VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TURPET E KOMBEVE TË BASHKUARA Nga FRANK SHKRELI E Martë, 07.31.2012, 07:29am (GMT1)
Edhe vizita në Kosovë ishte e para nga një Sekretar i Përgjithëshëm i Kombeve
të Bashkuara ç'prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 2008. Ai në Prishtinë
nuk u prit me ceremoni shtetërore, pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk e
njeh pavarësinë e Kosovës dhe siç duket ai nuk dëshironte të shqetësonte shumë
Beogradin me vizitën e tij në Prishtinën zyrtare. Në Kosovë ai u takua me
udhëheqsit e vendit dhe me përfaqsues të UNMIK-ut, për të cilën organizatë ai
tha se është gjithnjë e nevojshme. Por realiteti është se vizita e Ban Ki-Moon
në Kosovë ishte simbolike, pa asnjë arritje të dukshëme -- pasi agjë as nuk
pritej -- e ku ai vetëm përsëriti thirrjen që tani është bërë e mërzitshme nga
të gjithë, për dialog midis Shqiptarëve dhe Serbëve, në lidhje me ''çështjen
delikate dhe të ndërlikuar në veri të Kosovës.'' Ban Ki-Moon arrijti në Kosovë
nga Beogradi ku presidenti i ri serb, Tomisllav Nikoliq i kërkoi atij që ''të
respektojë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën'', megjithëse Kosova është njohur
tani shtet i pavarur nga fuqitë e mëdha kryesore perëndimore, 91 vende anë e
mbanë botës. Gjithashtu, presidenti serb u shpreh se dëshiron pjesmarrjen e
Kombeve të Bashkuara në bisedimet e ardhëshme që mund të mbahen midis Kosovës e
Serbisë. Duke marrë parasyshë rolin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Ballkan si bashk-autore me Serbinë, që kanë shkruar "kapitullin më të errët të historisë moderne'', përfshirë edhe Kosovën, udhëheqsit e Kosovës duhet që me çdo mjet t'u rezistojnë presioneve për të përfshirë Kombet e Bashkuara në çfarëdo bisedimesh që mund të planifikohen në të ardhmen, midis Kosovës e Sërbisë. Efikasiteti i punës së OKB-s në Kosovë është parë tashmë. Po mos të ndërhynte NATO-ja në Kosovë, dhe po të pritej ndërhyrja e Kombeve të Bashkuara për të ndaluar masakrën e shqiptarëve të Kosovës dhe shpërnguljen e detyruar të tyre nga trojet e veta nga forcat serbe të regjimit të Millosheviqit, Kosova do të ishte sot pothuaj pa shqiptarë. Në atë kohë, shumë analistë përendimorë dhe të tjerë mendonin se Srebrenica, me gjithë vetitë e saj si një masakër e tmershme e kohërave moderne, do të dukej si një piknik në krahasim me atë që mund të ndodhte në Kosovë po të mos kishte ndërhyrë NATO-ja për të shpëtuar popullësinë shqiptare të Kosovës nga forcat kriminele serbe.
Nuk jam i sigurt se çfarë roli luan gjithnjë UNMIK-u në Kosovë sot, por jam i
sigurt se ai nuk duhet të luaj kurrfarë roli përsa u përket bisedimeve të
ardhëshme midis Kosovës e Serbisë. Këto bisedime duhet të jenë një dialog midis
dy shteteve të pavarura. Nikoliqi kërkon pjesmarrjen e OKB-ës në ato bisedime.
Një gjë që e dëshiron Serbia, nuk do mend, se është kundër interesave të
Kosovës. Pjesëmarrja e Kombeve të Bashkuara në bisedime të tilla nuk do të
ishte në interes të Kosovës, dhe mund të përfundojë në një turp tjetër të
OKB-së me pasoja të rënda që mund të dëmtonte rëndë arritjejt e deritanishme të
shtetit të Kosovës.
Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Moon tha në Srebrenicë se ''nuk dëshiroj që
ndonjëri prej pas-ardhësve të mi, 20-vjetë më vonë, të vizitojë Sirinë dhe të
kërkojë falje për ato që mund të kishim bërë për të mbrojtur civilët në Siri,
por që nuk jemi duke i bërë'', shtoi ai. ''Kurrë më Srebrenicë'', tha ai në
Bosnje, por "Srebrenica'' po shfaqet në Siri dhe para syve dëshmitarë të të
gjithë botës, dhe organizata që kryeson Ban Ki-Moon nuk po çanë aspak kokën.
Janë të njëjtat vende anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-ës Rusia dhe
Kina"”që kundërshtonin ndërhyrjen ndërkombëtare në Bosnjë dhe në Kosovë për të
ndaluar masakrat atje dhe që kundërshotojnë edhe sot nëdryrjen në Siri. Shitja
e armëve ruse regjimit të Asadit ka më shumë rëndësi!?
Masakrat në Bosnje dhe në Kosovë, gjatë viteve '90 dhe lufta e regjimit sirian
kundër popullit të vet sot, është një kujtesë e gjallë dhe e përhershme se
çfarë ndodhë kur jeta e njerëzve nën diktaturë dhe fati i popujve të shtypur
është në duarë të diplomatëve të Kombeve të Bashkuara. FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |