E Premte, 03.29.2024, 09:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

APEL BOTËROR PËR LIRINË E SHTYPIT

"Liria jonë varet nga liria e shtypit dheajo nuk mund të kufizohet pa u humbur fare’’ (Tomas Xheferson)

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 05.09.2012, 06:54am (GMT+1)

 

3 Maji shënoi Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit dhe udhëheqës të lartë nga e mbarë bota, përfshirë ata të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB), Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe organizata të ndryshme që merren me mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe të fjalës së lirë, nënvijuan me këtë rëndësinë e lirisë së shtypit dhe medias në përgjithësi.

Më 1993, Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara caktoi 3 Majin si Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, sipas organizatës botërore, me qëllim për të festuar anë e mbanë botës, parimet themelore të lirisë së shtypit, për të vlerësuar gjëndjen e lirisë së medias në botë, për të mbrojtur median nga sulmet kundër pavarësisë së saj dhe për të kujtuar dhe për të nderuar gazetarët që kanë humbur jetën duke kryer punën e profesionit të tyre.

Në deklaratat e posaçme me këte rast ata theksuan rolin e medias së lirë si një mjet i rëndësishëm për të nxitur ndryshimet shoqërore dhe politike, por edhe si një element për t'u kërkuar qeverive dhe politikanëve llogari e përgjegjësi për veprimtaritë e tyre dhe për mënyrën e qeverisjes, duke theksuar në të njëjtën kohë, se këjo e drejtë kushtëzohet nga Artikulli 19 i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, nënshkruar nga vendet anëtare të OKB-ës.

Duke thënë se këjo e drejtë jetësore duhet të sigurohet dhe të mbrohet anë e mbanë botës, Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon theksoi në mesazhin e tij drejtuar botës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit se, "˜'Media e lirë u jep njerëzve mundësinë të kenë informacionin që u nevojitet për të marrë vendime kritike në jetën e tyre...... ajo ekspozon korrupsionin dhe promovon transparencën në vendim-marrjet''.

Kombet e Bashkuara, në deklaratën për media me këtë rast, u bëjnë thirrje gjithashtu "qeverive se në vend që të përpiqen të shtypin ose të ndalojnë platforma të reja mediash, t'i përqafojnë e t'i pranojnë ato si mjete për transfomimin e shoqërive të tyre. Qeveritë duhet të krijojnë dhe të pomovojnë ambientin e lirisë së shtypit dhe të shprehjes së lirë'', thuhet në deklaratën e OKB-ës. Për më tepër, OKB-ja njofton se vitin që kaloi, anë e mbanë botës u vranë, në krye të detyrës 62 gazetarë dhe u plagosën shumë të tjerë. Organizata botërore thotë se këta gazetarë nuk duhet të harrohen assesi dhe se këto krime nuk duhet të shkojnë pa u ndëshkuar.

Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në deklaratën zyrtare në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, lavdëroi rolin e shtypit të lirë mbrenda dhe jashtë vendit. Presidenti Obama u bëri thirrje qeverive që të "njohin rolin jetësor që luan shtypi i lirë dhe të marrin masat e nevojshme për të krijuar shoqëri në të cilat gazetarët e pavarur mund të veprojnë të lirë dhe pa frikë.'' Presidenti Obama në deklaratën e tij tha se është i vetdijshëm se në disa raste "nuk janë vetëm qeveritë që kërcënojnë lirinë e shtypit, por janë edhe grupet kriminale, terroristët dhe fraksisonet e ndryshme politike.'' Pa marrë parasyshë se cili është shkaku, nënvijoi Presidenti amerikan, "kurë gazetarët kërcënohen, sulmohen, burgosen, vriten ose zhduken, ose kur gazetarët vet-censuorhen atëherë frika zevendëson të vërteten dhe si rrjedhim të gjithë shoqëritë tona vuajnë.''

Organizata "Korrespondentët pa Kufij'', me qendër në Francë e që merret me të drejtat e gazetarëve anë e mbanë botës tha se më shumë se 260 gazetarë u arrestuan ketë vit, përfshirë 32 në Eritre, 30 në Kinë, 27 në Iran dhe 14 në Siri. Madje, madje sipas kësaj organizate pesë gazetarë janë arrestuar edhe në Azerbaixhan , vend i cili për ironi, këtë muaj, mban karrigën e presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-ës, ndërkohë që ambasadori azerbaizhan në OKB, reagoi duke thënë se vendi i tij "nuk ka asnjë të burgosur për aktivitete profesionale ose për pikëpamje politike''.

Ndërkohë, organizata e të drejtave të njeriut Fridëm Haus me qëndër në Uashington njoftoi se ndërsa në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore janë "shënuar arritje dramatike'', megjithse jo të sigurta, në fushën e lirisë së shtypit me përjashtim të Sirisë dhe Bahrainit Kina, Rusia dhe Irani kanë ushtruar shtypje të rënda ndaj lirisë së medias, duke burgosur kritikët e këtyre regjimeve dhe duke mbyllur media të ndryshme.

Dita Ndërkombëtare kushtuar lirisë së shtypit anë e mbanë botës është caktuar nga Kombet e Bashkuara si një ditë për t'u kujtuar qeverive anë e mbanë botës, që të resepktojnë dhe të zbatojnë angazhimet e tyre ndaj lirisë së shtypit dhe të fjalës. Liria e shtypit, përfshirë edhe mediat e sotëme elektronike, është një e drejtë e shënjtë dhe e paprekshme për indidvidin dhe për shoqërinë. Por në të njëjtën kohë, këjo e drejtë përbën mbrenda saj edhe të drejtën pët të kritikuar edhe median kur një gjë e tillë është e nevojshme. Përveçse këjo ditë është një ditë, që sipas Kombeve të të Bashkuara, duhet t'u kujtojë qeverive e shteteve anëtare angazhimet e marra përsipër për të ruajtur dhe mbrojtur lirinë e medias anë e mbanë botës Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është gjithashtu një rast i mirë për tu kujtuar edhe gazetarëve, të ri e të vjetër, përgjegjësitë e tyre ndaj shoqërisë, ndaj vendit dhe ndaj kombit. Duke ruajtur në këtë mënyrë si sytë e ballit etikën profesionale të gazetarit, integritetin personal dhe të organizatës që përfaqëson --duke shkruar e raportuar në mënyrë sa më objektive, të drejtë dhe të gjithanshme pa u influencuar as nga politika as nga grupe interesash të përkohëshme në mënyrë që shtypi dhe media të bëhet një frymëzim dhe shpresë për të gjithë ata që besojnë në një jetë më të mirë, në liri e demokraci për të gjithë popujt anë e mbanë botës. Ky është mesazhi i Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË MËSIM NGA IZRAELINga SHBAN MURATI (05.08.2012)
DËRGIMI I SARKOZISË NË GIJOTINËNga MAUREEN DOWD, New York Times (05.07.2012)
NËSE OBAMA FITON, ÇFARË DO TË BËJË AI NË NJË MANDAT TË DYTË?Nga EZRA KLEIN, Washington Post (05.06.2012)
Replikë me "mikun tim" Naim StaraveckaRUHUNI NGA KOMUNISTËT EDHE KUR JU LAVDËROJNË!Nga RESHAT KRIPA  (05.05.2012)
KRONIKË NGA SEMINARI NË NJU JORK ME RASTIN E 100 VJETORIT TË VATRËSNga FRANK SHKRELI*   (05.04.2012)
EDHE PSE JETA NA DHUROHET VETËM NJË HERË(Në nderim të figurës së z. Ardian Klosi)Nga ESHREF YMERI (05.04.2012)
KTHJELLOHUNI O TË GJORË!Nga ILIR HYSA (05.03.2012)
DISIDENTI I VERBËR ANTIKOMUNIST KINEZ CHEN GUANGCHEN NDËRLIKON MARRËDHËNIET AMERIKANO-KINEZENga FRANK SHKRELI (05.02.2012)
Barometri diplomatikTË BASHKUAR RRETH FLAMURIT, GJYSMA NËROBËRI, GJYSMA NË LIRI, JO MË PAK SE 100 VJET!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.01.2012)
RIVLERËSIMI I POLITIKËS RAJONALE TË SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (04.30.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]