E Enjte, 03.28.2024, 07:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NJË MËSIM NGA IZRAELI

Nga SHBAN MURATI


E Martë, 05.08.2012, 06:51am (GMT+1)

 

Që lufta nuk është shaka, këtë më mirë se të gjithë duhet ta dinë ushtarakët, dhe, sipas një asociacioni klasik, ata janë më të prirur profesionalisht për luftëra. Por në shtetet demokratike konstatohet fenomeni që, politikanët po bëhen më të rrezikshëm se ushtarakët. Ky fenomen po demonstrohet në rastin e Izraelit, ku, për paradoks, po shohim një rreshtim militant të politikanëve, si kryeministri Beniamin Netaniahu dhe ministri i tij i Mbrojtjes, Ehud Barak, për luftë të menjëhershme kundër Iranit, dhe një rreshtim gjakftohtë të kundërshtuesve të kësaj lufte me Iranin, ku bëjnë pjesë autoritetet më të larta të ushtrisë dhe të forcave të tjera të specializuara izraelite. Prej shumë muajsh kryeministri, ministri i Mbrojtjes, ministri i Jashtëm dhe shumë skifterë të qeverisë radikale izraelite, kanë ngritur një fushatë të thirrjeve dhe të kërcënimeve për goditjen e parë dhe luftën, që duhet të ndërmarrë Izraeli kundër Iranit, për ta detyruar atë të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, për të cilin Teherani thotë se e ka për qëllime paqësore dhe Tel Avivi thotë se e ka për qëllime ushtarake. Dy politikanët më të lartë të Izraelit, jo vetëm kanë krijuar një klimë luftënxitëse brenda vendit, por janë përpjekur që të ndikojnë me qendrimet e tyre, dhe madje të bindin qeveritë perëndimore, që t'i bashkohen qendrimit militant të qeverisë izraelite për të ndërmarrë goditjen e parë luftarake kundër Iranit.

Në kulmin e kësaj klime luftënxitëse të kryeministrit, të ministrit të Mbrojtjes dhe të politikanëve të tjerë, u shfaq barrikada e parë dhe e qartë profesionale dhe morale kundër ndërmarrjes së një aventure ushtarake. Ajo erdhi nga ushtarakë të niveleve më të larta të ushtrisë dhe të forcave të tjera të specializuara ushtarake dhe agjenturore izraelite. Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, gjenerali Beni Gantz, deklaroi më 25 prill në gazetën "Haaretz" kundërshtimin për ndërmarrjen e një goditjeje ushtarake kundër Iranit, duke deklaruar se "unë mendoj që udhëheqja e Iranit është e përbërë nga njerëz të arsyeshëm". Pas gjeneralit Gantz, më 29 prill doli Yval Diskin, ish- drejtori i agjencisë së zbulimit Shin Bet, që merret me sigurimin e brendshëm dhe e ka drejtuar këtë agjenci deri vitin e kaluar, i cili deklaroi se kryeministri Beniamin Netaniahu dhe ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, e kanë gjykimin të errësuar nga ndjenjat mesianike dhe nuk duhen besuar që të jenë në drejtimin e politikës mbi Iranin. Meir Dagan, ish-shefi i agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad, deklaroi se një goditje kundër programit bërthamor të Iranit është një budallallëk. Dhe si për t'i vënë vulën të vërtetës së gjërave, doli drejtori aktual i agjencisë Mossad, Tamir Pardo, i cili deklaroi se Irani nuk paraqet një kërcënim ekzistencial për Izraelin.

Autoritetet më të larta ushtarake dhe të zbulimit, të cilët për shkak të profesionit, eksperiencës dhe të pozicioneve profesionale i njohin dhe i dinë rrethanat dhe komplikimet e luftës më mirë se kryeministri dhe se çdo politikan tjetër i qeverisë, janë ngritur për të frenuar ndonjë aventurë të mundshme ushtarake të qeverisë kundër Iranit, për të cilën ata e kanë shumë më të qartë se politikanët, që mund të ketë pasojat e veta të paparashikueshme mbi popullin dhe mbi shtetin e Izraelit, por edhe mbi rajonin dhe mbi marrëdhëniet ekonomike dhe raportet strategjike perëndimore në rajon. Autoritetet e larta ushtarake dhe të zbulimit i bëjnë analizat dhe llogaritë e tyre mbi bazën e profesionit dhe të ndërgjegjes profesionale, dhe natyrisht, askush në Izrael nuk mund të guxojë të verë në dyshim dashurinë e tyre për Izraelin dhe për judaizmin. Këto autoritete të larta ushtarake e vënë interesin e vendit mbi atë të politikës së ditës. Shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Gantz e deklaroi qartë këtë, kur shpjegoi hapin e tij të guximshëm për të parandaluar ndonjë aventurë ushtarake të qeverisë ndaj Iranit: "Unë e them opinionin tim sipas së vërtetës time profesionale dhe do ta them prerë: Unë nuk e harroj etikën time profesionale".

Kjo do thotë se profili i lartë i detyrës, i integritetit personal dhe profesional, nuk i lejon ata ta pranojnë apriori drejtimin e gabuar strategjik, ku mund ta fusë vendin politika, dhe ndaj e shprehin hapur me guxim bindjen dhe mendimin e tyre para opinionit, me qëllim që populli të mësojë të vërtetat ashtu siç janë, dhe jo me emocionet që pompon politika për interesat e saj elektorale apo pushtetore. Analistë të shumtë të çështjeve të Lindjes së Mesme në Izrael, në SHBA dhe në Europë, e theksojnë të gjithë se një nga motivet kryesore të fushatës dhe të pozitës prej skifteri të kryeministrit dhe të ministrit të Mbrojtjes, lidhur me Iranin, janë zgjedhjet e ardhme, që mund të mbahen në muajin shtator. Ethja elektorale i ka shtyrë këta politikanë të synojnë vota, duke përdorur emocionet e një lufte dhe të alternativës së një aventure ushtarake kundër Iranit. Portali izraelit "Debkafile" shkruante më 29 prill se Netaniahu mund të llogarisë që nga një operacion i suksesshëm kundër Iranit mund të maksimizojë fitoren e tij në zgjedhjet. Mirëpo autoritetet e larta ushtarake dhe të zbulimit, të cilat janë të ndërgjegjshme se me luftën nuk bëhet shaka, nuk vënë në plan të parë zgjedhjet dhe votat, por kanë si prioritare konsideratat strategjike dhe pasojat e rënda kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare të një lufte izraelite kundër Iranit.

Përplasja aktuale e qëndrimeve strategjike të ushtarakëve të lartë me politikanët drejtues të qeverisë nxjerr në pah një nga vlerat më të mëdha të funksionimit të një shteti dhe të shoqërie me të vërtetë demokratike, ku secili organizëm dhe mekanizëm i shtetit, jo vetëm të dijë mandatin kushtetues, por edhe të kundërbalancojë ato mekanizma, organizma dhe sidomos ato personalitete të politikës, që tentojnë të dalin jashtë vijës së kuqe të interesit strategjik dhe të funksionimit të demokracisë. Ushtarakët e lartë izraelitë japin një leksion të dobishëm demokracie për vendet e tjera, sidomos për ato shtete që kanë dalë nga regjimet komuniste, ku sindroma e bindjes së verbër dhe e kompleksit të inferioritetit nuk lejon një ndërveprim demokratik të ruajtjes së shtetit dhe të demokracisë. Është një mësim i madh për Shqipërinë, ku e njohim mirë raportin e mjerë të shefave të shtabit të ushtrisë me kryeministrat dhe me qeverinë, dhe ku gjeneralët tanë nuk pipëtijnë edhe kur urdhërohen të shkelin rëndë interesat kombëtare dhe strategjike të Shqipërisë, siç qe rasti me marrëveshjen për limitimin e kufijve detarë.

Është për t'u vënë në dukje se qendrimi dhe mendimi i ushtarakëve të lartë izraelitë është në të njëjtën valë me atë të SHBA-ve, të cilët i kanë bërë të qartë qeverisë izraelite se nuk duhet të ketë një goditje preemptive izraelite kundër Iranit, dhe se rruga perëndimore do të jenë diplomacia dhe sanksionet. Aq më tepër kur SHBA-të organizuan më 14 prill në Stamboll takimin me Iranin të pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania, për të diskutuar pikërisht çështjet e programit bërthamor iranian dhe më 23 të këtij muaji do të zhvillohet raundi i dytë në Bagdad. Kur SHBA-të dhe fuqitë e tjera të mëdha janë në kulmin e aktivizimit të diplomacisë për Iranin, kryeministri izraelit ngre flamurin e një lufte të menjëhershme kundër Iranit. SHBA-të i kanë dërguar një mesazh të qartë publik qeverisë dhe popullit izraelit, nëpërmjet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura amerikane, gjeneralit Martin Dempsi, i cili në muajin shkurt, në një intervistë në rrjetin televiziv botëror CNN, deklaroi se ai beson se Irani është një aktor i arsyeshëm dhe do të ishte e parakohshme të ndërmerrej një veprim ushtarak kundër tij.

Alternativa e një lufte të mundshme të Izraelit kundër Iranit është një temë e mprehtë dhe me interes, jo vetëm për shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme, por edhe për shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë. Një angazhim ushtarak i NATO-s në çdo rajon të globit do të thotë automatikisht edhe një përfshirje e Shqipërisë, e cila nuk duhet të harrojë se përveç rrahagjokseve të politikës, çdo pjesëmarrje në një konflikt ka edhe një kosto për secilin popull dhe shtet anëtar, kosto e cila rëndohet sa më i vështirë dhe i gjerë të jetë konflikti.
Në këtë kuadër, duhet bërë e qartë se qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë nuk mund të ndjekin në mënyrë aprioristike dhe emfatike çdo lloj qeverie, që vjen në fuqi në Tel Aviv, apo çdo lloj kryeministri, ministri mbrojtjeje apo ministri të Jashtëm radikal, që merr postin në atë shtet. Të kesh një shtet mik, nuk do të thotë t'i shkosh prapa çdo lloj politike aventure, që mund të ndjekë qeveria e radhës e një shteti mik apo t'i shohësh ngjarjet rajonale me syzet e atij shteti. Sepse është e papranueshme në kodin dhe protokollin diplomatik, që kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vend e pa vend sulmon me fjalorin e kryeministrit Netaniahu udhëheqësit e një shteti si Irani, me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike. Është e palejueshme për një shtet normal, që kryeministri i një shteti të atakojë për hatër të një pale të tretë, udhëheqësit e një shteti, me të cilin ka marrëdhënie diplomatike. Asnjë njësi matëse e logjikës shtetërore dhe diplomatike nuk i kap dot deklarimet kundër Iranit, që kryeministri i Shqipërisë bëri vitin e kaluar gjatë vizitës së tij në Izrael. Sipas organit izraelit "Izraelnationnews" të datës 1.12.2011, dhe të organit tjetër izraelit "ynetnews" të datës 30.11.2011, kryeministri i Shqipërisë deklaroi se "Irani dhe Ahmedinexhadi janë nazistët e rinj dhe bota duhet t'i ndalojë ata përpara se të jetë shumë vonë".

Shqipëria ka vuajtur shumë herë gjatë historisë së saj shtetërore 100-vjeçare nga psikoza e armiqësimit me disa shtete, për hatër të miqësisë me disa shtete. Është mirë t'u kujtojmë brezave të rinj se ka qenë një kohë kur në Tiranë organizoheshin demonstrata me parullat "Jetën e japim, Triesten nuk e japim", kur regjimi komunist ngrinte popullin për të mbështetur pretendimet e Jugosllavisë titiste "mike" për qytetin italian të Triestes, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria nuk ka asnjë shkak apo motiv, as strategjik, as historik, as jetik dhe as kombëtar, t'i bashkëngjitet aventurave të njërit apo tjetrit kryeministër radikal izraelit.

Opinioni publik ende nuk ka ndonjë informacion, nëse qeveria dhe diplomacia shqiptare kanë ndërmarrë ndonjë hap reflektimi pas zhvillimeve të fundit të brendshme në Izrael. Në një plan imediat, çështja shtrohet që modeli dhe qëndrimi gjakftohtë i autoriteteve më të larta ushtarake izraelite përballë politikanëve patetikë, duhet të shërbejë për vetëpërmbajtje në Tiranë dhe për të frenuar emfazat elektorale dhe infantile të politikanëve dhe të shtetarëve tanë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DËRGIMI I SARKOZISË NË GIJOTINËNga MAUREEN DOWD, New York Times (05.07.2012)
NËSE OBAMA FITON, ÇFARË DO TË BËJË AI NË NJË MANDAT TË DYTË?Nga EZRA KLEIN, Washington Post (05.06.2012)
Replikë me "mikun tim" Naim StaraveckaRUHUNI NGA KOMUNISTËT EDHE KUR JU LAVDËROJNË!Nga RESHAT KRIPA  (05.05.2012)
KRONIKË NGA SEMINARI NË NJU JORK ME RASTIN E 100 VJETORIT TË VATRËSNga FRANK SHKRELI*   (05.04.2012)
EDHE PSE JETA NA DHUROHET VETËM NJË HERË(Në nderim të figurës së z. Ardian Klosi)Nga ESHREF YMERI (05.04.2012)
KTHJELLOHUNI O TË GJORË!Nga ILIR HYSA (05.03.2012)
DISIDENTI I VERBËR ANTIKOMUNIST KINEZ CHEN GUANGCHEN NDËRLIKON MARRËDHËNIET AMERIKANO-KINEZENga FRANK SHKRELI (05.02.2012)
Barometri diplomatikTË BASHKUAR RRETH FLAMURIT, GJYSMA NËROBËRI, GJYSMA NË LIRI, JO MË PAK SE 100 VJET!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.01.2012)
RIVLERËSIMI I POLITIKËS RAJONALE TË SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (04.30.2012)
PËR LIRI, PËR SHQIPËRI, PËR FLAMURIN KUQ E ZINga RESHAT KRIPA (04.28.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]