E Premte, 03.29.2024, 07:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
VRITET EDHE NJËHERË AT ANTON HARAPI
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 08.03.2012, 06:15am (GMT+1)



Ditët e fundit lexova një intervistë që historiani dhe ish-diplomati i njohur shqiptar Pëllumb Xhufi i kishte dhënë gazetës ''Shqip''. Me të thënë të drejtën pasi e mbarova së lexuari, intervista më la një shije të hidhur në gojë dhe më krijoi një zbrazëti në shpirt e në zemër për nga përmbajtja dhe fjalët e gjuhë-urrejtjes të historianit Xhufi.

Siç thotë edhe At Daniel Gjeçaj në një shkrim për At Anton Harapin, nuk është qëllimi im që të gjykoj ''gabimin e madh'' që sipas armiqëve të tij ka bërë Anton Harapi me pranimin e Regjencës, pasi këjo duhet të lihet në dorë të historianëve të pa-anshëm. Dhe as nuk është objektivi im që të polemizoj me profesor Xhufin ose të tjerë të të njëtit kallëp, pasi këjo punë është bërë bozë tani e 20-vjetë pas rënjës së komunizmit. Njeriu pret më shumë nga intelektualët në këtë periudhë të historisë së kombit shqiptar. Fat i keq ky për Shqipërinë! Dëm i madh historik e kombëtar kur historia e shqiptarëve edhe sot pas 20-vjetëve trajtohet nga pseudohistorianë, ideologë e demagogë.

Profesori amerikan i universitetit Kolumbia, Richard Carrier thotë në një artikull të para disa viteve, ndërsa shkruan në përgjithësi mbi rolin e historianit në shoqëri se, ''pseudo-historianët të cilët janë të lidhur me një të kaluar falso, mund të jenë të gatëshëm të përdorin forcën ose frikësimet për të kontrolluar mendjen dhe kujtesën e popullit, e që në të vërtetë këjo dukuri është një veti përcaktuese e një periudhe të errët.'' Profesori Carrier vazhdon duke thënë se ''një shoqëri e mbërthyer nga pseudo-historia është viktimë e një psikoze shoqërore. Ajo shoqëri do të vuaj nga një mungesë kujtese dhe si e tillë do ta çojë atë drejtë një gjëndje hutimi, dëshpërimi dhe në një cikëli sjelljesh vet shkatërrimi...Pseudo-historia i ofron shoqërisë një ''përfitim'' të vetëm, e që është mundësia për ta manipuluar atë dhe nga e cila përfitojnë vetëm ata që janë në fuqi.'' Nga ana tjetër, sipas Profesorit Carrier, ''Historia e vërtetë ofron përfitime për të gjithë. Bazuar në historinë e vërtetë'', thotë ai, ''ne do të mësojmë se vërtetë kush jemi dhe jot ë na imponohet diçka që dikush tjetër dëshiron që ne të jemi. Do të kuptojmë më mirë humanizmin jashtë syzeve të rrejshëm të një kulture ose ideologjie të vetme të pseudo-historianit. Pofesori Carrier përfundon duke thënë se ndoshta, të armatosur me këtë dijeni e njohuri të historisë së vërtetë, ''ne nuk do të përsërisim gabimet e së kalurës'', pasi pseudo-historia dhe përfaqsuesit e saj, sipas tij, nuk na japin informacione të dobishme as për ne as për universin tonë dhe si e tillë, ''pseudo-historia nuk na përgatitë për të ardhmen.''

Intervista e Profesor Xhufit nuk është e para e këtij lloji dhe ma merr mendja as e fundit nga historianë e intelektualë shqiptarë. Edhe të tjerë historianë dhe akademikë shqiptarë të historiografisë komuniste kanë shkruar dhe vazhdojnë të denigrojnë figura të shquara të kombit dhe të Kishës Katolike, të kulturës, historisë, duke filluar nga At Gjergj Fishta. Siç mund të shihet nga këjo intervistë e profesor Xhufit, fatkeqsisht historia shqiptare ende shikohet me syzat e ''pseudo-historisë'' së doktrinës së një shoqërie enveristo-komuniste, ku gjithnjë mbretëron fanatizmi dhe inati sidomos ndaj figurave të Kishës Katolike, në këtë rast At Anton Harapi, duke i paraqitur ata si "˜"armiq të popullit'' dhe "˜'kvisling''.

I nderuar profesor Zhufi. Në qoftë se At Anton Harapi, At Gjergj Fishta e të tjerë i shërbyen fashizmit, ç'mund të thoni ju për historianët, diplomatët, shkrimtarët dhe intelektualët , të cilët me përvujtëri i shërbyen komunizmit ndërkombëtar envero- stalinist, jo për dy tre vjet, por për pothuaj 50-vjet?

Shqetësues është gjithashtu fakti se pas prononcimeve të tilla nga historianë e akademikë shqiptarë nuk ka asnjë reagim kundërshtues -- të pakën përsa kam parë unë -- nga intelektualë, akademikë ose analistë e gazetarë. Një përjashtim kësaj radhe ishte përgjigjëja dinjitoze e Don Gjergj Metës, zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, artikull i cili u botua në gazetën Panorama.

Pa dashur të lodh lexuesin, le të kthehemi shkurtimisht tek At Anton Harapi. Në intervistën e tij, Profesor Pëllumb Xhufi deklaron në personin e tij si historian dhe diplomat se "Duhet të ndahet kufiri mes atdhetarisë dhe tradhtisë ndaj kombit". Dhe pak mëtej akuzon dhe hedhë baltë mbi figurën e Anton Harapit duke thënë se, ''Çohen në piedestal lloj-lloj klerikësh katolikë, ithtarë të Shqipërisë së "kantoneve", deri edhe frati-kuisling Anton Harapi''.

I nderuar Profesor Zhufi, At Anton Harapi nuk ishte një çfardo "˜'lloj-lloj kleriku katolik''. Ai ishte njër ndër më të mirët e klerit katolik shqiptar. Besoj se e dini mirë se këjo ishte arsyeja se pse regjimi i Enver Hoxhës e dënoi atë me pushkatim në vitin 1946, jo se ishte ndonjë patriot gjysmak -- varri i të cilit nuk dihet as sot. E këjo është edhe sot arsyeja që personi dhe vepra e At Anton Harapit vahydon të ssulmohet e të "vritet''. Për më tepër, At Anton Harapi nuk ishte "ithtar i Shqipërisë së kantoneve'', siç thoni ju. Po të merrsh guximin e të lexosh madje edhe një shkrim të vetëm të tij, do të mbetesh i bindur se At Anton Harapi ishte sinqerisht i përkushtuar për fatin e kombit shqiptar. Ndoshta njeriut i mjafton të lexojë fjalimin klasik "˜'Ndalnju, ku veni o burra?!'' të At Anton Harapit në Shkodër para arkivoleve me trupat e Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit kur po përcilleshin për në Gjirokastër e Leskovik më 14 shtator 1936, për t'u bindur se ai nuk ishte as tradhtar as "˜'ithtar i Shqipërisë së kantoneve''. Ndër të tjera ai iu drejtua turmës me këto fjalë:

"Zotnij të ndritshëm! Nuk due t'u ndali ma, keni udhë të gjatë. Mirrni keto visare të çmueshme, e shkoni. Por para se të niseni, eni këtu, e mbi këta eshtën, shembllesë ideali, force dhe bashkimi, t'i a shtrijmë dorën shoqishojt, Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtenë, e me besën e burrave, me besën shqiptare, të lidhemi për t'ia mbajtë Shqiptarit të paprekun nji Zot të vërtetë, nji Atdhe të lumtun, për ta bam Shqipninë e re, të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skanderben. T'i diftojmë, po botës, se Shqiptarët janë njimend burra, se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamendanë e të krishtenë, e njiheri Shqiptarë të njimendët.''

At Anton Harapi citohet të ketë thënë: "A e dini se çdo ndërtese i vihen themelet n'dhe? Edhe pse në varr, ne hijshëm duhet të jemi gurt e themelit të njasajë binaje të cilën sot e quajmë Shqypni''.

Megjithëse i pushkatuar dhe i vrarë për gjalli e sot edhe për së vdekuri mduke hedhur baltç mbi të, dhe varri i të cilit nuk dihet, At Anton Harapi ishte dhe mbetet një gur themel i hijshëm i binajes të cilën sot e quajmë Shqipëri dhe i mbarë kombit shqiptar.


At Anton Harapi në burgun e diktaturës komuniste, sipas artistit Pjerin Shëldija

At Anton Harapi në gjyq


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURPET E KOMBEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (07.31.2012)
SHAKAJA DIPLOMATIKE E KRYEMINISTRIT TURK DHE BENga SHABAN MURATI (07.30.2012)
Barometri diplomatik“RUAJTJA E KOSOVËSNËN SERBI”, VAMPIRIZIM I POLITIKËS KOLONIALISTE TË SLOBODAN MILOSHEVIQITNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.29.2012)
Ambasadori amerikan i përgjigjet Veton Surroit"ZVARRANIKU NGA OZI"Nga KRISTOFER DELL (07.28.2012)
MBRETËRESHA E FRANCËS DHE KRYEMINISTRI YNËNga ELVIN LUKU (07.28.2012)
In memoriamALI PODRIMJA (1942-2012)Nga Don LUSH GJERGJI (07.26.2012)
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE POLITIKA E JASHTME AMERIKANENga FRANK SHKRELI (07.25.2012)
MEDITIME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISËNga RESHAT KRIPA (07.24.2012)
DREJTUESIT E RINJ RECIDIVISTË TË SERBISËNga SHABAN MURATI (07.23.2012)
NË NDERIM TË SË VËRTETËSNga ESHREF YMERI (07.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]