VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BAROMETRI DIPLOMATIKNË KOSOVËN E SHQIPËRISË ETNIKE NUK KA KOMB KOSOVAR, POR VETËM NJË PJESË E KOMBITSHQIPTARNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 07:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BAROMETRI DIPLOMATIK

NË KOSOVËN E SHQIPËRISË ETNIKE NUK KA KOMB KOSOVAR, POR VETËM NJË PJESË E KOMBITSHQIPTAR

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Premte, 06.29.2012, 12:37pm (GMT+1)

***Kushdo (në mënyrë individuale) le të "abonohet" në kombin kosovar të Nexhmedin Spahiut,por populli shqiptar i Kosovës së Shqipërisë Etnike nuk ka asnjë arsye që ta ndërrojë KOMBIN SHQIPTAR!

*** Madje, edhe në kuptimin alegorik të figuracionit stilistik të "shkencës" miksologjike-kozmopolite të proceseve integruese rajonale, kur të përkthehet politikisht përmbajtja e kombit kosovar, del se formula e përkufizimittë tij diletant multietmik, është kjo: "lyeje shijshëm, lyeje shëndetshëm, lyeje me dobro jutro", që do të thotë se, edhe kombi kosovar, do të krijohet po në këtë frymë të politikës tregtare serbo-kosovare. Mirëpo shqiptarët e Kosovës, nuk duhet të pranojnë, të jenë pjesë përbërëse e kombit kosovar, sepse është në funksion të mohimit dhe të shpërfytyrimit të KOMBIT SHQIPTAR dhe të SHTETIT KOMBËTAR SHQIPTAR-SHQIPËRISË ETNIKE.

*** Pavarësisht nga krahasimet spekuluese të Nexhmedin Spahiut, se "shqiptarët e Kosovës ende nuk janë komb,por do bëhen një ditë...", duhet t'ia rikujtojmë këtij "zbuluesi epokal" të kombit kosovar se, nëasnjë periudhë historike shekullore,shqiptarët nuk kanë qenë minoritet nëKosovë (pavarësisht se si i kanë trajtuar të tjerët, minortet apo pakicë kombëtare), por shumicëdërrmuese-pjesë e pandashme e KOMBITSHQIPTAR dhe e SHQIPËRISË ETNIKE. Kjo është e vërteta, iu pëlqeu apo jo armiqvetë brendshëm dhe të jashtëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Shqiptarët Kosovës nuk kanë bërë asnjë kryengritje dheasnjë luftë për të krijuar kombin shqiptar në Kosovë, apo ndonjë komb tjetër, iashtuquajtuar komb kosovar, por për ta ruajtur, për ta mbrojtur, për ta çliruardhe për ta pavarësuar atë nga sundimet e huaja kolonialiste shekullore, si dhepër t'iu bashkuar tërësisë së KOMBIT SHQIPTAR dhe SHQIPËRISË ETNIKE.

*** Shqiptarët e Kosovës(1900-1999), e ,edhe UÇK-ja(1993-1999) nuk kanë luftuar për krjimin e ndonjë kombi të ri allakosovar-produkt gazetaresk dhe politiko-tregtar propagandistik i kohëskonsumatore të "globalizmit" alla ballkanik të autorit NexhmedinSpahiu, por kanë luftuar dhe derdhurgjak më se një shekull , që të realizojnë të drejtën e tyre natyrore, legjitimehistorike dhe të drejtën e vetëvendosjes si pjesë e pandashme e KOMB SHQIPTARdhe e SHQIPËRISË ETNIKE.

Kjo është evërteta e pamohueshme, jo teza e çoroditur dhe vulgarizuese e Nexhmedin Spahiutse gjoja shqiptarët e Kosovës nënJugosllavi, të gjitha luftrat ederisotme i kanë bërë për formimin ekombit kosovar, duke theksuar se " me vetë faktin se çdo shtet ka pronarin e vet edhe pronari ishtetit të Kosovës sigurisht se është kombi kosovar, janë shqiptarët eKosovës..."[1]

Me keqardhje,por duhet ta pranojmë se, ky konstatim i Nexhmedin Spahiut, është një spekulimpolitik arbitrar për t"ua bërë qejfin "pronarëve" të sotëm privat poltikë drejtues të Kosovës, si dhe për tajustifikuar tezën e tij pseudo-shkencore se gjoja "pronari i shtetit të Kosovës,sigurisht se është kombi kosovar..."!?

Kjo tezë e shpërdredhur falsifikuese nuk ka asnjë pikëmbështetjejehistorike, faktike e as argumentuese, sepse pronar legjitim dhe legal iKosovës, është i gjithë kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike, jo assesi kombikosovar, i cili nënkupton të gjithë qytetarët dhe shtetasit e sotëm të Kosovës( shqiptarë, serbë, turq, romë, kroat, boshnjakë etj.).

Pra, pa dyshim se, zotërueslegjitimë të Kosovës, janë vetëshqiptarët, por jo, në asnjë mënyrë kombi kosovar i Nexhmedin Spahiut.

Edhe kjo tezë më e reshpërfytyruese e kombit shqiptar e Nexhmedin Spahiut, është njësoj e gabuar dheantishkencore, sikurse teza e tij paraprake: " Kosova kurrë nuk do bëhet shtet, para se të formohet kombikosovar."!?

Mirëpo, ndërkohë, këtë tezëtë pasaktë alla serbo-sllave të Nexhmedin Spahiut, e përgënjeshtroi njohja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt2008-krijimi i shtetit të pavarur dhe sovran i Kosovës, i cili u bë, para se tëformohej "KOMBI KOSOVAR" i zbuluesitNexhmedin Spahiu, që në të vërtetë nuk është kurrfarë kombi (por vetëm një pykëshkyese-antitezë e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike), sepse atë nuk epranojnë as serbët, as turqit, askroatët, sepse kanë kombet e tyre në Serbi, në Turqi dhe në Kroaci!

Ky është fakti dhe argumentise kombi kosovar i Nexhmedin Spahiut, është një falsifikat sui generis, paasnjë mbështetje teoriko-shkencore tëmirëfilltë. Mirëpo, kot, edhe pse i dështuar dhe i vetëmuar në "zbulimin epokal shkencor" të kombit kosovar,Nexhmedin Spahiu, kursesi të bindet dhetë pajtohet me vetëvetën se në Kosovë nuk ekziston kurrfarë "kombi kosovar",por ai vazhdon me tezat e tij të gabuara trilluese, fantastike dhe astrologjiketë "lëndës së parë" sllave, se kinëse kombin kosovar, "e hudhinposhtë dhe e mohojnë ata që kanë pretendime për zgjerime territoriale "!?

Kjo akuzë shpifëse mepërmbajtje serbo-sllave nuk ka të bëjë me ata patriotë shqiptarë që po ekrtikojnë dhe nuk po e pranojnë në asnjë formë kombin kosovar, por vetëm mekolonialistët dhe me imperialistët serbo-sllavë të Basllkanit, të cilët mepushtime barbarike dhe me gjenocid kanë zgjeruar territoret e tyre në kurriz tëterritorit të Kosovës,dhe të territoreve të tjera të Shqipërisë Etnike(1878-1945).

Mirëpo, autori I kombit kosovar, Nexhmedin Spahiu,edhe ne këtë rast konkret, ka ndërruar tezën, në vend se t'i krtikojëserbo-sllavët për pretendimet dhe për zgjerimet e tyre territoriale në kurriztë territoreve etnike shqiptare, ai pa kurrfarë të drejte, pa kurrfarë "busulle" etike, profesionale dhe kombëtare, sidhe pa kurrfarë faktesh dhe argumentesh të qëndrueshme, hedh baltë dhe njollosoponentët shqiptarë (duke ua hedhur fajin për "pretendime të zgjerimitterritorial"), të cilët me të drejtë dhe me argumente të parrëxueshme kanëpërtrollisur tezën e tij falsifikatore mbi "kombinkosovar".

Ja, se siNexhemdin Spahiu, duke u shërbyer me formën krahasuese të disa paradigmave tëhuaja sllave dhe josllave, i kadenoncuar mohuesit e kombit kosovar, së këndejmi edhe tezën aksiomatike të ambasadorit tëShqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, i cili në përgjigjen e tij publicistitNexhmedin Spahiu, i thotë se : "S'ka komb kosovar". Këtë të vërtetë e dinë tëtë gjithë shqiptarët, por jo edhe NexhmedinSpahiu "zbuluesi" i kombit kosovar, icili, sipas këtyre shembujve konkret kaakuzuar rëndë dhe, pa asnjë argument, shqiptarët edhe në Kosovë, edhe nëShqipëri, gjoja se ata, duke mohuar kombin kosovar "kanë pretnedime përzgjerime territoriale" në kurriz tëterritoreve të huaja fqinje. Eh, pikërisht, kjo është tezë akuzueseantishqiptare, e rreme, e fasifikuar dhe e ndryshuar, bazuar në burimet e historiografisë, të politikës, tëdiplomacisë, të shkencës, të publicistikës dhe të propagandës serbo-ruso-bullgaro-greko sllave, që me shkuj mohon identitetin dhe ekzistencën ekombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Mirëpo, dukeqenë se Nexhmedin Spahiut i mungon etika parimore dhe profesionalizmi i mirëfilltë shkencor,kur është fjala për përkufizimin teorik të kombit, ai, kështu e mbron dhe ejustifikon tezën e tij për kombin kosovar: " edhe bullgarët kanë qëndrim se nuk ekzistonkombi maqedonas, edhe serbët që nuk ekziston kombi malazez, edhe rumunët që nukekziston kombi moldav. Kjo është një gjë e natyrshme, sepse të gjitha këtoshtete pretendojnë zgjerimin e territoreve të veta dhe nuk pajtohen që ngagjaku i tyre të lind një komb i ri. Ky është qëndrim dominant edhe në Shqipëri,e fatkeqësisht edhe në Kosovë, ka thënë Spahiu përmes telefonit përKosovapress."[2]

Pavarësisht seNexhmedin Spahiu këto krahasime i ka bërë me qëllim që të mbrojë tezën e tijkuazishkencore të kombit kosovar, si dhe t'i akuzojë shqiptarët për irredentizëm, Serbia ka të drejtë që nuk njehkombin malazez, sepse pjesëtarët e tij, janë me origjinë serbë. Gjithashtu, edhe Bullgaria ka të drejtë që nuk e njeh kombin maqedon, sepse pjesëtarët tij,janë bullgarë. Si malazezët, ashtu edhe maqedonët, Jugosllavia me dekretin esaj politik të Titos dhe të Kardelit, i shpalli dhe i njohu si kombe më vete,me qëllim që mbi këtë parim, të formonte gjashtë republikat e saj. Pra, simalazezët, ashtu edhe maqedonët, janë produkt politik artificialë i regjimitkomunist titist, ashtu sikurse kombi kosovar, që ka për qëllim shkëputjen ngakombi shqiptar dhe nga Shqipëria Etnike.

Gjithashtu,Nexhemdin Spahiu gabonrëndë, kur thotë se, "shteti i Kosovës u krijua nga një komb", duke aluduar nëkombin kosovar të tij. Mirëpo, edhe sikur të ishte e kundërta, shteti iKosovës, nuk është krijuar nga ASNJË KOMB, siç pohon Nexhemdin Spahiu, por sirezultat i luftës së drejtë dhe antikoloniale të UÇK-së, i luftës së NATO-s dhei Amerikës. Këta janë tre faktorët kryesorë, të cilët e kanë krijuar shtetin epavarur të Kosovës, e jo "një komb", siç thotë nexhemdin Spahiu, por vetëm NJËPJESË E KOMBIT SHQIPTAR dhe e SHQIPËRISË ETNIKE. Sepse, sikur të ishte ashtu siç pohon N. Spahiu, se"Kosovën e ka krijuar një komb"(duke harruar se, para disa vitesh, ai ka pohuartë kundërtën se" pa formimin e kombit kosovar, nuk mund të formohet shteti iKosovës). Sikur të ishte ashtu, Kosova qe katër vite (2008-2012), do të ishte ebashkuar edhe si komb, edhe si shtetshqiptar-SHQIPËRIA ETNIKE.Për më tepër, sikur shtetin e Kosovës, ta kishtekrijuar KOMBI SHQIPTAR, ajo nuk do tëishte ende nën pavarësinë e mbikëqyrur evro-ndërkombëtare, as e ndarë nga Shqipëria Etnike, por do të kishte realizuar tëdrejtën e saj të vetëvendosjes, që të bashkohej me gjithë KOMBIN SHQIPTAR dheme SHQIPËRINË ETNIKE. Kjo është e vërteta e pamohueshme doktrinare, faktike dheargumentuese, që përjashton tezën diletante të Nexhmedin Spahiut se "shqiptarëte Kosovës kanë luftuar për të formuar kombin e tyre"! Përkundrazi, si theksuammë sipër, shqiptarët e Kosovës nën sundimin e egër kolonial të të gjitharegjimeve tiranike gjenocidale serbo-jugosllave (1878-1999), kanëluftuar jo për krijimin, por për ruajtjen e idenitetit të tyre kombëtarshqiptar, si dhe për formimin e Shtetit të tyre-SHQIPËRISË ETNIKE brenda kufijve natyralë historikë dhegjeopolitikë të saj në Ballkan.

Kombikosovar përimitim i tezave të kombit tëfalimentuar jugosllav, as më pak e as më shumë!

Sa më tepër të bëhet shamatëdhe propagandë me prapavijë politike, karrieriste, egocentrike, tregtare dhepromovuese për përhapjen dhe përimponimin e tezës së kombit kosovar me përmbjatje hibride etnike dhe subetnike( shqiptarë, serbë, turq,romë, kroatë, boshnjakë, goranë, ashkalinj dhe egjiptianë), aq më komik, mëzhbindës, më dështues dhe më kuazishkencor del autori i tij, Nexhemedin Spahiu, si dhe disa partizanëtë tij, të cilët nuk kanë kurrfarë njohurie se kombi kosovar është ibarasvlershëm me kombin jugosllav, të patnetuar nga jugosllavët"internacionalistë" dhe "kozmopolitë", Tito dhe Kardeli, të cilët, në këtëformë të marketingut politiko-propagandistik (sikurse Nexhmedin Spahiu)tentuan, që Evropën dhe botën demokratike, ta bindnin se në Jugusllavinë e tyrekishte lindur një komb jugosllav, që para botës, donte të thoshte se në Jugoslavinë titiste, "ishte zgjidhurçështja kombëtare"!?

Mirëpo, kjo nuk qe fare evërtetë ngase në Jugosllavi nuk kishte kurrfarë kombi jugosllav dhe, nuk ishtezgjidhur çështja kombëtare, edhe pse nëletër ishte krijuar "kombi kugosllav" dhe i ashtuquajturi "bashkim-vëllazërimi" mbase ky farë i ashtuquajtur komb jugosllav, ishte artificial dhe i imponuar,sepse nuk kishte kurrfarë baze historike, as etnike, as kulturore, asgjuhësore, as tradicionale të përbashkët me kombin shqiptar të cilit, "internacionalistët" komunistë ortodoksëserbo-jugosllavë, kurrë nuk ia njohën tëdrejtën e vetëvendosjes si kombshqiptar, edhe pse në Kosovëshqiptarët etnikisht përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë.

Duke mos u hedhur në historinë e shekujve XVIII dhe XIX, por duke u kufizuar vetëm nga shekulli XX, shqiptarët e Kosovës,kurrnjëherë nuk kanë luftuar që të formojnë kombin shqiptar (sepse ai ishteformuar në kohën, kur ishin krijuar edhe kombet e tjera të Evropës dhe tëBallkanit), por për ta mbrojtur dhe përta ruajtur identitetin e tij nga fqinjtë hegjemonistë dhe kolonialistë sllavë të Ballkanit (serbët, malazezët,bullgarët, grekët etj.).

Në këtë kontekst, edhe lufta e fundit e UÇK-së (1993-1999), u zhvilluakundër sundimit kolonial, ekspansionist dhe gjenocidal të Serbisë, në mënyrë që Kosova të shkëputej nga Serbiakolonialiste, të fitonte lirinë dhe pavarësinë dhe t'i bashkohej Shqipërisë. Pra, as shqiptarët e as UÇK-ja nuk kanë lufuar për formimin e ndonjë kombi të ri allakombi kosovar, por vetëm për mbrojtjen e identitetit të tyre kombëtar shqiptardhe për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Duke qenë seNexhmedin Spahiu nuk po u bindet fakteve dhe argumeneve se në Kosovë nuk kadhe nuk do të ketë kurrë komb kosovar,atëherë, është e drejtë personale e Nexhmedin Spahiut "që ta zgjedhë një komb tjetër", ashtu siç kapohuar me të drejtë, edhe ambasadori fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë,Islam Lauka, duke nënvizuar se ""Ai që endjen veten se nuk i takon kombit shqiptar, është i lirë të zgjedhë një kombtjetër, sepse jemi në demokraci, s'ka problem. Bën zgjedhjen e vet. Kush e ndjen se s'e ka kombin e vet, është ilirë të kërkojë, sepse edhe mund ta gjejë. Por në gjykimin tim, shqiptarët eKosovës nuk kanë nevojë të kërkojnë komb, ata e kanë, dhe jo vetëm e kanë, porjanë lulja e kombit shqiptar."[3]

Në këtë vështrim, ambasadori IslamLauka me plot të drejtë e ka hudhurposhtë si të dëmshme, inekzistente, të paprnaueshme dhe si "pseudoshkencore" tezën e kombitkosovar të autorit Nexhemdin Spahiu,duke konsideruar se " bartësit e kësaj ideje e kanë vetëm një qëllim, që talënë kombin shqiptar pa histori, dhe si rrjedhojë e kësaj, ta lënë atë edhe patë ardhme."[4]

Nuk ka asnjë dyshim se,ky edhe është fakti dhe argumenti, si dhe qëllimi i parë dhe i fundit i autorittë kombit kosovar, Nexhmedin Spahiu dhe i "bashkaminuesve" të tij të verbërdiletantë, që ta bastardojnë dhe mohojnë historinë e djeshme dhe të sotme tëkombit shqiptar, pjesë e pandashme e të cilit janë edhe shqiptarët e Kosovës sëShqipërisë Etnike.

Deri kur do tëjemi robër të tezave ruso-serbo-sllave antishqiptare?!

-Sa herë duhet të thuhet dhetë shkruhet në mënyrë tëargumentuar se, asnjë komb në botë nuk ka autor inidividaul, ashtu sikurse na doli Nexhmedin Spahiu me autorsinë e tij mbi kombinkosovar?

-Sa herë duhetrikujtuar Nexhmedin Spahiun se, asnjëpopull në botë nuk ka DY KOMBE, por vetëm NJË?

- Sa herë duhet përsëriturtë njëjtat fakte dhe argumente se në Kosovë, është krijuar NJË SHTET I RI, JO NJË KOMBI I RI KOSOVAR?!

-Pavarësisht se si e quajnëevro-perëndimorët nëgjuhën e fjalorit të tyre politik dhe juridik në anglishte: "kosovar nation". Në gjuhën shqipe, kynocion, do të thotë "shtet kosovar" apo "shtet i Kosovës", jo assesi "KOMBKOSOVAR". Pra, pikësëpari Nexhmedin Spahiu, duhet ta bëjë dalliminndërmjet këtyre dy koncepteve, ç'është "kombi" dhe ç'është "shteti"? Mëpastaj,me argumente të qëndrueshme teorikeo-shkencore, ta bindë shkencën shqiptare, senë Kosovë, është në formim e sipër një "komb kosovar". Mirëpo, sipas shtruarjesdhe interpretimit të tezaveantishkenocore të autorit Nexhmedin Spahiu mbi "kombin kosovar", rezulton se, në asnjë aspekt të përmbajtjes së tijnuk ka asnjë element të përbashkët me KOMBIN SHQIPTAR.

Sa më sipër, pavarësisht ngatezat e pajustifikueshme të kombit kosovar të Nexhmedin Spahiut, populli shqiptar në Ballkan, nuk mundtë jetë i vetmi PËRJASHTIM në botë dhe t'i ketë DY KOMBE TË NDRYSHME,pavarësisht se tani ka dy shtete(Shqipëria londineze dhe Kosova), e nesër, ndoshta mund t'a ketë edhe tëtretin, apo të katërtin. Gjithashtu, edhe pse shqiptarët kanë tri fe (islame, katolike dhe ortodokse), këtakanë vetëm NJË KOMB TË PËRBASHKËT SHQIPTAR, i cili nuk njehkurrfarë KOMBI KOSOVAR të Nexhmedin Spahiut dhe tëdisa ithtarëve të tij, që me fanatizëm dhe në mënyrë miope e kanë përqafuar atësi "produkt shkencor" të kohës së integrimit dhe të globalizmit. Mirëpo, ipsofacto kombi kosovar nuk ka të bëjë me asnjërin prej këtyre dy koncepte, porseështë vetëm tezë e dështuar dhe stereotipe e kombit jugosllav, të diktuar, i cilinë dekadën e fundme të shekullit XX (1989-1999) çoi në shthurjen e Jugosllavisëtitiste dhe, në shpërthimin e tre luftrave agresive gjenocidale të Serbisëkundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKONOMIA SHQIPTARE NË PRAG TË RREBESHEVEMoody’s: Po degradojnë parametrat fiskalë të QeverisëNga ILIR HYSA (06.29.2012)
"VEPRO TANI!"Nga RESHAT KRIPA (06.28.2012)
TË MOS NEPËRKËMBET LIRIA E SHTYPIT''Liria jonë varet nga liria e shtypit dhe ajo nuk mund të kufizohet pa u humbur plotësisht'', Tomas XhefersonNga FRANK SHKRELI (06.27.2012)
TRAJNIMI I NJË BREZI TË QYTETARËVE GAZETARËNga NAOMI VOLF, Reuters (06.26.2012)
FILOZOFIA E MJERIMIT AKADEMIK!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (06.25.2012)
EDHE NJË HERË MBI DOSJET E KOMUNIZMITNga RESHAT KRIPA (06.23.2012)
KUJTESË ARGATËVE TË KOLLARISUR TË SERBISË NË KOSOVËNga ESHREF YMERI (06.23.2012)
MARK GJONAJ MËSYN ASAMBLENË E SHTETIT TË NJU JORKUTNga FRANK SHKRELI  (06.23.2012)
SHQIPTARËVE NUK MUND T'UA BËJË ASKUSH SHQIPËRINË ETNIKENga ILIR HYSA (06.21.2012)
SHMANGIA E NJË KATASTROFE GLOBALENga LAWRENCE SUMMERS, Washington Post (06.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]