E Enjte, 03.28.2024, 02:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Barometri diplomatik

PRESIDENT I MERITUAR I SHQIPËRISË, ISMAIL KADARE!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Enjte, 06.07.2012, 08:03am (GMT+1)

*** Vetëm ato figura madhështore shqiptare (pa asnjë hipotekë, të çiltra si loti, që me veprën e tyre jetësore më së shumti i kanë kontribuar kombit dhe atdheutshqiptar, të mirënjohur si në sfondin e brendshëm, ashtu edhe në atë evropian ndërkombëtar) të formatit të Ismail Kadaresë, të Adem Demaçit dhe të Rexhep Qosjes e meritojnë dhe është krenari e nder i madh që ta drejtojnë Shqipërinë dhe Kosovën, jo kurrfarë "trabanti" i konsumuar politik sikurse Fatos Nano etj.etj.

*** Fatos Nano nuk është figurë politike pajtuese konsensuale, por befasuese dhe personalizuese. Prandaj, as i gjithë spektri politik e as vetë Shqipëria nuk kanë nevojë për një president të tillë, i cili vetëm se do të thellonte edhe më shumë konfrontimet dhe përçarjet politike mes mazhorancës në pushtet dhe opozitës me në krye PS-në.

"Vetëdemokracia"--dua të jem president!!!

Vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri, janë shfaqur kandidatë vullnetarë për presidentë të shtetit, askund tjetër në botë!

Kësi fenomeni destruktiv, amoral dhe antidemokratik, nuk ka pasur në asnjë rend shoqëror në dimensione botërore (qoftë kapitalist, socialist, komunist apo demokratik). Vetë paraqitja e individëve të tillë, sikurse edhe rasti më i ri i vullnetarit Fatos Nano për president të Shqipërisë, është barometri më i saktë se këta nuk përbëjnë kurrfarë vlerash dhe parimesh të njëmendta etike, profesionale dhe politike, që do të mund të ndikonin pozitivisht në krijimin e kushteve dhe të rrethanave normale, demokratike dhe paqësore për pajtimin e pikëpamjeve dhe qëndrimeve divergjente të kundërshtarëve politikë të subjekteve të ndryshme politike në vend.

Pavarësisht se kush janë dhe se kush do të jenë ata që vullnetarisht ofrojnë kandidatura për presidentë, nuk do të duhej të mirreshin në konsideratë ofertat e tyre të çoroditura narcisoide dhe egocentrike as nga partitë politike e as nga institucionet kompetente shtetërore, por thjesht, të injorohen dhe të hudhen poshtë si të pavlefshme, sepse ato nuk kanë të bëjnë as me aftësinë, as me parimin, as me integritetin moral, profesional, politik, as kombëtar e as shtetëror, por vetëm me injorancën, prepotencën, hipokrizinë, interesin personal egoist, klanor, provincial, partiak, që me çdo kusht të promovohen si BAJRAKTARË të popullit dhe të shtetit, pavarësisht se çfarë thotë etika njerëzore, ligji, drejtësia, kushtetuta, parimi demokratik dhe populli. Si rrjedhim, këta kandidatë vullnetarë, të sëmurë për pushtet, nuk duhet t'i votojnë as partitë e tyre politike e as populli, sepse ata nuk e duan as popullin e as shtetin, por vetëm interesin e kapuçit të madh dhe të xhepit të tyre, duke u thirrur në emër të popullit, të shtetit dhe të demokracisë së tyre të rreme.

-Është çështje private e Fatos Nanos që ka formuar "Lëvizjen e Re"politike. Mirëpo kjo nuk duhet të keqpërdoret dhe të manipulohet për interesa dhe për qëllime të errëta ideologjike, karrieriste personale, grupore politike dhe partiake, me qëllim që në hapin e parë të saj të shfrytëzohet si instrument për të ushtruar trysni, diktat dhe kushtëzime ndaj mazhorancës në pushtet (PD dhe LSI) dhe ndaj PS-së dhe partive të tjera opozitare, sepse ka perënduar koha e grupeve dhe e "komiteteve rebele" të vitit 1997, të cilat, përshkak të polarizimit dhe të konfrontimit të interesave politikepartiake, të luftës për pushtet me çdo kusht (jo për të mirën dhe interesin e përgjithshëm të popullit, as të shtetit), e patën djegur dhe sakatuar Shqipërinë.

Nuk është koha e "komiteteve rebele"!!!

- Fatos Nano: "Nuk do doja që vendi të vihej në krizë... PS-ja është partia ime e zemrës..." etj. Mirëpo, edhe sipas kësaj deklarate, Fatos Nano nuk është i sinqertë, por kontradiktor dhe diktator, sepse në njërën anë, PS-në e quan të "zemrës", kurse, në anën tjetën tjetër nga ajo kërkon që "brenda 24 orësh, ta kandidojë për president" të Shqipërisë. Ja , kjo është "dashuria" e tij ndaj PS-së, interes personal, partiak dhe ideologjik (ultimatum për një kolltuk të mëndafshtë të Presidentit të Shqipërisë), jo parimi i integritetit i tij etik, kombëtar, politik dhe demokratik, që do të ishte i pranueshëm për interesin e përgjithshëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Ndërkaq, kur Fatos Nano pohon se " nuk do të dëshironte që vendi të vihej në krizë;..." ky është një aludim tejet i qartë paralajmërues, me rrezik të paparashikuar për Shqipërinë demokratike. Po qe se ai nuk do të kandidohej për president, sipas tij, vendi do të përfshihej nga ndonjë dallgë e re krize politike, që do të shpinte në anarki dhe në kaos. Mirëpo kjo llogari politike utopiste e FatosNanos, është e gabuar ngase Shqipëria nuk ndodhet në vitin 1997, por në vitin 2012, kur sistemi ligjor, demokratik, kushtetues dhe shteti i së drejtës, janë të konsoliduar dhe të avancuar më shumë se kurdoherë në dy dekadat e fundme në Shqipëri.

Po ashtu, edhe politika e brendshme dhe e jashtme e Shqipërisë ka pësuar metamorfozë pozitive në sy të Evropës dhe të Amerikës. Tash Shqipëria është anëtare e NATO-s (2009) si dhe e liruar nga barriera e regjimit të vizave të BE-së etj.

-Fatos Nano qëmoti e ka harxhuar kredibilitetin e tij politik ngase qe disa vite me radhë ai është jashtë skenës politike në Shqipëri. Për më tepër, Fatos Nano, duhet të jetë i vetëdijshëm se me forma kërcënuese të ushtrimit të trysnisë politike, nuk mund t'i imponohet as pozitës në pushtet e as opozitës, sepse, tanimë, ka perënduar përgjithmonë "koha e artë" e "komiteteve rebele" (1997), në saje të së cilave Fatos Nano me kamarilën e tij socialiste fitoi kolltukun e kryeministrit të Shqipërisë.

-Imponimi, trysnia, kërcënimi dhe diktati politik i Fatos Nanos mazhorancës në pushtet, të prirë nga PD-ja dhe opozitës së prirë nga PS-ja, që me çdo kusht, të bëhet president i Shqipërisë, janë forma dhe instrumente stereotipe, tanimë të konsumuara qe më se 20 vite, sepse i përkasin marketingut politik promovues të sistemeve totalitare komuniste personalizuese antidemokratike (1945-1990).

Shpëtimi dhe përsosja e rendit demokratik dhe kushtetues në Shqipëri, vetëm ISMAIL KADARE!

Për t'i ikur kësaj gracke të rrezikshme politike, të përgatitur nga pretenduesi i "fronit" për pushtet, Fatos Nano dhe partizanëve të tij, mazhoranca dhe opozita politike shqiptare në Tiranë, të përfaqësuara nga kryeministri Sali Berisha dhe lideri i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, vërtet, nuk do të duhej të humbisnin kohë, duke irituar opinion publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar me fizkulturat e tyre politikaneske të luftës për pushtet, edhe në rastin e zgjedhjes së Presidentit të Shqipërisë, duke u imponuar me ndonjë kandidat të tyre nga Partia Demokratike ose nga Partia Socialiste, por të gjejnë gjuhë të përbashkët konsensuale, që për president të Shqipërisë, të propozojnë dhe të zgjedhin Ismail Kadarenë, ashtu siç kanë propozuar me të drejtë studentët e Shkodrës. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, më e dobishme, më racionale, më e drejtë, më objektive dhe më demokratike për Shqipërinë ngase Ismail Kadare është figura më me kredibilitet dhe më e kompletuar si në aspektin moral, politik, kombëtar, ashtu edhe në atë evropian ndërkombëtar, që do të mund unifikont edhe të pajtonte gjithë spektrin politik dhe demokratik në Shqipëri.

Shqipëria demokratike ka nevojë për një Ismail Kadare, që e njeh i gjithë kombi shqiptar, Evropa dhe bota, ashtu siç kanevojë urgjente Kosova për një PRESIDENT-ish- të burgosurin, disidentin, Heroin e gjallë zulmëmadh dhe të merituar gjithëkombëtar shqiptar, Adem Demaçi.

-Pa analiza dhe komente kalkuluese në stilin "qejf për veti e tym për shtëpi", kjo do të ishte zgjidhja më e drejtë dhe më e pranueshme si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën, kur është fjala për zgjidhjen e PRESIDENTIT.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MALI I ZI KUSHTËZON KOSOVËNHapja e Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë ,si kusht i realizimit të të drejtave të pakicës malazeze në shtetin e tyre fqinj!Nga XHELADIN ZENELI (06.05.2012)
PRESIDENTI VARRMIHËS I SERBISËNga FRANK SHKRELI  (06.05.2012)
In MemoriamBEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.05.2012)
A DO TË DALË GREQIA NGA NATO?Nga SHABAN MURATI (06.04.2012)
Veta e parëLETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) (06.03.2012)
RROFTË TOLERANCA POLITIKE AMERIKANEPRESIDENTI OBAMA URON KUNDËRSHTARIN E TIJ REPUBLIKAN MIT ROMNI PËR FITORENNga FRANK SHKRELI (06.01.2012)
ROLI I DAJË SAMITNga DAVID BROOKS, New York Times (05.30.2012)
NEVOJA PËR NJË POLITIKË TË QYTETËRUARNga FRANK SHKRELI (05.29.2012)
NGA MOSKA ME DASHURI, NIKOLIÇINga SHABAN MURATI (05.29.2012)
Në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisëMEDITIM PARA MOZAIKUTNga RESHAT KRIPA (05.26.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]