesat e popullit shqiptar dhe çështjes së tyre të pazgjidhur.

Profesor Binak Ulaj nga Vuthajt e Plavës e të Gucisë ka punuar disa vite në arsim, si mësimdhënës në gjimnazin Xhevdet Doda në Prishtinë, ku ka qenë edhe drejtor i gjimnazit. Tani si nëpunës i Ministrisë së infrastrukturës, ai iu paraqit të pranishëmve me temën ‘’Shpalosje Historie – Kushtuar Kontrirbutit të Shqiptarëve të Plavës e të Gucisë në ngritjen e Flamurit Kombëtar’’. Duke folur për rolin e Plavës e të Gucisë në Lëvizjen për Pavarësi, Zoti Ulaj foli gjithashtu edhe për situatën aktuale jo të kënaqshme për shqiptarët në Mal të Zi.

Profesor Dr. David Avdul, i doktoruar nga Universiteti Columbia, ka dhënë mësim në Universitetin Pace, Universitetin Columbia dhe Marymount College. Ai ka shërbyer si dekan i Departmentit të Arsimit në Universitetin Pace. Në bashkpunim me Fondacionin Soros, Dr. David Avdul, i cili ka shërbyer si Drejtor i Projektit për Zhvillimin Arsimor në Shqipëri, foli mbi ’’Përvojën e Vatrës në të kaluarën, në të tashmen dhe në të ardhmen, si pjesë e një punimi më të gjërë me titull: "Duke u rritur Shqiptar në Amerikë’’.

Profesor Dr. Jusuf Bajraktari, ish-deputet i Kosovës dhe autor librash të historisë dhe artikujsh historikë e shkencorë, fatkeqsiht për arsye familjare nuk mundi të merrte pjesë, por I dërgoi seminarit të Vatrës referatin me titull: ‘’Vatra për Viset Shqiptare –Jashtë Shqipërisë së Pavarur.’’

Avokati Agron Alibali, një avokat shqiptar jep mësim në Universitetin e Massaçusetsit në Boston. Ai është i angazhuar gjithë karrierën e tij me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me ligjin ndërkombëtar, me të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhetë pakicave, e të tjera. Avokati Alibali, në të njëjtën kohë ka bërë hulumtime mbi udhëheqsit e Vatrës dhe për kontributin e tyre unik dhe është duke përgatitur një libër mbi Faik Konicën. Titulli i temeës së Z. Alibali ishte ‘’Aktivizmi Politik dhe ligjor i Vatrës gjatë viteve 1919-1921’’.

I Përndershmi Theophan Arian Koja është një prelat i Kishës Ortodokse në Amerikë. Ai merr pjesë në shumë aktivitete ekumenike me udhëheqës të denominacioneve të ndryshme fetare. Në rolin e tij si President i Klerikëve Ortodoks të zonës së St. Louis, i përndershmi Theophan Arian Koja, në seminarin e Vatrës, foli mbi ‘’Rolin e Klerikëve Ortodoksë Shqiptarë në Themelimin e Federatës Pan-Shqiptare Vatra.’’

Zoti Elez Osmani nga Nju Jorku mbajti referatin e tij me titull, ‘’Kontributi i Vatrës në Harmoninë Fetare Midis Shqiptarëve’’. Zoti Gashi thas e Vatra ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kultivimin e e tolerances dhe mirëkuptimit fetar. Këjo harmoni e tolerancë janë të njohur për të gjith tha ai, por duhet theksuar se shqiptarët që emigruan në Amerikë, jo vetëm që nuk e zbehen këtë vlerë, por përkundrazi e thelluan dhe e trajtuan si një vlerë dalluese e të çmueshme të kombit tone. Për këtë ai lavdëroi Vatrën se gjatë dekadave ka punuar ngushtë me të gjtihë udhëheqsit fetarë.

Z. Mithat Gashi, një këshilltar arsimi dhe Themelues e Drejtor Fondacionit për Arsim Global, ka shërbyer si këshilltar në projekte për Zhvillimin e Arsimit në Shqipëri. Z. Gashi, i cili është aktiv në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe është anëtar i bordit të Vatrës, u paraqit me kumtesën ‘’Roli i Vatrës: 1990-2010’’, duke shqyrtuar rolin e Vatrës gjatë kësajë periudhe. Zoti Gashi e bazoi kumtesën e tij në letrat e Vatrës dërguar personaliteteve të ndryshme, në deklaratat dhe fjalimet, dhe në artikujt e botuar nga koha në kohë dhe në evinimente të organizuara nga Vatra. Ai tha se sipas të dhënave që ai disponon, veprimtaria e Vatrës në këtë periudhë u përqendrua në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, në përkrahje të proceseve demokratike në Shqipëri, dhe në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi dhe në Greqi.

Vatra ka njoftuar se referatet e plota të autorëve të lartë-përmendur do të botohen në një vëllim të posaçëm kushtuar 100-Vjetorit të themelimit të Vatrës.

*Autori u ftua nga Vatra që të drejtonte Seminarin dhe Konferencën e 100-vjetorit të organizatës mbarë shqiptare.

 

 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDHE PSE JETA NA DHUROHET VETËM NJË HERË(Në nderim të figurës së z. Ardian Klosi)Nga ESHREF YMERI (05.04.2012)
KTHJELLOHUNI O TË GJORË!Nga ILIR HYSA (05.03.2012)
DISIDENTI I VERBËR ANTIKOMUNIST KINEZ CHEN GUANGCHEN NDËRLIKON MARRËDHËNIET AMERIKANO-KINEZENga FRANK SHKRELI (05.02.2012)
Barometri diplomatikTË BASHKUAR RRETH FLAMURIT, GJYSMA NËROBËRI, GJYSMA NË LIRI, JO MË PAK SE 100 VJET!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.01.2012)
RIVLERËSIMI I POLITIKËS RAJONALE TË SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (04.30.2012)
PËR LIRI, PËR SHQIPËRI, PËR FLAMURIN KUQ E ZINga RESHAT KRIPA (04.28.2012)
INTERVISTË E FRANK SHKRELIT DHËNË GAZETËS TELEGRAF NË PRAG TË 100 VJETORIT TË THEMELIMIT TË VATRËS (04.26.2012)
KAPITALI NUK PËRCAKTON VETËDIJEN NACIONALENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.25.2012)
TELASHE NGA NJË NDËRTIM I PALIGJSHËM BALLKANIKNga SHABAN MURATI (04.24.2012)
KEQ E MË KEQ E GJITHANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2014  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            
 
::| Hot News
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]