E Mërkurë, 10.16.2019, 10:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHAKAJA DIPLOMATIKE E KRYEMINISTRIT TURK DHE BE
Nga SHABAN MURATI

E Hënë, 07.30.2012, 09:00pm (GMT+1)



Shakaja diplomatike e kryeministrit turk dhe BEKryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ftuar në një emision televiziv turk në 25 korrik, tregoi një episod të vizitës së tij në Moskë një javë më parë, episod i cili zakonisht rrëfehet në ditarët personal, pas largimit nga posti i lartë. Ai tregoi se me presidentin rus bëjnë shpesh shaka dhe Vladimir Putini i ka thënë: “Ç’punë ka Turqia në BE? Dhe unë me shaka i thashë: Ahere na pranoni në Organizatën e Bashkëpunimit e Shangait, dhe ne do ta harrojmë BE-në. Dhe ne qeshëm të dy”.
Është e kuptueshme se një kryeministër serioz i një shteti serioz, fuqi rajonale në ngjitje dhe në ekspansion ekonomik e strategjik, duhet lexuar me vëmendje, edhe kur tregon shaka diplomatike. Sepse ai nuk i zgjedh rastësisht ato, që vendos t’i bëjë publike, dhe në aspektin diplomatik, “shakaja” merr formën e një sinjali apo të një mesazhi domethënës për ata, që duhet ta dëgjojnë. Dhe në rastin konkret është Brukseli, apo selia e Bashkimit Europian, apo shtetet më të rëndësishëm të BE, ku Turqia ka që në vitin 1963, që troket në derën e anëtarësimit dhe BE ka hapur bisedimet me të për Traktatin e pranimit që në vitin 2005.
Kryeministri i Turqisë hap një temë të rëndësishme, e cila ka të bëjë jo thjesht me orientimet dhe alternativat e shumta, që mund të ketë dhe ka politika e jashtme e Turqisë, por me nevojën e një rikujtese për BE-në, e cila në vorbullat e krizave ekonomike e financiare, ku është përfshirë dhe tronditur, me sa duket nuk po u kushton vëmendjen e duhur fenomeneve dhe proceseve të ristrukturimeve të vazhdueshme të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe lëvizshmërisë së objektivave, interesave dhe të marrëdhënieve strategjike të partnerëve dhe aleatëve në shekullin e ri.
Është diskutuar dendur në qarqet diplomatike dhe të analistëve ndërkombëtarë, sidomos atyre perëndimorë, lidhur me dilemën se nga do të shkojë Turqia: Me Perëndimin apo me Lindjen? Sa më shumë është forcuar profili i Turqisë në planin ekonomik dhe diplomatik ndërkombëtar, aq dhe më intensiv është shkallëzuar debati i mësipërm. Ka qenë një dilemë pothuaj artificiale, për faktin se Turqia pret prej 50 vjetësh para portës së mbyllur të BE, dhe BE, e cila nuk ia hap portën këtij shteti të fuqishëm, manifeston shenja xhelozie nga rritja dhe shtrirja gjeografike e fuqisë ekonomike, politike e diplomatike të Turqisë në rajonet jashtë perimetrit të anëtarësisë së BE.
Mesazhi, që kryeministri i Turqisë i dërgon BE me këtë “shaka” diplomatike, nuk është paralajmërim për një kthim të timonit strategjik atlantik dhe perëndimor të Turqisë, por duhet parë si një ftesë reflektimi për BE-në, për t’i kujtuar asaj se Ankaraja nuk mund të presë përjetësisht përpara portës së BE-së dhe të mos nisë të kërkojë bashkëpunime, partnerë dhe aleanca ekonomike, energjetike dhe gjeopolitike, edhe jashtë klubit të mbyllur dhe selektiv të Bashkimit Europian. Në rastin e Turqisë, BE i ngjan një vajze, e cila edhe i ka refuzuar propozimin një djali, edhe bëhet xheloze dhe inatoset nga ideja se ai djalë mund të nisë të kërkojë për nuse në anë të tjera.
Kushdo, që ndjek dinamikën e marrëdhënieve dhjetëra vjeçare të BE-së me Turqinë, mund ta kuptojë se stanjacioni i anëtarësimit nuk është çështje e plotësimit të parametrave dhe kritereve të formuluara nga BE. Sepse nën qeverisjen e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan, Turqia ka ndërmarrë reformat më të mëdha në fushat e kërkuara nga BE, që nga të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve e deri tek kontrolli civil i forcave të armatosura. Sikurse nënvizoi kryeministri i Turqisë në paraqitjen e tij televizive, Turqia i ka gati të gjitha kapitujt e Traktatit të pranimit në BE. Ahere ajo, që mbetet të rishikojë politikën dhe qëndrimin është vetë BE, i cili me obstruktivitetin e ndjekur në marrëdhëniet me Turqinë,vetë e shtyn Ankaranë, që për hir të interesave të saj kombëtare, të shqyrtojë mundësitë edhe të një rivlerësimi të disa orientimeve të politikës së saj të jashtme. Shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare në Azi do të ndjeheshin të joshur nga ideja e një orientimi të Turqisë drejt kontinentit aziatik. Edhe toponimet e përdorura në “shaka”, që nga Rusia dhe deri tek SCO e Shangait,(e krijuar nga Rusia dhe Kina), e kanë aromën e një domethënie.
Është e njohur se nuk janë të gjithë shtetet anëtare të BE kundër pranimit të Turqisë në BE, por deri tani kanë qenë hapur kundër dy shtetet më të rëndësishëm të organizatës, Franca dhe Gjermania, dhe më veçanërisht, ish presidenti Nikolas Sarkozi dhe kancelarja Anxhela Merkel. Parisi dhe Boni kanë diktuar edhe qëndrimin e zvarritjes së procesit të pranimit të Turqisë në BE. Është folur dhe flitet shpesh në qarqet e specializuara brenda dhe jashtë BE se në marrëdhëniet e tensionuara mes BE dhe Turqisë nuk është shkaku tek parametrat teknikë apo tek standardet demokratike, por janë interesa individuale të të dy shteteve të mëdha brenda BE, që nuk dëshirojnë ta pranojnë Turqinë, duke u nisur nga faktori demografik dhe nga faktori fetar. Faktori demografik ka të bëjë me faktin se pranimi i një shteti me 80 milionë banorë, do t’i jepte Turqisë të njëjtin numër deputetësh dhe nivel pjesëmarrjeje në institucionet vendimmarrëse, që ka Gjermania dhe Franca, gjë që rrjedhimisht do të çonte në një pakësim të rolit të tyre si dyarki drejtuese e BE. Faktori fetar ka të bëjë me faktin se popullsia e Turqisë i përket besimit islam, dhe disa prej drejtuesve të rëndësishëm të politikës së BE, insistojnë t’i ruajnë identitetin e BE si një klub ekskluzivisht kristian. Të para në një këndvështrim realist,të dy faktorët e mësipërm janë shumë më tepër minorë se sa faktorët e tjerë të karakterit strategjik europian dhe atlantik, të cilat sugjerojnë dhe votojnë në favor të anëtarësimit të Turqisë.
Turqia është një shtet edhe ballkanik, edhe europian, me një histori shumëshekullore të lidhur me Europën dhe zhvillimet e saj, me një pozicion tepër të rëndësishëm gjeografik dhe gjeostrategjik në kryqëzim të rrugëve dhe vijave, që lidhin tre kontinente, Europën, Azinë dhe Afrikën e Lindjen e Mesme. Në planin e arkitekturës së sigurisë, Turqia si vend anëtar i NATO-s ka patur historikisht dhe ka një rol të pazëvendësueshëm dhe ky rol po evidentohet me forcë të veçantë në ditët e sotme, në rastin e pranverës demokratike arabe dhe të krizave e tronditjeve në Lindjen e Mesme dhe sidomos me ngjarjet dramatike në Siri, si dhe në raportet e tensionuara mes Perëndimit dhe Iranit. Ka mbetur dhe është e pakuptueshme se si BE, ku shumica e shteteve anëtare janë edhe anëtarë të Aleancës Atlantike, përpiqen ta mbajnë Turqinë jashtë BE, në një kohë kur gëzojnë, dhe duan të përfitojnë, nga favoret e kontributit të Turqisë si shtet i rëndësishëm i NATO-s në planin ushtarak për sigurinë atlantike.
Në planin tjetër të sigurisë energjetike dhe strategjike, BE po rropatet të ndërtojë gazsjellës dhe naftësjellës ndërkombëtarë, që pakësojnë varësinë e tij energjetike nga Rusia dhe të sigurojë burime të reja furnizimi nga shtetet e Azisë Qendrore. Kjo është një politike e drejtë, por nuk mund të realizosh këtë pavarësi energjetike, pa marrë në konsideratë se të gjithë gazsjellësit dhe naftësjellësit e projektuar kalojnë dhe duhet të kalojnë nga territori turk për shkak të pozicionit ekskluziv gjeografik. Pavarësia energjetike e Europës nga Rusia pa Turqinë, është një mision i pamundur.
Ka diçka, që nuk shkon në politikën dhe në qëndrimet e BE lidhur me anëtarësimin e Turqisë. Kjo është kaq evidente, sa që 16 ministra të jashtëm të vendeve anëtare të BE, publikuan në 29 qershor të vitit 2012 një artikull të përbashkët me titull: “BE dhe Turqia: Më të fuqishëm së bashku”. Në këtë artikull, ndër të tjera, shkruhet: “Në një kohë kur BE përballet me sfida ekonomike dhe me pa stabilitet në rritje në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet tona me Turqinë vlejnë më shumë se kurrë. Turqia u ofron fqinjëve të saj një shembull ndërkombëtar të një shteti sekular dhe demokratik. Ashtu si Turqia duhet të plotësojë detyrimet e saj ndaj BE, ashtu dhe BE duhet të plotësojë detyrimet e saj ndaj Turqisë”. Nënshkruesit e artikullit të përbashkët janë ministrat e jashtëm të Italisë, Britanisë së Madhe, Suedisë, Finlandës, Spanjës, Estonisë, Hungarisë, Polonisë, Portugalisë, Bullgarisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Gjermanisë, Letonisë dhe Lituanisë.
Diplomacia e më shumë se gjysmës së shteteve anëtare e pranon publikisht se ka diçka, që duhet të ndryshojë në marrëdhëniet mes BE dhe Turqisë. Kjo është në të mirë të Europës, siç është në të mirë edhe të Aleancës Atlantike, sepse kufiri lindor i Turqisë është kufi lindor i NATO-s, dhe duke qenë kufi i NATO-s, ai ka sigurinë për të qenë edhe kufi lindor i vetë BE.
Çështja shtrohet sidomos në planin gjeostrategjik dhe global, sepse BE nuk mund të luajë rolin, që aspiron, dhe as të realizojë ambiciet e tij si një fuqi globale, nëse mban jashtë dyerve të veta Turqinë, e cila është një potencial i madh ekonomik, financiar, ushtarak dhe gjeostrategjik. Mbajtja jashtë e Turqisë është vetëkufizim i rolit të BE, i cili vështirë se mund të realizojë një rol protagonisti në Lindjen e Mesme apo në Azinë Qendrore apo në detin e Zi apo në pellgun e Mesdheut, pa Turqinë. Lojërat strategjike të fuqisë janë në zhvillim e sipër dhe nuk duhet të ngurosen në paragjykime ideologjike, kulturore apo fetare, të cilave u ka perënduar koha me shekullin e kaluar.
Ndaj “shakaja” diplomatike e kryeministrit të Turqisë është një kujtesë në kohën e duhur dhe shpresat janë që ata, të cilët marrin vendimet në BE, të reflektojnë në qëndrimin e tyre për procesin e pranimit të Turqisë, për hir të së ardhmes dhe të perspektivës së vetë BE dhe të rolit të tij në botë.


SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatik“RUAJTJA E KOSOVËSNËN SERBI”, VAMPIRIZIM I POLITIKËS KOLONIALISTE TË SLOBODAN MILOSHEVIQITNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.29.2012)
Ambasadori amerikan i përgjigjet Veton Surroit"ZVARRANIKU NGA OZI"Nga KRISTOFER DELL (07.28.2012)
MBRETËRESHA E FRANCËS DHE KRYEMINISTRI YNËNga ELVIN LUKU (07.28.2012)
In memoriamALI PODRIMJA (1942-2012)Nga Don LUSH GJERGJI (07.26.2012)
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE POLITIKA E JASHTME AMERIKANENga FRANK SHKRELI (07.25.2012)
MEDITIME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISËNga RESHAT KRIPA (07.24.2012)
DREJTUESIT E RINJ RECIDIVISTË TË SERBISËNga SHABAN MURATI (07.23.2012)
NË NDERIM TË SË VËRTETËSNga ESHREF YMERI (07.22.2012)
MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDENga ELIDA BUÇPAPAJ (07.22.2012)
I SHTYPURI SHTYPNga REDAN BUSHATI (07.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]