VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DISTANCOHEMI NGA DREJTUSIT AKTUAL TË BDSH
Nga JONUZ NDREU

E Martë, 07.17.2012, 12:02pm (GMT1)


 
 
Unë dhe familja ime nuk kemi të bëjmë më me Partin Bashkimi Demokratik Shqiptar,distansohemi dhe deklarojmë se nuk jemi pjesë e kësaj force politike,nuk mbështesim drejtusit aktual dhe nuk mbajm përgjegjësi morale për qendrimet dhe aleancat e ksaj Partie...
 
 

Unë i nëshkruari Jonuz Ndreu, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtetin e New York-ut, deklarojë se nuk jemi pjesë e Partis Bashkimit Demokratik Shqiptar. Me keqardhje vemë re se kjo Parti është larguar nga qëllimi për të cilin u krijua.
 
 
Që në vitin 2002 ka një deklaratë nga Isa Ndreu dhe Loro Stajka, e cila publikisht ka përcjellë për opinionin publik mbylljen e aktivitetit për kët Parti. Vazhdimin e deri tanishëm të aktivitetit të Partis Bashkimi Demokratik Shqiptar, e kemi lejuar duke u nisur nga qëllimi i mirë, që edhe emri i ksaj Partie të mbetej si kontribuese në proçeset demokratike të vendit, mirpo zhgënjimi ynë ka qenë i madh. Disa njerëz që e kanë marrë në dorë atë kanë abuzuar dhe kanë shfrytëzuar për interesat e tyre, duke abuzuar me historinë dhe emrin e Partis Bashkimi Demokrat Shqiptar.
 
 
Familja NDREU, krahas kontributit të shumë partriotëve antikomunist në mërgim, ka qenë gjatë të gjithë aktivitetit, gati 30 vjeçar të kësaj Partie, themeli financiar, politik, shoqëror e moral, mbi të cilët u lind dhe o konsilidua BDSH. Fatkesisht, kemi konstatuar prej shumë kohësh se drejtusit aktual abuzojnë me emrin, historin, kulturën, politikën, moralin, dhe qëllimin për të cilin u krijua ky formacion politik, duke e fundosur atë në batakun tëjet të ndotur të politikës shqiptare. Për ne është e pa moralshme dhe e pa pranushme, që Partia e krijuar për interesat kombëtare demokratike dhe antikomuniste, të përlyhet në tryzat e shtruara nga persekutorët tanë apo bijtë e tyre!
 
 
        Unë dhe familja ime, fisi im, të përndjekur e të dënuar nga rregjimi komunist, nuk mund të jemi në një mendje me drejtusit aktualë të kësaj Partie, të cilët janë bashkuar në aleancë me trashëgimtarët e persekutorëve tanë. Duke distancuar nga Partia Bashkimi Demokrat, ne deklarojmë se nuk mbajmë përgjegjësi morale para anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie për qëndrimet dhe aleancat e deklaruar të PBDSH.
 
 
Përfundimisht, duke pasur, mbi të gjitha të drejtën moale dhe legjitime, deklaroj, në emrin tim dhe të gjith familjes Ndreu, se nuk bëjm pjesë në asnjë nga strukturat drejtuse dhe nuk i mbështesim drejtuesit aktualë, as materijalisht, as politikisht dhe as moralisht.
 
Jonuz Ndreu
New York, Qershor 2012
JONUZ NDREU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.