E Premte, 04.19.2024, 05:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUJTO, PËR TË MOS HARRUAR KURRË
Nga FRANK SHKRELI

E Shtunë, 07.07.2012, 08:13am (GMT+1)



Java që kaloi në Shqipëri dhe në Amerikë ishte ''Java e Çamërisë'', gjatë së cilës me veprimtari të ndryshme u kujtua gjenocidi dhe dëbimi me forcë nga shtëpitë e tyre i mijëra shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1944. Ishte një javë për të përkujtuar vikimat çame, të vrarë e të shpërngulur me forcë, por ishte gjithashtu edhe një rast për të informuar publikun dhe ishte sadopak një përpjekje për të zbardhur të vërteten mbi fatin e mijëra viktimave si edhe një rast për të venë në dukje vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat e njeriut për shqiptarët në Ballkan.

Organizuesit e ''Javës së  Çamërisë'' duhet të përshëndeten, dhe këjo nismë e të tjera si këjo duhet të mbështeten dhe të inkurajohen nga të gjithë shqiptarët kudo dhe sidomos në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë duhet të nxitet zhvillimi i kujtimeve të tilla. Historia e kombit shqiptar është e ngarkuar rëndë me gjenocide, masakra, shpërngulje të detyrueshme -- mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare -- kampe përqendrimi e punë të detyrueshme, shkaktuar nga të huajt kundër shqiptarëve në përpjekje për të zhdukur kombin shqiptar nga faqëja e dheut, por fatkeqsisht edhe nga shqiptari kundër shqiptarit, siç ishte politika zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës për të eliminuar ''armiqtë e brendshëm'' të regjimit të tij. Si e tillë, ''Java e Çamërisë'' për të përkujtuar viktimat shqiptare të fashizmit grek kundër një popullësie të pambrojtur dhe të pafajshëme, paraqet një sfidë morale ndaj një politike, që në themelin e saj ishte e ligshtë dhe ç'njerëzore. Megjithëse  fatbardhësisht kanë vdekur nga të njëjtat dështime dhe si rrjedhim i politikave të tyre anti-njerëzore  komunizmi dhe fashizmi edhe sot duhet të shkaktojnë trishtim, sidomos në radhët e atyre që kanë jetuar nën ato regjime.  Sisteme këto për të cilat jeta e njeriut, sidomos e kundërshtarit, nuk kishte asnjë vlerë.  Lenini thuhet të ketë thënë se "vdekja e një përsoni është tragjedi, por vdekja e një million vetave është (vetëm) një statistikë''.

Organizuesit e ''Javës së  Çamërisë'' duhet të konsiderohen si roje të kujtesës të një historie të korruptuar dhe amorale. Pjesëmarrësit janë pjesë e një bote të qytetëruar që e kupton rëndësinë e kujtimit të viktimave të pafajshme, qofshin ato rezultat i masakrave në Çamëri, në Tivar, në Kosovë, pëersekutimet komuniste në Shqipëri, apo kudo në trojet shqiptare. Ishte një javë për të kujtuar viktimat dhe ngjarjet tragjike që shkaktuan numërin e madh të viktimave të pafajshëme, por për më tepër ishte një javë që duhet të shërbejë si një reflektim dhe mësim, që masakrat e shqiptarëve në të kaluarën e sidomos gjatë shekullit të kaluar -- në Çamëri, në Shqipëri, në Kosovë, në Tivar e kudo tjetër, të mos përsëriten më, ashtuqë këjo histori tragjike të mos jetë fati i brezave të ardhëshëm të shqiptarëve.

Për shumë veta këto ngjarje tragjike mund të jenë si një histori që ka ndodhur shumë, shumë kohë më parë dhe të cilat nuk na afektojnë, pasi sot kemi probleme të tjera.   Por, fatkeqsisht gjatë gjithë historisë, mendime e qendrime të tilla mospërfillëse ndaj një historie të tillë me ngjarje të rënda e tronditëse, kanë shkaktuar përsëritjen e tragjedive të tilla, ndoshta edhe më të përgjakshme se përpara.   Është shumë e rëndësishme që në veprimtaritë e organizuara për ''Javën e Çamërisë'' morën pjesë shumë të rinj nga Kosova dhe nga e gjithë Shqipëria. Sepse masakrimi i një shqiptari, ose gjenocidi kundër një grupi shqiptarësh -- në cilën do kohë dhe nga kushdoqoftë -- është një shkelje e të drejtave të të gjithë shqiptarëve, në të gjitha kohërat.

Kombi shqiptar ka vuajtur shumë golgota gjatë  historisë së tij dhe është jetike që brezi i ri, si ata që morën pjesë në ''Javën e Çamërisë'', të kujtojnë viktimat dhe të ruajnë gjallë  kujtesën e tyre, të mësojnë historinë me qëllim që brezat e ardhëshëm të mos e përsërisin atë.   Tragjeditë nepër të cilat ka kaluar kombi shqiptar gjatë historisë së tij, e sidomos gjatë shekullit të kaluar -- shqiptarët jo vetëm që u ndanë në disa shtete kundër vullnetit të tij -- por si përfudnim, shumë prej tyre humbën pothuaj çdo gjë, mbi të gjitha jetën, por edhe familjet, shtëpitë, si edhe gjuhën, kulturën e shpesh edhe idenititetin kombëtar.   Nëqoftëse humbjet tragjike dhe kolosale të kombit shqiptar në jetë njerzish e pasurie, nuk meritojnë të kujtohen, sepse sipas disave ishte shumë kohë më pare dhe se kemi halle të tjera tani -- atëherë çka meriton të kujtomë në këtë jetë.

Dëshmitarët e gjallë ende flasin për tmerret që kanë parë me sytë e tyre, qoftë gjatë gjenocidit çam qoftë gjatë regjimit komunist: kanë parë shqiptarë të njohur e madje edhe anëtarë familje duke i vrarë në mënyrat më shtazarake, burra, gra e fëmij.  Shumë prej tyre ishin njerëz të thjeshtë të cilët nuk përbënin asnjë rrezik për regjimin. A pyet njeri sot se pse u vranë këta?  Si është e mundur që vuajtje e krime të tilla kundër një populli të harrohen ose të mos përfillen.   Si është e mundur të heshtet para një tragjedie të tillë?   Nga historia duhet të mësojmë tmerret që kanë pësuar shqiptarët e pafajshëm nga regjimet fashiste e komuniste, jo vetëm për arsyen që të mos përsëriten më -- por gjithashtu të hapë mundësi që të ndërtohet një jetë më e mirë për të gjithë në të ardhëshmen, duke mos heshtur dhe duke mos u fshehur pas një perde gënjeshtrash.

Ky vit i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duhet të jetë një vit frymëzimi dhe shprese për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Por nuk ka të ardhme pa të kaluarën. Nuk është e lehtë për asnjë popull të pranojë krimet ndaj popullit të vet, por duhet të vendoset e vërteta historike. Për shqiptarët, mohimi i historisë është më i rrezikshëm se sa një shoqëri humane e në pajtim me njëri tjetërin. A është e mundur se asnjë person ose persona nuk do të japin llogari për ato që ndodhën?  A do të harrohen ato tragjedi  madje edhe pa një fjalë, ose një ditë e pse jo edhe një javë përkujtimore?  

Shqiptarët kanë pasur një histori shumë të turbulltë, por sot fatbardhësisht janë duke përjetuar një periudhë paqeje dhe përbëjnë një oazë stabiliteti në rajonin ku jetojnë.  Për një të ardhëme më të mirë, të gjithë shqiptarët kudo, të bashkohen në këtë përvjetor e të celebrojnë patriotizmin e rilindasve, por edhe  të kujtojnë heroizmin, sakrificat dhe kurajon e të gjithë atyre bijve e bijave të kombit shqiptar të cilët u vranë, u viktimizuan e u dhunuan nga komunizmi e fashizmi, si edhe ata, si shqiptarët nga Çamëria, që u shpëngulën me forcë nga trojet e tyre shekullore, vetëm e vetëm sepse ishin dhe dëshironin të mbeteshin shqiptarë e të ruanin lirinë dhe dinjitetin njerëzor, identitetin kombëtar dhe të drejtat e tyre themelore të njeriut.  Ata dhanë jetën për këto vlera të larta humane e kombëtare, të pakën të kemi kurajon e tu themi, "In Memoriam''.

Frank Shkreli
FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIRI E MARRЁ PENGMeditim Nga Përtej Oqeanit Në Natën e LirisëNga ILIR HYSA, Nju Jork (07.05.2012)
Replikë me Paskal MilonKLITHMA E HIENAVENga RESHAT KRIPA (07.04.2012)
DOMETHËNIA E VËRTETË E KATËR KORRIKUT- PAVARËSISË SË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (07.03.2012)
Replikë me z Guri ShytiA DO TË SHKRUHET HISTORIA E VËRTETË?Nga RESHAT KRIPA (07.03.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKJO DIALOG, POR MBYLLJE TË KUFIJVE ME SERBINË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.02.2012)
KUR FATI I VIKTIMAVE TË PAFAJSHËME ËSHTË NË DORË TË RUSISË DHE KINËSNga FRANK SHKRELI  (06.30.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKNË KOSOVËN E SHQIPËRISË ETNIKE NUK KA KOMB KOSOVAR, POR VETËM NJË PJESË E KOMBITSHQIPTARNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (06.29.2012)
EKONOMIA SHQIPTARE NË PRAG TË RREBESHEVEMoody’s: Po degradojnë parametrat fiskalë të QeverisëNga ILIR HYSA (06.29.2012)
"VEPRO TANI!"Nga RESHAT KRIPA (06.28.2012)
TË MOS NEPËRKËMBET LIRIA E SHTYPIT''Liria jonë varet nga liria e shtypit dhe ajo nuk mund të kufizohet pa u humbur plotësisht'', Tomas XhefersonNga FRANK SHKRELI (06.27.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]