E Premte, 04.19.2024, 09:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
“RUAJTJA E KOSOVËSNËN SERBI”, VAMPIRIZIM I POLITIKËS KOLONIALISTE TË SLOBODAN MILOSHEVIQIT
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Djelë, 07.29.2012, 07:59am (GMT+1)

 

*** Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, duhet t'i vënë në dijenipartnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, se nuk mund të hyjnë në kurrfarëbisedimesh të reja, apo të vazhdojnë "dialogun teknik" me palën  serbe të Beogradit përderisa Kosova, tëfigurojë si "territor serb" në Kushtetutën dhe në Betimin e qeverisë së re të Serbisë së Ivica Daçiqit(kryeministër) dhe Tomislav Nikoliqit (president).

Pyetja ështëe thejsht dhe e qartë, cili vend fqinjë, do të pranonte të hynte  në negociata paqësore me Serbinë, sikur  në Kushtetutën  e  saj, të figuronte si  pjesë territoriale dhe shtetërore e saj? Përgjijaështë, asnjë!

"Kosova në Kushtetutën" e Serbisë është problem ndërkombëtar, jovetëm çështje e brendshme e Serbisë!

Nuk ka asnjë dyshim se, sanksionimii Republikës së Kosovës në Kushtetutën e Serbisë,  duhet të jetë objekt shqyrtimi edhe në sfondine BE-së, edhe në atë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sepse  Serbia si anëtare e OKB-së, në mënyrëflagrante ka shkelur dispozitat e Kartës së Bashkuar të OKB-së, si dhe tëgjitha rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke e futur një shtettë huaj brenda kornizave juridike dhe kushtetuese të saj. De jure ky akt i shëmtuar arbitrar  i Serbisë ka karakter antijuridikndërkombëtar, që pa dyshim se përbën  agresion direkt dhe indirekt ndaj  Republikës së Kosovës. Ky akt është ipapranueshëm dhe i dënueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, sepse ipso  facto paraqet rrezikun e drejtpërdrejtë tështhurjes së sistemit shtetëror ndërkombëtar, të sigurisë dhe të paqes si nëkuptimin rajonal ballkanik, ashtu edhe në atë evropian dhe ndërkombëtar.

Pra, së pari, në shkallë evropianedhe ndërkombëtare, duhet të debatohet dhe të zgjidhet ky problem i shkaktuarnga  vetë Serbia, e pasataj, të kërkohenmodalitete dhe mundësi të tjera reale, ligjore dhe demokratike  për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisëme Kosovën. Ndryshe, pa zgjidhjen e këtij problemi, do të jenë të kota dhe pa kurrfarëdobie përpjekjet për të negocuar me Serbinë, derisa Kosova, të figurojë nëKushtetutën e saj si "krahinë serbe".

Qeveria e re serbe  me "trabantë" të vjetër e të rinj  të Slobodan Milosheviqit!

Duke qenë se qeveria esapoformuar  e Serbisë (27 korrik 2012),është  një vazhdimësi e politikësetnocentriste, kolonialise dhe hegjemoniste e regjimit të SlobodanMilosheviqit, as Amerika, as BE-ja e as NATO-ja, nuk duhet t'i bëjnë asnjëkoncesion Beogradit zyrtar, kur është fjala për statusin e  Kosovës, sepse ai është mbyllur më 17 shkurt2008. Në këtë kontekst, nuk duhet të ketë kurrfarë dialogu as negociatash meSerbinë, pavarësisht nga kërkesat e saj ultimative, antiligjore,antidemokratike, antievropiane dhe antipaqësore, para se ajo ta njohë Republikën e Kosovës, ashtu siç kadeklaruar edhe Marti Ahtisari (ish i dërguari special i OKB-së për zgjidhjen estatusit politik të Kosovës): "PërSerbinë s'ka BE pa e njohur Kosovën, le të shkojë në Rusi".( http://www.koha.net/28/07/2012).

-Konstatim shumë i drejtë dhe objektiv ky i Marti Ahtisarit,  që na apostrofon se nuk ekziston asnjë arsyevalide  pse Amerika, BE-ja dhe NATO-ja, ta lusin Serbinë (fundja kushështë Serbia, çfarë faktori është Serbia, që ta kushtëzojë Amerikën dhe BE-nëpër Kosovën e pavarur, kur dihet se Serbia është ajo që ka kryer tre gjenocidekundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës gjatë viteve 1992-1999. Nga kjo hipotekë etrefishtë e kryerjes së krimit të gjenocidit ndaj tre popujve kroatë, myslimanëdhe shqiptar, Serbia nuk duhet amnestuar dot nga  bashkësia ndërkombëtare, derisa ajo të japëllogari ligjore kolektive sipas së drejtës ndërkombëtare ashtu sikurse Gjermanianazifashiste e Adolf Hitlerit, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërrore), por duhet ta kushtëzojnë dhe ta detyrojnë atë që sa mëparë, ta njohë Republikën e Kosovës,nëse ajo do të integrohet në  BE, apo nëNATO. Ndryshe, Amerika, NATO-ja, BE-ja dhe OKB-ja, përkatësisht e gjithëbashkësia ndërkombëtare, do të mirren me  Serbinë gjithë shekullin XXI, sepse shikuar historikisht Serbia  kurrë nuk e ka njohur gjuhën e mirëkuptimit,të drejtësisë, të demokracisë dhe të paqes, vetëm gjuhën e diktatit dhe tëforcës, ashtu sikurse më 24 mars 1999, kur NATO-ja  e bombardoi  Serbinë për shkak të agresionit dhe tëgjenocidit të saj kundër Kosovës(1998/1999).

-Realisht, nëse duam promovimin, mbrojtjen dherespektimin e drejtësisë, të rendit, të sigurisë, të mirëqenies, të lirisë dhetë vlerave universale demokratike dhe pluraliste evro-perëndimore dhe amerikanenë Ballkan, atëherë Bashkimi Evropian(BE), Shtetet e Bashkuara të Amerikës dheNATO-ja, parapëlqehet që ta kundërshtojnë kursin e vjetër promillosheviqian tëeksponentëve dhe të recidivave të qeverisë së re serbe me  në krye IvicaDaçiqin, sepse betimi i saj, "ruajtja e Kosovës nën Serbi", është nëkundërshtim flagrant me të drejtën historike dhe legjitime të shqiptarëve mbiKosovën e Shqipërisë Etnike; me rregullat dhe me parimet e së drejtësndërkombëtare; me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara,si dhe me standardet dhe me vlerat e Rendit të Ri Botëror, sipas së cilave çdoformë e shtypjes, e agresionit dhe e sundimit kolonial, është e dënueshme dhe,përbën vepër penale ndërkombëtare.

Ndryshe, nëse ngafaktorët relevantë ndërkombëtarë, do të tolerohej një kurs i tillëpolitiko-strategjik i qeverisë së re të Serbisë, që me çdo kusht Kosovënshqiptare, ta kthejë nën Serbi, ashtu siç parashikon Kushtetuta e Serbisëfuqi(2006), si dhe Betimi i qeverisë promilosheviqiane të Ivica  Daçiqit,atëherë, nuk ka dyshim se reformat integruese politike, ekonomike, zhvillimore,demokratike dhe pluraliste të BE-së në Ballkan, do të falimentojnë për shkak tëpolitikës ultranacionalsite, antidemokratike dhe antipaqësore të Serbisë sëdrejtuar nga Tomislav Nikoliq (president) dhe Ivica Daçiq (kryeministër), tëcilët " e duan" Amerikën, BE-në, OKB-në dhe NATO-n, vetëm nëse nuk ipengojnë    orvatjet e tyre propagandistike, politike dhediplomatike paqësore ( duke mos përjashtuar edhe format e ndryshme të luftësdhe të terrorizmit, nëse lindet nevoja) për "rikthimin e Kosovës nënSerbinë" kolonialiste.

-JO formulës serbomadhe:"Kosova nën Serbi" e "Serbianë Evropë", por Kosova në Shqipërinë Etnike via në Evropën e Bashkuar!

-Derisa Beogradi zyrtar nuk heq dorënga formula fashistoide "lebensraum" e Slobodan Milosheviqit, se "Kosova ështëSerbi", Serbia lë të hapur opsionin e luftës kundër Kosovës dhe aleatëve të sajevropianë dhe ndërkombëtarë (BE, NATO, Amerika dhe partnerët e tyre).Këtë  rrezik e paralajmërojnë edhe këta rreshta të përmbajtjes së betimittë ministrave të qeverisë së re të kryeministrit, Ivica Daçiq: "...obligimiministrave, do të jetë edhe në "rujatjen e Kosovës dhe Metohisë brendaRepublikës së Serbisë"( http://www.b92.net/info/izbori2012/vesti/27/07/2012).

Nuk ka asnjë dilemë se formimi iqeverisë së re të Serbisë me në krye Ivica Daçiqin, është në diskurs flagrantme strategjinë politike, integruese, demokratike dhe paqësore të BashkimitEvropian (BE), si dhe me interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës dhe të NATO-s në Ballkan dhe në Evropë, në favor të MBROJTJES sësigurisë, të stabilitetit, të demokracisë dhe të paqes si vlera të qëndrueshmedhe progresive të rendit të ri botëror.

Pikërisht, formulasakate gjeopolitike dhe gjeostrategjike  nacionalshoviniste e Serbisë sëMadhe, se  Kosova me çdo kusht "duhet të ngelë nën Serbi", e riaktualizuarnga regjimi gjenocidal dhe fashistoid pushtues i Slobodan Milosheviqit, si dhenga Kisha Ortodokse Serbe dhe nga Akademeia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë(1986-1999),  e pat izoluar  dhe përjashtuar Serbinë nga OKB-ja dhe nga  Evropa (1992-2000). Si rrejdhim, më 10 qershor 1999, kur u miratuaRezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Serbiapërfundimisht humbi  Kosovën-koloninë e saj 100-vjeçare(1912-1999).

Më pas, një humbje tëtillë të ligjshme të Serbisë kolonialiste, e vërtetoi edhe njohja e pavarësisësë Kosovës, më 17 shkurt 2008, si dhe Mendimi Këshillëdhënës i GjykatësNdërkombëtare të Drejtësisë së Hagës, më 22 korrik 2010, e cila konstatoi seshpallja e pavarësisë së Kosovës, ishte në përputhje të plotë me normat dhe meparimet e së drejtës ndërkombëtare.

Sa më sipër, shtrohetkjo pyejtje për krerët  aktualë ultranacionalistë serbomëdhenj tëpolitikës drejtuese të Serbisë, tani, çfarë  janë duke kërkuar sërish ngaKosova, nga Amerika, nga BE-ja, nga OKB-ja dhe nga NATO-ja, kur  më nukfiguron kurrfarë Kosove e kolonizuar në hartën gjeopolitike dhe shtetërore tëSerbisë kolonialiste?

"Kosova nënSerbi"-opsion i hapur luftarak!

Siç njohtojnë masmediat serbe të Beogradit, më 27 korrik 2012, Parlamentii Serbisë zgjodhi qeverinë e re me Ivica Daçiqin kryeministër në krye. Nuk kadyshim se kuvendi, qeveria dhe presidenti i ri i Serbisë, janë produkt idrejtpërdrejtë i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale  të 5 majit tëkëtij viti nga ana elektoratit serb. Kjo nuk është e diskutueshme ( si elektorati,ashtu edhe kuvendi dhe qeveria e re serbe), sepse atë që e "mbollën, edhe korrën").

Mirëpo, është i debatueshëm dhe i papranueshëm jo vetëm për shqiptarët,për Evropën dhe për botën demokratike qytetëruese, por edhe për vetë ato forcademokratike dhe pro-evropiane në Serbi, "betimi i ri" qeverisë së re të IvicaDaçiqit, ku ndër të tjera, thuhet se  obligimi ministrave, do të jetë edhenë "rujatjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë"( http://www.b92.net/info/izbori2012/vesti/27/07/2012).

- Ky farë betimi fanatik antishqiptar me përmbajtje anakronike kolonialiste dhe nekolonialiste iqeverisë së re të Ivica Daçiqit, do të thotë ruajtjen e koherencës dhe tëvazhdimësisë së politikës strategjike të Slobodan Milosheviqit në zgjerimin ekufijve territorialë të Serbisë së Madhe në kurriz të Republikës së Kosovës.Për më tepër, mesazhi i përmbajtjes së këtij betimi të qeverisë së reserbe-"Kosova nën Serbi", është në diskurs  me standardet dhe me vlerat eBashkimit Evropian(BE), të NATO-s, të OKB-së dhe të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, sepse de fakto, as de jure, Kosova nuk është nën Serbi, por ështështet i pavarur dhe sovran (deri tani i njohur nga 91 shtete të bashkësisëndërkombëtare).

Pikërisht ky lloj betimii forcave politike të çetnikëve nacionalshovinistë serbomëdhenj, ështëargumenti më i fuqishëm i radhës, që i apelon jo vetëm shqiptarët në Kosovë,por edhe Bashkimin Evropian(BE), NATO-n, Amerikën, OKB-në, OSBE-në etj., se nëSerbi sërish kanë ardhur në shprehje forcat ultranacionacionaliste dheregresive të ish-regjimit kriminal dhe gjenocidal të Slobodan Miloshiviqit(1990-1999).

Serbia, jo vetëm meKushtetutën e saj të vitit 2006, ku figuron se "Kosova është pjesë e Serbisë",por edhe me "betimin e ri" të qeverisë së Ivicia Daçiqit (27.07/2012), kuthuhet se "Kosova është nën Serbi", dëshmoi para kosovës, BE-së, NATO-s dheAmerikës, se është rikthyer në  rehabilitimin dhe në jusitifkimin epolitikës serboamdhe të Slobodan Milosheviqit, kur është fjala për rigllabërimin,për rikolonizimin dhe për ruajtjen me çdo kusht të Kosovës nën Serbinëkolonialiste (1912-1999).

Mirëpo, me gjithë këtoambicie dhe pretendime territoriale të qeverisë së re  ultranacionalistetë Serbisë, shtrohet pyetja, jo vetëm për qeverinë e Kosovës, por edhe përBE-në, për SHBA-të, për NATO-n, për OKB-në etj., se si do të jetë e mundur qëtë  bashkëpunohet dhe të dialogohet me një qeveri të tillë antishqiptare,antidemokratike, antievropiane dhe antiamerikane, të sapoformuar me në kryeIvica Daçiqin, e cila është betuar se "do ta ruajë Kosovën në Serbi", kur egjithë bota e di se, tanimë, Kosova është e pavarur dhe sovrane, e njohur nga91 vende-anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kjo strategji e vjetërmillosheviqiane dhe shesheliste... etj., që shkaktoi tre agresione dhe tregjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999), para së gjithash kakarakter fashist, kolonialist, neokolinalist, hegjemonist, militarist,antishqiptar, antiamerikan, antievropian, anti civilicues, antidemokratik dheantipaqësor. Ndaj,  Amerika, NATO-ja  dhe BE-ja, do të duhej t'iabënin me dije qeverisë së re prosllobiste të Ivica Daçiqit, se nuk mund tëketë  bashkëpunim, dialogim, as vendosje të marrëdhënieve fqinjësore reciproke dhe paqësore  me qeverinë e Kosovës, derisa Beogradi zyrtarushqen pretendime territoriale  ndaj Kosovës, duke e  konsideruar si"pjesë të pandashme" të Serbisë. Edhe pse kështu thuhet në Kushtetutën eSerbisë së vitit 2006, e, edhe në Betimin e qeverisë së re të Ivica Daçiqit,bërë më 27 korrik 2012 para Kuvendit të Serbisë.

Nëse një "vërejtje" etillë paralajmëruese  e faktorëve relevantë të bashkësisë ndërkombëtare(SHBA, NATO dhe BE) nuk arrin sa më parë në adresën e qarqeve dhe tëinstitucioneve zyrtare të Serbisë, ekzsiton rreziku që edhe kryeministri IvicaDaçiq së bashku me presidentin e tij, Tomislav Nikoliq, do të luajnë"pokerin  politik" me Evropën dhe me bashkësinë ndërkombëtare, ashtusikurse dikur "mesija" i tyre, Slobodan Milosheviq, i cili  një dekadë tëplotë, e gënjeu, e mashtroi dhe spekuloi me Evropën dhe me Amerikën, se Serbia "ishte demokratike, e drejtë, humane dhe paqësore". Mirëpo, sëfundi,  u dëshmua e kundërta para gjithë botës, sepse pas tre gjenocidevedhe agresioneve barbarike  të regjimit çetniko-fashist policor,paramilitar dhe militar të Slobodan Milosheviqit kundër Kroacisë, Bosnjës dheKosovës, Serbia u bombardua, u izolua dhe u ndëshkua nga  forcat eAleancës së Atlantikut Verior (NATO).

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ambasadori amerikan i përgjigjet Veton Surroit"ZVARRANIKU NGA OZI"Nga KRISTOFER DELL (07.28.2012)
MBRETËRESHA E FRANCËS DHE KRYEMINISTRI YNËNga ELVIN LUKU (07.28.2012)
In memoriamALI PODRIMJA (1942-2012)Nga Don LUSH GJERGJI (07.26.2012)
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE POLITIKA E JASHTME AMERIKANENga FRANK SHKRELI (07.25.2012)
MEDITIME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISËNga RESHAT KRIPA (07.24.2012)
DREJTUESIT E RINJ RECIDIVISTË TË SERBISËNga SHABAN MURATI (07.23.2012)
NË NDERIM TË SË VËRTETËSNga ESHREF YMERI (07.22.2012)
MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDENga ELIDA BUÇPAPAJ (07.22.2012)
I SHTYPURI SHTYPNga REDAN BUSHATI (07.21.2012)
KUR LINDI SHQIPËRIA“LINDJA E SHQIPËRISË’’, NGA NIKOLA GAJRecensues FRANK SHKRELI (07.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]