E Premte, 03.29.2024, 10:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MALI I ZI KUSHTËZON KOSOVËN

Hapja e Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë ,si kusht i realizimit të të drejtave të pakicës malazeze në shtetin e tyre fqinj!

Nga XHELADIN ZENELI


E Martë, 06.05.2012, 07:46pm (GMT+1)

Hapja e Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë ,si kusht i realizimit të të drejtave të pakicës malazeze në shtetin e tyre fqinj!

Lajmi i hapjes së Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë u mirëprit dhe u përshëndet nga një pjesë e faktorit politik shqiptar ,megjithate, nëse e analizojmë rrjedhjen e ngjarjeve që kulminoi me paralajmërimin e hapjes së Ambasadës në Prishtinë,do të konkludojmë se veprimi i fundit i Qeverisë së Malit të Zi, nuk është thjeshtë i nxitur nga motivi i përforcimint të marrëdhënieve diplomatike me shtetin e tyre fqinj, por është veprim me interes dhe prapavijë politike.

Mali i Zi e njeh pavarësinë e Kosovës në Tetor të vitit 2008 , kurse marredhëniet diplomatike u vendosën në Janar të vitit 2010. Mirpo, në fund të vitit 2010, kryetari i Malit të Zi., Filip Vujanoviq ka refuzuar të nënshkruaj aktin e shkëmbimit të ambasadorëve në mes Malit të Zi dhe Kosovës derisa t'i njihet statusi i pakicës , bashkësisë malazeze në Kosovë.Që nga atëherë me qëllim është zvarritur shkëmbimi i ambasadave (nga ana e Malit të Zi ) , si veprim i logjikshëm që do të duhej të pasonte pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes këtyre dy shteteve.Pra shkaku i zvarritjes apo prolongimit të hapjes se Ambasadës ,deri më tani në Kosovë ka qenë kushtëzimi i Podgoricës zyrtare me njohjen e statusit të pakicës malazeze ,d.m.th. që malazezët të pranohen si komunitet me Kushtetutën e Kosovës dhe të jenë të përfaqësuar në organet legjislative të pushtetit.

Vendimi i mos shkëmbimit të ambasadave do të mbahet pezull nga ana e Qeverisë malazeze për më shumë se dy vite dhe do të mbahet pezull pra, deri atëherë kur kjo Qeveri do të marrë siguri nga ana e Prishtinës zyrtare lidhur me zgjidhjen e statusit të pakicës malazeze në Kosovë dhe do të garantohet realizimit të drejtave të tyre.Kjo garanci u muar në muajin Mars të këtij viti , atëherë kur ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës , Enver Hoxhaj i dërgoi letër homologut të tij malazez, Milan Roqen, ku ai njoftohet se "janë krijuar kushtet që komuniteti malazias në Kosovë të zërë vend së shpejti në Kushtetutën e Kosovës..."("Koha Javore"- 8 Mars 2012).

Ironia më e madhe është se po ato të drejta që autoritetet malazeze po kërkojnë për pakicën e tyre në Kosovë,(megjithëse krahasimi i dy entiteteve është i pavend), po të njëjtat drejta iu mohohen shqiptarëve në Mal të Zi si popull autokton në trevat e tyre stërgjyshore të cilët gjithnjë vazhdojnë të kenë statusin e tyre të pazgjidhur.

Pyetjes që nuk mund t'i shmangemi dot, është se a do të të duhej që në këte rast shteti i Kosovës dhe Qeveria e saj të ishin ata të cilët do të kushtëzonin shkëmbimin e abasadave dhe pse jo edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi, si kusht për avancimin e pozitës dhe zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në këte shtet!? Përkundrazi, Prishtina zyrtare jo vetëm që hesht por pranon kushtëzimet e Podgoricës, dhe dashur ose padashur ato vihen në pozitën e infirioritetit dhe servilizmit.Rruga e fqinjësisë së mirë është rrugë dy drejtimesh dhe relacion i palëve të barabarta.

Ka ardhur koha që edhe Kosova, ashtu si çdo shtet tjetër sovran dhe i pavarur të sillet si i tillë dhe të rrijë besnik parimeve të veta diplomatike dhe politike. Dhe a ka parim më të drejtë dhe legjitim se sa mbrojtjen e të drejtave kombëtare të vëllezërve të vet, jashtë kufijve shtetëror, në këte rast, të shqiptarëve në Mal të Zi.

Aktivisti i njohur amerikan për të drejtat e njeriut,Martin Luther King, pat thënë :

"Askush nuk të hyp dot në kurriz nëse ti nuk përkulesh".

 

 

5 Qershor 2012

XHELADIN ZENELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI VARRMIHËS I SERBISËNga FRANK SHKRELI  (06.05.2012)
In MemoriamBEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.05.2012)
A DO TË DALË GREQIA NGA NATO?Nga SHABAN MURATI (06.04.2012)
Veta e parëLETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) (06.03.2012)
RROFTË TOLERANCA POLITIKE AMERIKANEPRESIDENTI OBAMA URON KUNDËRSHTARIN E TIJ REPUBLIKAN MIT ROMNI PËR FITORENNga FRANK SHKRELI (06.01.2012)
ROLI I DAJË SAMITNga DAVID BROOKS, New York Times (05.30.2012)
NEVOJA PËR NJË POLITIKË TË QYTETËRUARNga FRANK SHKRELI (05.29.2012)
NGA MOSKA ME DASHURI, NIKOLIÇINga SHABAN MURATI (05.29.2012)
Në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisëMEDITIM PARA MOZAIKUTNga RESHAT KRIPA (05.26.2012)
SHTETI TË MBROJË JETËN, JO TË MENAXHOJË VDEKJEN!Nga PËRPARIM KABO (05.25.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]