E Mërkurë, 10.16.2019, 12:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Replikë me "mikun tim" Naim Staravecka

RUHUNI NGA KOMUNISTËT EDHE KUR JU LAVDËROJNË!

Nga RESHAT KRIPA 


E Shtunë, 05.05.2012, 02:09pm (GMT+1)

E titullova këtë shkrim me një sugjerim që i bëja "mikut tim", Naim Staravecka, në një shkrim timin të titulluar "Edhe një herë mbi kolaboracionizmin", botuar në gazetën "Metropol" datë 16 prill 2012. Mendoja se ky sugjerim do t’i bëhej mësim. Por kjo nuk ndodhi. Në po këtë gazetë, të datës 4 maj 2012, lexoj shkrimin e zotit Naim si përgjigje të një shkrimi tjetër timin mbi librin e babait të tij "Përpara gjyqit të historisë".

Çfarë titulli i ve autori shkrimit të mësipërm: "Reshat Kripa gatuan gjellë me kripën e Orhanit". Ç’do të thotë me këto fjalë e di vetëm ai pasi unë nuk e marrë vesh. Unë di se kripa prodhohet vetëm në Vlorë dhe unë ndaj e kam mbiemrin të tillë. Ç’kërkon kripa në Përmet? Madje ai harron se kripa është lezeti i gjellës dhe sidomos kur ajo përdoret me karar.

Por le t’i lemë lojrat e fjalëve dhe t’i kthehemi shkrimit në fjalë. Autori bën një paralelizëm ndërmjet shkrimit tim dhe një tjetri, të një farë Orhan Frashëri, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës, botuar në gazetën "Zëri i Popullit" më datën 11 prill 2012, të cilin as që e njoh dhe as e kam dëgjuar ndonjë herë. Madje, zoti Naim, e di që unë atë gazetë nuk e lexoj kurrë, pasi titulli i saj, i njëjtë me atë të periudhës së totalitarizmit, më sjell ndër mend atë kohë të tmerrshme kur ne dhe populli ynë dergjej burgjeve dhe kampeve mizore apo dhe burgut të madh që quhej Shqipëri. Një nga këta ishte edhe vetë zoti Naim.

Le t’i krahasojmë të dy shkrimet. Ndërsa shkrimi i zotit Orhan, sipas asaj që citon zoti Naim, bënë fjalë për mllefin e autorit për braktisjen që Xhelal Staravecka i bëri Frontit Nacionalçlirimtar dhe gjoja bashkimin e tij me Ballin Kombëtar dhe forcat e tjera nacionaliste, shkrimi im, ose të paktën ajo shprehje që citon ai, bënë fjalë për personat që shoqëruan promovimin e librit të atit të tij. Siç shihet këto nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. "Hane Shan, hane Bagdat" thotë populli ynë. Këtu dua të bëj edhe një korigjim tjetër, gjë që del edhe nga autori i librit. Xhelal Staravecka asnjëherë nuk ka qenë me Ballin Kombëtar apo forcat e tjera nacionaliste. Madje dihet prej të gjithëve që Mit-hat Frashëri e hodhi poshte kërkesën e tij për bashkëpunim me Ballin Kombëtar, me arsyetimin se nuk mund të bashkëpunonin me një person që kishte treguar që nuk ishte gjë tjetër veçse një karrierist dhe vrasës i paskrupullt.

I nderuar zoti Naim, ju paska ardhur keq që unë kisha shkruar se promovimin e kishit bërë në prani të një aradhe bijsh të ish-nomenklaturës së lartë të sistemit të përmbysur dhe pa pjesmarrjen e shokëve të burgjeve dhe internimeve. Nuk besoj se jeni aq i verbër sa të mos e konstatoni këtë. Kujt shtrese i përkasin "figurat e shquara të shkencës e politikës" , historianët Xhufi e Sinani, publicisti dhe miku i burgut tuaj Lubonja, kryetari i Bashkisë Berat Nasufi, nënkryetari i Bashkisë Fier Kalluci, Kryetari i Komunës Potomit Omeri, apo edhe shumë "akademikë, historianë dhe dashamirës të tjerë" të pranishëm. Mos më thuaj se këta janë të djathtë pasi kjo do të ishte kulmi i hipokrizisë. Ju e dini prejardhjen e tyre. Ata vijnë nga skutat e errëta të ish-Sigurimit të Shtetit dhe Byrosë Politike të Partisë së Punës. Lejomë , i nderuar, t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur në ditët e para pas vendosjes së sistemit demokratik.

Po nxitoja për të shkuar në zyrë. Papritmas më doli para ish-operativi i sigurimit, toger

Ademi, që kisha pasur në kampin e punës së detyruar në Bulqizë

- Ç’kërkoni? - i thashë ftohtë.

- Nuk ishte faji i ynë - u pergjigj. - Ishte i sistemit që na bëri të tillë.

Unë nuk po e dëgjoja. Para syve më dilte një skenë mizore që lidhej drejtpërdrejt me të

Ishim në kampin e Bulqizës. Ishte dimër. Binte borë. Acari të thante fytyrën. Sapo ishim kthyer

nga puna të raskapitur dhe prisnim të na jepnin lugën e supës me qepë. Ai erdhi dhe duke iu drejtuar një djaloshi nga Mirdita, i tha me egërsi:

- Përse nuk e realizove normën?

- Isha i sëmurë, zoti toger! - u pergjigj djaloshi me gjysmë zëri.

Nuk e la të mbaronte fjalën. E rrëmbeu me forcë dhe duke e hequr zvarrë, e përplasi përjashta në borën që vazhdonte të binte. Filloi ta godiste ku mundte me kamzhik. Pastaj, duke e tërhequr gjithmonë zvarrë, e mbylli në një nga birucat e caktuara për këtë qëllim.

Kur u err një miku i tij i çoi një copë bukë. Nuk e kish mbaruar ende, kur ia behu krimineli. Sapo e pa, filloi ta godiste përsëri me kamzhik, duke kërkuar t’i tregonte se kush ia kishte dhënë copën e bukës. Djaloshi nuk tregoi. Atëherë dha urdhër ta lidhnin në një shtyllë telefoni që ndodhej afër kapanoneve. Caktoi edhe dy roje për të mos lejuar njeri t’i afrohej. Ishte thëllim. Binte borë. Unë dhe shokët e mi dëgjonim rënkimet e tij të mbytura dhe nuk ishim në gjendje ta ndihmonin. Tërë atë natë nuk mbyllëm sy duke dëgjuar rënkimet e tij. Dikur afër mëngjesit ato pushuan. Mirditori trim kishte ndërruar jetë. Nuk i kishte mbushur ende te shtatëmbëdhjetë vjetët.

-Shpormu nga sytë! – thirra.

Por krimineli e kishte kuptuar me kohë dhe ishte zhdukur.

Në atë kohë m’u kujtua një film gjerman që kisha parë në fëmini. Ishte një prodhim i pasluftës. Në qendër të filmit ishte një mjek nazist që në të vërtetë ishte mishërimi i mizorisë. Në laboratorët e tij kishte kryer eksperimente nga më të përbindëshmet për torturimin dhe shfarrosjen e njerëzve. Pas mbarimit të luftës e kishin çuar në bangën e të akuzuarve.

Kishin kaluar vite që atëherë. I kisha harruar pothuajse të gjitha sekuencat e filmit. Më kujtohej vetëm finalja e tij. Mjeku i kapur me të dy duart pas hekurave të burgut thërriste:

- Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm!

Ndërsa në sfond prapa tij, si përgënjeshtrim, shfaqeshin torturat, pushkatimet, varrosjet për së gjalli, djegiet në dhomat e gazit që ai kishte projektuar. Një skenë e paharruar. Një zgjidhje e përkryer regjizoriale.

Filmi kishte një titull kuptimplotë: "Vrasësit janë midis nesh".

E pra, i dashur mik, bijtë e këtyre vrasësve sot i kemi nëpër këmbë. Edhe ata, si dikur mjeku gjerman, thërrasin :

- Jemi të pafajshëm, jemi të pafajshëm!

A thua se ajo kohë nuk paska pasur fajtorë. A thua se këta individë na qenkan ithtarët e lirisë dhe demokracisë dhe ne që e vujtëm më tepër se kushdo atë periudhë, u dashka të marrim si avokatë mbrojtës pikërisht këta pasardhës të atyre që na groposën.

Ku ishin historianët dhe akademikët e djathtë që munguan në atë promovim. Ku ishin Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu, Uran Butka, Kolec Topalli, Pjetër Pepa dhe plot figura të tjera të shquara të shkencës dhe historisë. Ku ishin përfaqësuesit e Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Institutit të Integrimit të Përndjekurve Politikë, Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë, anëtar i së cilës jeni edhe ju? Ju shkruani se në promovim kishte shumë të "djathtë" por nuk përmendni asnjë emër. Përse...? Ju thoni se në raste të tilla nuk bëhen ftesa. Ku e keni parë që të zhvillohet një ceremoni e tillë dhe të mos ketë ftesa? Atëherë si

do ta marrin vesh pjesëmarrësit një gjë të tillë?

Tani le t’i kthehemi shkrimit tim "Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi". Më çudit fakti se në replikën tuaj nuk shoh asnjë rresht për të. Nuk e di në se jeni dakord me ato që kisha shkruar unë, apo nuk keni argumente për t’i kundërshtuar. Unë, në atë shkrim të gjitha i kam argumentuar me fakte të nxjerra nga libri i babait tuaj, madje kam shënuar edhe faqet e librit ku mbështetem. Kështu kam vepruar kur shkrova për "bëmat e jashtëzakonshme të mbinjeriut" që fill i vetëm përballonte një regjiment italian apo komunist. Për "çlirimet madhështore" që paska bërë ky njeri, për "interpretimet imagjinare" të ngjarjeve të ndryshne të Luftës së Dytë Botërore. Sot nuk do të përsëris të njëjtat gjëra por dua t’ju them se ato veprime që shkruan yt atë, i ngjasin atyre që kryente Don Kishoti i Mançes me mullinjtë e erës. Në rast se ty nuk të vjen mirë për këto ky nuk është faji im, por i atit tuaj që i ka shkruar, apo ndoshta i të tjerëve që i kanë transformuar më vonë. Është edhe faji yt që pranove të botoheshin të tilla idiotizma që më tepër e ulin figurën e tyt eti se sa e ngrenë atë. Kjo është e vërteta që del nga ai libër.

Tashti më lejo të them edhe dy fjalë përse të nxitën për ta botuar për të dytën herë librin në fjalë. Ajo është pjesë e lojës që e majta shqiptare po luan në kurriz të nacionalizmit shqiptar. Në këtë lojë janë përfshirë të gjitha mjetet e mundëshme që nga individët e thjeshtë deri te gazetarët, analistët, historianët dhe politikanët. Vështroji gazetat dhe televizionet e majta. Përditë shkruajnë dhe shfaqin pamjet e bëmave të mëdhaja që paskan kryer krerët e atyre që e shkatërruan këtë vend. Përditë botojnë apo shfaqin pamje për diskreditimin e lëvizjes nacionaliste, e cila ka qenë lëvizja më demokratike dhe më kombëtare që është zhvilluar ndonjë herë në vendin tonë. I këtij mendimi ke qenë edhe ti dikur. Kemi biseduar disa herë bashkë dhe kemi patur të njejtin mendim, kur të dy luftonim në shoqatën tonë me në krye të paharruarin Lalë Osmanin. Nuk e kuptoj përse paskeni ndryshuar tani, kur shpëtimin e kërkoni në kampin e majtë.

Në shkrimin tuaj ju thoni se disa vlerësime të Xhelal Staraveckës për figura të caktuara historike nuk shkokan me shijet dhe bindjet e tua politike të formuara nga jeta nën diktaturë. Këtu përmendni emrat e Abaz Kupit, Fiqiri Dines, Hasan Dostit, Kol Bibë Mirakajt, Gjon Marka Gjonit, me të cilët ju paskan lidhur krushqitë e ndryshme apo qënia nëpër burgje e kampe së bashku. Megjithatë nuk guxoni të thoni përse nuk jeni dakord. Përse...?

Përse nuk guxoni të thoni gjë edhe për figura të tjera nacionaliste të përbaltura nga ati juaj, si Mit-hat Frashëri, Hysni Lepenica dhe 36 trimat e tjerë të rënë në një betejë të ngjashme me Termopilet e Greqisë së lashtë, Abaz Ermenji, Tefik Sfiri, Besim Belishova, Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Rexhep Krasniqi, Ago Agaj dhe plot burra të tjerë. Dikur si ti dhe unë kishim të njejtin mendim për ta. Përse tashti paske ndryshuar/ Mos vallë ta prishi mendjen libri i atit tuaj? Përse...?

Në shkrimin tuaj ju thoni se Xhelal Staravecka zbuloi të vërtetën e 4 shkurtit. Cila është kjo e vërtetë? Vrasja e 84 të pafajshmëve"? Ju e besoni këtë? Atëherë më thoni, ju lutem, emrat e tyre. Apo ishte një sajim i propagandës komuniste, i ngjashëm me shumë prej atyre që ata dinin të fabrikonin.

A e dini përse sot janë bashkuar me ju pinjollët e diktaturës? Pikërisht për faktin se yt atë, ndoshta edhe pse ai ishte një adhurues i të ashtuquajturit Front Nacionalçlirimtar, nuk lë më baltë pa hedhur mbi Ballin Kombëtar dhe Legalitetin. Është e drejta juaj të jeni apo jo me këtë mendim. Por unë njoh një Naim Staravecka që dikur ishte me një mendim të kundërt me këtë. Ndaj më erdhi keq kur ju pashë midis pasardhësve të atyre që ju burgosën dhe internuan. Sido qoftë kjo është e drejta juaj. Unë doja vetëm t’ju përsërisja frazën që përdora si titull të këtij shkrimi:

- Ruhuni nga komunistët edhe kur ju lavdërojnë!

Është në dorën tuaj të vendosni.

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRONIKË NGA SEMINARI NË NJU JORK ME RASTIN E 100 VJETORIT TË VATRËSNga FRANK SHKRELI*   (05.04.2012)
EDHE PSE JETA NA DHUROHET VETËM NJË HERË(Në nderim të figurës së z. Ardian Klosi)Nga ESHREF YMERI (05.04.2012)
KTHJELLOHUNI O TË GJORË!Nga ILIR HYSA (05.03.2012)
DISIDENTI I VERBËR ANTIKOMUNIST KINEZ CHEN GUANGCHEN NDËRLIKON MARRËDHËNIET AMERIKANO-KINEZENga FRANK SHKRELI (05.02.2012)
Barometri diplomatikTË BASHKUAR RRETH FLAMURIT, GJYSMA NËROBËRI, GJYSMA NË LIRI, JO MË PAK SE 100 VJET!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.01.2012)
RIVLERËSIMI I POLITIKËS RAJONALE TË SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (04.30.2012)
PËR LIRI, PËR SHQIPËRI, PËR FLAMURIN KUQ E ZINga RESHAT KRIPA (04.28.2012)
INTERVISTË E FRANK SHKRELIT DHËNË GAZETËS TELEGRAF NË PRAG TË 100 VJETORIT TË THEMELIMIT TË VATRËS (04.26.2012)
KAPITALI NUK PËRCAKTON VETËDIJEN NACIONALENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.25.2012)
TELASHE NGA NJË NDËRTIM I PALIGJSHËM BALLKANIKNga SHABAN MURATI (04.24.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]