VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DREJTUESIT E RINJ RECIDIVISTË TË SERBISËNga SHABAN MURATI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DREJTUESIT E RINJ RECIDIVISTË TË SERBISË
Nga SHABAN MURATI

E Hënë, 07.23.2012, 02:35pm (GMT+1)



Garnitura e re e pushtetit në Serbi, që ka për president të ri ish-zëvendëskryeministrin e Sllobodan Millosheviçit, dhe për kryeministër të ri ish-zëdhënësin e Sllobodan Millosheviçit, duhet të kishte nxitur një program të ri qëndrimi, reflektimi dhe reagimi në Tiranë dhe në Prishtinë. Në Tiranë, ku duket vazhdon inercia e autosugjestionit se do të kenë përfilljen e Serbisë, dhe në Prishtinë, ku duket se vazhdon letargjia e autosugjestioni se mund të rrinë të qetë përderisa në fushën e betejës është SHBA dhe NATO, nuk ka shenja deri tani se janë përgatitur apo po përgatiten për valën e re të tensioneve, që pritet të përhapë në Kosovë dhe rreth Kosovës garnitura e re e pushtetit në Serbi. Presidenti i sapo zgjedhur serb, Tomislav Nikoliç afishoi në 19 korrik platformën e tij të re tensiongritëse për Kosovën. Ajo përmbledh tre drejtime të rëndësishme, të cilat në çdo analizë politike dhe diplomatike rezultojnë të tilla, që kërkojnë qëndrim dhe reagim, si nga Tirana, ashtu dhe nga Prishtina.

Naivitetet diplomatike se duhet t'i jepet kohë presidentit Nikoliç apo kryeministrit Daçiç të tregojnë vetëpërmbajtjen, që zakonisht diktojnë postet ekzekutive, tingëllojnë si një justifikim për largim nga detyrimi i syçeltësisë ndaj kthesave negative, që mund të shkaktojnë kalorësit e vjetër të radikalizmit serb, të cilët tani, pas 12 vjetësh të të ashtuquajturit revolucion demokratik serb, rimorën plotësisht pushtetin në Beograd. Drejtimi i parë i platformës së presidentit të ri serb për Kosovën është rishikimi i marrëveshjeve të arritura deri tani nga bisedimet e qeverisë së Beogradit me qeverinë e Prishtinës, me ndërmjetësimin dhe drejtimin e Bashkimit Europian. Nikoliç, i cili i vuri në dyshim të gjitha, me pretekstin se janë në dëm të Serbisë, u shpreh qartë se ai do t'i rishikojë ato, që do të thotë se nuk do t'i zbatojë dhe do t'i çvleftësojë marrëveshjet e arritura mes qeverisë së ish-presidentit Tadiç dhe qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi.

Në këtë mënyrë, presidenti serb kërkon të kthejë mbrapa gjendjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, në periudhën kur nuk ishte arritur asnjë marrëveshje teknike, që nga kadastra e targat e deri tek menaxhimi i integruar i kufijve. Presidenti i ri prish kështu një rrugë të ndërtuar me aq mundim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Ai hedh poshtë një paketë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe një produkt diplomatik, i cili, ndonëse nuk la plotësisht të kënaqur as palën serbe dhe as palën shqiptare, ishte një hap dhe një shkallëzim pozitiv dhe gradual drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve fqinj. Sfida e presidentit të i ri Nikoliç nuk ka të bëjë vetëm me ish-rivalin e tij politik, ish-presidentin Boris Tadiç, dhe as vetëm me armikun e tij të deklaruar, që është populli shqiptar i Kosovës. Ajo ka të bëjë direkt me Bashkimin Europian, diplomacia e të cilit është organizatorja dhe mediatorja e bisedimeve diplomatike Serbi-Kosovë dhe arkitektja e atyre marrëveshjeve të vështira, të arritura me një mund diplomatik mbinormal. Duke goditur dhe zhvleftësuar marrëveshjet e arritura mes Serbisë dhe Kosovës, ai i adreson një goditje jo vetëm veprës, por edhe rolit të Bashkimit Europian në Kosovë dhe në Ballkan, si dhe vetë BE si organizatë. Ai akuzoi BE-në se ka mbajtur anën e Kosovës në bisedimet, dhe deklaroi se në të gjitha çështjet e diskutuara kishte patur dy palë kundër palës serbe.

Drejtimi i dytë i platformës së rrezikshme strategjike të presidentit të ri serb për Kosovën ka të bëjë me paralajmërimin dhe tezën e re të tij se në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të përfshihet edhe OKB-ja. Teza e futjes së OKB-së në formatin e bisedimeve të deritanishme mes Serbisë dhe Kosovës, që janë zhvilluar me ndërmjetësimin e BE-së synon që të bllokojë dhe acarojë situatën mes dy shteteve fqinj dhe të mënjanojë Bashkimin Europian. Presidenti i ri i Serbisë me siguri duhet ta dijë se ka qenë pikërisht OKB, me rezolutën e saj të tetorit të viti 2010, që mandatoi Bashkimin Europian të drejtojë bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Por ai e neglizhon me dashje këtë dhe parashtron kërkesën që OKB të futet si pjesëmarrëse në bisedimet. Plotësimi i kësaj kërkese do të hapte një rreth të ri vicioz sepse do të kërkonte një rezolutë tjetër të OKB, një seri tjetër tratativash e marrëveshjesh me shtetet kryesore të Këshillit të Sigurimit, etj. Objektivi i tij është që duke kërkuar përfshirjen e OKB në bisedime, të hapet rruga dhe mundësia që në këto bisedime të përfshihet edhe Rusia. Kjo kërkesë e Nikoliçit është një truk politik dhe diplomatik për t'i krijuar Rusisë hapësirë më të madhe ndikimi në Ballkan dhe në punët ballkanike.

Nuk është e habitshme kjo strategji e Nikoliçit, i cili në vitin 2008, kur u zgjodh kryetar i parlamentit të Serbisë bëri deklaratën e famshme publike se për Serbinë është më mirë të bëhet gubernë e Rusisë se sa anëtare e Bashkimit Europian. Dhe në maj të viti 2012, sapo u zgjodh president, vizitën e parë e bëri në Moskë. Drejtimi i tretë dhe më alarmues i platformës së presidentit të ri Nikoliç është kërcënimi i tij i hapur për luftë ndaj Kosovës. I pyetur në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë, ai deklaroi se: "Nëse dikush sulmon Kosovën e Veriut duke përdorur forcën, a nuk do të duhet ta konsiderojnë ata se Serbia mund të përdorë forcën për ta marrë Kosovën përsëri?" Ky qëndrim paraqet një Nikoliç, i cili nuk ka pritur as edhe pak që të bëjë retushin e tij elektoral dhe që rikthehet tek thelbi i tij radikal nacionalist.

Recidivizmi i drejtuesve të rij të Serbisë është një zhvillim që duhej të ishte parashikuar dhe pritej. Kërcënimi i tij duhet marrë seriozisht edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë. Duhet marrë seriozisht sepse ai është presidenti i shtetit dhe në kërcënimin e tij doli me uniformën e kryekomandantit të forcave të armatosura të Serbisë. Duhet marrë seriozisht sepse ai ka njësoj si vetja edhe kryeministrin e ri të Serbisë, kryetarin e Partisë Socialiste të Millosheviçit, Ivica Daçiç. Si presidenti i ri, ashtu dhe kryeministri i ri, e ndjejnë humbjen e Kosovës si humbje personale dhe ata, nëse u krijohet hapësirë, janë gati të ndërmarrin çdo aventurë për riparimin e kësaj humbjeje personale. Kërcënimi duhet marrë seriozisht sepse detyra e mbrojtjes së Kosovës i takon në radhë të parë qeverisë, parlamentit, institucioneve dhe popullit të Kosovës. Përgjegjësia dhe barra që ka mbajtur dhe mban KFOR-i dhe BE për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës janë punë e atyre organizatave dhe nuk duhet lejuar mentaliteti se shqiptaret nuk kanë detyra për të kryer në fushën e mbrojtjes së vendit në situatat e reja.

Kërcënimi duhet marrë seriozisht edhe në Tiranë, ku i takon qeverisë, parlamentit dhe institucioneve të sigurisë, që të jenë në gatishmërinë e mbrojtjes së një interesi madhor jetik e kombëtar, siç është pavarësia e Kosovës. Duhet të marrë fund ajo gjendje, ku drejtuesit e qeverisë dhe të diplomacisë shqiptare struken pas formulave të të ashtuquajturit moderim, dhe të mos vazhdohet me paaftësinë dhe paguximin për t'iu përgjigjur zhvillimeve dhe qëndrimeve të reja negative në Beograd. Udhëheqësit e qeverisë dhe të diplomacisë në Tiranë nuk duhet të mallëngjehen aq shumë nga telefonatat e urimit që vijnë nga Beogradi sepse ato janë pupla për fëmijë, për të larguar vëmendjen nga trompetet dhe topat e luftës diplomatike dhe reale, që po përgatisin kundër Kosovës presidenti dhe kryeministri i ri në Beograd. Me garniturën e re recidiviste në Serbi duhet pritur një keqësim i mëtejshëm i situatave në Mitrovicë, në Kosovë dhe në Ballkan. Qeveria dhe diplomacia shqiptare duhet të zgjohen dhe të kuptojnë se ka ndryshim të situatave në Beograd dhe se nuk mund të sillen me Nikoliçin njësoj si me Xhinxhiçin apo edhe me Tadiçin.


SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË NDERIM TË SË VËRTETËSNga ESHREF YMERI (07.22.2012)
MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDENga ELIDA BUÇPAPAJ (07.22.2012)
I SHTYPURI SHTYPNga REDAN BUSHATI (07.21.2012)
KUR LINDI SHQIPËRIA“LINDJA E SHQIPËRISË’’, NGA NIKOLA GAJRecensues FRANK SHKRELI (07.21.2012)
IMUNITETI: BËJ SI THEM UNË, MOS BËJ SI BËJ UNË!Nga ILIR HYSA (07.20.2012)
TË GJITHA FRONTET E DAMASKUTNga ANTONIO FERRARI, Corriere della Sera (07.20.2012)
ARIU RUS DUKE VDEKUR GODET PËRSËRINga MAX SEDDON, Reuters (07.19.2012)
ENVER HOXHA KY PERSONAZH I LINDUR PËR TË QENË DIKTATORNja dy mendime rreth librit të Blendi Fevziut « Enver Hoxha »Nga AJET NURO (07.17.2012)
Çdo ditë një temëNËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI Ã‚»Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.17.2012)
MESAZHET E SHTETEVE TË BASHUARA PËR BALLKANIN PERËNDIMORNGA FRANK SHKRELI (07.17.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]