E Enjte, 03.28.2024, 10:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

DEKLARATË E KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 05.16.2012, 07:10am (GMT+1)

Në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë me një letër drejtuar besimtarëve katolikë shqiptarë dhe të gjithë njerzëve vullnet mirë, pikëspari falenderon të Madhin Zot për atdheun dhe për të gjithë atdhetarët, të cilët në mënyra të ndryshme dhe me mundime kanë punuar për një Shqipëri më të mirë.

Ipeshkvinjtë shqiptarë, që në fillim të letrës, theksojnë faktin se ndër emërat e njohur të themeluesve të shtetit dhe kombit shqiptar dallohen figura të rëndësishme të hierarkisë së Kishës Katolike Shqiptare dhe të komunitetit katolik, duke përmendur Dom Nikoll Kaçorrin, Luigj Gurakuqin, Imzot Luigj Bumçin, Atë Gjergj Fishtën dhe personalitete të tjera që kanë nderuar kombin dhe Kishën.

Në mesazhin e Kishës Katolike Shqiptare, në këtë vit jubilar për kombin shqiptar, thuhet se valët e historisë kanë lënë gjurmë të thella ndër shqiptarë duke përmendur dy luftërat botërore si dhe periudhën e gjatë të dikataturës komuniste e cila i solli kombit dëme të tepër të mëdha. Megjithkëto pasoja të rënda të historisë, në fillim të shekullit të kaluar sipas deklaratës, vihej re një ringjallje kulturore, ekonomike dhe politike, në të cilën sipas letrës së udhëheqjes katolike shqiptare, Kisha Katolike dhe institucionet e saj të asaj kohe dhanë një kontribut të dukshëm në atë rimëkëmbje. Por këjo periudhë shënjash rimkëmbjeje sikurë u minua nga regjimi komunist që mbajti vendin të shtypur e të izoluar duke u mohuar shqiptarëve, pothuaj çdo gjë, por mbi të gjitha lirinë në të gjitha dimensionet e saj, përfshirë edhe lirinë e besimit. Si rrjedhim i ndalimit të fesë me kushtetutë nga regjimi komunist shqiptar, mbyllja e kishave dhe faltoreve të tjera, Kisha Katolike Shqiptare pësoi tortura dhe përndjekje nga më të egërat, duke përfunduar në vrasje, burgosje e torturime të udhëheqjes kishtare të kohës si edhe intelektualëve laikë katolikë, thuhet në mesazhin e jubileut shqiptar.

Në letrën e tyre, prelatët shqiptarë thonë se rënja e komunizmit hapi një derë të re për popullin e shumë vuajtur shqiptar duke shtuar se qendrësa heroike e shumë të krishterëve katolikë kontriboi shumë në rivendosjen e lirisë që sot gëzojnë shqiptarët. Duke theksuar arritjet e periudhës pas-komuniste në fusha të ndryshme, ata në të njëjtën kohë, nënvijojnë nevojën e demokratizimit të mëtejshëm të shoqërisë shqiptare, si një gjë e doemosdoshme për integrimin e plotë të Shqipërisë në familjen e shteteve evropiane. "˜'Një atdhe i vërtetë është vetëm një atdhe i lirë, për kombet e tjera dhe me kombet e tjera, në një process të vazhdueshëm dhënieje e marrjeje'', thonë ata.

Në letrën e tyre baritore me rastin e jubileut të Pavarësisë së Shqipërisë, udhëheqsit e Kishës Katolike Shqiptare, ndërkohë që theksojnë se ky është një përvjetor për të gjithë shqiptarët, thonë se "nuk mund të mos i gëzohemi edhe një pavarësie tjetër, asaj të Kosovës, e cila tashmë ka shtetin e vet dhe gëzon të drejtat e popujve të lirë.'' Ata venë në dukje edhe rolin e rëndësishëm të shqiptarëve në diasporë, që ata luajtën në fillim të shtet-formimit shqiptar, gjatë periudhës komuniste, por edhe në ditët e sotëme.

Në mesazhin drejtuar besimtarëve katolikë dhe të gjithë njerëzve vullnet mirë, ata bëjnë rekomandimet e tyre dhe theksojnë angazhimet që duhet të ndërmerren për një jetë më të mirë për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët. Si një ndër kryesoret, ata me të drejtë nënvijojnë vlerën e familjes në shoqërinë shqiptare, duke thënë se, "Pa dashuri ndaj familjes nuk mund të ketë dashuri ndaj atdheut dhe pa angazhim për familjen nuk mund të ketë angazhim për atdheun.'' Ipeshkëvinjtë shqiptarë theksojnë "nevojën për një rivlerësim të familjes si qeliza e shoqërisë....'', duke thënë se "Kisha Katolike si një institucion i edukimit të ndërgjegjeve, nuk do të rreshtë kurrë së ngrituri zërin në mbrojtje të familjes dhe të vlerave që e bëjnë atë më të fortë dhe më të qëndrueshme.''

Duke cituar nga Katekizmi i Kishës Katolike, ata ndiçojnë mbi marrëdhënjet në shoqëri duke thënë se në "bashkqytetarët tanë, (shohim) bijtë e atdheut tonë'', dhe si të tillë të gjithë e kemi për detyrë, vazhdojnë ata, që të gjithë të punojmë së bashku për të mirën e atdheut, nepërmjet dialogut e pajtimit dhe falenderojnë Zotin që tranzicioni nga komunizmi në demokraci kaloi pa dhunë e hakmarrje.

Në këtë këndvështrim, prelatët katolikë shqiptarë u bëjnë thirrje udhëheqësve politikë të vendit "që të gjëjnë një gjuhë të mirëkuptimit për të mirën e atdheut të përbashkët, në mënyrë që zhvillimi i demokracisë të jetë sa më i shpejtë dhe i drejtë''. Si shembull të mirëkuptimit, udhëheqsit e Kishës Katolike Shqiptare, venë në dukje marrëdhënjet midis bashkësive fetare, që sipas tyre " kanë trashëguar dhe përjetojnë një dialog të përzëmërt dhe harmonik.....si një vlerë të rrënjosur brenda kulturës së popullit tonë...në momentet më të vështira të historisë sonë e sidomos në momentin e formimit të shtetit dhe të shkëputjes nga pushtimi i gjatë ottoman.'' Ky bashkpunim ndërfetar, thonë ata, duhet të shërbejë si shembull për subjektet e tjera të shoqërisë, përfshirë edhe politikën, për të gjetur një rrugë dialogu e mirëkuptimi për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë, atdheut të përbashkët të të gjithë shqiptarëve.

Në letrën baritore, ipeshkvinjtë katolikë përmendin edhe plagën e rëndë shoqërore të hakmarrjes, duke u bërë thirrje institucioneve shtetërore dhe fetare që të punojnë pa pushim për zhdukjen e këtij fenomeni tragjik të shoqërisë shqiptare.

Ta duash dhe t'i shërbesh atdheut, thonë përfaqsuesit e Kishës Katolike Shqiptare, lidhet me edukimin dhe njohjen e ligjeve dhe të respektimit të tyre. Si rrjeddhojë, nënvijojnë ata, "para autoriteteve shtrohet nevoja e hartimit të ligjeve të drejta që respektojnë rendin natyror dhe traditat më të mira të vendit tonë e nga ana tjetër qytetarëve u lind detyra e zbatimit të ligjit'', -- sepse sipas tyre zbatimi i ligjit do të -- "shmangë, madje të eliminojë dukuri të tilla, si korrupsioni, mafia, klientalizmi, nepotizmi e tjera.''

Në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, udhëheqsit katolikë shqiptarë u bëjnë thirrje të gjithëve, por sidomos autoriteteve të shtetit dhe të qeverisë që të punojnë pa pushim për zbutjen e varfërisë me qëllim që të sigurohet një jetë normale për të gjithë.

Duke thënë se gjatë 20-vjetëve të fundit Shqipëria ka bërë përpjekje për t'iu bashkuar familjes evropiane, nga e cila ajo ishte shkëputur për arsye historike që dihen, prelatët katolikë shqiptarë thonë se për Shqipërinë "sfida e së ardhmes së afërt është ajo e këthimit të plotë të timonit të anijes shqiptare drejtë Evropës.'' Në këtë frymë, ata u bëjnë thirrje "intelektualëve katolikë dhe jo-katolikë që e kanë për zemër këtë aspekt të atdheut tonë, të mos mbyllen në interesat e tyre personale e private, por të jenë qytetarë veprues dhe të përgjegjëshëm për të mirën e vendit.....Atyre u takon që të marrin angazhime në jetën politike dhe shoqërore të vendit duke i dhënë kësaj jetë, shpirt dhe gjallëri e duke sjellë në proceset demokratike dhe shoqërore të Shqipërisë një frymë të re'', në fillim të 100-vjetorit të ardhëshëm.

Duke folur për rolin e medias në shoqërinë shqiptare, ipeshkvinjtë katolikë thonë se media duhet të shërbejë si platformë ku njerëzit rrahin mendimet e tyre lirisht, tregojnë dëshirat dhe aspiratat e tyre, duke i bërë thirrje medias shqiptare që të "angazhohet në promovimin e një kulture respekti, dialogu dhe miqësie.''

Udhëheqësit e Kishës Katolike Shqiptare e përfundojnë letrën e tyre me rastin e jubileut të pavarësisë së Shqipërisë, me një thirrje emocionale drejtuar rinisë shqiptare që "të mos harrojnë sakrificat e të parëve, traditat dhe virtytet më të bukura të trashëguara prej tyre, pasi pa virtyt nuk ka atdhe'', që ta duan atdheun dhe të angazhohen për të ardhmen e vendit të tyre, veçanarisht në fushën e arsmit dhe në luftën kundër analfabetizmit dhe dembelizmit. "Jini njerëz të virtytshëm, shëbejini atdheut tonë të dashur, mos e braktisni atë. Atdheu ka nevojë për ju.''

Ata, më në fund, luten që "Shqiptarët të kenë gjithmonë lirinë e ta duan njëri-tjetrin me një dashuri të vërtetë, në mënyrë që secili prej nesh të angazhohet për një Shqipëri me Zotin e për njeriun!'', përfundon letra e Konferencës Ipeshkvnore e Shqipërisë, për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë drejtuar besimtarëve katolikë dhe të gjithë njerëzve me vullnet të mirë.

 

I Përndershmi Rrok Mirdita, Arkipeshkëv Tiranë-Durrës dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"RILINDJE SHQIPTARE" APO "RIPËRTËRITJE E SOCIALDEMOKRACISË"Nga PËRPARIM KABO (05.15.2012)
AZIA KUNDËR EUROPËSNga SHABAN MURATI (05.14.2012)
NËN NETANJAHUN IZRAELI ËSHTË MË I FORTË SE KURRËNga FAREED ZAKARIA, Washington Post  (05.12.2012)
Konferenca e 6-të Ndërkombëtare e EUCE-së — Dalhousie University, Halifax, Canada A KA NJË TË ARDHME PËR BALLKANIN PERËNDIMOR NË BE?Nga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI (05.12.2012)
DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.11.2012)
TRAGJEDIA GREKENga FRANK SHKRELI (05.11.2012)
APEL BOTËROR PËR LIRINË E SHTYPIT"Liria jonë varet nga liria e shtypit dheajo nuk mund të kufizohet pa u humbur fare’’ (Tomas Xheferson)Nga FRANK SHKRELI (05.09.2012)
NJË MËSIM NGA IZRAELINga SHBAN MURATI (05.08.2012)
DËRGIMI I SARKOZISË NË GIJOTINËNga MAUREEN DOWD, New York Times (05.07.2012)
NËSE OBAMA FITON, ÇFARË DO TË BËJË AI NË NJË MANDAT TË DYTË?Nga EZRA KLEIN, Washington Post (05.06.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]