E Shtunë, 08.08.2020, 02:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KUR FATI I VIKTIMAVE TË PAFAJSHËME ËSHTË NË DORË TË RUSISË DHE KINËS

Nga FRANK SHKRELI 


E Shtunë, 06.30.2012, 07:34am (GMT+1)

 

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Zoti Kofi Anan njoftoi këtë javë se të Shtunën do të kryesojë një mbledhje ndërkombëtare të nivelit të lartë në të cilën ai ka ftuar të marrin pjesë ministrat e jashtëm të pesë vendeve anëtare të përherëshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dmth. Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kinës, Francës dhe Rusisë. Në takimin e Gjenevës janë ftuar gjithashtu Sekretari i Përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkura, Ministri i jashtëm i Turqisë dhe ministrat e jashtëm të Irakut, Kuvajtit dhe Katarit. Megjithëse përfaqsuesi i përbashkët i OKB-së dhe Ligës Arabe ka punuar me të gjitha shtetet dhe palët e interesuara në konfliktin e Sirisë, vëndimi i Zotit Annan për të mbajtur mbledhjen në këtë nivel të lartë diplomatik, është një pranim se ai ka dështuar në përpjekjet e tija për të ndaluar dhunën dhe gjakderdhjen në Siri, nga e cila kanë gjetur vdekjen më shumë se 10.000 veta, shumica civilë. Sipas vetë hetuesve të Kombeve të Bashkuara, forcat siriane të sigurimit, gjatë sulmeve ushtarake, kanë bërë shkelje të mëdh të drejtave të njeriut, përfshirë edhe ekzekutime, sipas tyre në "një shkallë alarmante'', gjatë muajve të fundit. Ditët e fundit kriza në Siri sa vjen e keqësohet, duke detyruar 300 vëzhgues të pa-armatosur të Kombeve të Basshkuara që të anullojnë misjonin e tyre, ndërkohë që këtë javë presidenti sirian Bashar al Assad pranoi se vendi i tij është në gjëndje lufte, ndërsa kundështarët e regjimit të tij sulmuan një bazë ushtarake jo shumë larg pallatit presidencial.

Kofi Anan


Në mbledhjen e nivelit të lartë në Gjenevë, ish-Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Zoti Anan shpreson që pjesmarrësit në këtë konferencë të miratojnë parimet e përpiluara prej tij për një tranzicion politik në Siri, parime këto të cilat, sipas tij, "përputhen me aspiratat legjitime të popullit sirian''. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton shprehi përkrahjen e vendit të saj për këto parime të tranzicionit politik në Siri, që sipas saj, mund të çojnë në një "përfundim demokratik që do të reflektojë vullnetin e popullit sirian''.

Por nuk është e qartë se çfarë qendrimi do të mbajnë këtë fund jave në Gjenevë Rusia dhe Kina, vende këto që përkrahin regjimin diktatorial të presidentit Asad. Ditë më parë, duke folur mbi gjendjen e krijuar në Siri, Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Zoti Anders Rasmussen tha se gjëndja në atë vend po i ngjanë gjithnjë e më shumë luftërave në Ballkan gjatë gjatë 1990-ave. Edhe atëherë Rusia dhe Kina ishin në kundërshtim me vendet përendimore mbi mënyrat dhe masat që duheshin marrë për t'i dhënë fund dhunës në atë rajon. Përkrahja e Moskës dhe Pekinit për Serbinë, siç dihet, zgjati konfliktet dhe pati pasoja katastrofale për popujt e Ballkanit. As kësaj radhe nuk pritet që Rusia dhe Kina të heqin dorë vullnetarisht nga përkrahja e tyre për regjimin shtypës të Assadit. Fundi i fundit, kemi të bëjmë me dy regjime që nuk mërziten aspak për të drejtat bazë të popujve të vet, e lere më të shqetësohen shumë për fatin e popullit sirian apo të ndonjë populli tjetër në botë që bie viktimë e diktaturave të lloj-llojshme. Rusia, aleate e vjetër e regjimit diktatorial sirian, është një vend që udhëhiqet nga një Vladimir Putin që nuk i fsheh tendencat e tij dikatoriale. Ai është aq nostalgjik për komunizmin sa që citohet të ketë deklaruar se fatkeqsia më e madhe për Evropën dhe për botën ishte shpërndarja dhe shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik -- jo Lufta e parë botërore, madje as Lufta e dytë botërore, por shkatërrimi i regjimit komunist të Bashkimit Sovjetik dhe si pasojë i komunizmit ndërkombëtar. Nga ana tjetër, Kina komuniste, është aleate e Moskës në arenën ndërkombëtare kur vjen puna tek mbrojtja e diktatorëve si Assadi, Milosheviqi, Kadafi e të tjerë, dhe e politikave të tyre shtypëse kundër popujve të vet dhe të tjerëve. Është e famëshme deklarata e një zyrtari të lartë të Sigurimit të Shtetit kinez i cili është cituar nga një revistë e Hong Kongut të ketë thënë se ''përsa na takon ne, Sigurimit të shtetit, mund t'u them se në Kinë nuk ka më shumë se 200 intelektualë të cilët kundërstojnë Partinë Komuniste dhe të cilët gëzojnë influencë në popull. Mirëpo, nëqoftëse autoritetet qëndrore mendojnë se regjimi i tyre përballet me një krizë, ata mund të arrestohen të gjithë mbrenda një nate dhe të varrosen për së gjalli.''

Prandaj nuk është për tu habitur nga mbështetja që Rusia dhe Kina, në kapacitetin e tyre si anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u akordojnë dikaktorëve gjak-ftohët në mbledhjet ndërkombëtare. Mos vallë regjimi i Moskës dhe ai Pekinit kanë frikë se diçka e ngjashme mund tu ndodhi edhe atyre siç po i ndodhë Asadit në Siri e shumë diktatorëve të tjerë anë e mbanë botës. Prandaj këto dy shtete -- me përgjegjësi ndërkombëtare për paqën dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut ë botë, falë ndër të tjera, antarësimit të tyre në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bshkuara -- me përkrahjen e tyre për regjime brutale, fashiste e barbare si ai i Asadit sot e Millosheviqit më parë, përbëjnë ndoshta kërcënimin më të madh ndaj popujve liridashës anë e mbanë botës.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton shprehi shpresën se takimi i përfaqsuesve të fuqive të mëdha në Gjenevë këtë të shtunë, do të jetë një pikëkëthesë që do të çojë në një marrëveshje ndërkombëtare, që sipas saj do të sjellë një të ardhëme më të mirë për të gjithë sirianët. Por nëqoftse krahasimi i gjëndjes në Siri me luftërat e Ballkanit nga ana e Sekretarit të Përgjithëshëm të NATO-s, ka ndonjë vlefshmëri, atëherë as mbledhja e Gjenevës nuk ka gjasë të flasë me një zë dhe të arrijë në ndonjë marrveshje që, sipas Zotit Kofi Anan, do të përkrahë aspiratat legjitime të popullit sirian dhe të mënjanohet një gjakderdhje e përmasave të mëdha në Siri.

Frank Shkreli

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAROMETRI DIPLOMATIKNË KOSOVËN E SHQIPËRISË ETNIKE NUK KA KOMB KOSOVAR, POR VETËM NJË PJESË E KOMBITSHQIPTARNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (06.29.2012)
EKONOMIA SHQIPTARE NË PRAG TË RREBESHEVEMoody’s: Po degradojnë parametrat fiskalë të QeverisëNga ILIR HYSA (06.29.2012)
"VEPRO TANI!"Nga RESHAT KRIPA (06.28.2012)
TË MOS NEPËRKËMBET LIRIA E SHTYPIT''Liria jonë varet nga liria e shtypit dhe ajo nuk mund të kufizohet pa u humbur plotësisht'', Tomas XhefersonNga FRANK SHKRELI (06.27.2012)
TRAJNIMI I NJË BREZI TË QYTETARËVE GAZETARËNga NAOMI VOLF, Reuters (06.26.2012)
FILOZOFIA E MJERIMIT AKADEMIK!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (06.25.2012)
EDHE NJË HERË MBI DOSJET E KOMUNIZMITNga RESHAT KRIPA (06.23.2012)
KUJTESË ARGATËVE TË KOLLARISUR TË SERBISË NË KOSOVËNga ESHREF YMERI (06.23.2012)
MARK GJONAJ MËSYN ASAMBLENË E SHTETIT TË NJU JORKUTNga FRANK SHKRELI  (06.23.2012)
SHQIPTARËVE NUK MUND T'UA BËJË ASKUSH SHQIPËRINË ETNIKENga ILIR HYSA (06.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]