E Premte, 03.29.2024, 04:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI DHE ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE
Vetëm me frontin  e përbashkët të subjekteve politike shqiptare mund të arrihet rezultati i dëshiruar për shqiptarët
Nga XHELADIN ZENELI

E Hënë, 07.09.2012, 10:02am (GMT+1)



Me rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat janë të  parashikuara të mbahen  në vjeshtë të këtij viti, është paralajmëruar formimi i të  ashtuquajturit "front i  përbashët demokratik " i  partive opozitare në Mal të Zi. Me këte rast, siç u njoftua nga mediumet, disa nga subjektet politike shqiptare po shqyrtojnë mundësinë e inkuadrimit të tyre dhe mbështetjen për këtë iniciativë të opozitës malazeze. Gjithashtu, iniciativa në fjalë ka ndikuar në ndarjen e qëndrimeve në mesin e përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare në aspektin e përkrahjes apo mospërkrahjes së tyre ndaj Frontit të lartpërmendur.

Iniciativa të ngjajshme të ndërmarra nga opozita ka pasur edhe në të kaluarën dhe shpeshëherë elementi shqiptar është shfrytëzuar për "larje hesapesh" në mes atyre që dëshirojnë të mbajnë pushtetin dhe atyre që aspirojnë t'a marrin këtë pushtet.Kuptohet që shqiptarëve në Mal të ZI  iu intereson se kush do të udhëheq me pushtetin qendror në Podgoricë, por nëse nuk ka dallim apo ka pak dallim në politikën që udhëhiqet ndaj shqiptarëve,si nga ana e atyre që janë në pushtet por edhe nga ana e atyre që pretendojnë të vijnë në pushtet,atëherë seriozisht vihet në dyshim përkrahja tyre.

Qëllimi dhe përqendrimi i vazhdueshëm i shqiptarëve ështe avancimi i të drejtave të tyre kombëtare dhe përmirësimi i statusit të tyre të diskriminuar që ato përjetojnë sot në shumë sfera të jetës shoqërore në shtetin e Malit të Zi.

A mund të arrihet kjo brenda një spektri politik malazez? Unë mendoj se jo.

Nga e kaluara kemi mësuar se as pozita dhe as opozita malazeze nuk kanë treguar gatishmëri serioze ,deri më tani ,për realizimin e të drejtave legjitime të shqiptarëve, por përkundrazi ,këto parti ( si në pushtet ashtu edhe në opozitë) janë munduar që të shfrytëzojnë faktorin politik shqiptar për qëllimet dhe agjendat e veta politike.Derisa partia në pushtet (PDS) ka aprovuar dhe aprovon ligje diskriminuese ndaj shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi, opozita jo vetëm që nuk reagon dhe hesht,por ajo shpeshëherë  i bashkangjitet dhe i mbështet qendrimet  e  pozitës .Pra, ajo çka është e përbashkët për  pozitën dhe opozitën  malazeze, është margjinalizimi i vazhdueshëm i shqiptarëve.

Koha tashmë e ka dëshmuar se  sa herë që shqiptarët kanë shfaqur përkrahjen e tyre dhe mbështejen ndaj subjekteve apo kualicioneve të të dy  anëve të spektrit politik malazez, asnjëherë nuk iu është rikthyer shërbimi. Atëherë vetvehtiu bëhet pyetja se përse dhe me çfarë motivi shqiptarët duhet të përkrahin inicijativa, fronte, aleanca apo kualicione të tilla të cilat nuk shkojnë në favor të interesave  të shqiptarëve në  Mal të Zi.Aq më tepër kur fronti i tanishëm opozitar në Mal të Zi është paralajmëruar se do të udhëhiqet  nga politikanë që kanë përkrahur politikën serbo-madhe dhe ultra-nacionalizmin sllav.

Është tepër imperativ që faktori  politik shqiptar,respektivisht sukjektet politike që përbëjnë ate, të formojnë frontin e tyre të përbashkët dhe  të veçantë opozitar i cili  me një agjendë të qartë të dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.         

S'ka dyshim se edhe  kësaj rradhe,ashtu si edhe në zgjedhjet e mëparshme sfidë kryesore e faktorit politik shqiptar do të jetë formimi i një kualicioni të përbashkët parazgjedhor.Nga  kjo përspektivë, zgjedhjet e ardhshme do të vërtetojnë ,edhe një herë , se sa është vetëdijsuar apo ndërgjegjësuar faktori politik shqiptar ,si dhe në ç'masë është arritur të kuptohet nocioni, se pa një unifikim të mirëfilltë të trupit të tyre votues, vështirë mund të arrihet suksesi i dëshiruar elektoral,respektivisht përfaqësimi  maksimal i shqiptarëve në  Parlamentin e Malit të Zi.Duke pasur parasysh ndryshimet e fundit të Ligjit Zgjedhor ( që është në disfavor të shqiptarëve) si dhe rritjen e numrit të partive politike shqiptare, nga zgjedhjet e kaluara,( që nënkupton kristalizimin e mëtëtejshëm të votës së shqiptarëve),atëherë nuk mbetet alternativë tjetër përveç asaj të bashkimit të forcave politike dhe formimit të një koalicioni të përbashkët apo së paku një kualicion të pjesërishëm, si ndoshta opcion i vetëm i të mbijetuarit politik të shqiptarëve në Mal të Zi.

8 Korrik 2012
XHELADIN ZENELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikABSURDI, DUBAI ARAB NË VERI TË KOSOVËS!?Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.08.2012)
KUJTO, PËR TË MOS HARRUAR KURRËNga FRANK SHKRELI (07.07.2012)
LIRI E MARRЁ PENGMeditim Nga Përtej Oqeanit Në Natën e LirisëNga ILIR HYSA, Nju Jork (07.05.2012)
Replikë me Paskal MilonKLITHMA E HIENAVENga RESHAT KRIPA (07.04.2012)
DOMETHËNIA E VËRTETË E KATËR KORRIKUT- PAVARËSISË SË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (07.03.2012)
Replikë me z Guri ShytiA DO TË SHKRUHET HISTORIA E VËRTETË?Nga RESHAT KRIPA (07.03.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKJO DIALOG, POR MBYLLJE TË KUFIJVE ME SERBINË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.02.2012)
KUR FATI I VIKTIMAVE TË PAFAJSHËME ËSHTË NË DORË TË RUSISË DHE KINËSNga FRANK SHKRELI  (06.30.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKNË KOSOVËN E SHQIPËRISË ETNIKE NUK KA KOMB KOSOVAR, POR VETËM NJË PJESË E KOMBITSHQIPTARNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (06.29.2012)
EKONOMIA SHQIPTARE NË PRAG TË RREBESHEVEMoody’s: Po degradojnë parametrat fiskalë të QeverisëNga ILIR HYSA (06.29.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]