E Djelë, 10.20.2019, 10:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TURPET E KOMBEVE TË BASHKUARA
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 07.31.2012, 07:29am (GMT+1)



Javën që kaloi, Seketari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon bëri një turne diplomatik në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërkohë që gjatë vizitës në Bosnje ai u bë udhëheqsi i parë i organizatës botërore që vizitoi Srebrenicën, vendin e masakrës më të madhe në Evropë ç'prej Luftës së Dytë Botërore. Aty, në Korrik të vitit 1965, forcat serbe vranë rreth 8000 boshnjakë muslimanë, zonë kjo që ishte caktuar si një ''zonë e sigurt' për strehim të civilëve nga Kombet e Bashkuara. Në një mënyrë, Sekretari i Përgjithshëm pranoi dështimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) gjatë luftës në Bosnje dhe pjesë të tjera të Ballkanit, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar duhej të bënte më shumë që të ndalonte masakrën e Srebrenicës. ''Unë jam para jush këtu me një hidhërim të madh, keqardhje e pendim të thellë. Besoj se nuk ka asnjë vend tjetër në botë më të vështirë për tu vizituar nga një udhëheqës i Kombeve të Bashkuara se sa Srebrenica'', tha z. Ban ki-Moon gjatë vizitës së tij atje. Ai shtoi se ''Srebrenica është një ndër kapitujt më të errët të historisë moderne'', ku sipas tij, ''Kombet e Bashkuara nuk zbatuan përgjegjësitë e tyre dhe komuniteti ndërkombëtar nuk ndaloi gjenocidin.'' Këjo ishte një deklaratë e saktë dhe siç duket, Ban Ki-Moon me këtë prononcim, sinqerisht dhe me përulësi pranoi turpin e mos veprimit të Kombeve të Bashkuara gjatë luftës dhe masakrave serbe në Bosnje.

Edhe vizita në Kosovë ishte e para nga një Sekretar i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara ç'prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 2008. Ai në Prishtinë nuk u prit me ceremoni shtetërore, pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe siç duket ai nuk dëshironte të shqetësonte shumë Beogradin me vizitën e tij në Prishtinën zyrtare. Në Kosovë ai u takua me udhëheqsit e vendit dhe me përfaqsues të UNMIK-ut, për të cilën organizatë ai tha se është gjithnjë e nevojshme. Por realiteti është se vizita e Ban Ki-Moon në Kosovë ishte simbolike, pa asnjë arritje të dukshëme -- pasi agjë as nuk pritej -- e ku ai vetëm përsëriti thirrjen që tani është bërë e mërzitshme nga të gjithë, për dialog midis Shqiptarëve dhe Serbëve, në lidhje me ''çështjen delikate dhe të ndërlikuar në veri të Kosovës.'' Ban Ki-Moon arrijti në Kosovë nga Beogradi ku presidenti i ri serb, Tomisllav Nikoliq i kërkoi atij që ''të respektojë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën'', megjithëse Kosova është njohur tani shtet i pavarur nga fuqitë e mëdha kryesore perëndimore, 91 vende anë e mbanë botës. Gjithashtu, presidenti serb u shpreh se dëshiron pjesmarrjen e Kombeve të Bashkuara në bisedimet e ardhëshme që mund të mbahen midis Kosovës e Serbisë.

Duke marrë parasyshë rolin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Ballkan si bashk-autore me Serbinë, që kanë shkruar “kapitullin më të errët të historisë moderne’’, përfshirë edhe Kosovën, udhëheqsit e Kosovës duhet që me çdo mjet t'u rezistojnë presioneve për të përfshirë Kombet e Bashkuara në çfarëdo bisedimesh që mund të planifikohen në të ardhmen, midis Kosovës e Sërbisë. Efikasiteti i punës së OKB-s në Kosovë është parë tashmë. Po mos të ndërhynte NATO-ja në Kosovë, dhe po të pritej ndërhyrja e Kombeve të Bashkuara për të ndaluar masakrën e shqiptarëve të Kosovës dhe shpërnguljen e detyruar të tyre nga trojet e veta nga forcat serbe të regjimit të Millosheviqit, Kosova do të ishte sot pothuaj pa shqiptarë. Në atë kohë, shumë analistë përendimorë dhe të tjerë mendonin se Srebrenica, me gjithë vetitë e saj si një masakër e tmershme e kohërave moderne, do të dukej si një piknik në krahasim me atë që mund të ndodhte në Kosovë po të mos kishte ndërhyrë NATO-ja për të shpëtuar popullësinë shqiptare të Kosovës nga forcat kriminele serbe.

Nuk jam i sigurt se çfarë roli luan gjithnjë UNMIK-u në Kosovë sot, por jam i sigurt se ai nuk duhet të luaj kurrfarë roli përsa u përket bisedimeve të ardhëshme midis Kosovës e Serbisë. Këto bisedime duhet të jenë një dialog midis dy shteteve të pavarura. Nikoliqi kërkon pjesmarrjen e OKB-ës në ato bisedime. Një gjë që e dëshiron Serbia, nuk do mend, se është kundër interesave të Kosovës. Pjesëmarrja e Kombeve të Bashkuara në bisedime të tilla nuk do të ishte në interes të Kosovës, dhe mund të përfundojë në një turp tjetër të OKB-së me pasoja të rënda që mund të dëmtonte rëndë arritjejt e deritanishme të shtetit të Kosovës.
Gabimet dhe mos veprimet e Kombeve të Bashkuara në kohën e duhur në Bosnje dhe Kosovë në fund të shekullit të kaluar, për të parandaluar masakrat, nuk janë pa precedencë gjatë historisë së OKB-ës, madje edhe me pasoja më të rënda se në Ballkan. Shembulli i fundit dhe më konkret që e shohim çdo natë në ekranet e televizionit është Siria. Kemi të bëjmë me një regjim diktatorial që është duke përdorur gjithë arsenalin ushtarak të tij të furnizuar nga Rusia, përfshirë aeroplanë, helikopterë dhe tanke kundër popullësisë së tij civile duke vrarë deri tani, sipas aktivitëve, rreth 18-mijë veta, përfshirë gra e fëmij -- dhe Kombet e Bashkuara gjithnjë debatojnë dhe tregojnë hesitim për të ndërhyrë, ashtu siç ndodhi edhe gjatë luftërave në Ballkan. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është i ndarë: vendet përendimore duan ndërhyrje të menjëhershme për të laguar nga detyra presidentin Asad dhe për shpëtuar popullsinë civile të Sirisë nga sulmet e pamëshirë të forcave të tij. Rusia dhe Kina nga ana tjetër, vendosmërisht kundështojnë përpjekjet e vendeve perëndimore për të ndërhyrë në Siri, duke e bërë kështu të pamundur ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur popullsinë civile.

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Moon tha në Srebrenicë se ''nuk dëshiroj që ndonjëri prej pas-ardhësve të mi, 20-vjetë më vonë, të vizitojë Sirinë dhe të kërkojë falje për ato që mund të kishim bërë për të mbrojtur civilët në Siri, por që nuk jemi duke i bërë'', shtoi ai. ''Kurrë më Srebrenicë'', tha ai në Bosnje, por “Srebrenica’’ po shfaqet në Siri dhe para syve dëshmitarë të të gjithë botës, dhe organizata që kryeson Ban Ki-Moon nuk po çanë aspak kokën. Janë të njëjtat vende anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-ës – Rusia dhe Kina—që kundërshtonin ndërhyrjen ndërkombëtare në Bosnjë dhe në Kosovë për të ndaluar masakrat atje dhe që kundërshotojnë edhe sot nëdryrjen në Siri. Shitja e armëve ruse regjimit të Asadit ka më shumë rëndësi!?

Si rrjedhim, katastrofa e vazhdueshme e popullit të Sirisë nuk ka të ngjarë të marrë fund së shpejti. Këjo sepse, presidenti rus Putin do që me çdo kusht të kontrollojë bazën detare siriane në Tartus dhe interesat gjeopolitike të Moskës në Mesdhe. Rusia, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe partnerja e saj në atë Këshill, Kina, ashtu si në të kaluarën -- do të vazhdojnë të përdorin veton dhe të blokojnë çdo masë serioze kundër regjimit të Asad-it, pasi për ta, mbështetja për diktarorët si Asadi, Millosheviqi e të tjerë, ka më rëndësi se jeta e njerëzve të pafajshëm.

Masakrat në Bosnje dhe në Kosovë, gjatë viteve '90 dhe lufta e regjimit sirian kundër popullit të vet sot, është një kujtesë e gjallë dhe e përhershme se çfarë ndodhë kur jeta e njerëzve nën diktaturë dhe fati i popujve të shtypur është në duarë të diplomatëve të Kombeve të Bashkuara.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHAKAJA DIPLOMATIKE E KRYEMINISTRIT TURK DHE BENga SHABAN MURATI (07.30.2012)
Barometri diplomatik“RUAJTJA E KOSOVËSNËN SERBI”, VAMPIRIZIM I POLITIKËS KOLONIALISTE TË SLOBODAN MILOSHEVIQITNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.29.2012)
Ambasadori amerikan i përgjigjet Veton Surroit"ZVARRANIKU NGA OZI"Nga KRISTOFER DELL (07.28.2012)
MBRETËRESHA E FRANCËS DHE KRYEMINISTRI YNËNga ELVIN LUKU (07.28.2012)
In memoriamALI PODRIMJA (1942-2012)Nga Don LUSH GJERGJI (07.26.2012)
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE POLITIKA E JASHTME AMERIKANENga FRANK SHKRELI (07.25.2012)
MEDITIME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISËNga RESHAT KRIPA (07.24.2012)
DREJTUESIT E RINJ RECIDIVISTË TË SERBISËNga SHABAN MURATI (07.23.2012)
NË NDERIM TË SË VËRTETËSNga ESHREF YMERI (07.22.2012)
MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDENga ELIDA BUÇPAPAJ (07.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]