E Hënë, 12.09.2019, 01:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

RROFTË TOLERANCA POLITIKE AMERIKANE

PRESIDENTI OBAMA URON KUNDËRSHTARIN E TIJ REPUBLIKAN MIT ROMNI PËR FITOREN

Nga FRANK SHKRELI


E Premte, 06.01.2012, 03:50pm (GMT+1)

Të marten që kaloi, ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni e siguroi emërimin e Partisë Republikane për president pas fitores në zgjedhjet paraprake të kësaj partie në Teksas. Nga 150 delegatët e këtij shteti, Mit Romni fitoi votat e 88 prej tyre, duke e çuar numrin e delegatëve të siguruar prej tij në më tepër se numri i nevojshëm prej 1 mijë e 144 delegatësh për t’u bërë kandidati formal presidencial i republikanëve. Emërimi zyrtar i Zotit Romni do të bëhet në qytetin Tëmpa të shtetit Florida në muajin gusht ku delegatët e partisë nga të gjitha shtetet dhe territoret e Amerikës do të votojnë për Zotin Romni edhe për kandidatin që ai do të zgjedhë për nën-president.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Zoti Barak Obama, në të njëjtën kohë edhe kandidati zyrtar i Partisë Demokrate për president në zgjedhjet e nëntorit, i telefonoi dje kundërshtarit të tij republikan Zotit Romni për t'i uruar fitoren formale të tij në zgjedhjet paraprake në shtetin Teksas të martën. Media amerikane bën të ditur se Presidenti Obama i telefonoi dje Zotit Romni nga Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësi i fushatës së Presidentit Obama, Zoti Ben Lablot në një deklaratë që lëshoi për mediat tha se, "Presidenti Obama i telefonoi Guvernatorit Romni për t'i uruar sigurimin e emërimit të tij për president nga Partia Republikane. Presidenti i tha atij se pret që gjatë fushatës së ardhëshme ata të zhvillojnë një debat të rëndësishëm dhe të shëndoshë mbi të ardhmen e Amerikës dhe i dëshiroi guvernatorit Romni dhe familjes së tij gjithë të mirat gjatë fushatës.'' Ndërsa pak më vonë zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë Xhej Karni e cilësoi bisedën midis dy kundërshtarëve politikë amerikanë, ''si një shkëmbim miqësor midis dy kolegëve.'' Ndërkaq, një zëdhënës i fushatës së Zotit Romni e karakterizoi bisedën telefonike midis tyre si ''të shkurtë dhe të përzemërt'', dhe shtoi se guvernatori Romni e falënderoi presidentin Obama për urimet që i bëri duke i dëshiruar gjithë të mirat atij dhe familjes së tij.

Sipas burimeve nga të dy palët vihet në dukje se Presidenti Obama dhe Guvernatori nuk e njohin mirë njëri tjetrin, pasi sipas burimeve, telefonata e djeshme ishte komunikimi i parë midis tyre ç'prej fillimit të fushatës paraprake të Partisë Republikane dhe një prej kontakteve të rralla midis tyre. Por gjatë javëve dhe muajve të ardhëshëm, këta do të mësojnë shumë për njëri tjetrin, ndoshta më shumë se ç'dëshirojnë. Kritikat, madje nganjëherë edhe të ashpëra ndaj njëri tjetrit kanë filluar tanimë. Megjithëse gjatë fushatës së deritanishme, Obama dhe Romni kanë sulmuar ashpër njëri tjetrin, të dy palët thonë se përsonalisht të dy kanë respekt për njëri tjetrin. Gjatë takimeve me votuesit, presidenti Obama ka lavdëruar Zotin Romni --ashtu siç bëri javën e kaluar në shtetin Ajova, para se ta kritikonte punën e tij si bisnesmen dhe guvernator -- duke thënë se ''Guvernatori Romni është një amerikan patriot... ka një familje të mrekullueshme dhe duhet të jetë krenar për sukseset që ka arritur në fushën e financave.....'' Ndërsa Zoti Romni e ka cilësuar Presidentin Obama si ''një burr të mirë'', por shton se ai nuk di se ç'të bëjë me ekonominë....ai nuk di si të krijojë punë të reja për amerikanët...''

E vërteta është se fushata paraprake posa po merr fund dhe ndërkohë që fillon fushata për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, shumë votues nuk janë përqendruar ende në fushatën për president -- dhe normalisht votuesit amerikanë nuk fillojnë të familjarizohen me karakteristikat dhe qendrimet e kandidatëve mbi çështje të ndryshme për të cilat ata janë të interesuar, deri pas mbarimit të pushimeve verore. Ish guvernatori Romni do të përpiqet të paraqesë veten si një kandidat i denjë për të zëvëndsuar Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë dhe do të bëjë ç’mos për të bindë votuesit se ai mund të bëjë një punë më të mirë se Presidenti Obama, sidomos për të ri-ngjallur ekonominë, pasi sipas ekspertëve, këtë vit është ekonomia çështja që do të vendosë se cili prej këtyre politikanëve amerikanë do kontrollojë Shtëpinë e Bardhë për katër vjetët e ardhëshme.

Ndërsa Zoti Obama, me një fushatë të organizuar dhe financuar shumë mirë, do të përpiqet të bindë amerikanët se atij duhet t'i besohen frenat e qeverisë edhe për katër vjetët e ardhëshëm.

Si një post scriptum të këtij shkrimi në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Amerikë, por edhe si shenjë e traditës së tolerancës politike që dallon këtë vend, sot Presidenti Obama pret në Shtëpinë e Bardhë para-ardhësin e tij, ish-Presidentin Xhorxh W. Bush. Megjithse Zoti Obama pothuaj çdo javë nuk le rast pa kritikuar ish-presidentin Bush dhe politikat e tija të brendshme dhe të jashtme, ai sipas agjencisë se lajmeve Asociejted Pres, me ''krenari dhe kënaqësi'' të madhe do të kryesojë sot në Shtëpinë e Bardhë ceremoninë e zbulimit të portetit zyrtar të Presidentit Bush dhe bashkshortes së tij Laura Bush duke përjetësuar kështu përgjithmonë trashëgiminë dhe imazhin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Obama dhe zonja e parë Miçellë do të shtrojnë gjithashtu një drekë në Shtëpinë e Bardhë për ish-presidentin Bush dhe ish-zonjën e parë të Amerikës Laura Bush. Unë mund të them vetëm: Rroftë toleranca politike amerikane!

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROLI I DAJË SAMITNga DAVID BROOKS, New York Times (05.30.2012)
NEVOJA PËR NJË POLITIKË TË QYTETËRUARNga FRANK SHKRELI (05.29.2012)
NGA MOSKA ME DASHURI, NIKOLIÇINga SHABAN MURATI (05.29.2012)
Në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisëMEDITIM PARA MOZAIKUTNga RESHAT KRIPA (05.26.2012)
SHTETI TË MBROJË JETËN, JO TË MENAXHOJË VDEKJEN!Nga PËRPARIM KABO (05.25.2012)
AMNESTY INTERNATIONAL: GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË BOTËNga FRANK SHKRELI (05.25.2012)
RAMUSH HARADINAJ: DREJTËSIA E VONUAR ËSHTË DREJTËSI E MOHUARNga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI (05.24.2012)
SHPIF, SHPIF, SE DIÇKA DO TË MBETETNga ESHREF YMERI (05.24.2012)
A ËSHTË AMERIKA NË RËNIE?Nga FRANK SHKRELI (05.23.2012)
DIPLOMACIA RUSE ME MULLINJTË E ERËS NË KOSOVËNga SHABAN MURATI (05.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]