E Premte, 03.29.2024, 12:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË FAZË E RE NË FUSHATËN PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARA
Nga FRANK SHKRELI

E Djelë, 08.12.2012, 06:40am (GMT+1)



Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara i Partisë Republikane Mit Romni (Mitt Romney) njoftoi të Shtunën kandidatin e tij për nënpresident të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Pas shumë spekulimesh me nja një dyzinë emërash, kandidati republikan për president njoftoi më në fund se ka zgjedhur kongresistin Polë Rajën (Paul Ryan), nga shteti Uiskonsin. Kongresisti Rajën aktualisht është kryetar i Komisionit që merret me buxhetin në Dhomën e Përfaqësuesve dhe është një përkrahës i fortë i pakësimit të deficitit buxhetor dhe të shpenzimeve të qeverisë federale.

Është interesant fakti se 42 vjeçari Polë Rajën, kandidat për nënpresident të Shteteve të Bashkuara, është i të njëjtës moshë sa edhe djali i madh i Mit Romnit, gjë që nuk ndodh shpesh në politikën amerikane.

Duke njoftuar kandidaturën e kongresistit Rajën për nën-president, Zoti Romni e cilësoi vendimin e tij si, ''Një hap tjetër përpara për të ringjallur premtimin e Amerikës, ndërsa vazhdojmë fushatën për një të ardhme më të mirë për vendin. E kam për nder t'u paraqes kandidatin që kam zgjedhur për nënpresidentin e ardhëshëm të Shteteve të Bashkuara, Polë Rajën.'' Ai e cilësoi kongresistin nga shteti Uiskonsin si një ''udhëheqës intelektual i Partisë Republikane, i cili kupton mirë katastrofën financiaro/buxhetore që na pret, nëqoftse nuk ndyshojmë drejtimin''. Zoti Romni tha gjithashtu se një ndër karakteristikat e kandidatit të tij për nënpresident është fakti se ai mund të punojë me antarë të dy partive kryesore në Kongres... dhe se ai nuk i konsideron kundërshtarët e tij si të djallëzuar'', duke shtuar se ''shumë veta nga Partia Demokrate mund të mos jenë dakort mbi shumë çështje (politike dhe ekonomike) me Polë Rajën....por unë nuk njoh asnjë prej tyre që të mos respektojë karakterin dhe gjykimin e tij.''

Kongresisti Polë Rajën, i cili është i favorizuari i krahut të djathtë mbrenda Partisë Republikane, sidomos për çështjet ekonomiko-financiare, menjëherë filloi të kritikojë ashpër politikat e demokratëve në Kongres në përgjithësi dhe të administratës së Presidentit Obama në veçanti, duke thënë se gjatë katër vjetëve të fundit, ''ata kanë refuzuar të marrin vendime të vështira, sepse janë më të interesuar në rizgjedhjen në postet që kanë se sa për fatin e brezit të ardhëshëm.'' Në lidhje me ekonominë, që është preokupimi kryesor i zgjedhsve amerikanë këtë vit, kandidati republikan për nën-president tha se situata e tanishme mund të ndryshohet, ''por nevojitet udhëheqje e fortë dhe kurajo për t'i thënë të vërtetën'', popullit amerikan.

Megjithëse demokratët së shpejti do të fillojnë kritikat e tyre të ashpëra kundër kongresistit Rajën, sidomos kundër politikës së tij financiaro/buxhetore, të cilën ata e kanë cilësuar si të papërgjegjshme --në frymën tradicionale të tolerancës politike amerikane, Nën-Presidenti Xho Bajdën i telefonoi kongresistit Rajën për ta uruar për zgjedhjen e tij dhe i bëri thirrje që të gëzojë këtë ditë me familjen dhe tha në mesaxhin e tij se pret me padurim që të debatojë me të çështjet e rëndësishme me të cilat përballet vendi, ashtuqë që zgjedhësit amerikanë të kenë alternativa të qarta në Nëntor.

Analistët po reagojnë ndaj njoftimit të kandidaturës së kongresistit Rajën për nën-president duke thënë, ndër të tjera, se kandidatura e tij për nën-president le të kuptohet se fushata për president tani e deri në Nëntor do të përqëndrohet krejtësisht mbi çështjet e mbrendshme, përfshirë ekonominë, papunësinë, taksat dhe shpenzimet e qeverisë federale. Ekspertët thonë gjithashtu se ndryshe nga e kaluara, kandidatët demokratë këtë vit -- Presidenti Obama dhe Xho Bajdën --mund të thonë pa ekzagjerim se kanë më shumë përvojë në fushën e politikës së jashtme, në krahasim me kandidatët republikanë Romni dhe Rajën. Në të vërtetë as ish-governatori Romni as kongresisti Rajën nuk mund të pretendojnë ndonjë eksperiencë në politikën e jashtme ose të mbrojtjes, pasi nuk kanë patur ndonjë përvojë në këto fusha.

Përveç kredencialeve të tij si konservator në çështjet buxhetore e financiare, ai dallohet edhe si një atlet dhe kursimtar në në jetën tij personale, sepse njihet mirë fakti se ai jeton në zyrën e tij në Kongres katër ditë të javës dhe këthehet në shtëpi në Uiskonsin në fund të javës. Kongresisti Rajën i përket fesë katolike dhe analistët sugjerojnë se edhe ky fakt mund të ketë luajur një rol në vendimin e Z. Romni për ta zgjedhë atë kandidat për nënpresident, me shpresë për të siguruar në Nëntor, përkrahjen e katolikëve amerikanë por edhe të grupeve të tjera fetare, disa prej të cilave kanë shprehur shqetsim në lidhje me fenë mormone të Z. Romni.

Strategët politikë të Partisë Republikane shpresojnë që njoftimi dje i kandidatit republikan për president Mit Romni për të emëruar kongresistin Polë Rajën kandidat për nën-president do të sjellë një energji të re në radhët e republikanëve, por analistët politikë shprehen njëkohësisht se kandidatura e kongresistit Rajën për nënpresident, ka të ngjarë që të mobilizojë gjithashtu edhe bazën e Partisë Demokrate, për arsye të kundërta.

Por cilat do qofshin intrepretimet e këtij emërimi dje nga përkrahësit e të dy partive ose nga analistët dhe komentatorët politikë të të gjitha ngjyrave, është votuesi amerikan ai që -- pas një fushate të gjatë e cila do të kulminojë në debatet televizive midis kandidatëve -- do të vendosë se kandidatët e cilës parti do të kenë vullnetin, aftësinë, vendosmërinë dhe vizionin për tu besuar frenat e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për katër vjetët e ardhëshme, për të zgjidhur problemet serioze, të mbrendshme dhe të jashtme me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kandidati republikan për nën-president, kongresisti Paul Ryan me kandidatin e Partisë Republikane për president, ish-governatorin Mitt Romney


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në 24 vjetorin e varjes së “Martirit të Demokracisë” Havzi NelaA VRITEN POETËT?Nga RESHAT KRIPA (08.10.2012)
SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.10.2012)
Barometri diplomatikKOSOVA NUK KA NEVOJË PËR “LEKSIONE” TË TEHERANIT, AS TË SERBISTANIT, POR VETËM TË UASHINGTONIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.10.2012)
NJË TRIUMF TJETËR AMERIKAN NË HAPËSIRËNga FRANK SHKRELI (08.08.2012)
KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2012)
DOSJET E SERBISË - LITARI NË QAFËN E KOMBITNga SHABAN MURATI (08.07.2012)
MEDIA SOCIALE DHE LUFTA E RE E FTOHTËNga PHILIP N. HOWARD, Reuters (08.06.2012)
PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSIONNga ELIDA BUÇPAPAJ    (08.04.2012)
VRITET EDHE NJËHERË AT ANTON HARAPINga FRANK SHKRELI (08.03.2012)
TURPET E KOMBEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (07.31.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]