E Martë, 04.23.2024, 07:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
KOSOVA NUK KA NEVOJË PËR “LEKSIONE” TË TEHERANIT, AS TË SERBISTANIT, POR VETËM TË UASHINGTONIT!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Premte, 08.10.2012, 07:34am (GMT+1)



 
*** Parulla demagogjike "jemi vëllezër myslimanë" për nga feja (që nënkupton përçarjen, përvetësimin, mashtrimin dhe sfidimin e shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Shqipërinë etnike), nuk ka kurrfarë peshe te shqiptarët qoftë të besimitmysliman, katolik apo ortodoks, sepse feja e tyre e përbashkët është KOMBI SHQIPTAR dhe SHQIPËRIA ETNIKE. Në këtë kuptim, nuk mund të "fusin spica" të pëçarjes së shqiptarëve mbi bazënfetare, as Irani, as Stambolla, as Athina, as  Beogradi, as Moska etj., sepse shqiptarët (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë) në shekuj, kurrënjëherë nuk kanë pasur konflikt ndërfetar ngase gjithmonë i ka bashkuardhe afruar vetëdija, ideali dhe ndërgjegjja e lartë kombëtare dhe atdhetare shqiptare, si dhe lufta e përbashkët për liri dhe për pavarësi nga pushtuesit e huaj, duke u bazuar në amanetin e pavdekshëm të Vaso Pashë Shkodranit: "Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria". Kjo është KRYEVLERA fetare, politike, kombëtare, atdhetare, vëllazërore dhe  paqësore, të cilën, edhe sot, shqiptarët eruajnë dhe e mbrojnë si sytë e ballit. Prandaj, për çdo lloj provokimi (qoftë mbi bazën fetare, qoftë mbi atëpolitike)  të kësaj vlere të shtrenjtëdhe të shenjtë, SHQIPTARËT në çdo çast e kanë përgjigjën  UNIKE si KOMB SHQIPTAR (myslimanë+katolik+ortodoks). Kjo është  vlera e tyre sublime, që në shekuj i ka mbrojtur nga  rrebeshet dhe nga stuhitë e sunduesve dhe të armiqve të ndryshëm të egër kolonialistë. Kjo është "vija e kuqe", të cilën shqiptarët (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë) nuk lejojnë dhe nuk pranojnë që të davaritet për asnjë çmim.


 

 
***Politika dhe diplomacia e Iranit, duhet ta kenë të qartë se shqiptarët në Kosovë (myslimanë, katolikë dheortodoksë, të gjithë këta vëllezër për nga gjaku, gjuha, kombi, kultura,historia, tradita, zakonet, atdheu etj.) nuk pranojnë që  me Serbinë kolonialiste, ta negociojnëlirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, sepse mjaft kanë qenë plaçkë koloniale e Serbisë,që nga vjeshta e vitit 1912 e deri më 10 qershor 1999, kur përfundimisht Kosova vihet nën mandatin juridik ndërkombëtar të OKB-së (UNMIK), sipas Rezolutës 1244të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që përfshin edhe NATO-n (KFOR). Pikërisht në këtë datë të shënuar historike për shqiptarët, njëherë e përgjithmonë mori fund sundimi barbarik, gjenocidal dhe kolonial 100-vjeçar i Serbisë mbi Kosovën e Shqipërisë etnike.

 

Ndaj "leksionet" diplomatike tëIranit( të shpaluara nga Ali Amouei, ambasador i Iranit në Shqipëri) nuk u nevojitenshqiptarëve të Kosovës, kur është fjala që të pajtohen me Serbinë (ashtu si ukonevnon interesave të politikës hegjemnoniste dhe imperialiste të  Serbisë dhe të Rusisë, si  dhe aleatëve të tyre ndërkombëtarë), sepseUashingtoni  e ka fjalën kryesore,Uashingtoni është   pararoja,"instruktori"  dhe shpëtimtarikryesor  i tyre dhe i Kosovës, sepse aika sakrifikuar, investuar dhe kontribuar më së shumti (si në kohë lufte, ashtuedhe në kohë paqeje), që sot Kosova, të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane, joSerbia, as Rusia, as Kina , as Arabia, as Kuba e as Irani... etj.

 

Kontestimii pavarësisë së Kosovës-justifikim i politikës kolonialiste të Serbisë mbiKosovën!

 

Të gjithë ata, që  mbështesin tezat dhe qëndrimet e politikëszyrtare të Beogradit, të Moskës, të Pekinit, të Teheranit...etj.,  se kinëse pavarësimi i Kosovës shqiptare  ka dëmtuar interesat e Serbisë, si dhe  ka vënë në pikëpyetje, qëndrueshmërinë, paqen dhe sigurinë në Ballkan, nuk  janë dashamirë, as mbështetës së Kosovës sëpavarur dhe sovrane, por vetëm  përkrahëstë politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë në disfavor të sëdrejtës së vetëvendosjes, të drejtësisë, të lirisë, të paqes dhe të pavarësimit të Kosovës shqiptare.

 

Prandaj, u erdhi mirë apo keq të tëgjithë oponentëve dhe  kontestuesve tëpavarësisë së Kosovës, -Vëllezër, miq dhe dashamirë të shqiptarëve në Kosovë,janë Amerika, NATO-ja dhe aleatët e tyre evro-perëndimorë, që çliriuan dheshpëtuan  mbi 2 milionë shqiptarë ngaagresioni dhe nga  gjenocidi i Serbisë sëSlobodan Milosheviqit (1998/1999), jo askush tjetër, që hiqen si vëllezër tëshqiptarëve në emër të fesë islame për të përfituar për interesa të ndryshme politike, me qëllim që t'idistancojnë dhe t'i izolojnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tëpartnerëve të saj tradicionalë. Mirëpo, kjo "llogari pa hanxhiun" e fundamentalizmave dhe e ekstremizave islamikënuk do të jetësohet kurrë ngase Kosova gjeografikisht dhe gjeopolitikishtndodhet në Ballkan, jo në Lindjen e Afërt, të Mesme a të Largët, as në Afrikë eas në Azi.

 

-Kush dëshiron që të ketëlidhje të ngushta dhe marrëdhënie të mira dhe miqësore me shqiptarët, së pari,duhet ta kuptojë drejt e qartë këtë amanet historik të patriotit të madhshqiptar, Vaso Pashë Shkodrani: "MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, SE FEJA ESHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA"!

 

Ndryshe nuk mund të ketë marrëdhënie të mira me shqiptarët,(edhe pse  u përkasin tre konfesionevefetare mysliman, katolik dhe ortodoks), të cilët historikisht në jetën e tyretë pëbashkët kurrnjëherë nuk i kanë përzier (ngatërruar) fetë e tyre  me politikën, me kombin dhe me atdhuen e tyretë shtrenjtë. Nuk ka dyshim se, kjo largpamësi e tyre   ka ndikuar pozitivisht në ruajtjen  dhe në respektimin e tolerances, tëbashkëpunimit dhe të bashkëjetesës  sëshëndoshë kombëtare, politike, fetare dhe atdhetare shqiptare. Një strategji ekëtillë vizionale progresive,  embështetur në vlerat kulminante kombëtare dhe atdhetare, ka luajtur rolin egarantit kryesor, që shqiptarët (edhe pse iu takojnë tri feve të ndryshmemyslimane, katolike dhe orotodokse), të mos përçahen, të mos luftojnë dhe tëmos konfrontohen mbi bazën fetare. Kjo është fitorja   më e madhe e shqiptarëve dhe e Shqipërisëetnike. Nga ky shembull pozitiv unikat në botë, mund të mësojnë  të gjithë ata popuj, që kanë probleme dhekontradikta  ndërmjet konfesioneve tëndryshme fetare.

 

Të përfillet e drejta ndërkombëtare, jopolitika kolonialiste e Serbisë!

 

Sipas së drejtës ndërkombëtare, njohja e një shteti nga një shtettjetër, nuk është akt i detyrueshëm, por akt i vullnetit të mirë dhe iinteresit të ndërsjellë. Ndaj, në rastin konkret të Kosovës, kjo do të thotëse,  edhe Iranin, si dhe shtetet e tjeratë bashkësisë ndërkombëtare, (që ende nuk e kanë njohur  Kosovën), askush nuk mund t'i detyrojë që tanjohin  Republikën e pavarur të Kosovës,nëse ato kanë dilemat dhe rezervat e tyre politike, diplomatike etj.

 

Në këtë vështrim, edheRepublika Islamike e Iranit ka të drejtën e saj, ta njohë apo  mos ta njohështetin e ri të pavarur të Kosovës. Mirëpo, shkak për mosnjohjen e deritashme të Kosovës nga ana e Iranit,nuk mund të konisderohet "zgjidhja e njëanshme, afatshkurtër, epaqëndrueshme  dhe e imponuar njërës palë"(domethënëSerbisë mh), ashtu siç ka pohuar  ambasadori Iranian në Tiranë, Ali Amouei,sepse  kjo është tezë e falsifikuar dhe epaqëndrueshme e politikës  dhe ediplomacisë serbe, në saje të së cilës Beogradi zyrtar  po e kontestondhe po e mohon njohjen e pavarësisë së Kosovës në kundërshtim flagrant meparimet e së drejtës ndërkombëtare, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së Hagës (22 korrik 2010)  vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk përbën asnjëshkelje të normave, të rregullave dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

 

Rezervat absurde të diplomacisë së Teheranitndaj Kosovës!

 

*** Ali Amouei (ambasador i Iranit në Tiranë),ka deklaruar se: "Ne kemi bindjen se rrugëzgjidhja e qëndrueshme eçështjes së Kosovës janë bisedimet me Serbinë, ndërsa anëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtarduhet të ndihmojnë në lehtësimin e këtyre bisedimeve. Rrugë-zgjidhja e njëanshme dhe e imponuar mund të jetë në interestë njërës palë për një periudhë afatshkurtër, por nuk do të jetë e qëndrueshme." (Pjesë nga Intervista, dhënë gazetës së Tiranës"Shekulli" të datës 5 gusht 2012).

 

Sipas përmbajtjes sëkëtij pasusi, dalin dy mesazhe sugjeruese për politikën dhe për diplomacinë ekrerëve drejtues të Kosovës:  Së pari,të vendosin kontake dhe, të zhvillojnë negociata me Serbinë, kinëse për të gjeturndonjë "zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë" për statusin e Kosovës dhe, sëdyti , të mos ketë "zgjidhje të njëanshme, afatshkurtër dhe tëimponueshme"!?

 

Po,kështu thotë politika zyrtare e Beogradit, se kinëse me pavarësimin eKosovës(17.02.2008), Serbisë iu paskësha "imponuar zgjidhja e njënashme"!? Kjo nukështë e vërtetë, edhe pse Beogradi, Moska dhe Pekini, duke e keqpërdorurKëshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e kanë bllokuar njohjen   ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, nëkundërshtim të plotë me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me parimet e sëdrejtës ndërkombëtare, duke mbrojtur ineteresat koloniale të Serbisë mbiKosovën (1912-1999).

 

Që të mos ketë  keqkuptime dhe keqinterpretime, autori nukpretendon që ta ndryshojë këtë  bindje tëgabuar të diplomacisë së Teheranit ndaj çështjes së Kosovës, por e ka përdetyrë, të vërë në dukje faktet dhe argumentet se, një bindje e tillë, është epapranueshme për shqiptarët e Kosovës ngase është simetrike me "bindjen" dhe meqëndrimet e kursit të politikës, të propagandës dhe të diplomacisë  zyrtare të qarqeve drejtuese të Serbisë, që Kosovës po ia kontestojnë dhe, po ia mohojnë tëdrejtën e vetëvendosjes  si mbibazën  e së drejtës historike mbi Kosovëne Shqipërisë etnike, ashtu edhe  mbi atëtë së drejtës ndërkombëtare, duke e konsideruar si "pjesë të territorit serb",përkatësisht si koloni të saj të dikurshme(1912-1999). Kjo është "zgjidhja eqëndrueshme, afatgjatë e paqësore", që  Serbiapostfestum (me bishtbisedime herë në shkallë "teknike", e së fundi, edhe nënivelin më të lartë shtetëror ) po kërkon t'ia imponojë Kosovës (duke upërpjekur që atë ta rikthejë nën sovranitetin e saj kolonial 100-vjeçar), edhepas pavarësimit të saj më 17 shkurt 2008. Mirëpo, një objektiv të tillëkolonial dhe hegjemonist Serbiamë kurrë nuk ka shans, që ta kapitalizojë në favorin e politikës së sajimeprialiste, sepse, tanimë, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohurnga 91 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.

 

Pra, nuk kemi se çfarë të bisedojmë, as të dakordohemi me Serbinë, kurështë fjala për statusin e pavarësisë së Kosovës, sepse ai, tanimë, ështëmbyllur që nga 17 shkurti 2008, kur Kosova shpallet si shtet i pavarur dhesovran. Këtë gjendje faktike dhe juridike, të bazueshme dhe  të jusitifikueshme sipas normave dhe parimevetë së drejtës ndërkombëtare, e ka konstatuar edhe Gjykata Ndërkombëtare eHagës, më 22 korrik 2010.

 

Kosova si koloni e Serbisë, do të digjteBallkanin!

 

Pavarësisht se çfarë  motivesh, rezervash, bindjesh dhedilemash   politike kanë Irani,Pakistani, Maroko, India, Argjentina..., etj.  lidhur me mosnjohjen e statusit të  Kosovës së pavarur dhe sovrane, ne nuk kemindërmend t'i kërkojmë  falje Serbisë, pse  kemi luftuar për çlirimin, për shpëtimin dhe për pavarësimin eKosovës shqiptare, që të mos ketë mëstatusin kolonial dhe vasal nën Serbi (1912-1999). Nolens volens, e pranoi aponuk e pranoi Serbiakëtë realitetit-shkëputjen e  Kosovës ngasundimi i saj i egër kolonial njëqindvjeçar, kjo është zgjdhja përfundimtare edrejtë, e qëndrueshme dhe paqësore, që në afat të gjatë, do ta qetësojë dhestabilizojë Ballkanin. Çdo zgjidhje tjetër politike në favor të kolonializmit tëSerbisë, do të thoshte luftë, flakë dhe zjarr i pashuar për Ballkanin.

 

Prandaj, nuk ka asnjë dyshim se pavarësimi i Kosovës ngaSerbia kolonialiste (17 shkurt 2008), është zgjidhja më e mirë, më e  drejtë, më racionale dhe më dobiprurërëse jo vetëm për shqiptarët, por për gjithëpopujt e Ballkanit, sepse  është nëfunksion të rujatjes së paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit të Ballkanit, qëështë e ndërlidhur me stabilitetin, me sigurinë dhe me paqen e Evropës.

 

Kjo është e vërteta e qëndrueshmedhe e pamohueshme, të cilën në momentin e rëndësishëm historiko-politik përfatin e Kosovës, e ka pohuar edhe Condoleezza  Rice (ish-sekretarja e Departamentit  Shtetëror Amerikan), duke nënvizuar se  "Vetëm pavarësia e Kosovës  mund të sjellë stabilitetin  në Ballkan"("Only independence for Kosovo canbring stability in the Balkans")!

 

Në këtë kontekst,  diplomacia iraniane nuk ka  pse ta vërë në pikëpyetje pavarësimin eKosovës, ashtu siç është shprehur ambasadori iranian, Ali Amouei se gjoja " kur  autoritetet iraniane të arrijnë nëpërfundimin se njohja e Kosovës i shërben edhe vendosjes së paqes dhestabilitetit në Ballkan, edhe realizimit të të drejtave legjitime të myslimanëve tëKosovës, nuk do të ngurrojnë në njohjen zyrtare të Kosovës."( http://www.shekulli.com.al/website/05.08/2012).

 

Në këtë pasus, është bërë njëprovokim mbi bazën fetare, që nuk ka asnjë lidhje me të drejtënndërkombëtare, kur është fjala për njohjen epavarësisë së Kosovës nga ana e Iranit. Madje, në kuptim të ngushtë, mund tëkuptohet  edhe si kusht për njohjen eKosovës, gjoja Teherani popret "...edhe realizimin e të drejtave legjitime të myslimanëve të Kosovës".(Po aty)!?

 

Lidhur me këtë konstatimtë gabuar, shtrohet pyetja, cilët janë ata myslimanë në Kosovë, që ende nuk po i realizuakanë  të "drejtat e tyre legjitime" sipas  ambasadorit Ali Amouei, kur Kushteta eRepublikës së Kosovës, flet ndryshe, si viojn:

 

" 1. Liria e besimit, endërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar.

 

2. Liria e besimit, endërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për tëmanifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtënpër të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupifetar.

 

3. Askush nuk mund tëdetyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrëpjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin etij/saj.

 

4. Liria e manifestimittë fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë etillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, tëshëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë(Neni 38).

 

 Ndërkaq, në Nenin 39, thuhet:

 

"1. Republika e Kosovëssiguron dhe mbron autonominë fetare dhe monumentet fetare brenda territorit tësaj.

 

2. Konfesionet fetare janëtë lira që të rregullojnë pavarësisht organizimin e vet të brendshëm,veprimtaritë fetare, si dhe ritet fetare.

 

3. Konfesionet fetarekanë të drejtë të themelojnë shkolla fetare dhe institucione bamirëse në pajtimme këtë Kushtetutë dhe me ligj." (http://www.assembly-kosova.org/common/docs/Kushtetuta_sh.pdf).

 

Të gjithë këtaparagrafë, të cituar të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, hudhin poshtë çdo dyshim dhe çdo  tezë hipotetike qëllimkeqe se gjoja në Kosovë"  ekziston mosrealizimi i të drejtavelegjitime të myslimanëve". Përkundrazi, ashtu siç thuhet në mënyrë taksative nëKushtetutën në fuqi, "liria e besimit, e ndërgjegjes, e fesës, është egarantuar, jo vetëm për myslimanët, por për të gjitha konfesionet fetare nëKosovë.

 

Në këtë pikëvështrim nukka se çfarë të spekulohet me  të drejtate myslimanëve të Kosovës, kur dihet se shumica dërrmuese e tyre janë pjesëtarë të këtijkonfesioni, të cilët (ashtu si konfesionet e tjera fetare) në mënyrë të plotë i gëzojnë të drejtat dhe liritë  e tyre fetare sipas kushtetutës dhe ligjit.Prandaj, nuk ekzisotn kurrfarë jusitifikimi i qëndrueshëm i bindjes së gabuartë diplomacisë së Iranit se gjoja për ta njohur pavarësinë e Kosovës, " popritet edhe realizimi i të drejtave legjitime të myslimanëve të Kosovës".!? Ky është nonsense  politik, diplomatikdhe juridik, i papranueshëm për të drejtën ndërkombëtare, kur është fjalapër  zbatimin e procedurës  së njohjes sënjë shteti nga ndonjë shtet tjetër.

 

Të mos shpifetproblemi  mysliman në Kosovë!

 

Pavarësisht se çfarë prêt dhe, çfarë bindje kadiplomacia e Iranit ndaj myslimanëve të Kosovës, në mënyrë që  ta  "kompletojë bindjen" politike dhe diplomatikepër ta njohjur Republikën e Kosovës, në Kosovë nuk ka kurrfarë problemimysliman. Për më tepër, kur dihet se në Kosovë shumica e shqiptarëve i përkasinkonfesionit mysliman, të cilët nuk janë të rrezikuar në asnjë aspekt fetar.Prandaj, myslimanët e Kosovës nukkanë nevojë për paternalizmin  islamik tëIranit dhe, të asnjë shteti tjetër islamik, sepse i gëzojnë dhe i realizojnë të gjitha të drejtat dheliritë fetare të tyre me kushtetutë dhe me ligj. Këtë e di gjithë bota.

 

Pra, për t'u bindur se nuk ekziston një problem i tillë imyslimanëve në Kosovë, ambasadori iranian Ali Amouei mund të shkojë në Prishtinë,që të kontaktojë me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, sidhe me përfaqësues të tjerë zyrtarë të qeverisë së Kosovës për t'u binudratypëraty se myslimanët e Kosovës i gëzojnë të të gjitha të drejtat  dhe liritë e tyre fetare.

 

Fundja, ky elemnt i ndërfutur fetar me prapavijë politikeprovokuese, i shtruar nga diplomati Ali Amouei, sipas së drejtës ndërkombëtare,nuk mund të jetë kurrfarë kushti për njohjen e Republikës së Kosovës.Shqiptarët nuk presin që Irani ose ndonjë shtet tjetër islamik apo jo islamik,ta njohin Kosovën  mbi "bazën fetare",por vetëm mbi bazën  juridike shtetërore(ashtu siç parashikon e drejta ndërkombëtare), domethënë, ta njohë si shtet ejo, assesi si "komunitet mysliman", sepse de fakto dhe de jure, dhe, sipas Kushtetutës në fuqi (15.06.2008),Kosova nuk është shtet islamik, por  "  ështështet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm. Republika e Kosovësështë shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e sajbazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe tëgjithë individëve brenda kufijve të saj."(Shih: Kushtetuta e Kosovës, Neni 1,paragrafët 1 dhe 2, kapitulli I, dispozitat themelore).

 

Thjesht, nëse Iraniështë i interesuar që ta njohë Republikën e Kosovës këtë mund ta bëjë, ashtusiç kanë vepruar 91 shtete të bashkësisë ndërkombëtare me në krye Shtetet eBashkuara të Amerikës,  vetëm  mbi bazën juridike ndërkombëtare sipas parimittë reciprocitetit, ashtu siç parashikon e drejta ndërkombëtare, jo kursesi mbi bazën fetare,  vëllazërore a miqësore, sepse asnjëra prej këtyre elementeve nuk përbëjnë  rregullat, kriteret, standardet dhe parimet esë drejtës ndërkombëtare, kur është fjala për njohjen e një shteti nga ana enjë shteti tjetër. Fundja, në Kosovë nuk jetojnë vetëm shqiptarët myslimanë,por edhe shqiptarët katolikë dhe ortodoksë, si dhe grupe të tjera  siç janë serbët, turqit, kroatët, malazezët,boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptianët goranët etj. Të gjithë këtaqytetarë përbëjnë shtetin unik të Kosovës (jo vetëm shumica dërrmuese eshqiptarëve me përkatësi myslimane). Pra, njohja  e deritashme ndërkombëtare e Kosovës nga 91shtete, është bërë, duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare, jo mbi ndonjëbazë tjetër sipas përkatësisë fetare etj.

 

Sa më sipër, është çështje ebrendshme  e Iranit se, kur do ta njohëRepublikën e Kosovës, por statusi  isaj  ekzistues, në asnjë formë të sëdrejtës ndërkombëtare nuk është i diskutueshëm, ashtu siç po gënjen, poimprovizon  dhe po spekulon politika,propaganda, diplomacia  e Beogradit, eMoskës. Prandaj,  diplomacia e Iranit nukka asnjë arsye valide që të "viktimizohet" nga " e vërteta" e aksitBeograd-Moskë, se gjoja pavarësimi i Kosovës, "është bërë në shpërputhje me tëdrejtën ndërkombëtare".Dhe, për më tepër, sipas tyre, Kosova e pavarur "po e destabilizuakaBallkanin"!? - Kjo nuk është e vërtetë, por vetëm një gënjeshtër e paskrupulltpolitiko-propagandistike  ruso-serbe, tëcilën prerazi e ka hudhur poshtë edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e Kombevetë  Bashkuara, sepse nuk ka të bëjë fareme  zbatimin dhe me përfilljen e sëdrejtës ndërkombëtarem as  me Kartën e Kombevetë Bashkuara, por vetëm interesat kompelementare hegjemoniste dhe imperialistetë Rusisë dhe të Serbisë në Ballkan, dhe më gjerë në Evropë.

 

Derisa Gjykata Ndërkombëtare eDrejtësisë  së  Hagës, më 22 korrik 2010 e ka dhënë verdiktine saj kualifikues pozitiv  jurdikndërkombëtar se  Rezoluta e Parlamentittë Kosovës për shpalljen e Republikës së pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008),nuk është në kolonizion me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, dotë thotë  "kanë rënë ujë" si tëpavlefshme  të gjitha  bindjet, dyshimet, rezervat, ankesat, tezat,pikëpamjet dhe qëndrimet e gabueshme  tëSerbisë, të Rusisë, të Kinës, të Argjentinës, të Iranit, të Libisë, të Kubës,të Sllovakisë, të Spanjës, të Qipros, të Rumanisë, të Greqisë, si dhe tëvendeve të tjera që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.


Prof Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË TRIUMF TJETËR AMERIKAN NË HAPËSIRËNga FRANK SHKRELI (08.08.2012)
KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2012)
DOSJET E SERBISË - LITARI NË QAFËN E KOMBITNga SHABAN MURATI (08.07.2012)
MEDIA SOCIALE DHE LUFTA E RE E FTOHTËNga PHILIP N. HOWARD, Reuters (08.06.2012)
PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSIONNga ELIDA BUÇPAPAJ    (08.04.2012)
VRITET EDHE NJËHERË AT ANTON HARAPINga FRANK SHKRELI (08.03.2012)
TURPET E KOMBEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (07.31.2012)
SHAKAJA DIPLOMATIKE E KRYEMINISTRIT TURK DHE BENga SHABAN MURATI (07.30.2012)
Barometri diplomatik“RUAJTJA E KOSOVËSNËN SERBI”, VAMPIRIZIM I POLITIKËS KOLONIALISTE TË SLOBODAN MILOSHEVIQITNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.29.2012)
Ambasadori amerikan i përgjigjet Veton Surroit"ZVARRANIKU NGA OZI"Nga KRISTOFER DELL (07.28.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]