VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Barometri diplomatik

TURP DHE NONSENS, SERBIA NË KRYE TË AP-SË SË KOMBEVE TË BASHKUARA!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Djelë, 06.10.2012, 06:04am (GMT1)

*** Sikur të funksiononte dhe të triumfonte drejtësia dhe e drejta ndërkombëtare mbi politikën fiktive dhe mbi padrejtësinë, sigurisht se Serbia jo vetëm se nuk do të vihej në krye të mandatit njëvjeçar kryesues të Asmblesë së Përgjithshme (shtator 2012 -shtator 2013) , por ajo nuk do të ishte as anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pa dhënien e llogarisë kolektive përkryerjen e tre agresioneve dhe tre gjenocideve fashistoide të saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.

Ky është problemi kyç, pse, edhe sot, pas 13-vitesh, Serbia nuk pranon zhvillimin e tre luftrave agresive dhe gjenocidale mbi Kroacinë, mbi Bosnjën dhe mbi Kosovën. Përkundrazi, serbomëdhenjtë nëpushtet dhe jashtë pushteti, i fajësojnë viktimat e gjenocidit të tyre, duke i quajtur "terroristë","separatistë", "fundamentalistë" etj., ashtu siç vepronte politika,diplomacia dhe drejtesia policore eregjimit fashist të SlobodanMilosheviqit, i cili, në kurriz të Kroacisë, të Bosnjës dhe Kosovës, bëri treagresione dhe gjenocide, me qëllim të zgjerimit territorial të Serbisë sëmadhe.

Kjo strategji epolitikës dhe e diplomacisë së ish-regjimit të S.Milosheviqit (sidomos ndajKosovës, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës), është e pranishme dhe aktive,edhe sot, si në planin e brendshëm,ashtu edhe në atë ndërkombëtar, sepse qeveria dhe institucionet e tjerashtetërore të Serbisë, kursesi të pajtohen me faktin se, Kosova është shtet i pavarurdhe Sovran, e cila historikisht, etnikisht dhe territorialisht i përketShqipërisë Etnike, jo Serbisë kolonialiste (1912-1999).

Si ka qenë e mundur,që ministri i Jashtëm Ii Serbisë, Vuk Jeremiq, të zgjedhet kryesues i AP-së sëOKB-së, kur me politikën dhe mediplomacinë destruktive lobuese si brenda, ashtu edhe jashtë OKB-së, qe katërvjet rresht agjiton për zhvlerësimin e njhojes së pavarësisë së Kosovës, duke ekonsideruar si "provincë të Serbisë"!?

Këto përpjekje të diplomacisë neokolonialiste të Serbisë ndaj Kosovës sëpavarur shqiptare, kryediploamti serb, Vuk Jeremiq, pikërisht i shfaqi nëAsamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke kërkuar, që ajo, të vinte në veprimGjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila më 22 korrik 2010 mevendimin pozitiv të saj përligji shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Si ka qenë e mundurqë 99 shtete anëtare të OKB-së, ta votojnë Vuk Jeremiqin si kryesues tëAsamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara(shtator 2012 shtator 2013),kur gjithë bota është në dijeni se shteti i tij, Serbia e Slobodan Milosheviqit kakryer tre agresione dhe tre gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999)?

Si është e mundur që Serbia të vihet në kryetë AP-së së OKB-së, kur kjo, edhe nuk pranon dhe, për më keq, ende nuk ka dhënë asnjë llogari para drejtësisë ndërkombëtare për kryerjen e tregjenocideve kundër popullit kroat, kundër popullit mysliman boshnjak dhe kundërpopullit shqiptar në Kosovë.

Si është e mundur që Serbia me një hipotektëtë tillë të trefishtë gjenocidale ( e cila me në kryepresidentin e sapozgjedhur të saj,Tomislav Nikoliq, nuk pranon as gjenocidin serb në Srebrenicë me mbi 8000 mijëviktima të boshnjakëve myslimanë, gjë që kjo është në kundërshtim edhe meBE-në, edhe me Trbunalin e Hagës, edhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara, edheme të drejtën ndërkombëtare ), të vihet si kryesuese e AP-së së Kombeve tëBashkuara?

Ky është turpi më i madh, kjoështë padrejtësi e zhveshur dhe gabim ipajustifikueshëm i të gjithë atyre që kanë votuar për kandidatin e Serbisë, VukJeremiq, sepse zgjedhja e tij, dukembajtur parasysh hipotekën dhe mosridefinimin e politikës së jashtme të Serbisënë planin rajonal dhe ndërkombëtar, është në kundërshtim me parimet dhe me objektivat kryesore të Kartës sëOKB-së, si dhe me normat, me rregullat dhe me parimet e së drejtësndërkombëtare ngase politika dhe diplomacia shtetërore e Serbisë, edhe sot ( 13vite pas regjimit të S.Milosheviqit), nuk pranon se ka kryer tre gjenocidekundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.

Ja, ky "është imixhi" dhe"kontributi" i diplomacisë dhe i politikës së jashtme të Serbisë në favor tëvlerave fundamentale të marrëdhënieve politike dhe juridike ndërkombëtare (të rendit, të sigurisë, të drejtësisë, të demokracisë dhe tëpaqes dhe të mirëqeneies)!?

Serbia me politikën dhe me diplomacinë esaj kolonialiste, neokolonialiste dhehegjemoniste me bagazh të përmbajtjes strategjike të politikës hitleriste"lebensraum" të Slobodan Milosheviqit, pikësëpari ndaj Kosovës, të cilën, edhepas pavarësimit të saj antikolonial, më17 shkurt 2008, jo vetëm verbalisht, por edhe praktikisht me Kushtetutën e sajnë fuqi të vitit 2006, Kosovën e konsideron "pjesë të pandashme të territoritintegral serb".

Këtë e dëshmon edhe pranimi i forcaveparamilitare, policore dhe kriminale të Serbisë në Kosovën Veriore, ku qe 13vjet veprojnë sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Serbisë, të cilat kanë detyruar popullatën minoritareserbe, që të mos njohin institucionet legale të Republikës së Kosovës. Sirrjedhim (për të shkëputur këtë pjesë nga territori i Kosovës), politika dhediplomacia e Serbisë, e drejtuar nga ish-presidenti i saj Boris Tadiq dhe ngakryeshefi aktual idiplomacisë së Serbisë, Vuk Jeremiq I kanë imponuar Kosovësdhe BE-së, të ashtuquajturin "dialogteknik", cili është në funksion të copëtimit të territorit të Kosovës, si dhe të destabilizimit të sigurisë dhe të paqes në rajon.

Minusatdiplomatikë, e sollën në krye të AP-së së OKB-së(!)

Se Vuk Jeremiqi nuk ka dëshmuar se ështëndonjë reformator dhe ridefinues ikursit të politikës së jashtme dhe diplomacisë së Serbisë së SllobodanMilosheviqit dhe garniturës së tij të dikurshme dhe të sotme, këtë e mbështetedhe kjo deklaratë e peshuar e Vesna Peshiqit (ish-ambasadore e Serbisë nëMeksiko dhe ish-deputete e Parlamentit të Serbisë, duke nënvizuar se:"Pikërisht, Vuk Jeremiqi është ai që ka shkaktuar kaos në politikën e jashtme tëSerbisë".

Ky pohim objektiv i Vesna peshiqit, është mëse i vërtetë, sepse diplomacia e tij amorfe, antiliberale dhe antirealiste nuk ka dhënë kurrfarë rezultatesh pozitive,kur është fjala për qetësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore me Sarajevën, meZagrebin, me Podgoricën dhe, posaërisht me Prishtinën, të cilën së bashku metërë Kosovën, Vuk Jeremiq e konsideron si "Jerusalemin serb"!?

Në këtë kontekst, kryediplomati serb, VukJeremiq së bashku me qeverinë dhe me parlamentin e tij, ka hudhur poshtë vendimin e drejtë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se shpalljae pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2012, është në përputhje me parimet, menormat dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare.

Të gjithë këta gafa të politikës së jashtmetë Serbisë (në kundërshtim me parimet e Kartës së OKB-së, të rendit juridikpozitiv ndërkombëtar dhe të së drejtës ndërkombëtare), nuk i kanë marrë parasysh 99 shtete anëtare tëOKB-së, të cilat në sesionin e 67-të tëAP-së në Nju-JOrk, më 8 qershor 2012, por përkundër tyre, e votuan përfaqësuesin e Serbisë, VukJeremiq, që nga shtatori i sivjemë deri në shtatorin e vitit 2013, të jetëkryesues i AP-së së Kombeve të Bashkuara.

Serbia, kurrnjëherë nuk ka qenë demokratike dhepaqësore në Ballkan!

Prandaj, nuk ështëçudi, as kurrfarë befasie që, edhe kjo Serbi e Boris Tadiqit, e TomislavNikoliqit dhe e Vuk Jeremiqit ka ambicie dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës, ashtu siç kishte SlobodanMilosheviqi (vrasi i Kosovës, i Kroacisë dhe i Bosnjës). Këtë e dëshmon edheokupimi 13-vjeçar i territorit të Kosovës Veriore

Duke qenë se politikae jashtme dhe diplomacia e Serbisë nuk ka pësuar kurrfarë metamorfoze evolutivenë ridefinimin e saj nga ajo e regjimit të Slobodan Milosheviqit (1989-1999),pikësëpari kur është fjala ndaj Kosovës, ndaj Bosnjës e Hercegovinës si dhendaj Kroacisë, për shkak se edhe sot në institucionet dhe në organet epushtetit shtetëror të Serbisë ndodhen bashkëveprimtarë, bashkëmendimtarë,bashkithtarë dhe bashkëmbështetës të ideologjisë politike nacionaliste dheultranacionaliste (të shtirur herë si demokratë, e herë patriotë të moderuar nësy të Evropës dhe të Amerikës demokratike) të Serbisë, siç janë ndër të parët,presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Serbisë, Tomislav Nikoliq (deri djedora e djathtë e kryeçtnikut dhe fashisttit Vojislav Sheshel, Vojvodë içetnikëve dhe nënkryetar i PRS-SRS, sidhe deputet me stazh njëzetvjeçar i Kuvendit të Serbisë),Ivica Daçiq ("mali Sloba" siç e çuajnë aderuesit dhe mbështetësit e SlobodanMilisheviqit) nënkryetar dhe ministër i Brendshëm i Qeverisë së Serbisë, si dhe kryetari PSS-së së Slobodan Milosheviqit.

Duke mos i numëruar edhe sa e sa të tjerë "trashëhgimtarë"dhe zbatues të politikës famëkeqe ultranacionaliste të Slobodan Milosheviqit,të cilët, qe 13 vjet janë dëshmuar si kreatorë dhe zbatues besnikë të vijës sëfortë etnocentriste dhe ultranacionaliste të politikës serbomadhe të SlobodanMilosheviqit, duke mos hequr dorë nga konceptet strategjike të Serbisë së madhenë kurriz të territoreve shqiptare dhe kroate etj., janë pengesa kryesore, jovetëm për reformimin dhe për demokratizimin e Serbisë, por edhe për stabilizimin, sigurinë dhe paqën nërajon.

Pavarësisht nga fakti se këtë zgjedhje të Vuk Jeremiqit (ministër iJashtëm i Serbisë) në krye të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,përfaqësuesit e qeverisë serbe dhe qarqet e ndryshme politike, propagandisikedhe akademike në Beograd, e vlerësuan me pompë e poterë ekzagjeruese,ashtu siç di propaganda e rryer serbomadhe, kinëse ajoështë arritur në saje të suksesit dhe të kontributit të diplomacisë serbe nëplanin e politikës ndërkombëtare, duke falenderuar pikësëpari "syzavelargpamëse" dhe aftësisë profesonale diplomatike të ministrit të Jashtëm, VukJeremiq dhe ish-presidentit të Serbisë,Boris Tadiq (ish-profesor i Vuk Jeremiqit në gjimnaz), e vërteta qëndron krejtësishtndryshe se, as Serbia e as V.Jeremiqi, nuk janë ata faktorë dominantë pozitivë (që kanë kontribuar në zgjidhjen eporblemeve dhe të konflikteve rajonale dhe në stabilizimin e sigurisë dhe të paqes në dimensione rajonale, evropianeapo ndërkombëtare), e që së fundi, si"meritë" e tyre, Vuk Jeremiq, të zgjedhej krysues njëvjeçar i Asamblesë së Kombeve tëBashkuara, por diplomacia dhe politika e jashtme e Rusisë me në krye Sergej Llavrov dhe me Vitalij Çurkin(ambasador i Rusisë në OKB), është ajo, që ka lobuar dhe e ka mbështeturdrejtpërdrejt zgjedhjen e Vuk Jeremiqit si përfaqësues kyesues njëvjeçar të AP-së së OKB-së. Ashtu siç embështetën diplomacinë e Serbisë dhe tëVuk Jeremiqit në KS të OKB-së (duke përdorur VETO-n) me rastin e bllokimit thetë mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Nolens volens kjo është fitorja direktee diplomacisë së Rusisë, jo e politikës as e diplomacisë së Serbisë së VukJeremiqit dhe të Boris Tadiqit.

Në favor të këtij konstatimi realist, është edhe vlerësimi i saktë zrytari i Ministrisë së Punëve të Jashtmetë Lituanisë, se "Vuk Jeremiq (ministër iJashtëm i Serbisë) fitoi kundër kandidatit Darius Çekulis,në saje të mbështetjes dhe lobimit të Rusisë", jo, në asnjë mënyrë në saje tëprestigjit dhe të suksesit të politikës së jashtme dhe të diplomacisë së Serbisëe as të reputacionit dhe të "vjelave"diplomatike të kryeshefit të të saj, Vuk Jeremiq, i cili nga gjithësej 190 fletëvotime, fitoi 99 vota,kurse kundërkandidati i tij lituanez(ambasador në Kombet e Bashkuara) Darius Çekulis fitoi 85 sosh.

Ja, kjo"është drejtësia" ruso-serbendërkombëtare, në krye të AP-së së OKB-së, zgjedhet kryeshefi i diplomacisë sëSerbisë, Vuk Jeremiq, i cili me dhjetrae dhjetra herë brenda katërvjeçarit të fundit (2008-2012) ka deklaruar se"Kosova është Serbi" (Kosovo is Serbia).

Së fundi, mentorët epolitikës, të diplomacisë dhe të propagandës zyrtare të regjimit tëBeogardit, që në froma të ndryshme "demokratike" dhe "paqësore" të "dialogutteknik" po i mbështesin dhe po i nxisinserbët (që të mos pranojnë shtetin e pavarur të Kosovës) të sulmojnë, tëplagosin dhe të barrikadojnë KFOR-in dheEULEX-in, si dhe të plagosin dhe të vrasin policët shqiptarë në krye tëushtrimit të detyrës së tyre për të siguruar rendin, qetësinë, ligjin dhesovranitetin, si dhe lëvizjen dheqarkullimin e lirë të njerëzëve dhe të mallrave në territorin e KosovësVeriore, nuk e meritojnë, të zgjedhën në krye të AP-së së Kombeve të Bashkuara,për shkak se përcaktimi dhe veprimi i tyre politiko-diplomatik nëfrymën e strategjisë kohezive të përmbajtjes së recidivave të sundimit kolonialdhe neokolinal të Serbisë në Kosovë (1912-1999), nuk përkon me qëllimet dhe meparimet fundmanetale univeresale të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.Si rjedhim, hëpërhë, jo vetëm Vuk Jeremiq, por asnjë lider politik i Serbisëligjërisht nuk e gëzon të drejtën, të kryesojë AP-në e Kombeve të Bashkuaradhe, asnjë forum ndërkombëtar, evropian dhe rajonal përderisa Serbia të mosdistancohet botërisht, duke i denoncuar të tre gjenocidet dhe agresionet ekryera kundër Kroacisë, kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës (1990-1999).

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.