E Hënë, 01.20.2020, 04:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë

MEDITIM PARA MOZAIKUT

Nga RESHAT KRIPA


E Shtunë, 05.26.2012, 07:49am (GMT+1)

Një ditë isha ulur në lulishten para Muzeut Historik Kombëtar. Vështroja përqark. Këmbësorë, makina, motoçikleta dhe tek e tuk ndonjë biçikletë qarkullonin rreth e rrotull. Vështroja dy simbolet e vjetra të Tiranës, orën dhe xhaminë dhe më kujtohej fëminia ime në rrugët e këtij qyteti.. Vështroja monumentin e heroit tonë kombëtar dhe ndjeja një krenari brenda vetes. Ndjeja krenari pasi më kujtoheshin vargjet e Naimit të madh:

"Lumë ti, moj Shqipëri, thashë

Armët e tij kur i pashë,

Në Belvedere në Vjenë

Sikur pashë Skënderbenë!"

Vështroj lulishtet që janë ndërtuar kohët e fundit në këtë shesh, madje një e tillë është fare pranë vendit ku unë isha ulur. Vështroj dhe meditoj:

"Këtu dikur ishte shtatorja e diktatorit. Ajo dukej sikur i bënte karshillëk heroit kombëtar, sikur i thoshte: "E kush je ti? Tani jam unë zot i këtij vendi, paçka se sheshi mban ende emrin tënd!" Por kohët ndryshuan. Populli e hodhi poshtë diktaturën dhe bashkë me të edhe shtatoren. U mendua që në vend të tij të ngrihej memoriali i viktimave të të përndjekurve politikë. E pse jo? Kur një i tillë është ngritur në Ëashington, ku diktatura komuniste nuk ka sunduar për asnjë çast, përse të mos ngrihej tek ne? Madje për ngritjen e një të tille është miratuar, para gjashtë vjetësh, një rezoluitë e Kuvendit të Shqipërisë por që, çuditërisht, ka mbetur në heshtje. Lulishtja e ndërtuar në vendin e tij është shprehja më e qartë e kësaj heshtjeje."

Vështrimi rrotullohet dhe qëndron në fasadën e muzeut. Në ballin e tij mozaiku, "një vepër e madhe artistike" siç thonë krijuesit e tij. Vështroj dhe përsëri meditoj:

"Pamja e këtij mozaiku më kujton Guliverin e famshën në ishujt e liliputëve dhe të gjigandëve. Më kujton këtë personazh të njohur pasi më duket sikur liliputët dhe gjigandët i shoh edhe në mozaikun. Liliputët janë katër luftëtarët ilirë me shigjeta, shpata, shtiza dhe mburoja dhe dy përfaqësuesit e Rilindjes Kombëtare, një intelektual me libër dhe një luftëtar i lirisë me pushkë. Ndërsa gjigandët përfaqësohen nga pesë partizanët e partizanet "legjendare" që mposhtin një "armik të egër", me nga një yll të kuq në kapelet e tyre. Madje edhe flamurin gjigand e mban një partizan (dikur edhe ky flamur kishte një yll). Mua më kujtohet një këngë që partizanët e kishin si himn të tyre"

"Bijt e Stalinit jemi ne,

Që derdhim gjakun an e mbanë,

Sa të valojë përmbi dhe,

Flamuri drapër e çekan!

Atëherë, a mos duhej të ishte në ballë të mozaikut flamuri drapër e çekan për të cilin paskan luftuar dhe dhënë jetën parizanët trima dhe që do të valonte përmbi dhe?

Në qendër të mozaikut dy përfaqësuesit e Shqipërisë socialiste, punëtori dhe kooperativistja me gjokset përpara dhe me kazmë e pushkë në dorë. Parasysh më del përsëri një këngë e atyre viteve:

"Në njerën dorë kazmën

Atdheun ndërtojmë.

Në tjetrën dorë pushkën

Fitoret mbrojmë!"

Harronin ditëzinjtë se kazma është simbol i shkatërrimit, ndërsa pushka simbol i dhunës. A nuk shkatërroi sistemi totalitar çdo gjë të shëndoshë që kishte ndërtuar ky popull ndër vite? A nuk ngriti në vend të tij të ashtuquajturin "Njeriu i ri" që nuk ishte gjë tjetër veçse hajduti, përdhunuesi, gënjeshtari, mashtruesi, trafikanti që do të trafikonte edhe shpirtin e tij për hir të idealit utopist komunist? A nuk, ishte pushka ajo që hapi kaq e kaq varre të pafajshmish"

Bëj edhe një krahasim tjetër. Ndërsa liliputët e një epoke disa dhjetra shekullore zenë një të tretën e sipërfaqes së mozaikut, dy të tretat e tjera të saj i zenë gjigandët e një periudhe jo më shumë se një gjysmë shekullore. Dhjetra shekuj histori të barazuara me një gjysmë shekulli. Krahasimin bëjeni vetë."

Këto meditoja duke vështruar mozaikun para Muzeut Historik Kombëtar. Meditoja dhe do të doja të pyesja:

Ku është periudha historike, do të thosha më e ndritura në historinë e kombit tonë, e Gjergj Kastriotit Skënderbeut? 25 vjet lufte të pandërprerë dhe fitoresh të vazhdueshme kundër një armiku që përfaqësonte perandorinë më të madhe të botës. Një epope e vërtetë e një kombi. Por në mozaikun simbol të Shqipërisë kjo periudhë mungon. A duhet korigjuar?

Ku është periudha e pashallëqeve të mëdha shqiptare, periudha e katër vilajeteve ku nuk rreshtnin përpjekjet për një shqipëri të pavarur, periudha për të cilën kënga thotë:

"Sos u përpoqe për vete,

Po për katër vilajete!"

Po kjo a duhet korigjuar?

Ku është periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku shqiptarët e katër vilajeteve u bashkuan për të luftuar për trojet e tyre dhe kur udhëheqësi i saj, Abdyl Frashëri, shiti pasurinë e tij për të udhëtuar në Europë në mbrojtje të interesave të vendit. A duhet pasqyruar edhe kjo?

Ku është periudha e pavarësisë kur burrat më të zgjedhur të kombit u mblodhën për të shpallur Shqipërinë " më vehte dhe të mosvarme", duke realizuar kështu ëndrrën për të cilën ishte derdhur aq dhe aq gjak. Në mozaik kjo mungon. A duhet pasqyruar?

Ku është kontributi i nacionalizmit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore? Përtse lihet në heshtje kjo çështje? Ku është shtypja dhe diskriminimi i paparë i ushtruar nga sistemi totalitar kundër nacionalistëve dhe gjithë atyre që mendonin ndryshe nga ai. Po këto a duhen pasqyruar?

Së fundi dhe kjo jo nga rëndësia, por pasi e lashë qëllimisht për tani. Ku janë Kosova dhe Çamëria. Përse nuk përfshihen në mozaik. Mos nuk i quani truaje shqiptare. A e dini se në historinë e pavarësisë shqiptare betejat më të mëdha për liri janë zhvilluar në Kososvë. A e dini genocidin grek kundër çamërve, genocid që përfundoi me shpërnguljen forcërisht nga vatanet e tyre? Atëherë përse nuk janë pasqyruar në mozaik? A duhen pasqyruar?

Këto pyetje më erdhën ndër mend duke kundruar mozaikun. Ndaj pyes: A duhet të qëndrojë më ai mozaik? Në këto ditë të njëqindvjetorit të pavarësisë, a e nderon apo e fyen qëndrimi i atij mozaiku këtë ditë historike? Unë mendoj se e fyen. Ndaj duhen marrë menjëherë masat për shpërnguljen e tij dhe ndërtimin e një vepre tjetër memoriale për të përkujtuar të gjitha periudhat e historisë së vendit. Kohë për një gjë të tillë ka. Deri tani ka munguar vetëm vullneti.

Jo shumë kohë më parë, ish-drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, i nderuari Beqir Meta e ngriti këtë problem, por zëri i tij u shua nga klithmat e zërave të korbave të zinj. Historinë e Shqipërisë nuk mund ta përfaqësojnë dy vjet me më tepër luftë civile se kundër armikut dhe dyzetegjashtë vjet diktaturë të tmerrshme. Shqipëria ka një histori të shkëlqyer që do t’ia kenë zili shumë nga popujt e tjerë të botës.

Nuk jam as arkitekt dhe as piktor, as arkeolog dhe as historian. Jam një qytetar i zakonshëm që më dhëmbin sytë kur shoh atë mozaik që përdhunon historinë tonë dhe bashkë me të edhe kombin. Për këtë i drejtohem drejtorit të muzeut, zotit Luan Malltezi. Iu drejtohem historianëve të vërtetë shqiptar dhe jo sharlatanëve të historisë. Iu drejtohem të gjithë politikanëve, të djathtë dhe të majtë. Por, më tepër, iu drejtohem politikanëve që i përkasin shtresës sonë dhe u them:

- Hiqeni atë turp nga faqja e Muzeut Historik Kombëtar. Ngriheni zërin deri në kupë të qiellit për arritjen e këtij qëllimi fisnik, në mënyrë që të arrijmë në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare krenarë dhe me kokën lart. Në të kundërt ajo do të mbetet një njollë e zezë e historisë së këtij kombi. Ky do të jetë turpi ynë!

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste

të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë

Botuar në gazetën "Metropol" Nr. 2674 datë 25 maj 2012.

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTETI TË MBROJË JETËN, JO TË MENAXHOJË VDEKJEN!Nga PËRPARIM KABO (05.25.2012)
AMNESTY INTERNATIONAL: GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË BOTËNga FRANK SHKRELI (05.25.2012)
RAMUSH HARADINAJ: DREJTËSIA E VONUAR ËSHTË DREJTËSI E MOHUARNga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI (05.24.2012)
SHPIF, SHPIF, SE DIÇKA DO TË MBETETNga ESHREF YMERI (05.24.2012)
A ËSHTË AMERIKA NË RËNIE?Nga FRANK SHKRELI (05.23.2012)
DIPLOMACIA RUSE ME MULLINJTË E ERËS NË KOSOVËNga SHABAN MURATI (05.22.2012)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTËNga SKËNDER BUҪPAPAJ (05.21.2012)
Replikë me një të panjohurHOSANA, BARABA!Nga RESHAT KRIPA (05.19.2012)
Barometri diplomatikTIRANA DHE PRISHTINA ZYRTARISHT PROMOVUAN DHE MBROJNË IDENË E BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR SHQIPTARProf. Dr. MEHDI HYSENI (05.18.2012)
SAMITI I 25-TË I ALEANCËS SË ATLANTIKUT VERIOR – NATO, NË ÇIKAGONga FRANK SHKRELI (05.18.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]