VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË NDERIM TË SË VËRTETËSNga ESHREF YMERI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 07:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NË NDERIM TË SË VËRTETËS
Nga ESHREF YMERI

E Djelë, 07.22.2012, 05:32pm (GMT+1)


 

Në një letër që i ka dërguar ish-drejtorit të Muzeut Kombëtar, Prof.dr. Kasem Biçokut, letër kjo që mban datën 28 shtator 2009, zonja Nexhmije Hoxha, ndër të tjera, shkruan:

"...Ndoshta, në një rast a kohë tjetër, kur Muzeu Historik Kombëtar, për vetë emrin shumë të nderuar që mban, do të organizojë ekspozita edhe për personalitete politike që kanë shkrirë një jetë për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë një vend të merituar në historinë e kombit shqiptar, siç është Enver Hoxha, familja ime, bashkë me dokumentet autentike që disponon për "Jetën dhe veprën e Enver Hoxhës", do t'i huazonte Muzeut edhe dorëshkrimin e romanit më të vlerësuar të Ismail Kadaresë, po ndoshta edhe dorëshkrime të tjera origjinale të tij" (Citohet sipas: Fatmira Nikolli. "Nexhmije Hoxha: Ju jap dorëshkrimet e Kadaresë, kur të respektoni Enverin!". Botuar në "Gazeta Shqiptare". 21 korrik 2012).

Në parim, zonja Hoxha ka të drejtë që Enver Hoxhës duhet t'i jepet vendi që i takon në stendat dhe në dokumentacionin e Muzeut Kombëtar. Për 42 vjet, Enver Hoxha ishte në krye të Partisë Komuniste dhe të shtetit shqiptar. Këtë periudhë gati gjysmëshekullore ne shqiptarët nuk mund ta mohojmë dot me një të rënë të lapsit. Në të kundërt, ne nuk do t'ua krijojmë dot mundësinë breznive pasardhëse për t'u njohur nga afër me veprën e Enver Hoxhës, si njërit nga diktatorët më të egër që ka njohur historia e njerëzimit. Prandaj Enver Hoxha duhet të zërë "vendin e merituar", siç thotë zonja Hoxha, në historinë e kombit shqiptar.

Për faktin se sa shumë Enver Hoxha "e ka shkrirë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë", duhet që ne shqiptarët, përmes fakteve bindëse, të ekspozuara në stendat dhe në dokumentacionin e Muzeut Kombëtar, t'u tregojmë breznive pasardhëse se "sakrificat e shumta" të Enver Hoxhës për atë "liri dhe pavarësi" që përmend zonja Hoxha, në vitet '80 të shekullit të kaluar përfunduan me një dështim skandaloz të përmasave proverbiale. Populli shqiptar, por sidomos brezi i ri dhe fëmijët, u gjend para rrezikut të degjenerimit gjenetik, për shkak të mungesës së ushqimit. Liri dhe pavarësi, do të thotë, para së gjithash, mirëqenie ekonomike. Mirëqenien ekonomike të popullit shqiptar, Enver Hoxha erdhi duke e sakatuar shkallë-shkallë, derisa e zbriti në nivelin e frikshëm të viteve '80.

Unë mendoj se Enver Hoxhës duhet t'i ekspozohet në Muzeun Kombëtar edhe një portret i përmasave të duhura. Por ama rreth atij portreti duhet të ekspozohen edhe disa fakte në formë citatesh, në të cilat zbulohet fytyra e vërtetë e Enver Hoxhës si tradhtar i kombit shqiptar, si vegël e urryer, si servil i pështirë, pa kurrfarë personaliteti, i rusogrekoserbizmit.

Këtu poshtë po radhis ca fakte fare modeste që lexuesit e nderuar mund t'i kenë parasysh.

Së pari: Miladin Popoviçi, pasi mori në dorë Rezolutën e Konferencës së Mukjes, e zhubraviti, e bëri shuk dhe ia pëplasi në fytyrë Enver Hoxhës. Dhe Enver Hoxha, si një servil i pështirë i emisarit jugosllav, për turpin e tij dhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë, nuk mundi të reagonte siç i takonte një njeriu me dinjitet kombëtar. Përkundrazi, ai heshti tamam si ndonjë qen i rrahur para agait të tij serbomadh. Këtë fakt të turpshëm për biografinë e Enver Hoxhës, e ka zbuluar në Arkivin e Shtetit Prof.dr. Muharrem Dezhgiu.

Së dyti: Në Plenumin e Beratit të muajit nëntor të vitit 1944, emisari jugosllav, Velimir Stojniç, deklaroi:

"Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë, sepse imperializmi do ta gëlltiste; ...e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë" (Stefanaq Pollo, Arben Puto.
"The History of Albania from its origins to the present day". Routledge & Kegan Paul Ltd. 1981, f. 245. Citohet sipas: Mërgim Korça. "Kush e shkruan historinë". Gazeta "Metropol". 17-18 korrik 2012).

Së treti: Enver Hoxha, në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të Partisë më 15 dhjetor të vitit 1947, ka deklaruar shprehimisht:

"...Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë..."  (Citohet sipas: Mërgim Korça. "Ku gënjen Paskal Milo. Replikë me historianin "e nderuar". Gazeta "Metropol". 14 korrik 2012).

Me këtë porosi të prerë që jepte tradhtari Enver Hoxha për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ai çonte në vend urdhrin e Beogradit, të këtij armiku shekullor të kombit shqiptar, për gllabërimin sa më të shpejt të vendit tonë  nga ana e shovinizmit serbomadh, urdhër ky, të cilin Velimir Stojniçi ia përcolli tre vjet më parë Partisë Komuniste të Shqipërisë në Plenumin e 2-të të Beratit që u përmend më lart.

Kjo kërkesë e ngutshme për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me Jugosllavinë, dëshmon për natyrën prej frikacaku dhe prej njeriu të pakarakter të Enver Hoxhës, i cili nuk kishte kurrfarë besimi në forcën krijuese dhe në shpirtin e paepur të popullit shqiptar, i cili mund të bëjë me të vërtetë mrekullira kur udhëhiqet nga politikanë me vetëdije të lartë kombëtare. Si një njeri pa shtyllë kurrizore, Enver Hoxha kërkonte t'ia vishte edhe popullit shqiptar tiparet e tij prej langoi të Beogradit.

Së katërti: Pas kthimit nga vizita në Bullgari në dhjetor të vitit 1947, në mitingun e organizuar në Sheshin "Skënderbej", Enver Hoxha iu drejtua të pranishmëve me thirrjen:

"...Të rrojë bashkimi dhe vëllazërimi me popujt e mareshalit Tito" (Gazeta "Bashkimi", 20 dhjetor 1947. Cithet sipas: Dr. Vasfi Baruti. "28 nëntori i tretë". Botim i Qendrës së Pavarur Sociologjike "Eureka". Tiranë 2006, f. 32).

Së pesti: Pas takimit që nacionalisti i shquar kosovar Halim Spahia pati me Titon pas luftës, i cili e refuzoi kërkesën e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai vendosi të vinte në Shqipëri.

"Në të kthyer nga Beogradi në Gjakovë e Prizren, ku kishte takime sekrete me anëtarët e KQ të LNDSH dhe patriotë të njohur, udhëtoi për në Tiranë për t'u takuar me Enver Hoxhën (me të cilin njihej mirë qysh më herët). Në këtë takim me Enver Hoxhën, në prezencën edhe të sllavomaqedonit Koçi Xoxe, kërkoi përkrahjen e Enver Hoxhës për këtë çështje me rëndësi jetike për ardhmërinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, por pa dobi, pasi nuk gjeti mirëkuptim dhe as mbështetje të duhur". (Citohet sipas: "Halim Spahia - Uikipedia". Marrë nga faqja e internetit, 07 shtator 2010).

Siç dihet, ky nacionalist i shquar, gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, arrestohet me urdhër të Enver Hoxhës dhe u dorëzohet autoriteteve jugosllave, të cilat e pushkatuan në vitin 1946, bashkë edhe me disa nacionalistë të tjerë.

Së gjashti: Në një takim që përfaqësuesi i misionit amerikan në Tiranë Jakobs ka pasur me Enver Hoxhën më 16 tetor 1946, i ka thënë këtij të fundit se Shqipëria mund të shtrojë si çështje futjen në axhendën e Konferencës së Paqes në Paris të kërkesës pë rajonin e Kosovës. Madje ai e ka pyetur ballazi:

"A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juaj duhet të diskutohet dhe të studiohet?".

Dhe Enver Hoxha, si tradhtar i popullit shqiptar të Kosovës, dha këtë përgjigje:

 "...ne nuk jemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë, Jugosllavia" (Citohet sipas: Prof.dr. Beqir Meta. "Tensioni greko-shqiptar 1939-1949". GEER. Tiranë 2002, f. 516).

Së shtati: Në takimin me Molotovin, ministrin e jashtëm të BRSS, takim ky që u zhvillua në Varshavë më 24 qershor 1948, Enver Hoxha deklaroi:

 "Letra e KQ PKP(b) e shpëtoi Shqipërinë nga një rrezik i madh. Shqipëria dhe Partia Komuniste e Shqipërisë u ndodhën në një rrezik të madh si rezultat i veprimeve të drejtuesve të Jugosllavisë" (Citohet sipas: "Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse". Botimet TOENA. Tiranë 2006, f. 174).

Para gjashtë muajsh, Enver Hoxha kërkonte ta bashkonte Shqipërinë me çifligun jugosllav të agait Tito. Gjashtë muaj më pas, ai braktisi çakallin jugosllav, për të përfunduar në strofkën e ujkut rus.

Së teti: Në letrën që Enver Hoxha i dërgonte Stalinit në vitin 1949 për Kosovën, deklaronte:

"Shqiptarët e Kosovës duhet ta mësojnë mirë  se armiku i tyre i pamëshirshëm... është imperializmi amerikan..." (po aty, f.257).

Me këtë deklaratë, Enver Hoxha, si një servil i regjur, binte në bark para agait të Kremlinit, duke mohuar në mënyrën më të paturpshme kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë nga epshet agresive të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke. Ky kontribut i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u manifestua në mënyrën më të shkëlqyer edhe në mbrojtje të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 1999.

Së nënti: Bedri Spahiu në Plenumin e Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë të vitit 1954, sipas kujtimeve të Pjetër Arbnorit, e ka pas cilësuar Enver Hoxhën "pusht pa princip" (Citohet sipas: Fatmira Nikolli. "Pjetër Arbnori. Zbardhen pjesë të ditarit të burgut". "Gazeta Shqiptare", 08 mars 2010).

Së dhjeti: Në një dokument me shënimin "sekret" të arkivave ruse, flitet për takimin që Enver Hoxha ka pasur me Stalinin më 02 prill 1951. Enver Hoxha shoqërohej nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Beqir Balluku. Nga pala ruse ishin të pranishëm edhe Molotovi, Malenkovi, Beria dhe Bulganini. Në atë dokument thuhet:

"Enver Hoxha thotë se qeveria shqiptare ka si rezervë të vetën 2556 kg ar dhe më shumë se 3 000 kg argjend. Qeveria shqiptare i drejtohet me një kërkesë qeverisë sovjetike për ta lejuar ta dërgojë për ruajtje arin dhe argjendin në Bankën Shtetërore të Bashkimit Sovjetik. Qeveria shqiptare është e mendimit se ari dhe argjendi do të jenë në një vend më të sigurt, gjë që u përgjigjet interesave të popullit.

Shoku Stalin thotë se këtë çështje Enver Hoxha duhet ta diskutojë me shokun Mikojan" (Citohet sipas: "Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse". Botimet TOENA. Tiranë 2006, f. 286).

A nuk mund t'i thotë popullit shqiptar zonja Hoxha se ç'u bë kjo sasi ari dhe argjendi që Enver Hoxha kërkonte ta depozitonte në Bankën Shtetërore të Bashkimit Sovjetik? Në kërkesën që i bën Stalinit, Enver Hoxha nuk përmend ndonjë detyrim financiar të Shqipërisë ndaj Bashkimit Sovjetik. Apo me këtë kërkesë Enver Hoxha mundohej t'i jepte garanci të forta Stalinit se ishte një servil i thekur i tij?

Këto ishin ca fakte tejet modeste që radhita më lart, të cilat duhet të pasurohen shumë më tepër në stendat dhe dokumentacionin e Muzeut Kombëtar nga shtresa e nderuar e të përndjekurve politikë, nga të dhënat arkivore dhe nga burime të tjera, në mënyrë që e vërteta për figurën sa kriminale aq edhe servile të Enver Hoxhës, të dalë në dritën e diellit. Një rol të veçantë në ekspozimin e kësaj të vërtete duhet të luajnë historianët, të cilët duhet të udhëhiqen tërësisht nga objektiviteti shkencor, si ai që po shpalos në disa analiza radhazi intelektuali i shquar Mërgim Korça.

Blez Paskal (Pascal - 1623-1662), njëra nga figurat e shquara të shkencës dhe të kulturës franceze, thotë:

"Në kohët tona, kur e vërteta është fshehur poshtë sa e sa mbulesave, kurse mashtrimi ka hedhur rrënjë kaq të thella, të vërtetën mund ta dallojë dhe ta mbrojë vetëm ai që e do atë me gjithë shpirt".

Për fatkeqësinë tonë kombëtare, sundimi gjakatar i Enver Hoxhës dhe i turmës së servilëve që kishte selitur rreth vetes, Shqipëria në dhjetëvjeçarin e fundit të diktaturës komuniste, erdhi e u katandis në buzë të greminës. Izolimin e përbindshëm të vendit dhe varfërimin e tij viti pas viti, zonja Hoxha i vlerëson si "shkrirje të jetës së Enver Hoxhës për lirinë dhe pavarësinë e vendit". Nuk mund t'i vëmë faj zonjës Hoxha për një deklaratë të tillë. Si pjesë e pandarë e nomenklaturës së kuqe kriminale enveriane, ajo e ka të pamundur të deklarojë ndryshe.

Megjithatë, ne shqiptarët duhet të jemi të vetëdijshëm se fajet për krimet e diktaturës komuniste, nuk janë vetëm të Enverit, se Enveri ishte dhe mbeti një kriminel dhe një sharlatan i lindur. Fajet dhe përgjegjësitë e mëdha bien edhe mbi të gjithë atë shtresë komunistësh shumë të ndershëm që nuk u përmendën që gjatë kohës së luftës dhe në vitet e para pas mbarimit të luftës, për të vepruar me shpejtësi për eliminimin nga udhëheqja e partisë të atij përbinshi me fytyrë njeriu. Mosveprimi në kohën e duhur i pjesës më të ndershme të partisë, i krijoi mundësinë atij krimineli të forconte pushtetin personal në krye të vendit dhe të ngrinte në qiell kultin e vet, duke u shndërruar në të vetmen figurë me imunitet në Shqipëri.

 Të gjithë ata komunistë të ndershëm që besuan se iu futën një beteje të vërtetë për begatimin e ardhshëm të vendit, por që heshtën para figurës mefistofeliane të Enver Hoxhës që e futi vendin në një luftë të vërtetë civile, heshtjen e tyre, me kalimin e kohës, e paguan me kokë, me internime dhe me burgime të rënda.

Nuk mund të ketë tragjedi më të madhe për një vend apo për mbarë një komb, kur imunitetin e gëzon vetëm një individ që është në krye të tij. Pikërisht të vërtetën për tiparet dhe karakterin e këtij individi-monstër, si puna e Enver Hoxhës, duhet ta nxjerrin në dritën e diellit historianët tanë të ndershëm. Sepse vetëm në këtë mënyrë ata do të japin kontributin e tyre të çmuar në nderim të së Vërtetës.

 

Santa Barbara, Kaliforni

22 korrik 2012


ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDENga ELIDA BUÇPAPAJ (07.22.2012)
I SHTYPURI SHTYPNga REDAN BUSHATI (07.21.2012)
KUR LINDI SHQIPËRIA“LINDJA E SHQIPËRISË’’, NGA NIKOLA GAJRecensues FRANK SHKRELI (07.21.2012)
IMUNITETI: BËJ SI THEM UNË, MOS BËJ SI BËJ UNË!Nga ILIR HYSA (07.20.2012)
TË GJITHA FRONTET E DAMASKUTNga ANTONIO FERRARI, Corriere della Sera (07.20.2012)
ARIU RUS DUKE VDEKUR GODET PËRSËRINga MAX SEDDON, Reuters (07.19.2012)
ENVER HOXHA KY PERSONAZH I LINDUR PËR TË QENË DIKTATORNja dy mendime rreth librit të Blendi Fevziut « Enver Hoxha »Nga AJET NURO (07.17.2012)
Çdo ditë një temëNËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI Ã‚»Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.17.2012)
MESAZHET E SHTETEVE TË BASHUARA PËR BALLKANIN PERËNDIMORNGA FRANK SHKRELI (07.17.2012)
KRISJE NË GJEOPOLITIKËN SOVJETIKE TË PUTINITNga SHABAN MURATI (07.17.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]