E Mërkurë, 04.24.2024, 11:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TË GJITHA FRONTET E DAMASKUT
Nga ANTONIO FERRARI, Corriere della Sera

E Premte, 07.20.2012, 09:27am (GMT+1)




Askush nuk mund të thotë kur dhe si beteja e Damaskut do të përfundojë. Por përshkallëzimi i papritur dhe shumë i dhunshëm sugjeron, ose të paktën supozon, që llogaria nuk është larg.  Logjika dikton se sulmi i fundit i furishëm brenda në mushkërinë e pushtetit politiko-ushtarak, pra në një vend të stërmbrojtur, tregon se tani sulmi në zemër të regjimit ka të ngjarë, thuajse me siguri. Mjafton të them se shpërthimi që vrau ministrin e mbrojtjes, kunatin e presidentit, Assef Shawkat, dhe plagosi rëndë Ministrin e Brendshëm u shkaktua gjatë një takimi të qeverisë me krerët e shërbimeve të inteligjencës, në një ndërtesë që është vendosur në zonën e ambasadave, pra pak kilometra larg bulevardit që të çon në pallatin fortesë të presidentit Bashar Asad.

Në një vend ku sekretet janë pothuajse detyra kushtetuese ende nuk dihen detajet e sulmit të bujshëm. Por nëse kjo është e vërtetë që shpërthimin e ka bërë vetë një bodyguard i njërit nga krerët e regjimit, apo që dinamiti kishte qenë i murosur prej kohësh në dhomën e takimit, apo më tej që vrasësi ka lënë një qese plot me eksploziv në dhomën e takimit , duke risjellë një formë të atentati historik (për pak gjë i dështuar) me Adolf Hitlerin, atëherë kjo do të thotë se tani kundërshtarët e regjimit alevit janë të aftë për të goditur kudo. Braktisja e 20 gjeneralëve dhe e një grupi të madh të oficerëve tregon se tashmë rrjetet e sigurisë kanë qenë të shpërndarë në shumë pika dhe që - të paktën në teori - mund të ndodhë çdo gjë. Edhe kolapsi i stuhishëm i regjimit.
Siria është një vend i rëndësishëm dhe shumë i ndjeshëm ndaj bilancit rajonal në Lindjen e Mesme. Nuk ka nevojë për të përsëritur qëndrimet cinike por realiste të Henry Kissinger për të konfirmuar atë. Prandaj është e pamundur që gjithçka mund të zgjidhet shpejt me një finale të ashpër dhe brutale, siç ndodhi në Libinë e Gadafit. Rusia e Vladimir Putinit, që bash nëpërmjet Sirisë po përpiqej të përsëritë rolin e lashtë të superfuqisë së dytë rajonael, së bashku me SHBA, nuk dëshiron rënien katastrofike të laikëve alavitë, çka mbështetet nga vendet e pasura sunite të Gjirit, të cilat nuk kurrë nuk kanë dështuar për të mbështetur (me të holla dhe armë) rebelët. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkojnë sanksione të ashpra. Por jo e Moskës për një rezolutë të OKB-së me mbështetje të armiqve të Asadit tregon se një zgjidhje, tani për tani, nuk ekziston.
Por, megjithatë, për regjimin sirian, përvijohet një e vërtetë e hidhur. Karteli i opozitës, i ndarë dhe grindavec, nuk pati peshë të mjaftueshme për të drejtuar revoltën. Ndryshimi erdhi kur u plasarit fuqia e dyfishtë ku alavitët kishin deleguar pushtetin e vet: ushtarakët dhe aparati i sigurisë.
Fluturimi për në Paris i nënpresidentit Khaddam, i cili ishte krahu i djathtë i babait Bashar, çka ndodhi pas vrasjes së ish kryeministrit libanez Rafiq Hariri, mund të ishte përthithur. Edhe vetëvrasja e ish prokonsullit në Liban, gjeneralit Kanaan, mund të shiten si dështim i një njeriu të dobët. Por presidenti sirian duhet të ishte alarmuar, dhe jo pak, për tradhtinë e kohëve të fundit të gjeneralit Manaf Tlass, për shumë vite përkrahës i tij besnik dhe i biri i preferuar i një miku të babait të tij.
Gjithsesi, Bashar Assad është ende i fuqishëm. Ai llogarit në mbështetjen e Iranit, Hezbollahut, dhe sidomos në neutralitetin që i intereson Izraelit, të cilin e drithëron mendimi i një Sirie bastion i përparuar i ekstremizmit islamik. Jo vetëm kaq. Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes Dawoud Rajiha , i cili i përket pakicës së krishterë, e ka forcuar mbështetjen e këtij të fundit ndaj regjimit të presidentit diktator. I cili, pavarësisht nga rrethimi prej kundërshtarëve, siguron se nuk ka ndërmend të bëjë tundet./Skënder Buçpapaj
-
Antonio Ferrari19 korrik 2012
Tutti i fronti di Damasco

Nessuno può dire se, quando e come la battaglia di Damasco si concluderà.
Ma l'improvvisa e violentissima accelerazione fa ritenere, o almeno supporre, che la resa dei conti non sia lontana. Logica vuole che l'ultimo feroce attentato, all'interno del polmone politico-militare del potere, quindi un luogo superprotetto, indichi che ormai l'attacco al cuore del regime è probabile, quasi sicuro. Basti pensare che l'esplosione che ha ucciso il ministro della Difesa, il cognato del presidente, Assef Shawkat, e ferito gravemente il ministro dell'Interno è stata provocata durante una riunione del governo con i capi dei servizi segreti, in un edificio che si trova nella zona delle ambasciate, quindi a un paio di chilometri dal vialone che conduce al palazzo-fortino del presidente della Repubblica Bashar Assad.
 Nel Paese dove i segreti sono quasi doveri costituzionali non si conoscono ancora i dettagli del clamoroso attentato. Ma se è vero che a farsi esplodere è stata una guardia del corpo di uno dei papaveri del regime, oppure se il tritolo era stato murato da tempo nella stanza del vertice, o ancora se il killer ha abbandonato una borsa piena di esplosivo nella sala riunioni, riproponendo le modalità di uno storico attentato (fallito per un soffio) ad Adolf Hitler, allora significa che ormai gli avversari del regime alauita sono in grado di colpire dappertutto. La diserzione di 20 generali e di un folto gruppo di ufficiali indica che ormai le maglie della sicurezza sono state strappate in troppi punti e che - almeno in teoria - tutto può accadere. Anche il crollo fragoroso del regime.

La Siria è un Paese importante e delicatissimo per gli equilibri regionali del Medio Oriente. Non occorre riproporre le ciniche ma realistiche opinioni di Henry Kissinger per confermarlo. È quindi difficile che tutto possa risolversi rapidamente con un finale feroce e brutale, come è accaduto nella Libia di Gheddafi. La Russia di Vladimir Putin, che proprio attraverso la Siria cercava di riproporsi nell'antico ruolo di seconda superpotenza regionale, assieme agli Usa, non vuole la rovinosa caduta dei laici alauiti, che è invece sostenuta dai ricchi Paesi sunniti del Golfo, i quali non hanno mai fatto mancare sostegno (denaro e armi) ai ribelli. Stati Uniti e Unione Europea vogliono inasprire le sanzioni. Ma il no di Mosca a una risoluzione Onu di sostegno ai nemici di Assad indica che una soluzione, per ora, non esiste.

Si disegna però, per il regime siriano, un'amara verità. Il cartello delle opposizioni, diviso e litigioso, non aveva il peso sufficiente per gestire la rivolta. Il cambio di marcia è avvenuto quando si è incrinato il doppio potere al quale gli alauiti avevano delegato la propria forza: militari e apparati di sicurezza.
La fuga a Parigi, dopo l'assassinio dell'ex premier libanese Rafiq Hariri, del vicepresidente Khaddam, che fu braccio destro del padre di Bashar, poteva essere assorbita. Persino il suicidio dell'ex proconsole in Libano, il generale Kanaan, poteva essere venduto come il cedimento di un uomo fragile. Però il presidente siriano si sarebbe dovuto allarmare, e non poco, per la recente diserzione del generale Manaf Tlass, per anni suo leale sostenitore e figlio prediletto di un amico di suo padre.

Tuttavia, Bashar Assad è ancora potente. Conta sul sostegno dell'Iran, dell'Hezbollah, e soprattutto sull'interessata neutralità di Israele, che trema all'idea di una Siria postazione avanzata dell'estremismo islamico. Non solo. L'assassinio del ministro della Difesa Dawoud Rajiha, appartenente alla minoranza cristiana, ha rafforzato il sostegno di quest'ultima al regime del presidente-dittatore. Che, nonostante l'assedio degli avversari, assicura che non ha alcuna intenzione di cedere.


Përktheu: Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARIU RUS DUKE VDEKUR GODET PËRSËRINga MAX SEDDON, Reuters (07.19.2012)
ENVER HOXHA KY PERSONAZH I LINDUR PËR TË QENË DIKTATORNja dy mendime rreth librit të Blendi Fevziut « Enver Hoxha »Nga AJET NURO (07.17.2012)
Çdo ditë një temëNËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI Â»Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.17.2012)
MESAZHET E SHTETEVE TË BASHUARA PËR BALLKANIN PERËNDIMORNGA FRANK SHKRELI (07.17.2012)
KRISJE NË GJEOPOLITIKËN SOVJETIKE TË PUTINITNga SHABAN MURATI (07.17.2012)
ZGJIDHJA E ÇËSHTJES SHQIPTARE NUK KA MBARUARMë 15 Korrik të vitit 1987, u paraqit për herë të parë në kongresin amerikan një rezolutë për të drejtat e shqiptarëveNga JOE DIOGUARDI (07.17.2012)
NE EMIGRANTЁT, ATA TЁ PAUDHЁT DHE SHQIPЁRIA NЁ MESNga ILIR HYSA (07.17.2012)
Barometri diplomatik VETËM HEROI I KOSOVËS, ADEM DEMAÇI MERITON POSTIN E PRESIDENT, ASKUSH TJETËR!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.17.2012)
DISTANCOHEMI NGA DREJTUSIT AKTUAL TË BDSHNga JONUZ NDREU (07.17.2012)
TITANËT E ÇIMENTOSNga SHPEND AHMETI (07.17.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]