VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BAROMETRI DIPLOMATIK

JO DIALOG, POR MBYLLJE TË KUFIJVE ME SERBINË!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Hënë, 07.02.2012, 08:44am (GMT1)

*** Vetëm atëherë, pasi Beogradi zyrtar ta njohë Republikën e Kosovës, do të krijoheshin premisat ligjore, kushtetuese dhepaqësore, si dhe kushtet e mundësitë reale për hapjen e kufijve shtetërorë të Kosovës ndaj Serbisë fqinje. Në të vërtetë, kështu do të duhej të ishte qëkur Kosova qe vënë nën mandatin juridiko-paqësor ndërkombëtar të OKB-së e deri në zgjidhjen përfundimtare të statusit politik të Kosovës, më 17 shkurt 2008, kur Kosova ndërkombëtarisht njihet si shtet i pavarur dhe sovran. 

*** Ligjërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare, Prishtinazyrtare plotësisht ka të drejtë, që të mos pranojë kurrfarë dialogu, asnegociatash me Beogradin, për shkak se Serbia për shqiptarët, është vetëmnjë ish-shtet kolonialist., i cili, edhepas shkëputjes së Kosovës me forcë nga zinxhirët regjimeve të derisotme kolonialiste serbo-jugosllave (1912-1999) nuke njeh shtetin e shkolonizuar dhe të pavarur të Kosovës. Nëkëtë rast, para bashkësisë ndërkombëtare, duhet të mbajë përgjegjësi dhe tëjapë llogari Serbia kolonialiste, jo Kosova e pavarur dhe sovrane, e njohur nga91 shtete të bashkësisë ndërkombëtare. Në kontekst, është nonsens dhe absurd politik, që autoriteteve të Kosovës,t'u imponohet hyrja në dialogime dhe bisedime me Serbinë. Për çka në bisedime me Serbinë, kur,tanimë, Kosova ka fituar statusin si shtet i pavarur dhe sovran? Vetëm pasitë jetë krijuar baza e reciprocitetit, Kosova mund të hyjë në bisedime të ligjshme dhe të pranueshme dypalëshe apo shumëpalëshe meSerbinë, si dy shtete të barabarta.

Ndryshe (pavarësisht ngaushtrimi i trysnisë së diplomacisë evropiane-ndërkombëtare), nuk mund të ketëkurrfarë dialogu me qeverinë e Serbisë, derisa Beogradi nuk i tërheq të gjithaforcat dhe strukturat paralele paramilitare, policore dhe të Sigurisë nga pjesaveriore e Kosovës, të cilat i komandon, i financon dhe i mbështetgjithanshmërisht që nga përfundimi i luftës në Kosovë (1999-2012).

 

 

 

Gjithashtu, siç theksuammë sipër, kusht tjetër parësor për Beogradin, duhet të jetë njohja e Republikës sëpavarur dhe sovrane e Kosovës. Këto janë ndër kushtet dhe kushtëzimet themelore, që pala serbe, duhet t'i plotësojë,nëse dëshiron dialg dhe negociata me Prishtinën zyrtare, me BE-në, me NATO-ndhe me Amerikën.

 

 

 

 

 

 

Po ashtu, nuk mund të ketë kurrfarë bisedimesh meqarqet zyrtare shtetërore të Serbisë, derisa Beogradi botërisht kërcënonKosovën se me forcë , do ta "rikthejë" nën sovranitetin koloinial të Serbisë (1912-1999).

Nëse këto kushte paraprakisht nuk do të plotësoheshin nga ana e qeverisë serbe,atëherë, realisht nuk do të duhej të vinte në shprehje kurrfarë dialoguserbo-shqiptar politik a diplomatik midis Beogradit dhe Prishtinës, porurgjentisht , do të duhej të mbylleshin të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë. Kjo do të ishte VIJA E KUQE epolitikës dhe e diplomacisë zyrtare e Kosovës për t'i mbrojtur kufijt e saj territorialësovranë, gjeopolitikë dhe shtetërorë.

Në favor të realizimit të kësaj strategjie politike, kombëtare dhe shtetërore të Kosovëspër demilitarizimin e pjesës veriore të Kosovës nga fallangat e armatosura serbe, si dhe përnjohjen paraprake të shtetit të ri të Kosovës, urgjentisht, do të duhej tëushtrohej kërkesë nga ana e Qeverisë së Kosovës, nga Kuvendi i Kosovës, ngaBashkimi Evropian (BE), nga Aleanca eAtlantikut Verior (NATO) dhe nga Shtetete Bashkuara të Amerikës. Ndryshe incidentet dhe provokimet e përditshme, si dhekonflikti i armatosur me Serbinë, janë të pashmnagshme, që pa dyshim, do tëçojnë në kantonzimin ose në copëtimin e territorit të Kosovës.

Pra, nëse është nevoja,do e përsërsim, edhe një million herë se Prishtinazyrtare, duhet të pezullojë çdo formë dialogu, bisedimesh, bashkëpunimi meBeogradihn zyrtar dhe, në mënyrë immediate, ta mbyllëkufirin me Serbinë , sa nuk është bërë edheme keq, ashtu si dëfton pjesa veriore e Kosovës, e pushtuar nga ana e Serbisë,që nga viti 1999, si dhe incidentet efundit në Gazimestan, në Graçanicë dhe në Merdare, kur më 28 qershor 2012, nëemër të kremetimit të fitores së rreme dhe të falsifikuarhistorike-623-vjetorit të Betejës së Kosovës (1389), vërshuan bandat dheharangat ultranacionaliste çetniko-fashiste të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Nikoliqit, të IvicaDaçiqit, të Ratko Maladiqit dhe të Vuk Karaxhiqit..., të cilat plagosën 32 policëtë Kosovës, si dhe kërkonin armë që t'i "qëronin hesapet" me shqiptarët, dukebrohoritur parulla antishqiptare se "Kosovaështë serbe"...etj.

Këto janë fakte dhe argumente tëmjaftueshme, që politikën zyrtare të Prishtinës, e paralajmërojnë, që sa mëpare t'i mbyllë kufijt e Kosovës meSerbinë, në mënyrë që të shpëtojë Kosovanga involvimi në një luftë a konflikt të ri të armatosur me Serbinë.

Pavarësisht nga ushtrimii tyrsnisë politike të faktorëve të BE-së, se Prishtina duhet të vazhdojëdialogun e filluar (mars 2011) me Beogradin, tash për tash, kur Serbia ende nuk e ka njohurKosovën, por përditë po e kërcënon në forma të ndryshme se, do ta rikthejë nënsovranitetin kolomnial të Serbisë (1912-1999), nuk ekziston asnjë parametera mundësi reale, që Presidentja,Kryekuvendari ose Kryeministri i Kosovës, të takohen me ndonjërin nga drejtuesit e shtetit tëSerbisë qoftë edhe Tomislav Nikoliqi, apo edhe Ivica Daçiqi(tani kryeministër iqeverisë së Serbisë, i nominuar nga presidenti i sapozgjedhur i Serbisëultranacionalisti dhe vojvoda i Vojislav Sheshelit, , Tomislav Nikoliq) "slobai vogël" siç e quajnë masmediat serbe, i cili, sipas "leksioneve historike" të"Babait" të tij, Slobodan Miloshevq, u zotua para opinionit serb, se Kosovën meçdo kusht dhe me të gjitha mjetet, do ta "rikthejë" nën sundimin kolonial tëSerbisë.

Mirëpo, Ivica Daçiqi, ish-zëdhënës gebelsianpolitiko-propagandistik i SPS-it të Slobodan Milosheviqit, nuk mjaftohet vetëmme ripushtimin e Kosovës sipas "amanetit" të kryekriminelit të Ballkanit,Slobodan Milosheviq, por e do edhe Evropën. Ky është programi i qeverisë së tijtë re: " Edhe Kosovën, edhe Evropën"!

 

 

 

 

 

 

 

Këtë strategji idiotike dhegjenocidale të regjimit të Slobodan Milosheviqit, e dëshmuan edhe brohoritjet eshumta kërënuese në Gazimestan, kur serbët me simbole dhe me parulla tëndryshme ultrancionaliste dhe shoviniste, duke mbajtur në duar edhe fotografitëe kryekriminelëve çetnikë fashistë serbëtë Slobodan Milosheviqit, të Sheshelit, të Ratko Mladiqit dhe të RadovanKaraxhiqit, që po gjykohen në Hagë për krimet e gjebocidit serb ndaj kroatëve,boshnjakëve dhe shqiptarëve, bën medije shqiptarët se do "vdesin" ose do të"fitojnë" prapë Kosovën "serbe".

Që kurrë më, të mos përsëritentragjeditë dhe luftrat gjenocidale dhe pushtuese të Serbisë së madhe mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën, kremtimi i përvitshëm i Betejës së Kosovës (1389)nga ana e serbëve në Gazimestan, me ligj dhe me kushtetutë të Republikës sëKosovës, duhet të jetë i pezulluar, sepse Gazimestani është negacion ihistorisë nacionale, territoriale dhe shtetërore të Kosovës shqiptare.Gazimestani është një falsifikat i historisë së Kosovës së Shqipërisë etnike,si dhe i të gjitha luftrave dhe kryengritjeve të shqiptarëve për çlirimin eKosovës që nga sundimi perandorak osman e deri në sundimin e fundit kolonial dhe gjenocidal tëSerbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Kosova është në rrezik, mbyllni kufijt me Serbinë, jo grushta nëParlament, as kurrfarë bisedimesh me Serbinë, por me Shqipërinë!

Derisa presidentja eKosovës, Atifete Jahjaga ka paralajmëruar se, do të jetë e gatshme, tëtakohet me presidentin e ri të Serbisë,Tomislav Nikoliq, ultranacionalistin dhefashistin e Vojilav Sheshelit, pse bandat çetniko-fashiste serbe të mos hyninnë Kosovë, më 28 qershor 2012, e të reprizonin dhe rikujtonin strategjinë gjenocidale të Slobodan Miloshqviqit përripushtimin dhe për rikolonizimin e Kosovës së Shqipërisë etnike?!

Këtë kërcënim nuk po e shohin as Kuvendi, as Qeveria (ndryshe nukdo kishte filluar kurrfarë "dialogu teknik" me Beogradin) e as Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndryshe ajo nuk do të kishte deklaruar botërsiht përopinionin publik se "është e gatshme të takohej me Tomislav Nikoliq", presidentaktual i Serbisë. Një deklaratë e tillë, është mëshumë se naivitet dhe nonsens politik, sepse në asnjë aspekt, nuk ka të bëjë me realitetin e krijuar në Kosovë, as me mbrojtjen e interesave vitale tëRepublikës së Kosovës përballë Serbisë, por më tepër është një marketing i koti politikës ditore sa kinëse për të thënë diçka të "peshuar" në sy të diplomacisë evropiane dhe ndërkombëtare-"dushkpër gogla", që nuk ka lidhje as me politikën e as me diplomacinë, sepse takimi eventual i paralajmëruar i presidentesJahjaga me presidentin serb Tomislav Nikoliq, do të ishte dështimi dhe turpi më i madh për politikën dhe përdiplomacinë e Kosovës ngaqë Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me politikën ultranacionaliste, fashiste,gjenocidale, kolonialiste dhe imperialiste të Serbisë. Ndaj çdo takim( içfarëdo niveli qoftë) i shtetarëve tëKosovës me recidivat dhe me eksponentëte djeshëm dhe të sotshëm të Slobodan Milosheviqit (siç është Ivica Daçiqmandatar i sapoemëruar i qeverisë serbe) dhe të Vojislav Sheshelit (siç është presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliq), do të thotëpendim, revidim, minimizim dheshpërfillje të vlerave vitale të luftësçlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së për shkëputjen dhe pavarësimine Kosovës nga Serbia kolonialiste.

Pra, jo, kurrfarë"karrabythje" dhe bishtbisedime (tretje kohe) me Tomislav Nikoliqin, as IvicaDaçiqin e Serbisë për të "rikhtyer" Kosovën nën Serbi, ashtu siç po kërkojnëata, duke u bazuar në strategjinë e zgjerimit territorial të Serbisë së madhe të Slobodan Milosheviqit dhe të VojislavSheshelit dhe të patriarkut serbomadh, Irinej...etj, porme përfaqësuesit shtetërorë të Republikës së Tiranës zyrtare, që Kosova,sa më shpejt të jetë e mundur, t'i bashkohet Shqipërisë etnike. Ky është shpëtimi i Kosovës. Prandaj,në këtë sfond, do të duhej të angazhoheshin dhe të veprojnë bashkërishtPresidentja Atifete Jahjaga,Kryeparlamentari Jakup Krasiniqi Kryeministri i qeverisë së Kosovës, HashimThaçi, jo të bëhen robër të politikës, të propagandës dhe të diplomacisëneokolonialiste të qeverisë së Serbisë.

-Jo rrahje dhegrushta-demonstrim të forces gangsteriste në Kuvendin e Kosovës, por mobilizim, veprim, vigjilencë dhe unitet përmbrojtjen e Kosovës nga Serbia kolonialise, e cila me në krye Tomislav Nikoliqdhe me Ivica Daçiq, sërish po e kërcënon Kosovën me luftë dhe me agresionpushtues, me qëllim të rikthimit të sajnën sundimin e egër kolonial dhe gjenocidal të Serbisë së madhe (1912-1999).

Me të vërtetë njësjellje dhe veprim i tillë i patolerueshëm i deputetëve të padisiplinuar tëKuvendit të Kosovës, është më shumë se turp dhe për çdo gjykim, sepse që nuk kalidhje as me tradicionlen shqiptare, as me drejtësi, as me liri , as mepatriotizëm, as me parlamentarizëm e as me demokraci, sepse problemet politikenuk zgjidhen me forcë, por me urti, me dialog dhe në mënyrë krejt vëllazëroredhe paqësore, pavarësisht nga flamujt e ndryshëm partiakë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.