VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TRAGJEDIA GREKENga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 02:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

TRAGJEDIA GREKE

Nga FRANK SHKRELI


E Premte, 05.11.2012, 06:48am (GMT+1)

Forcat politike greke dështuan këtë javë në përpjekjet e tyre për të formuar një qeveri të re. Zgjedhjet e fundit parlamentare përfunduan në një ngërç politik pasi asnjëra parti nuk fitoi mjaft vende në parlament për të mundësuar formimin e një qeverie të re. Kriza politike, sipas analistëve, ka giasë të keqësojë edhe më shumë gjëndjen ekonomike dhe financiare të Greqisë dhe mund të çojë Athinën drejtë tërheqjes së saj nga eurozona. Këjo, sepse votuesit grekë nuk votuan kandidatët që pëkrahnin shkurtimet në shpenzimet qeveritare e shoqërore të imponuara nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Bashkimi Evropian me të drejtë është shumë i shqetësuar se gjëndja në Greqi mund të dalë jashtë kontrollit dhe kriza mund të përhapet jo vetëm anë e mbanë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por mund të tronditë edhe ekonominë botërore.

Problemet ekonomike dhe financiare me të cilat përballet sot Greqia duhet të lihen tek dera e Athinës. Greqia ka kontribuar vet në gjëndjen e krijuar sot në atë vend, si rrjedhim i shpenzimeve të tepruara dhe të politikave të papërgjegjëshme buxhetore e financiare. Faje ka edhe Bashkimi Evropian i cili nuk ka mekanizma për të vendosur një disciplinë buxhetore mbi vendet anëtare. Gjatë viteve, Greqia ka ndërmarrë masa krejtësisht të pa-përgjegjshme siç eshtë ulja drastike e moshës për pensionin. Për më tepër, vite me radhë, Athina sipas raporteve të ndryshme, i ka paraqitur Bashkimit Evropian raporte financiare e buxhetore fals, sidomos në lidhje me deficitin buxhetor të vendit. Problemet kanë ardhur duke u shumëzuar ndërsa vazhdojnë protestat e dhuna nepër rrugët e Athinës kundër marrjes së masave të rrepta financiare e buxhetore, të cilat janë të nevojshme për të dalur eventualisht nga kriza.

Evropa gjithmonë dyshonte në seriozitetin dhe disiplinën buxhetore të grekëve, si edhe në gatishmërinë e Athinës për të zbatuar rregullat e lojës të klubit evropian. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me besimin dhe ndershmërinë si faktorë të marrëdhënjeve të Greqisë, por edhe vendeve të tjera, me Bashkimin Evropian, faktorë këta që më në fund do të vendosin jo vetëm marrëdhënjet e Greqisë me Brukselin, por ndoshta edhe të ardhmen e Komunitetit Evropian.

Kriza ekonomike që ka pllakosur Greqinë, fatkeqësisht ka edhe pasoja politiko-shoqërore. Historikisht, vendeve gjatë krizave të mëdha ekonomike, si rrjedhim u dobësohet qeveria ose që nuk kanë aftësi për të formuar qeveri të qëndrueshme, tentojnë tu hapin rrugën elementëve të rrezikshëm dhe ekstrem shoqërorë, qoftë të majtë ose të djathtë. Nga ky këndveshtrim, as Greqia nuk është një përjashtim në këtë aspekt. Në të vërtetë , në zgjedhjet e fundit në Greqi, të djathtët ekstrem të lëvizjes, "˜'Agimi i Artë'', shënuan fitore duke ua bërë të mundur të futen në parlament për herë të parë. Edhe partitë ekstreme të majta shënuan fitore në krahasaim me të kaluarën. Këjo në vetvete nuk paraqet ndonjë problem, por problemi është politika e këtyre lëvizjeje, sidomos e asaj të krahut të djathtë karshi të huajve, të cilët ajo kërkon si pjesë e platforms së saj, që ata të largohen nga Greqia si dhe kërkon minimin e kufijve me qëllim për të ndaluar hyrjen e emigrantëve. Dalja në shesh e partive ekstreme greke është një situatë e krijuar në Greqi që fatkeqsisht mund të marrë proporcione tragjike me keqësimin e gjendjes ekonomike dhe të mos-stabilitetit ekonomik. A duhet të jetë bota e shqetësuar që, sipas një udhëheqsi të komunitetit të hebrenjve në Greqi, një parti neonaziste është tani anëtare e parlamentit grek në Athinë, aty ku lindi demokracia?

Kriza e krijuar në Greqi, për mirë a për keq, e më shumë për keq nuk është më një problem vetëm i Athinës. Ky problem, mbi të gjitha, është tani në prehër të Brukselit dhe të institucioneve financiare, kryesisht franko-gjermane. E ardhmja e Greqisë dhe fati i saj, dashtë e pa dashtë, janë të lidhura ngushtë me Evropën, por për arsye të natyrës globale të ekonomisë botërore, zgjidhja ose mos-zgjidhja e kësaj krize do të ketë pasoja për të gjithë, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Si e tillë, është detyrë e Evropës që mbi antarët e saj të ushtrojë, ose më mirë të themi, të rivendosë përgjegjësinë personale ndaj vetes dhe shoqërisë, të ritheksoj të mirat që vinë nga puna e rëndë e çdo personi, duke nënvijuar disiplinën e tregjeve dhe duke pakësuar buxhetet qeveritare, që tani janë jashtë kontrollit. Dhe në të njëjtën kohë, të pakësohen shpenzimet qeveritare, dhe të ulen taksat, si politika të provuara financiare që rezultojnë në rregullimin e buxheteve dhe në rritjen ekonomike, gjë që mund të mënjanojnë keqësimin e tragjedisë greke për vet Greqinë por edhe për vendet e tjera në Evropë dhe më gjërë.

Frank Shkreli

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
APEL BOTËROR PËR LIRINË E SHTYPIT"Liria jonë varet nga liria e shtypit dheajo nuk mund të kufizohet pa u humbur fare’’ (Tomas Xheferson)Nga FRANK SHKRELI (05.09.2012)
NJË MËSIM NGA IZRAELINga SHBAN MURATI (05.08.2012)
DËRGIMI I SARKOZISË NË GIJOTINËNga MAUREEN DOWD, New York Times (05.07.2012)
NËSE OBAMA FITON, ÇFARË DO TË BËJË AI NË NJË MANDAT TË DYTË?Nga EZRA KLEIN, Washington Post (05.06.2012)
Replikë me "mikun tim" Naim StaraveckaRUHUNI NGA KOMUNISTËT EDHE KUR JU LAVDËROJNË!Nga RESHAT KRIPA  (05.05.2012)
KRONIKË NGA SEMINARI NË NJU JORK ME RASTIN E 100 VJETORIT TË VATRËSNga FRANK SHKRELI*   (05.04.2012)
EDHE PSE JETA NA DHUROHET VETËM NJË HERË(Në nderim të figurës së z. Ardian Klosi)Nga ESHREF YMERI (05.04.2012)
KTHJELLOHUNI O TË GJORË!Nga ILIR HYSA (05.03.2012)
DISIDENTI I VERBËR ANTIKOMUNIST KINEZ CHEN GUANGCHEN NDËRLIKON MARRËDHËNIET AMERIKANO-KINEZENga FRANK SHKRELI (05.02.2012)
Barometri diplomatikTË BASHKUAR RRETH FLAMURIT, GJYSMA NËROBËRI, GJYSMA NË LIRI, JO MË PAK SE 100 VJET!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.01.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]