E Premte, 03.29.2024, 03:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ENVER HOXHA KY PERSONAZH I LINDUR PËR TË QENË DIKTATOR
Nja dy mendime rreth librit të Blendi Fevziut « Enver Hoxha »
Nga AJET NURO

E Martë, 07.17.2012, 03:36pm (GMT+1)



Në muajin maj 2012 isha për një vizitë të shkurtër familjare në Tiranë, një rast përveç të tjerash për t'u mbushur me « kulturë » pra për të blerë ndonjë libër që t'ia vlente t'a hidhje në valizhe... Madje, për ne që jemi larg dhe kohën në Shqipëri e kemi të kufizuar e kemi të vështirë të gjejmë « best sellers » të tregut të librit shqiptar. Ndoshta, më e mira do të ishte që intelektualët emigrantë të na japin herë mbas here ndonjë mendim për librat më të mirë që ata gjejnë në tregun e Tiranës. Sidoqoftë, nuk hezitova t'a blej librin e Blendi Fevziut me titull emrin e diktatorit shqiptar « Enver Hoxha ». Ndoshta është libri më i përfolur në shtypin e Tiranës dhe hapsirave të tjera shqiptare, por i diskuruar edhe nga klasa politike shqiptare, pasardhësja kronologjike e regjimit Hoxha.

 
Që në kopertinë Blendi Fevziu e bënë të ditur se bëhet fjalë për « E para biografi bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën ». Pra, gjithë libri është mbështetur në dokumentacionin e njohur dhe atë të panjohur për publikun. Libri në një farë mënyre është një lloj analize krahasuese mes asaj çfarë Hoxha u kishte servirur shqiptarëve dhe asaj çka shqiptarët nuk mund të dinin me gjallje të tij apo më mirë me gjallje të regjimit të cilin ai ndërtoi në Shqipëri. Dhe, ndonëse Blendi Fevziu, është i vendosur në historinë e Shqipërisë në anën e atyre që punuan për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës, në veprën e tij ai përpiqet ti jap Çezarit atë që i takon Çezarit... Mendoj se ai ia ka dal mbanë që, ndonëse e etiketon ashtu siç ishte « një ndër diktatorët më të njohur të globit dhe një izolues total të vendit të tij »1 ai nuk bënë vetëm një paradë të faktorëve që nxijnë imazhin (ai nuk ka nevojë të nxihet...) e diktatorit përveçse ekspozon faktet, fakte të nxjerra nga dëshmi origjinale arkivore apo dhe kujtime të protagonistëve të kohës.

Libri në fillim të jep përshtypjen e një romani dhe fillon pikërisht me momentin e fundit të diktatorit. Por më pas libri merr pamjen e një monografie historike. Gjuha e autorit është e thjeshtë dhe e kuptueshme por nuk e kuptoj pse autori fut herë mbas here barbarizma të panevojëshme (përveç rastit kur i duhet të citoj).

Ndarja e librit në kapituj tematik e bënë edhe më të thjesht librin për të kuptuar aspekte të veçanta të jetës së diktatorit shqiptar. Të bënë përshtypje se udhëheqësi komunist shqiptar nuk dallohet dhe nuk ka ndonjë talent të veçantë veç faktit që ai është në gjendje të eleminoj të tjerët për të mbetur i vetmi udhëheqës komunist i padiskutuar nga ata që e rrethojnë. Ndonëse është ditur fakti që ai ka qenë i pamëshirshëm me të gjithë që e kanë rrethuar të bënë përshtypje se sa mosmirënjohës ka qenë ai njeri tek zhduku njerëzit që e kishin ndihmuar kur ai kishte nevojë. Shembulli i vrasjes së kunatit të tij Bahri Omarit apo edhe ministrit të jashtëm në qeverin e Zogut Eqerem Libohova që pat ndihmuar me bursë dhe punësim nuk kanë nevojë për komente. Ato kuptohet nuk janë shembujjt e vetëm. Ato janë shembuj mes dhjetra të tjerëve...

Para disa ditësh në facebook lexova një vjershë të një enveristi (që për më tepër mohon të jetë i tillë për të lënë përshtypjen e një asnjëanësi...) që i turrej autorit të librit edhe me fyerje pasi në libër autori flet edhe për thashethemet rreth orientimit seksual të diktatorit. Në fakt Fevziu, nuk prononcohet për këtë gjë përveç faktit që paraqet thashethemet dhe e mbyll me atë se nuk ka asnjë fakt për të vëretuar faktin nëse diktatori shqiptar ishte homoseksual. Sigurisht, zemërimi i mbështetësve të Hoxhës ka të bëjë me atë prishjen e imazhit që vetë diktatori kishte krijuar tek « kllasa » imazh që disa duan t'a ruajnë me ç'do çmim.

Pas daljes së librit « Enver Hoxha » thuhet se libri është djegur në Ferizaj, Elbasan e Berat. Nuk mund të ndodhte ndryshe. Madje nuk do kishte kuptim nëse ky libër nuk do digjej. Po të lexosh me kujdes, diktatura dhe diktatori i mbanin me një fanatizëm të pashoq atë jetë të diktatorit që nuk ishte edhe aq e ndritëshme ose çështjet e shëndetit të tij. Nga ana tjetër, ndonëse dihet qëndrimi i tij ndaj klerit sidomos atij katolik, qëndrimi ndaj Nënë Terezës, apo edhe ndaj « armiqëve të popullit » siç i shpallte ai vetë, kur i lexon bëmat e tij, e zezë mbi të bardhe dhe sidomos kur lexon dokumenta që askush nuk mund t'i dinte në kohën e tij, bien të gjitha alibitë apo edhe mburojat që mund t'i hidhen diktatorit dhe regjimit të tij shtazarak. At'her, çfarë ngelet për mbështësit e tij që gjer para botimit të këtij libri, kishin vetëm thënie dhe ndonjë artikull aty këtu. Faktet ndryshe që kanë të bëjnë me qëndrimin e Hoxhës ndaj Kosovës, nuk ka se si të mos ndezin zemërimin e dishepijve të diktatorit komunist në Kosovë. Madje shumë prej tyre janë edhe më të zellshëm edhe se enveristët e Shqipërisë zyrtare.

Si përfundim, më shumë se autori i librit, z. Fevziu, libri dhe materialet e servirur flasin vetë. Një libër për të përmbledhur bëmat e diktatorit shqiptar është pak, por ajo është një përpjekje për t'a parë historinë ndryshe nga ajo që u diktua nga diktatori sa ishte gjallë dhe nga ata që e pasuan pas vdekjes.

Ajet Nuro

[email protected]

Montreal, korrik 2012
AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Çdo ditë një temëNËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI Â»Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.17.2012)
MESAZHET E SHTETEVE TË BASHUARA PËR BALLKANIN PERËNDIMORNGA FRANK SHKRELI (07.17.2012)
KRISJE NË GJEOPOLITIKËN SOVJETIKE TË PUTINITNga SHABAN MURATI (07.17.2012)
ZGJIDHJA E ÇËSHTJES SHQIPTARE NUK KA MBARUARMë 15 Korrik të vitit 1987, u paraqit për herë të parë në kongresin amerikan një rezolutë për të drejtat e shqiptarëveNga JOE DIOGUARDI (07.17.2012)
NE EMIGRANTЁT, ATA TЁ PAUDHЁT DHE SHQIPЁRIA NЁ MESNga ILIR HYSA (07.17.2012)
Barometri diplomatik VETËM HEROI I KOSOVËS, ADEM DEMAÇI MERITON POSTIN E PRESIDENT, ASKUSH TJETËR!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.17.2012)
DISTANCOHEMI NGA DREJTUSIT AKTUAL TË BDSHNga JONUZ NDREU (07.17.2012)
TITANËT E ÇIMENTOSNga SHPEND AHMETI (07.17.2012)
KONDOLIZA RAJS KANDIDATE KANDIDATE PËR NËNPRESIDENTENGA FRANK SHKRELI (07.17.2012)
GLOBALIZIM NË KURRIZ ZË NJERËZVE DHE MJEDISITNga ANDREAS BECKER (07.17.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]